ا’është MUZIKA?

Titulli: ا’është MUZIKA?

E per kete ajet Dijetar te shumet Islam thone:

Perse nuk i cek edhe dijetaret tjere te shumte qe e thone te kunderten ?

Pastaj hadithi qe e cek ti, ka mendime se eshte i dobet.

Mos posto tema copy-paste, t'cilat nuk i din mire ne thelb dhe per t'cilat s'ke lexuar mjaft.
 
Titulli: ا’është MUZIKA?

Loverboy :lexo ky shkrim eshte per ty !

Vendimi i sheriatit mbi Këngen dhe instrumentet muzikore në Islam
Muzika dhe instrumentet muzikore

Thotë Allahu i Madhëruar në Kur'an: "Allahu e shpalli të folmën më të mirë, librin, të ngjajshëm në mrekulli, të përsëritur herë pas herë (me keshilla e dispozita), qe prej (degjimit të) tij rrënqethen lëkurat e atyre që i kanë dronë Zotit të tyre, e pastaj me përkujtim ndaj Allahut u qetësohen lëkurat dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim I Allahut, me të udhëzon atë që do. E atë që Allahu e lë të humbur për të nuk ka ndonjë udhëzues". Zumer 23

Vëlla dhe motër muslimane:

A je ti prej atyre që iu rrënqethën zemrat kur ta ndëgjojnë Kur'anin? A je ti prej atyre që qajnë nga frika e Allahut? A je prej atyre që thellohen duke menduar në domethenien e Kur'anit fisnik. A ke dashuri të vërtet ndaj ndëgjimit të Kur'anit dhe e ndjenë vetën të kënaqur kur ta ndëgjosh atë? A je prej atyre që kur kalojnë ditë të gjata dhe nuk ke ndegjuar Kur'an, përmallohesh të dëgjosh diçka prej tij ?

Nëse përgjegja e këtyre pyetjeve është " Jo ", s'ka dyshim se ti je prej atyre që je sprovuar me të ndegjuarit e këngëve dhe muzikës.
Ndodhë që të pyesësh: Cfarë lidhje ka në mes të menduarit mbi domëthënien e Kur'anit dhe këngëve.

S'ka dyshim se këngët dhe muzika janë denimet më të medha, të cilat i kanosën zemrës dhe e pengojnë efektivizimin e fjalës se Allahut dhe të menduarit në urtesinë e saj. Kjo kështu sepse kënga është kur'an i Shejtanit dhe zemra e njeriut s'ka mundësi t'i bashkojë Kur'anin e Mëshiruesit dhe kur'anin e Shejtanit.

Ka thënë imam Ibën Kajjimi:" Prej kurthave dhe gjuetive të armikut të Allahut, shejtanit, me të cilat ia pakëson gjahut të vet (njeriut i cili bie në kurthën e Shejtanit) diturin, mençurin dhe fenë dhe me të cilat gjuan zemërat e injorantëve dhe të prishurve: Ndëgjimi i fishkëllimes, duartrokitjes dhe këngës të përcjellura me vegla muzikore, te cilat janë të ndaluara dhe me të cilat i pëngon zemrat nga Kur'ani dhe që i shpie në mëkate dhe kundërvajtje, e ky pra është kur'ani i shejtanit dhe zbluarje nga mbulesa e Allahut". (Igathetu el-lehfanë 1/224).

Ndodhë që të pytesesh përseri dhe të thuash: Cili është argumenti se kënga është kur'an i shejtanit? Dhe cili është argumenti, i cili ndalon prerazi ndëgjimin e këngëve dhe muzikës ?

S'ka dyshim se argumente mbi këto kemi plot, dhe prej tyre janë:

Argumente nga Kur`ani:

1. Fjala e Allahut të Madhëruar: "Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës se Allahut po pasur kurrfarë fakti dhe për t'i marrë ato (ajetet e) Allahut si tallje. Per ta me siguri është përgaditur denim i turpshem ". (lukman 6)
ثshtë pyetur Abdullah ibën Mes'udi r.a rreth domëthenijes së fjalës "tregime boshe", e ai është përgjegjur: "Betohem në Allahun, të Cilin s'ka zot tjetër perveç Tij, kuptimi i kësaj është "Kënga"."
Ka thënë Ibën Abbasi (Allahu qoftë i Kënaqur me atë): Ajo (tregime boshe) është kënga dhe të ngjajshmet me të.
Ka thënë Muxhahidi dhe Akreme: "Tregime boshe" është ndëgjimi i këngës dhe të kotave të tjera të ngjajshme me të".
Po të njëjtën fjalë e kanë edhe krerët e komentatorëve të Kur'anit, siç janë: Akreme, El-Hasani, Seid bin Habir, Katade, Ibrahim en-Neha'iu etj.

Thotë komentarori Elvahidi dhe shumë komentatorë të tjerë të Kur´anit se fjala e All-llahut Subhanehu ve Te'ala në ajetin e sipërm “që blenë tregime boshe” ka për qëllim muzikën.

El-Hasan el-Basri (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: " Ky ajet është shpallur në lidhje me këngën dhe instrumentet muzikore."(Tafseer Ibn Katheer, 3/451). El-Sa'di (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: " Kjo nënkupton çdo lloj të fjalëve të ndaluara, çdo bisedë të kotë dhe boshe, dhe çdo marrëzi e cila nxitë në kufr dhe mosnënshtrim; fjalët e atyre të cilët flasin për të mohuar të vërtetën dhe për të përkrahur gënjeshtrën, me qëllim të mposhtjes të së vërtetës; siedhe përgojimi, gibeti, gënjeshtra, ofendimet dhe mallkimet; kënga dhe veglat muzikore të Shejtanit (sh.p. të mallkuar); edhe veglat muzikore, të cilat nuk kanë dobi, as në shpirtërore e as të dunjasë." (Tafseer al-Sa'di, 6/150) Ibn el-Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
"Interpretimi i Sahabëve dhe Tabi´inëve se, me ´tregime boshe´ nënkuptohet kënga, është i mjaftueshëm. Kjo është transmetuar me isnade (zingjirë transmetuesish) sahih nga Ibn Abbas dhe Ibn Mesud. Ebu´l Sahbaa´ ka thënë: E kam pyetur Ibn Mesudin në lidhje me ajetin: “Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe…” [Llukman 31:6]. Ai tha: “Pasha All-llahun, përveç të Cilit nuk meriton të adhurohet askush, kjo nënkupton këngën” - dhe këtë e përsëriti tri herë. Nga Ibn ´Umar (All-llahu e mëshiroftë), poashtu me isned sahih, transmetohet se kjo nënkupton këndimin. Nuk ka asnjë kontradikt në mes interpretimit të ´tregime boshe´ me kuptim të këngës, dhe interpretimit me domethënie të tregimeve të persianëve dhe mbretërve të tyre, mbretërve romakë etj, siç ishte rasti me el Nadr ibn el-Harith, i cili i nxitte njerëzit e Mekkes të largohen (braktisin) nga Kur´ani. Që të dyja janë tregime boshe. Kështu, Ibn ´Abbas ka thënë: “ ´Tregime boshe´ janë gënjeshrtat dhe kënga.” Disa nga Sahabët thonin njërën, disa thonin tjetrën, ndërsa disa prej tyre thonin që të dyjat. Kënga është më e keqe dhe më e dëmshme se tregimet e mbretërve, sepse kjo qon në zina (kurvëri) dhe shkakton rritjen e hipokrizisë (në zemër); është kurthë e shejtanit, dhe turbullon mendjen. Mënyra, se si kjo bllokon njerëzit nga Kur´ani është më e rrezikshme se marrëzitë tjera të kota, sepse njerëzit, nga natyra e tyre, anojnë nga ajo dhe dëgjimi i saj (muzikës). Ky ajet dënon zëvendësimin e Kur´anit me tregime të kota me qëllim të devijimit (të njerëzve) nga rruga e All-llahut (Subhanehu ve Teala), pa vetëdije dhe duke e marrur këtë si shaka, sepse kur i lexohet ndonjë personi të tillë ndonjë ajet nga Kur´ani, ai e kthen shpinën, pothuajse nuk e dëgjon fare, pothuajse të kishte shurdhëri në veshët e tij. Nëse dëgjon diçka nga kjo (nga Kur´ani), ai bën shaka (hajgare) me të. E gjithë kjo ndodhë tek kafirat (jobesimtarët), dhe në qoftë se kjo është cilësi edhe e këngëtarëve dhe e atyre të cilët i dëgjojnë ata, ata që të gjithë kanë pjesë (hise) në fajësinë (mëkatin) e kësaj (vepre). " (Ighaathat el-Lahfaan, 1/258-259).

.
2. Fjala e Allahut të Madhëruar: "(Zoti) Tha: "Shko, e kush prej tyre vjen pas teje, shpërblimi i juaj është xhehennemi, shpërblim i plotë. Dhe me ate alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundësh prej tyre,..." (El-isra 63-64)
C'është për qëllim zëri i shejtanit në ajet?
Ka thënë ibën Abbasi dhe Muxhahidi: "Zëri i shejtanit është kënga, fyejt dhe zbavitjet-argetimet."
Transmeton Ibn ´Ebi Haatim nga Ibn Abbasi:”Këmbsoria e tij është secili që ecë në drejtim të mosnënshtrimit ndaj All-llahut.” (Ighaathat al-Lahfaan). All-llahu (Subhanehu ve Teala) thotë: “A habiteni pra nga ky rrëfim (nga Kur´ani)?
Ibn Kajjimi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “Kjo idaafah (konstruksion zotërues apo gjenitiv, në këtë rast ´zërin tënd´) shërben për specifikimin e domethënieve, sikurse me shprehjet “me kalorësinë tënde” dhe “me këmbsorinë tënde” (në të njejtin ajet të Kur´anit). اdonjëri, i cili flet në çfarëdo qoftë mënyre të mosnënshtrimit ndaj All-llahut, çdonjëri që fryen në flaut apo në ndonjë prej instrumenteve tjera fryrëse të drurit, apo a i cili u bie çfarëdo lloji të daulleve të ndaluara, kjo është zë i Shejtanit. Secili që ecë në veprimin e veprave kundër nënshtrimit ndaj All-lahut është pjesë e këmbsorisë së tij (së Shejtanit), dhe secili që kalëron në veprimin e mëkateve, është pjesë kalorësisë së tij (së Shejtanit).

Ikrimah (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “ثshtë transmetuar nga Ibn ´Abbas se, el-sumud (foljorja nga samidun, e përkthyer këtu si “Duke humbur jetën tuaj (të çmuar) në lojë e qejfe (në kotësi, muzikë, etj.)” ka për qëllim “këndimin”, në dialektin e Himjarëve; mund të thuhet “Ismidi lanaa” (´këndo për ne´- nga e njejta rrënjë e fjalës sikurse samidun/sumud) me kuptimin “ghanij” (kendo). Dhe ai (All-llahu e mëshiroftë) tha: “ Kur ata (kafirat) dëgjonin Kur´anin, do të fillonin të këndojnë, pastaj Zbriti ky ajet.”

Ibn Kathir (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “Duke humbur jetën tuaj (të çmuar) në lojë e qejfe (në kotësi, muzikë, etj.) “ – Sufjan el-Thawri ka thënë, duke transmetuar nga babai i tij, Ibn ´Abbas: ´(kjo ka për kuptim) këngën.´ Kjo është (dialekt) Jemeni: ´ismad lana´ do të thotë ´ghan lana´ (na këndo). Ky ishte edhe mendimi i ´Ikrimah. (Tefsir Ibn Kethir) ثshtë transmetuar nga Ebu Umaamah (All-llahu e mëshiroftë) se i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thënë: “ Mos i shitni robëreshat që këndojnë, mos i bleni ato dhe mos i mësoni. Nuk ka asnjë të mirë (dobi) në këtë tregëti, ndërsa çmimi i tyre është haram. Duke pasur parasysh çështjet e këtilla, është shpallur ajeti: “ Dhe nga njerëzit është ai që blen (përkushtrohet në veprimtari) biseda boshe (lojë, zbavitje, këngë, muzikë) për të gabuar (njerëzit) nga Rruga e All-llahut...“(Llukman 31:6) “ (Hadith Hasen)

Kurse Ed-dahakë dhe Hasan el-Basriu: "Fyelli dhe daullja." Kurtubiu dhe ibën Kethiri kanë thënë: "Kënga (është zëri i shejtanit)."

3. Fjala e Allahut të Madhëruar: "A prej këtij ligjerimi (Kur'ani) po çuditeni? E po qeshni dhe nuk po qani? Madje dhe e zeni në asgje? (En-nexhm 59-61).
ا'do të thot: "Samidunë" (e cila është e cekur në origjinalin e Kur'anit)?
Ka thënë ibën Abbasi (Allahu qoftë i Kënaqur me atë), Ebu Abide, Taberiu, Kurtubiu, ibën Kethiri dhe El-ulusiu: "Fjala "Samidunë" rrjedh nga gjuha Himjere, e kjo është njera nga fiset arabe dhe don të thot "Kengetarë".

4. Fjala e Allahut të Madhëruar: "(roberit e Zotit janë) Edhe ata që nuk deshmojnë rrejshëm dhe kur (rastesisht) kalojnë pranë së keqës, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet. (furkanë 72).
Cili është kuptimi i fjalës "El-lagv" në këtë ajet?
Kanë thënë dijetarët dhe komentatorët e Kur'anit ndër të cilët është edhe Muxhahidi, Muhamed bin Hanefije dhe ibën Rexhepi: "El-lagv" është Kënga. Ndërsa Kurtubiu thotë: "El-lagv" është çdo gjë e përçmuar, prej fjalëve dhe veprave. Në këtë hyn edhe kënga, argetimet etj.

5. Fjala e Allahut të Madhëruar: "Lutja e tyre pranë shtepisë (qabes) nuk ishte tjetër veçse britmë dhe duartrokitje, prandaj vuane denimin për shkak të denimit". (El-enfalë 35)

C'do të thotë el-muka dhe Et-tasdije ?
Ka thënë Ibën Omeri, Ibën Abbasi (Allahu qoftë i Kënaqur me ata), Muxhahidi, Atijje, Ed-dahakë, El-hasani dhe Katade se "el-muka" dhe "Et-tasdije" është fishkëllimë dhe duartrokitje.
Ka thënë Kurtubiu: E gjitha kjo është e urryer dhe largohet nga kjo i mençuri, kurse vepruesi e kësaj i përngjet Mushrikëve dhe në atë se çka veprojshin tek Qabja. (kthehu Tefsireve te Ajetëve paraprake dhe fjalëve të dijetarëve në të, në Tefsiret e: Et-taberiut, El-kurtubiut, Ibni Kethirit, El-ulusiut dhe te Es-sa'diiu).

Argumente nga Hadithi:

6. Hadithi, të cilin e transmeton Ebu Mailk El-esh'ariu (Allahu qoftë i kënaqur me atë) se Pejgamberi SalAllahu Alejhi ue Selem ka thënë: "Do të vijë një popull që do ta lejojnë amoralitetin, mendafshin, verën, defet (el-meazif-muzika)". Kurse me një rivajet tjetër thotë Pejgamberi SalAllahu Alejhi ue Selem: Nga Ummeti im, me siguri do të ketë prej atyre që to t´a bëjnë të lejuar zinanë, mëndafshin, alkoholin dhe veglat muzikore…” (Hadith i saktë, transemeton Buhariu 5590, Teberaniu, Bejhakiu kurse e kanë klasifikuar Sahih: Sheikh Albani, Ibni Kajjimi etj.).
ا'do të thotë "el-meazif"?
Ka thënë El-Xhevheriu, e ky është kreu i gjuhës: "el-meazif" është kënga dhe veglat (Muzikore) argetuese. "El-meazif" i thuhet çdo këngë dhe çdo loje argetuese. Ndërsa "do ta lejojnë" do të thotë: do ta veprojnë sikur të ishte e lejuar, përkunder asaj që është e ndaluar. Pra, ata i lejojnë defet dhe ndegjimin e këngëve dhe të muzikës edhe pse ajo është e ndaluar.

Ky hadith tregon në dy mënyra se instrumentet muzikore dhe kënaqësia (gëzimi) në dëgjimin e tyre janë haram. E para është ajo se, i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thënë: “ (ata) lejojnë” , gjë që shumë qartë tregon se, gjërat e pëmendura, duke pëfshirë këtu edhe instrumentet muzikore, janë haram (të ndaluara) me Sheriat, por këta njerëz do t´i lejojnë ato. E dyta është fakti se, instrumentet muzikore janë përmendur së bashku me gjërat për të cilat nuk ka kurrëfarë dyshimi se janë haram, siç është zinaja dhe alkoholi; po të mos ishte e ndaluar (muzika dhe veglat muzikore), atëherë pse do të ishin përmendur së bashku me këto gjëra (të ndaluara)? (marrur nga el-Silsilah el-Sahihah, 1/140-141, të Sheikh el-Albanit (All-llahu e mëshiroftë))

Ibn el-Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “Në lidhje me të njejtën çështje, komentime të ngjashme janë transmetuar nga Sahl ibn Sa'd el-Saa'idi, ‘Imraan ibn Husejn, ‘Abd-Allaah ibn ‘Amr, ‘Abd-Allaah ibn ‘Abbaas, Ebu Hurejrah, Ebu Umaamah el-Baahili, ‘Aa'ishah Umm el-Mu'minin, ‘Ali ibn Ebi Taalib, Enes ibn Maalik, ‘Abd el-Rahmaan ibn Saabit dhe el-Ghaazi ibn Rabi'ah.”

Sheikh el-Islam (Ibn Tajmijeh) (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “ Ky hadith tregon se ma´azif janë haram, ndërsa ma´azif do të thotë instrumente muzikore, bazuar në dijetarët e gjuhës (arabe). Kjo fjalë përfshinë të gjitha llojet e këtyre instrumenteve.” (El-Mexhmu´, 11/535)


7. Hadithi, të cilin e transmeton Enes ibn Maliku (Allahu qofte i kënaqur me atë) se Pejgamberi SalAllahu Alejhi ue Selem ka thënë: "Do të ketë në këtë ummet nënçmim, shpifje dhe shëmtim dhe kjo do të ndodhë kur të pijnë verë, të luajnë me këngëtare dhe të luajnë me këngë-muzike (el-meazif). (hadith i saktë, e nxorri Tërmidhiu etj., dhe i vërtetuar nga Albani,).
Ka thënë imam Ibën Kajjimi: "Ky është pretim nga Allahu, argetuesve me këngë e muzikë do t'u leshojë tokën dhe do t'i shëndrrojë ato në majmuna dhe derra".


8. Hadithi, të cilin e transmeton Ebu Malik El-eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me atë) se Pejgamberi SalAllahu Alejhi ue Selem ka thënë: "Nga ummeti im do të këtë njerëz që do ta pijnë verën duke e emërtuar me tjetër emër dhe do të luajnë me këngë e muzikë e Allahu do t'a shafit (leshojë) tokën dhe prej tyre di t'i shëndrrojë në majmuna dhe derra". (Hadith i vërtetë, i nxjerrur nga Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ahmed Ibn Hanbeli, Ibn Maxhe, Taberaniu, Nesaiu, Imam Malik, kurse e vërtetuan hadithin të gjithë transmetuesit dhe gjithashtu këta Sheikh Albani, Ibni Hibani, Ismaili, Ibni Salahi, Imam Neveviu, Ibn Tejmija, Ibn Kajjim el Xheuzije, Ibni Azi Esanani, Ibni Kethiri, Ibni Haxher Eskalani, Imam Sahavi, Emir Salani. Këta janë vetëm disa prej diejtarëve kur kanë fol për këtë hadith kanë thënë se hadithi është Sahih.

Transmeton Ebu Hurejra Zoti qoftë i kënaqur me të se i Dërguari i All-llahut Subhanehu ve Te'ala ka thënë: “ Shndërrohen popuj nga ky ymet në kohët e fundit në majmun dhe derrë ” i thanë sahabët: O i Dërguar i All-llahut a nuk janë ata pjesëtarë të fjalës - la ilahe ilallah muhamedun rresulullah ? Tha ”Gjithsesi“ bile edhe agjërojnë falën dhe bëjnë haxhin“ ata thanë e çfarë është puna e tyre? Tha : “Përdorin mjetet muzikore , defët dhe këngëtaret luajnë duke pirë pije alkolike dhe duke u dëfryer, pastaj zgjohen dhe veç janë shndërruar në majmun dhe derra” ( Igathul Elehfan f. 262 v.1 të Ibn Kajjimit).

Imam Ibn Kajjimi thotë: Në hadithin (paraprak) ndalohen veglat muzikore (el-meazif) dhe Pajgamberi Alejhi Selam iu ka premtuar argetuesve me këngë e muzikë se All-llahu xh.sh. do t'u lëshojë tokën dhe do t'i shëndërrojë në majmuna dhe derra.. (Shiko: Igathetu el-lehfanë 1/261).


9. Hadithi, të cilin e transmeton Abdullah bin Amër (Allahu qoftë i kënaqur me atë) se Pejgamberi SalAllahu Alejhi ue Selem ka thënë: "Vërtetë Allahu xh.sh. ia ndaloi ummetit tim verën, bixhozin, daullen dhe verën e hurmës ". (Hadith i saktë, i nxjerrur nga Et-Taberaniu, dhe El-bejhekiu, i vërtetuar nga Albani).

10. Transmetohet se Naafi´ (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “ Ibn ´Umer dëgjoi një instrument fryrës dhe vendosi gishtat e tij në veshë dhe u largua nga ajo rrugë. Ai më tha, ´ O Naafi´, a dëgjon diçka?´, unë i thash ´Jo.´ , kështu ai largoi gishtat nga veshët e tij dhe më tha: ´ Isha me të Dëguarin e All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) dhe ai dëgji diçka ngjashëm me këtë, edhe ai (Alejhi Selam) veproi kështu.´” (Sahih, Ebu Davud)Disa persona të parëndishëm kanë thënë se ky hadith nuk dëshmon se veglat muzikore janë haram, sepse po të ishte kështu, i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) do t´a urdhëronte Omerin (All-llahu e mëshiroftë) t´i vendosë gishtat e tij në veshë (t´i mbyllë veshët), dhe poashtu Omeri (All-llahu e mëshiroftë) do t´a urdhëronte Naafi´- un të vepronte ashtu! Përgjigja në këtë është: Ai nuk ishte duke e dëgjuar atë, por ajo dëgjohej. Ka dallim në mes të dëgjimit dhe dëgjueshmërisë.

11. Hadithi i Aishes (All-llahu e mëshiroftë), kur i erdhi babai (All-llahu e mëshiroftë) për vizitë në kohë të festës, dhe aty ishin dy vajza të reja me të, të cilat këndonin vargjet të cilat ensarët i kënduan në ditën e Bu´aathës. Ebu Bekri (All-llahu e mëshiroftë) tha:” Instrumentet muzikore të Shejtanit në shtëpinë e të Dërguarit të All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) !” I Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ishte kthyer kah muri – andaj disa dijetarë kanë thënë se Ebu Bekri (All-llahu e mëshiroftë) asnjëherë nuk do të kritikonte dikë në prani të të Dërguarit (Alejhi Selam), mirëpo ai mendoi se i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) nuk ia kishte vënë mendjen se çka po ndodhte. Dhe All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di më së miri. Ai (Salallahu Alejhi ve Selem) tha: „ Leri, O Ebu Bekr, sepse çdo popull ka festën e vet, dhe kjo është festa jonë, e popullit të Islamit.“ Ky hadith tregon se, nuk ishte shprehi e të Dërguarit (Salallahu Alejhi ve Selem) dhe Sahabëve që të mblidhen dhe të dëgjojnë këngë, andaj Ebu Bekri e quajti këtë „instrumentet muzikore të Shejtanit“. Dhe i Dërguari (Alejhi Selam) e aprovoi këtë apelim, ku tha “Leri, sepse çdo popull ka festën e vet dhe kjo është festa jonë.” Kjo tregon se arsyeja e lejimit ishte sepse ishte koha e festës, ndërsa ndalimi mbeti në fuqi kohëve tjera jashtë festave, duke pasur parasysh edhe rastet e martesave, të pëmendura në hadithet tjera. Sheikh el-Albani e shpjegoi këtë në librin e tij të çmuar “Tahrim Alaat el-Tarab” (Ndalimi i Instrumenteve Muzikore). I Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) lejoi ato dy vajzat të këndojnë për festë, sikurse transmetohet në hadithin: “Ashtu që mushrikët të shohin se në fenë tonë ka vend për relaksim.” Nuk tregohet askund në hadith se i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ishte duke i dëgjuar ato (sh.p. duke kënduar). Urdhëresat dhe ndalimet kanë të bëjnë me dëgjimin (sh.p. e qëllimtë dhe me kënaqësi), e jo me dëgjimin, mu ashtu si është rasti me shikimin, rregullat kanë të bëjnë me shikimin e qëllimtë dhe jo me atë të rastit. Poashtu, duhet ta kemi të qartë se kjo është vetëm për femra. Imam Ebu ´Ubejd (All-llahu e mëshiroftë) e definoi defin me fjalët “ ajo të cilës i bien gratë.” (Gharib el-Hadith, 3/64)

Sheikh el-Islam, Ibn Tejmijeh (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “ Sa i përket muzikës të cilën njeriu nuk ka për qëllim t´a dëgjojë, këtu nuk ka ndalesë apo fajësi, duke u bazuar në konsesusin (mendimin unanim) e dijetarëve. Duke pasur parasysh se, fajësimi apo shpërblimi ndërlidhet me dëgjimin, e jo me dëgjueshmërinë. Ai i cili dëgjon Kur´anin, do të shpëblehet për të, derisa ai i cili e ndien (dëgjon zërin e leximit të Kur´anit) pa e pasur për qëllim apo pa dashur të dëgjojë atë (Kur´anin), nuk do të shpërblehet për këtë, pasi që veprat gjykohen sipas nijetit (qëllimit). E njejta vlenë edhe për instrumentet muzikore, të cilat janë të ndaluara: në qoftë se njeriu dëgjon (ndien tingujt e tyre sh.p.) ato, pa pasur qëllim të veproj ashtu, kjo nuk prishë punë (sh.p. nuk konsiderohet si e ndaluar)." (el-Mexhmu´, 10/78).

Ibn Kudameh el-Mekdisi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “Dëgjues është ai i cili pretendon të dëgjojë, e që nuk ishte rasti me Ibn Omerin (All-llahu e mëshiroftë); ajo që ndodhi në rastin e tij ishte dëgjim (sh.p. pa pretendim për të dëgjuar). I Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) kishte nevojë që të dijë momentin kur të mos dëgjohej zëri (i muzikës) pasi që ishte larguar nga ajo rrugë dhe i kishte mbyllur veshët. Andaj, ai (Alejhi Selam) nuk dëshironte të kthehej në atë rrugë apo t´i largojë gishtat nga veshët, prandaj e lejoi Omerin të vazhdojë të dëgjojë atë zë, pasi që një veprim i këtillë ishte i nevojshëm." (el-Mughni, 10/173)



Sahabët, Tebi'inët dhe Dijetarët qartësoj argumentet dhe vërtetojn ndalesen (muzikën dhe instrumentet muzikore.)

Dijetaret e Sahabëve, tabiinëve, i katër medh-hebeve dhe të tjerët janë të njëzëshëm se fetarisht, kënga dhe muzika është e ndaluar, që prej fjaleve të tyre janë:

- Ka thënë Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë): "Kënga dhe veglat muzikore janë fyejt e shejtanit".

- Ka thënë Abdullah ibën Mes'udi (Allahu qoftë i kënaqur me atë): "Kënga mjell hipokrizi në zemër".

Abdullah bin Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:

“Këndimi hedh rrënjët e nifakut (hipokrizisë) në zemër ashtu siç hedhin rrënjë barishtet e perimet nga uji.”

Transmetuar nga Ibn Battah në el-Ibanetul-Kubra (vëll.2, fq. 469), dhe Bejhakiu në es-Sunenul-Kubra (vëll. 52, fq. 231).

Ibnul-Kajjim el-Xheuzije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë në Medarixhus-Salikin (vëll. 1, fq. 487):
“Këto janë fjalët e dikujt që e kuptoi plotësisht këndimin dhe efektet e tij, sepse nuk ka njeri që këndon apo dëgjon këngë vazhdimisht, përveç se zemra e tij bie në nifak (hipokrizi) pa mundur që ai ta kuptojë. Nëse një person i tillë e ka kuptuar realitetin e nifakut dhe fundin e tij, ai ka për ta parë atë mu në zemrën e tij. Kurrë nuk bashkohen dashuria për këngën dhe dashuria për Kur'anin në zemrën e një personi, përveç se njëra ka për ta larguar tjetrën. Unë dhe të tjerë kemi dëshmuar se sa i rëndë është Kur'ani për këngëtarët dhe ata që dëgjojnë këngë; se si ata mblidhen kruspull kur lexohet ai (Kur'ani) dhe se si inatosen me kënduesin kur ai e zgjat këndimin e Kur'anit për ta (në namaz), dhe se si zemrat e tyre nuk kanë dobi nga ajo çfarë këndon ai (prej Kur'anit): ata rrinë në vend duke mos bërë as edhe një gjë nga ai. Por kur vjen kur'ani i Shejtanit, la ilahe il-lAllah! Si i ulin zërat e tyre e bien poshtë! Si ndihen të qeta zemrat e tyre dhe fillojnë të qarët dhe emocionet, si lëvizin para e mbrapa dhe shpenzojnë në rroba e parfume, dhe rrinë zgjuar tërë natën duke shpresuar. Nëse ky nuk është nifak, atëherë padyshim që kjo është rruga që të shpie tek ai dhe themeli i tij.”

- Ka thënë Ibn Abbasi r.a: "Defi është haram, veglat muzikore janë haram, daullja është haram, dhe fyelli është haram."

- Ka thënë El-kasim bin Muhamed (ka qen biri i vëllaut të Aishes r.a dhe ka mësu prej saj): "Kënga është bosh (e pavlerë) dhe çdo boshe është në zjarr". Gjithashtu ka thënë El-Kasim: "Kënga është pjesë e gënjeshtrës"
- GjithashtuEl-Kasim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:“Kënga dhe veglat muzikore janë të ndaluara me Ixhma."

- Ka thënë Umer bin Abdul Aziz: "Kënga është prejardhje nga shejtani dhe perfundimi i saj është hidhërimi i Mëshiruesi (Allahu xh.sh.).

- Ka thënë Imam Ebu Hanifja: "Kënga është prej mëkatëve , të cilave duhet distancuar mënjëherë nga ajo".
Nga Ebi Tajjib et-Taberi thuhet se: "Ebu Hanifja e ka urrejtur muziken dhe e ka bërë ndëgjimin e muzikes prej mëkateve."
Dhe ka thënë:"Dhe kështu është medhhebi i gjithë Kuffes".
Gjithashtu transmetohet nga Ebu Hanifeja që ka thënë: "Të kënduarit (muzika) është e ndaluar (haram) në të gjitha fet ".
Gjithashtu Ebu Hanifja ka thënë: "Dëgjimi i këngëve është fisk (shfrenim)".

- Ka thënë imam Maliku: "Tek ne, me këngë merrën vetëm mëkatarët. Vallë a ka të mençur që thotë se kënga-muzika është hak?

- Ka thënë imam Shafiu: "Kënga-muzika është e urrejtur dhe pavlerë, kush e tepron ne të është mendjelehtë dhe nuk pranohet nga ai dëshmia".

- Ka thënë Imam Ahmed ibën Hambeli: "Kënga mjellë në zemër hipokrizi".

- Kurse imam Ebu amer bin Salah, në perkrahje të shumicës se dijetarëve, të cilët e ndalojnë Këngën dhe muzikën, thotë: "Kënga dhe veglat muzikore janë të ndaluara me Ixhma".

- Hasan el-Basriu (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: Në qoftë se muzika është e involvuar (sh.p. ka muzikë) në ftesën e darkës (waleemah), mos e pranoni ftesën.” (el-Xhami, nga el-Kajrawani, f.262-263)

- Sheikh el-Islam Ibn Tejmijeh (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:“ Mendimi i katër Imamëve është se, çdo lloj i instrumenteve muzikore është haram.. ثshtë transmetuar në Sahih el Buhari, si edhe në hadithe të tjera se, i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thënë se do të ketë nga Ummeti i tij prej njerëzve, të cilët do t´a lejojnë zinanë, mëndafshin, alkoholin dhe instrumentet muzikore, dhe ka thënë se ata do të shëndrrohen në majmunë dhe derra... Asnjë nga pasuesit e Imamëve nuk ka cekur apo përmendur ndonjë mosmarrëveshje sa i përket çështjes së muzikës." (el-Mexhmu´, 11/576)

Gjithashtu thotë dijetari i famshëm Islam Ibnu Tejmijje rahimehullah:
“Prej gjërave që më së shumti e forcojnë gjendjen e shejtanit janë: dëgjimi i muzikës dhe dëfrimet ..... dhe ajo është që dëgjojnë jobesimtarët. Thotë Allahu subhanehu ve teala: “Lutja e tyre pranë shtëpisë (Qabes) nuk ishe tjetër veçse britmë dhe duartrokitje .. “ Thotë Ibni Abasi, Ibni Omeri dhe të tjerëse fjala “tasfije” në citat ka për qëllim duartrokitjen, kurse fjala “mukaen” ka për qëllim britmë ( fishkëllim ) ..... dhe në këtë formë e adhuronin Zotin jobesimtarët, kurse Pejgamberi sal-Allahu alejhi ve selem dhe shokët e tij adhuronin në atë formë që i urdhëronte Allahu subhanehu ve teala si namazin, leximin e Kuranit dhe me përkujtimin e Allahut subhanehu ve teala dhe lloje tjera të adhurimit dhe se nuk është mbledhur i Dërguari i Allahut subhanehu ve teala asnjëherë me shokët e tij që të dëgjoj muzikë qoftë me shuplakë ajo apo me def ... dhe pastaj shtoi dijetari për atë që dëgjon muzikë: “ Depërtimi kur dëgjon Kuran ai është shumë i dobët kurse forcohet ai kurë të dëgjon mjetet e shejtanit vallëzon tërë natën, kurse kur të vijë koha e namazit falet ulur ose falet shumë shpejt, sikurse gjeli kur ha ushqimin e tij ..... e urren dëgjimin e Kuranit ikën nga dëgjimi i tij dhe i duket i rëndë ai ..... nuk gjen tek ai dashuri e as shije dhe kënaqësi ..... dëshiron dëgjimin e britmave (fishkëllimës) dhe duartrokitjes dhe gjen tek ajo disponim ... Ja këto janë disa gjendje të shejtanëve ku një gjë të tillë e vërteton edhe fjala e Allahut subhanehu ve teala ku thotë: “Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë” (Zuhruf citati 36)”.
Marrë nga libri: “El furkan bejne evliai Errahman ve evliai shejtan”

- El-Albani (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:" Katër Medh-hebet janë të pajtimit se të gjitha instrumentet muzikore janë haram." (el-Sahihah, 1/145)

- Ibn el-Kajjim el-Xheuzi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: "Medh-hebi i Ebu Hanifes është më i rrepti në këtë çështje dhe komentet e tij janë ndër më të ashpërtat. Pasuesit e tij, deklaruan qartë se dëgjimi i të gjitha instrumenteve muzikore është haram, sikurse janë fluta dhe daullet, e edhe (tingujt e) rrahjes së shkopit. Ata deklaruan se kjo është mëkat me të cilin tregohet se ai person është fasik ( rebel keqbërës) dëshmia e të cilit duhet refuzuar (nuk pranohet). Ata shkuan edhe më tutje dhe thanë se dëgjuarja e muzikës është fisk (rebelim, keqbërje) dhe kënaqësia me të (me dëgjimin e saj) është kufr (mosbesim). Këto janë fjalët e tyre. Ata transmetuan duke u bazuar në një hadith, i cili nuk mund t´i përshkruhet të Dërguarit (Alejhi Selam). Ata thanë: " ai duhet të përpiqet të mos dëgjojë atë, nëse kalon pranë saj apo ajo (muzika) është në afërsi të tij."

Ibni el Kajim (All-llahu e mëshiroftë!) gjithashtu në lidhje me muzikën thotë:
“Prej kurtheve të armiqve të Allahut dhe gjuajtjeve të tyre nuk shpëtuan përpos një pakicë që posedoi , logjik , dituri dhe fe , kurse i goditi zemrat e injorantëve dhe të gënjeshtarëve me dëgjimin e fishkëllimave dhe duartrokitjeve dhe muzikës me veglat e saja te ndaluara nëpërmjet të së cilave i largojnë zemrat nga Kurani famëlartë dhe i bëjnë ato të përqendruara në dëfrime dhe mëkate ..... ajo (muzika) është Kurani i shejtanit dhe një pengesë mes robit dhe Zotit të tij , është rukje e homo****ualizmit dhe prostitucionit , me të arrin i dashuruari i dëfryer nga e dashura e tij kulminacionin e dëfrimit (kënaqësisë), ju bëri kurth shajtani shpirtrave të të prishurve dhe ju ka zbukuruar atyre ato kurthe dhe mashtrime dhe ju inspiroi atyre dyshime të pavërteta duke i paraqitur ato të mira dhe e pranun ata këtë inspirim dhe e braktisën Kuranin , ah sikur ti shikosh se si qëndrojnë kur dëgjojnë muzikën duke qenë të përkushtuar të koncentruar nuk pëshpërisin e as nuk bëjnë lëvizje të panevojshme dhe me zemra të përqendruara në tërësi anojnë anim të dehurit të thyer në lëvizjet e tyre dhe vallëzimin e tyre, a ke pa te thymen e gjinisë asnjanëse dhe gërave dhe si mos ta bëjnë një gjë të tillë kur kane përzier shpirtrat me pije dehëse dhe ka bërë në ta ajo çka më së shumti mund të bëhet nga gotat dhe për hir jo të Zotit po për hir të shejtanin , dhe atje derdhën të holla por jo në adhurimin e Zotit fuqiplotë ... kaluan jetën e tyre në kënaqësi dhe dëfrime dhe morën fenë e tyre argëtim dhe lojë ..... zërat e shejtanit janë më të dashur tek ata se sa dëgjimi i ndonjë kaptine të Kuranit famëlartë , dhe nëse dikush nga ta e dëgjon Kuranin nga fillimi i tij e deri në fund nuk do të ndikoj tek ai asgjë kurse kurë të dëgjojë zërat e shejtanit fillon të dëgjoj me përkushtim dhe ti hapet fytyra duke reflektuar ne sy nga brendësia e tij, gjithashtu reflekton në këmbët e tij fillon të vallëzojë dhe në duart e tij ku fillon të duartrokas dhe në tërë trupin e tij duke filluar të dridhet në tërësi... O ti i sprovuar dhe që sprovon njerëzit sikur të bësh një etje të tillë në dëgjimin e Kuranit famëlartë dhe këtë prezantim kaq të përkushtuar kur të lexosh atë (Kuranin), por secili njeri bën atë që i përshtatet dhe anon në atë që i përshtatet."

Shkurtimisht nxjerrë nga libri: “Igathetu elehfan min mesajidi shejtan”

Jezidi i biri El-Velidit ka thene: "Kini kujdes degjimin e kengeve ngase degjimi i kengeve zvoglon turpin, rrit epshin, humb edukaten, zevendeson alkoolin dhe [personi i tille] sillet ashtu siç sillet i dehuri".

Ibn el-Xhevzi (All-llahu e mëshiroftë) gjithashtu ka thënë: “Aishja (All-llahu e mëshiroftë) ishte e re në atë kohë; pasi që arriti moshën e pjekurisë, nuk është transmetuar asgjë tjetër, pos dënimit të këngës. Biri i vëllaut të saj, el-Kasim ibn Muhammed, dënoi këndimin dhe tha se nuk është e lejuar të dëgjohet ajo, ndërsa ai mori diturinë nga ajo." (Talbis Iblis, 229).

- Ebu Jusufi (nxënësi më i afërt dhe më i njohuri i Ebu Hanifes) ka thënë, në lidhje me shtëpinë nga e cila mund të dëgjohen instrumentet muzikore: " Hyni pa lejen e tyre, sepse ndalimi i veprave të këqija është obligative, dhe në qoftë se nuk do të ishte e lejuar hyrja pa leje, njerëzit nuk do të ishin në gjendje të kryejnë obligimin e tyre (urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja)." (Ighaathat al-Lahfaan, 1/425).

- Imam Maliku (All-llahu e mëshiroftë) është pyetur në lidhje me lozjen e daulleve apo të flutës, në qoftë se ndodhë që njeriu të dëgjojë tingujt e tyre dhe kënaqet me dëgjimin e tyre, duke ecur apo duke qenë ulur. Ai tha: " Duhet të ngritet (sh.p. prej atij vendi) në qoftë se vërenë se është duke u kënaqur me dëgjimin e saj duke ecur apo duke qenë ulur." Ai tha: " Ai duhet të ngritet në qoftë se vërenë se kënaqet me dëgjimin e saj, përveçse nëse është ulur për ndonjë nevojë, apo nuk është në gjendje të ngritet. Në qoftë se është në rrugë (udhëtim), ai duhet ose të kthehet ose të vazhdojë udhëtimin." (el-Xhami' nga el-Kajrawaani, 262). Ai (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: " Njerëzit e vetëm, të cilët veprojnë kështu, sipas vështrimit tonë, janë fasikët." (Tefsir el-Kurtubi, 14/55).

- Ibn Abd el-Barr (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: "Nga llojet e fitimit, të cilat janë haram sipas konsensit (mendimit unanim) të dijetarëve janë ribaja (kamata), pagesa e prostitutes (lavires), çdo gjë e ndaluar, rryshfeti, pagesa për të qajturit për të vdekurit dhe këndimi, pagesa e treguesve të fatit dhe atyre që pohojnë se e dijnë të fshehtën dhe astrologët, pagesa për lozjen e flutës, dhe çdo lloj i kumarit (lojës së fatit)." (el-Kaafi)

- Imam Shafiu. Ibni Kajjimi(All-llahu e mëshiroftë) ka thënë, duke shpjeguar vështrimin e Imam Shafiut: “ Pasuesit e tij, të cilët njohin medh-hebin e tij (vështrimin e tij), kanë thënë se kjo është haram dhe i kanë denoncuar ata të cilët kanë thënë se ai e ka lejuar atë." (Ighaathat al-Lahfaan, 1/425).

- Autori i Kifaajat el-Ekber, i cili ishte nga Sha´fitë, numëronte instrumentet muzikore si munker (të liga), dhe ai i cili është prezent (aty ku lozen ato) duhet t´i denoncojë ato. Ai nuk mund të arsyetohet me faktin se ka pasur dijetarë të këqinjë, sepse e kanë korruptuar Sheriatin, apo fakirë të ligë – duke kuptuar këtu Sufitë, sepse ata e quajnë veten fukara´ apo fakirë – sepse ata janë injorantë dhe pasojnë secilin i cili bën zhurmë; ata nuk janë të udhëzuar nga drita e diturisë; më parë, mund të themi se ata janë të shtyer nga pothuajse çdo (fryrje e) erë(s). (Kifaajat el-Ekber, 2/128).

- Imam Ahmedi, Ibn el-Kajjim (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “ Sa i përket mendimit të Imam Ahmedit, i biri i tij ´Abd-Allah ka thënë: “ E kam pyetur babain tim rreth këndimit (këngës). Ai tha: ´Kënga shkakton rritjen e hipokrizisë në zemër; Unë nuk e pëlqej atë.´ Pastaj i përmendi fjalët e Malikut: ´Keqbërësit (fasikët) në mesin tonë e bëjnë atë.´” (Ighaathat al-Lahfaan).

- Ibn Kudameh, hulumtues i medh-hebit Hanbeli (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “ Tri lloje të instrumenteve muzikore janë haram. Këto janë kordoni (sh.p. veglat muzikore me tela) dhe të gjitha llojet e flautës dhe të llautës, daullet dhe rabaab (instrument me tela), e kështu me rradhë. Kushdo që instiston në dëgjimin e tyre, dëshmija e tyre duhet rrefuzuar.” (el-Mughni, 10/173) Ai (All-llahu e mëshiroftë) poashtu tha: “ Në qoftë se njeriu ftohet në njeriu ftohet në ndonjë tubim, në të cilin ka diçka të kundërshtueshme, siç është vena dhe instrumentet muzikore, dhe ai ka mundësi t´i denoncojë ato, atëherë le të prezentojë dhe të shprehet kundër tyre, sepse në këtë rast ai i kombinon dy obligime. Nëse nuk ka mundësi të veprojë kështu, atëherë le të mos prezentojë." (el-Kaafi, 3/118)

- El-Tabarini (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “Dijetarët e të gjitha vendeve janë të pajtimit se këndimi është mekruh dhe se duhet penguar. Edhepse Ibrahim ibn Sa´d dhe Ubejd-Allah el-´Enbari dalluan nga shumica, (duhet të ceket se) i Dërguari i All-llahut (Salallahu Alejhi ve Selem) ka thënë: “ Bashkangjituni shumicës.” Dhe kushdo që vdes duke u dalluar nga shumica, vdes xhahil." (Tefsir el-Kurtubi, 14/56).

- El-Kurtubiu (All-llahu e mëshiroftë) është një prej atyre që kanë transmetuar këtë hadith, pastaj ka thënë: “ Ebu´l Faraxh dhe el-Kaffaal, kanë thënë: “Dëshmija e këngëtarit dhe vallëzuesit nuk duhet pranuar.” Unë them: nëse është vërtetuar se kjo çështje nuk është e lejuar, atëherë pranimi i pagesës për të, poashtu nuk lejohet.”

- Sheikh el-Favzani (All-llahu e ruajtë) ka thënë: “Atë që Ibrahim ibn Sa´d dhe Ubejd-Allah el-´Enbari kanë thënë rreth këndimit, nuk është sikurse mënyra e këndimit të kohës sonë, andaj ata asnjëherë nuk do t´a lejonin këtë lloj të këndimit, që është shtyerje në imoralitet dhe në humbje të turpit." (el-I´laam) Ibn Tejmijeh (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “ Nuk është e lejuar bërja e instrumenteve muzikore.” (el-Mexhmu´, 22/140). Ai poashtu tha: “ Duke u bazuar në shumicën e fukahave, lejohet shkatërrimi i instrumenteve muzikore, siç është tanburi ( instrument me tela, i ngjashëm me mandolinën). Ky është mendim i Malikut, dhe është mendimi më i fortë nga dy mendimet, të transmetuara nga Ahmedi.” (el-Mexhmu´, 28/113). Dhe ai tha: “…Ibn el-Mundhir ka cekur se dijetarët janë të pajtimit se nuk është e lejuar të paguhen njerëzit për të vajtuar dhe kënduar… konsensi i të gjithë dijetarëve, vështrimet e të cilëve i cekëm më sipër, është se vajtimi dhe këndimi nuk janë të lejuara. El-Shu´bi, el-Nekha´i dhe Maliku i cilësuan si mekruh (d.m.th. haram). Ebu Thawr, el-Nu´maan – Ebu Hanife (All-llahu e mëshiroftë)- Jakubi dhe Muhammedi, dy nxënësit e Ebu Hanifes kanë thënë: “Nuk është e lejuar kurrëfarë pagese për këndim dhe vajtim. Ky është vështrimi (mendimi) ynë". Dhe ai tha: “Instrumentet muzikore janë verë e shpirtit, dhe ajo se çka i shkakton ajo shpirtit është më e keqe se ajo që shkaktojnë pijet dehëse.” (Mexhmu´ el-Fetawa, 10/417)
Disa njerëz marrin guxim të pohojnë se Sahabët dhe Tabi´inët kanë dëgjuar këngë, dhe nuk kanë parë asnjë të keqe me këtë! El-Fawzan (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “ Ne kërkojmë nga ata që të na paraqesin isnedë (zingjirë transmetuesish) sahih, të cilët qojnë tek këta Sahabë dhe Tabi´inë, që do të dëshmonin për këtë." Atëherë ai tha: “ Imam Muslimi ka përmendur në Hyrjen e Sahihut të tij se Abd-Allah ibn el-Mubareku ka thënë: “ Isnedi është pjesë e fesë. Po të mos ishte isnedi, secili mund të pohonte atë çka dëshiron.” Disa thojnë se, hadithet të cilat ndalojnë muzikën janë plotë gabime. Nuk ka mbetur asnjë hadith pa u kritikuar nga ndonjëri prej dijetarëve.

- Ibn Ebi Shejbah (All-llahu e mëshiroftë) transmeton se, një njeri theu (shkatërroi) mandolinën e një njeriu, dhe ky i fundit e paraqiti rastin tek Shurejhu. Mirëpo, Shurejhu nuk i përcaktoi atij kurrëfarë dëmshpëblimi- d.m.th. ai nuk e obligoi personin e parë që të paguaj dëmin e mandolinës, sepse ajo ishte haram dhe kështu e pa vlerë. (el-Musannaf, 5/395)

- El-Baghawi (All-llahu e mëshiroftë) deklaroi në një fetwa se shitja e çdo lloji të instrumenteve muzikore, siç janë mandolinat, flautat, etj. Pastaj, ai tha: “ Në qoftë se fotografitë janë shlyer dhe instrumentet muzikore janë vjetruar, atëherë lejohet shitja e pjesëve të tyre, qofshin ato nga argjendi, hekuri, druri apo diç tjetër.” (Sharh el-Sunnah, 8/28)

- Bin Bazi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “Hadithet të cilat janë transmetuar rreth ndalimit të muzikës nuk janë me gabime, siç është pohuar. Disa prej tyre janë në Sahih el-Buhari, i cili është libri më autentik pas Librit të All-llahut, dhe disa prej tyre janë hasen (të mirë) dhe disa prej tyre janë daif (të dobët). Mirëpo, pasi që ka aq shumë prej tyre, me isnede të ndryshme, përbërja e tyre definitivisht argumenton se kënga dhe instrumentet muzikore janë haram.” gjithashtu shiko “Muxheledu dave” numri (902) më 15 sheval 1403 hixhri.

- El-Shavkani (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “Përgjigja kësaj është ajo se, përmendja e këtyre gjërave në lidhshmëri, nuk do të thotë se gjëja bëhet haram vetëm në lidhshmëri me një tjetër. Përndryshe, kjo do të thoshte se zinaja, e përmendur në hadith, nuk është haram derisa ajo të kombinohet me përdorimin e alkoholit dhe përdorimin e instrumenteve muzikore. Në të njëjtën mënyrë, ajeti i cili vijon: “ Vërtetë që ai gjithnjë nuk besoi në All-llahun, më Madhështorin Edhe nuk dha dhe nuk nxiti për të ushqyer të varfërit (Miskin).” (El-Hakkah, 69:33-34) (sh.p. po të ishte ashtu, si mendojnë ata) do të tregonte se, nuk është haram mosbesimi në All-llahun (Subhanehu ve Teala) po të mos i shoqërohej kësaj mosnxitja në ushqimin e të varfërve!!! Nëse pohohet se, ndalimi i këtyre është vërtetuar nga transmetimet tjera në veçanti, atëherë mund të themi se edhe ndalimi i instrumenteve muzikore poashtu është i njohur nga dëshmitë tjera, siç i përmendëm më lartë.” (Nejl el-Awtaar, 8/107)

- El Hafidh Ibn Haxher el-Askalani (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë: “Një grup i sufive përdorën këtë hadith – haditin rreth dy vajzave të reja – si argument se këndimi është i lejuar dhe se është i lejuar dëgjimi i saj, qoftë ajo e përcjellur me muzikë apo jo. Ky mendimështë hudhur poshtë me deklaratën e qartë të Aishes (All-llahu e mëshiroftë) në hadithin që vijon, ku ajo tha: “ Ato nuk ishin këngëtare.” Ajo e bëri të qartë se ato nuk ishin këngëtare, edhepse kjo kuptohet shumë qartë nga vet hadithi. Andaj, neve duhet të na mjaftojë ajo që është transmetuar në tekst, ashtu që të zvoglojmë rrezikun e shkuarjes kundër parimit, d.m.th. hadithit. Dhe All-llahu (Subhanehu ve Teala) e di më së miri." (Fath el-Baari, 2/442-445)

Ibn Ebu Dunia transmeton me sened të saktë se Imam Sha`abiju ka thënë: "ثshtë i mallkuar ai që këndon dhe ai për të cilin këndohet."


Prej dijetarëve më të njohur të shekullit që lam dhe atij që filluam, që e kanë bërë haram këngën dhe muziken janë edhe: Sheikh Uthejmini, Sheikh Bin Bazi, Sheikh Ibn Xhibrini, Sheikh Muhammed Ibn Ibrahim Alu Shejh, Sheikh Sulejman Nasir el-Ulvan, Sheikh Hamud bin Ukla esh-Shu'ejbi Sheikh Ebu Isak el-Huvejni, Sheikh Muhammed Mukhtar Shenkiti, Sheikh Selman el-Aude, Sheikh Sefer el-Hawali, Sheikh Muhammed Salih El-Munaxhid, Sheikh Muhammed Husejn Jakub, Sheikh Muhammed Hassan, Sheikh AbdulKader Arnauti dhe me qindra e qindra dijetarë tjerë.

Kush thotë se kënga dhe muzika (instrumentet muzikore) janë hallall, ka ra në kundërshtim me Ixhmain (konsensusin e sahabëve, tebi'inëve, tabitabi'inëve, dijetarëve dhe krejt muslimanëve)

Paraprakisht e pamë shumë qartë sa që nuk pranon dyshimin më të vogël se ndegjimin e këngës dhe muzikës e ndaloi: Kur'ani, Synneti, dhe El-ixhmai.
Të keshë kujdes, të mos mashtrohesh me disa fetwa (opinjon), te cilat e lejojnë muziken. Apo që thojnë se muzikë e ndaluar është vetëm ajo që të shpie në të kqija. Të gjitha këto fetwa janë në kundershtim me Kur'anin, Synetin dhe El-ixhmain. Dëgjimi i kënges është haram, të jetë ajo e zhurmëshme apo e lehtë, e shoqëruar me muzikë apo jo.

Lejohet vetëm defi (daireja) që t'a përdorin vetëm gratë në festa apo gezime, gje e cila argumentohet me dy hadithe të sakta se Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) shkoi tek Pejgamberi a.s., e Pejgamberi a.s. ishte në shtepi te Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me atë) dhe aty gjeti dy vajza te reja qe luajshin me def para Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me atë). Ebu bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) i qortoi vajzat dhe iu tha: "Fyejt e shejtanit tek Pejgamberi a.s.?!! Pejgamberi a.s. tha: "O Ebu beker, leri se këto ditë janë ditë feste". (Hadith i saktë, i nxjerrur nga Buhariu dhe Muslimi).

Për çudi, disa njerëz e marrin këtë hidith si argument për lejimin e muzikës edhe pse Ebu bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) e quajti lojën me def fyell i muzikes dhe Pejgamberi a.s. ishte ne pajtim me një gjë të tillë por ia sqaroi atij se shkaku qe ti le te luajnë ishin ditët e festës, ditë në të cilat lejohet shfaqja e gezimit.
Ka thënë imam Ibn Kajjimi: "Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) e quajti këtë fyej të shejtanit gjë e cila ishte në pajtim me Pejgamberin a.s. dhe se lojën me def e bënin dy vajza të vogla të cilat nuk kanë obligime fetare dhe së për to nuk ka mëkat në këndimin dhe dëgjimin i saj. Vallë a kjo aludon për lejimin e asaj të cilës ju e punoni dhe e mesoni, ajo që përmban ato që as ju s'mund t'a mshefni?! O çfarë mjerimi, ka humbur inteligjenca dhe te kuptuarit."

Nisur nga kjo, kanë thënë dijatarët se loja me def është e lejuar vetëm për gra, gjë e cila për burra nuk vlenë dhe kjo kushtimisht në ditët e festave dhe gezimëve.
Ka thënë dijetari i ndëruar, Abdul Aziz bin Bazi (Allahu e mëshiroftë): Ndëgjimi i muzikës është e ndaluar dhe nga punët e këqija, gjë e cila shkakton sëmundjen e zemrës dhe ngurtjes se saj dhe e pëngon nga përkujtimi (dhikri) i Allahut. Ndërsa në Martesë, lejohet vetëm për gra rënia e defit, duke kënduar këngë të matura, në të cilat nuk ka shtytje për në të ndaluara. Ndërsa renia e tupanit nuk lejohet në dasem e as jashtë saj. Pra, mjafton defi ta përdorin gratë, gjë e cila nuk lejohet për burra.Dhe përfundimisht:



O vëlla dhe motër besimtare...

Kujdes, mos të bëhësh prej atyre të cilët i ka mashtruar shejtani dhe iu ka zbukuruar këngën dhe muzikën dhe e lanë Kur'anin e madheruar pas dore. Të cilët po t'i shikosh kur janë duke ndegjuar muzikë, i sheh ato se si ju ka shterrur zani, u janë molisur gjymtyrët, e kanë flijuar zemrën për muzikë, përdridhën sikurse i dehuri dhe kërcejnë si femra apo si gra të amoralizuara.

O fatkeqesi për të rinjtë, të cilët jetën e tyre e çojnë në argetime, këngë e muzikë. E morën fenë e tyre loje e defrim. Fyejt e shejtanit janë më të dashur Tek ata se ndëgjimi i kur'anit, saqe, po ta lexojë ndonjëri prej tyre Kur'anin prej fillimi e deri në mbarim, nuk do ndyshonte asgje tek ai dhe as që do të lente gjurmë e as që do ta pasiononte. E kur ta ndegjojë kur'anin e shejtanit, shpërthejnë nga zemra e tij burimet e pasionëve, këmbët fillojnë ti luajnë, duart ti perplasën për njëratjetrën, pjeset e trupit ti shkundën, gjuha duke përcjellur (këngët) dhe i levizin ndjenjat e emocionet. O i madhi Zot, cila nga këto dy janë me të dashura tek ai?!
O fatkeqësi për kohën e cila humbet jashtë përmendjës së Allahut, për pasurinë cila shpënzohet jashtë madhërimit të Allahu xh.sh., për zemrat në të cilat strehohet shejtani, për të rinjtë të cilët e humbën fenë e tyre.

O fatkeqësi, armiqt e Islamit kënaqën dhe gëzohën me rininë tonë, të cilën e kryqëzoi burrerinë e tyre kënga-muzika, muzika iu mori entuzjazmin e tyre, xhelozia iu mbyti ndenjat e dashurisë, vendosshmerinë e tyre iu more kërcimi. Ndërsa vëllezrit e tyre vritën ne çdo kodër dhe mbytën me thiken diskredituese. O I madhi Zot, kur do të zgjohën?!!

Thotë Allahu xh.sh.: "Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut po pasur kurrfarë fakti dhe për t'i marrë ato (ajetet e ) Allahut si tallje. Për ta me siguri është përgaditur dënim i turpshëm. E kur i lexohën atij ajetët Tona, ai kthehet kryelartë dhe bëhët sikur nuk i ka ndëgjuar ato, bëhët sikur në veshët e tij ka shurdhim të rëndë, pra, ti përgezoje atë me një denim të dhëmbshëm". (llukman 6)


Përgaditi dhe përshtati për Forumin Islam kurandhesunet.net vëllau juaj: Ebu Katade
 
Titulli: ا’është MUZIKA?

Tani un skuptoj kam degjuar kenge arabe plot qe i kendojn Allahut. ndoshta jam injorante e se marr vesh kete punen e fese...e ti Deud ji me i kuptueshem e me shkurt :D

Apo per muzike e kengetar e ka fjalen vetem per nje pjes e jo per te gjithe kengete e kengetaret?? Se eshte Shtrausi e Bet'hoven, nuk eshte se degjoj shume muzike klasike por ato qe degjoj, e mi kap veshi jan te mrekullueshme, te qetesojn shpirtin. :)

Eh nuk e di sinqerisht, nese i referhomi droges nuk eshte muzika qe e nxit, por jeta e papergjegjshme dhe e shthurur qe bejne njerzit. Si kengetar, politikan, aktor etj etj....
 
Titulli: ا’është MUZIKA?

Deuid, t'gjitha keto i di une, i kam lexuar kur ti ndoshta as nuk ke ditur c'eshte Namazi !

Mos me sjell copy-paste artikuj, por kap dhe lexo edhe pjesen tjeter cfare thone te tjeret dhe kush e lejon, e jo kush e ndalon dhe tngulesh kembe. Lexoje fetwate e dijetareve Islam cfare thone per Muzike, e mos sjell ketu argumente vetem nga njera ane.

Ketu ke musliman t'cilet nuk dine akoma mire bazat themelore te Islamit. Ne vend se t'postosh dicka qe eshte per te miren e fillestareve te Islamit, e qe eshte me lehte per ta kuptuar, e qe madje s'ka as ceshtje diskutabile, ti shkon poston tema qe dijetaret kane shkruar me vagona libra.

Andaj te keshilloj qe per keto tema, te lexosh dhe t'mesosh ti me shume, nqfs beson se i ke punet mire me ceshtjet tjera, e qe besoj se nese dikush te pyet per vaxhibet e namazit, apo mubahet e abdesit, as qe ja ke idene. Lehte eshte t'futesh tani ne google dhe t'thuash ja cilat jane (e kam fjalen per LIVE).

T'pershendes
 
Titulli: ا’është MUZIKA?

Tani un skuptoj kam degjuar kenge arabe plot qe i kendojn Allahut. ndoshta jam injorante e se marr vesh kete punen e fese...e ti Deud ji me i kuptueshem e me shkurt :D

Apo per muzike e kengetar e ka fjalen vetem per nje pjes e jo per te gjithe kengete e kengetaret?? Se eshte Shtrausi e Bet'hoven, nuk eshte se degjoj shume muzike klasike por ato qe degjoj, e mi kap veshi jan te mrekullueshme, te qetesojn shpirtin. :)

Eh nuk e di sinqerisht, nese i referhomi droges nuk eshte muzika qe e nxit, por jeta e papergjegjshme dhe e shthurur qe bejne njerzit. Si kengetar, politikan, aktor etj etj....

Bella , kendimi i ALLAHUT , kendimi i Pejgamberit as , kendimi i Kuranit eshte i lejuar . Por jo me istromenete muzikore !
Istromenetet muzikore dhe muzika eshte e ndaluar ne Islam me arsyen se keto jane shkaktar te semurjes se zemres(mendjes) se besimtarit dhe largimit te tij prej fese se Tij .
Pastaj jo ne te gjitha rastet kenga dhe veglat muzikore jane te ndaluara . Dijetaret thone qe eshte e lejushme kendimi nga ana e vajzave neper daresma , pastaj bejn perjashtimin te vegles muzikore defit .

Fene ISLAME eshte veshtir ta kuptojn te tjeret perderisa nuk deshirojn ta njohin kete Fe . Qellimi kryesor i ndalesave ne fene tone eshte ruajtja e besimtarit nga semundejt (demet)dhe nga devijmet e ndryshme . E kur ti shikojm kengtaret dhe jeten e tyre te cilen e bejen ata ,me se miri ky fakt e argumenet ndalimin e muzikes .
Ne Kosove na erdhe nje kengatar ''Zuzak '' per te kenduar , dhe ai para se te ja filloj te kendoj , ja fillon konusmon drog para te gjithe degjuesve apo dashamireve te tij kosovare ! Ky ka qen absurditet i madhe per ata qe mendojn per te miren e femijeve te tyre .Pastaj prezenca e alkoolit , prezenca e prostitucionit dhe devijimeve te tjera qe ngerthen ne vete marti i muzikes, keto fakte jane bidnese per ndalimin e muzikes . Te nje besimtare te devoteshum , ne zemren e tij nuk guxon te jete as alkooli , as prostitucioni as droga , as jeta e lajthitur ! Se perndryshe eshte ne rrezik besimi i tij .

E besimtari mysliman ne kete jete cdo veprim te tij ja kushton Zotit te tij , cdo veprim nga ai eshte adhurim i Zotit .
E i Lartesuari ALLAH , me muzik nuk adhurohet , por adhurohet me vepra te mira , me kendimin e Kuranit .
 
Titulli: ا’është MUZIKA?

Loverboy , une di sa me ka dhene ALLAHU dije !
Po edhe ti din sa te ka mundesuar ALLAHU !
E Falenderoj Ate qe me ka mundesuar ta kuptoj fene e Tije .
Po nese di une dicka nga feja , e kjo feja ime nuk guxon ta lendoj tjetrin me fjalete mia .
Ti thuash dikujt s'din ! Kush te ka mesuar I nderuar Kurani , Pejgamberi a.s apo ajo dija jote e cekur ?!
Une e keshilloj veten se pari dhe te gjithe ata te cilet i pranoj keshillat qe duhet ti kemi frik ALLAHUT me shume per cdo veper tonen qe e bejem .

Po ta perkjtoj vella kete thenen e art ne fene tone '' edhe sa grimca po te kete msylimani mendjemadhesi do te futet ne zjarr'' . E ndoshta une diplom te fese nuk kam , por kete fjali dhe bazamentet e fese Islame i kuptoj shume mire .

Eselam Alejkum vella .
 
Titulli: ا’është MUZIKA?

Le muziken, por dhe ceshtja e dredhjes dhe perdredhjes se kerthizes eshte tradite arabe, madje e njohur ne tere boten edhe mjaft e kendshme madje :zogmelule
 
Pe: ا’është MUZIKA?

Muzika, mua do me pelqente te flisja per notat e muzikes,

ne radhe te pare notat e muzikes i pershtaten ekuacioneve dhe formulave ne universin ku ne jetojme eshte nje simbioze e perkryer p.sh Sebastian Bach (qe une e admiroj shume) muzika e tij udheton sot ne univers (sapo ka kaluar sistemin tone diellor sateliti Pioner) si nje ekuacion matematik per te treguar kuturen tone etj, pra, notat e muzike nuk jane thjeshte muzike por eshte dicka pertej muzkes dhe ne keto raste eshte edhe shkence.

ne radhe te dyte ka muzike te ndryshme p.sh. ato qe ushqejne shpirtin (pasi kendohen me diafragme ose me mire kendohen me fryme) keto muzika jane gjtihmone te thella dhe mbartin ne vetvete dramacitetin, tragjedin, melankonine dhe romanticitetin e qenies njerzore, pra, ka nje kutpim universal qe kapton boten e padukshme te njeriut...

ne radhe te trete ka muzika te tjera qe behen kastile per "dehje" te njerzve ashtu sic jane sot diskotekat (dhe ketu ka te drejte Deud) kjo lloj muzike nuk ushqen shpirtin por ushqen instinktin jo me kot disa fise afrikane bejne kercime te tilla "dehese" por ato e bejne per nje qellim per te nxjerr "djallin" nga trupi, ndersa, rinia e sotme e ben per ekstaze dmth per te cliruar trupin dhe jo shpirtin, pastaj, droga, perdhunimi, aksidentet behen ngjarje te rendomta ne disko, arrihet deri ne leshimin e substancave ne forme tyme per te dehur akoma me shume...etj
Mendohet, qe pas kesaj muzike fshihen komplote, konspiracione qe perdorin kete lloj muzike si strument opiumi per rinine e sodit.

problemi eshte tek kontrolli i masava dhe muzika po kthet ne nje strument te shkelqyer, duke lene menjane notat qe ajo percjell melodine qe ngacmon shpirtin dhe duke te te futur ne nje labirint ku intinktet kafsherore bejne si padron.

prandaj, une jam per nje muzike e cila zhvillon idene, fantazine, shpirtin, imagjinaten e njeriut ashtu sic mund te jete Moxarti (ne rast se don qe femija yt te jete me inteligjent mesoji Moxartin qe ne moshe 5 vjec) apo edhe muzika te tjera qe kendohen me fryme, dhe jo me hunde apo me gurmaz.

JETOJME NE NJE BOTE KU "DEHJA" KA MARRE PERMASA GLOBALE
 
Titulli: ا’është MUZIKA?

Po ta perkjtoj vella kete thenen e art ne fene tone '' edhe sa grimca po te kete msylimani mendjemadhesi do te futet ne zjarr'' . E ndoshta une diplom te fese nuk kam , por kete fjali dhe bazamentet e fese Islame i kuptoj shume mire .

Kete thuaja vetvetes se pari, pastaj te tjereve. Nuk eshte ketu problemi kush din me shume e kush me pak. Problemi eshte tek te kuptuarit e drejt te Islamit, kjo te mungon ty ne kete rast, s'ka mendjemadhesia pune ketu.

Po t'i kishe kuptuar drejt dhe mire bazamentet e Islamit, do t'kishe postuar tema më me rendesi se sa muzika, qe jane ne sherbim dhe dobi tek pjesa me e madhe e anetareve musliman ketu.
 
Titulli: ا’është MUZIKA?

[h=1]Arfenilla[/h] 2 Orë Më Parë #21262 Lover.. nga doli kjo qe muziak qenka e lajuar madje sa un e di edhe instrumenteve esht mekat i biesh.

Arfenilla, supozojme qe neser pasneser do martohesh me nje mysliman, e si pasoj do jeni nje familje myslimane. Femijet qe do keni do i risni sipas parimeve Islame.
Por nqs njeri nga femijet e juaj, eshte nje talent i gjalle per muzik, ka nje ze jashte zakonisht te bukur per muzik, ose eshte nje gjeni ne piano apo violine.
Ju nuk do e mbeshtesni talentin e tij? Talenti ne muzik eshte njesoj si ne pikture apo ne kercim, apo forma te tjera arti.

Nuk eshte roli prindrit te bej cfare eshte me e mira per femijen aq kohe sa ka mundesi?
 
Titulli: ا’është MUZIKA?

Kënga dhe muzika - Mendimi i Dijetarit Jusuf Kardavi

Kënga është zbavitje që i qetëson shpirtrat, i gëzon zemrat dhe i kënaq veshët. Islami e lejon këngën që nuk përmban në vete fjalë të turpshme, dëm e nxitje për mëkat. Këngën mund ta shoqërojë mu*zika që nuk ngacmon e provokon. Kënga preferohet në raste festive si p.sh. në ditët e Bajramit, martesës, kthimit të udhëtarit (kurbet*çiut), lindjes etj. Aisheja r.a. transmeton se kur është martuar një grua me një ensar, Pejgamberi i ka thënë:

“Oj, Aishe, a u zbavitën? Ensarët e duan zbavitjen!”[1]
Ibn Abbasi transmeton se Aisheja ka martuar një të afërme të saj me një ensar, e në atë rast ka ardhur Pejgamberi a.s. dhe ka pyetur: “A e keni përgatitur vajzën?” thanë: -Po - u përgjigjën njerëzit “A dërguat me të dikë që di të këndojë?” Unë thashë: Jo. – “Ensarët janë popull që e do kën*gën, dhe ju është dashur të dërgoni ndonjë që këndon: “Ju erdhëm, ju erdhëm! Na përshëndetni ashtu si ju përshëndesim!”[2]
Aisheja transmeton se në ditët e Mines, ka ardhur Ebu Bekri tek ajo dhe aty ka parë dy vajza që këndonin dhe i binin defit në praninë e Pejgamberit a.s. që e kishte mbuluar kokën me shall. Kur ka da*shur Ebu Bekri t’i dëbojë, Pejgamberi a.s. e ka zbuluar fytyrën dhe i ka thënë:
“Lëri o Ebu Bekër! Këto janë ditë feste!” (Në festën e Bajramit të kurbanit).[3]
Në librin El-Ihja’u, Imam Gazaliu i përmend hadithet e këndimit të dy vajzave, luajtjen e etiopianëve në Xhaminë e Pejgamberit a.s. dhe inkurajimin e Pejgamberit duke u thënë:
“Vazhdoni, o Beni Erfide”; pyetjen e Pejgamberit drejtuar Ashes se a dëshiron t’i shohë; qëndrimin e të dyve bashkërisht derisa ajo ishte lodhur dhe lojën e Aishesë me vajzat tjera, dhe pastaj thotë: Të gjitha këto ha*dithe transmetohen në të dy sahihët dhe qartazi argumentojnë se kënga dhe loja nuk janë haram.
Nga këto hadithe mund të përfundojmë:
1. (Lejimi) i lojës; dhe duket qartazi tradita e etiopianëve për lojë e vallëzim.
2. Praktikimi i tyre në xhami.
3. Thënia e Pejgamberit a.s.: “Vazhdoni, o Beni Erfede”. Meqë kë*tu shohim se ka kërkesë për lojë, atëherë si mund të thuhet se është haram?
4. Pejgamberi a.s. ua ndaloi Ebu Bekrit dhe Umerit pengimin dhe dëbimin e lojtarëve e këngëtarëve, me arsyetim se ishte ditë feste, gjegjësisht ditë gëzimi dhe se kënga në raste të tilla është shprehje gëzimi.
5. Qëndrimi i gjatë i tij me Aishenë që të shohin e dëgjojnë argu*menton moralin e mirë për kënaqjen e grave e fëmijëve me lojë. Kjo nënkupton se kështu është më mirë se vrazhdësia e asketizmit dhe largimi nga kjo botë.
6. Pyetja e Pejgamberit a.s. drejtuar Aishes në fillim:
“A dëshiron t’i shohish?”[4]
7. Lejimi i këngës dhe i defit..., e kështu me radhë, deri në fund të asaj që e përmend Gazaliu në kapitullin e këngës.
Transmetohet se shumë sahabë e tabi’inë (r.a.) dëgjonin këngë pa vërejtur ndonjë të keqe në to.
Hadithet që ndalojnë këngën janë të dobëta dhe të gjitha kritikohen nga kritikët dhe dijetarët e Hadithit. Kâdî Ebu Bekër ibn Arabiu tho*të: “Hadithet që ndalojnë këngën nuk janë autentike!” Gjithashtu edhe Ibn Hazmi thotë: “اdo transmetim rreth kësaj çështjeje është i pavlefshëm dhe i trilluar.”
Shpeshherë kënga dhe muzika kombinohen me dëfrim, alkool e zbavitje të natës, dhe për këtë shkak shumë dijetarë i ndalojnë ose i urrejnë (mekruh). Disa prej tyre thonë: “Kënga përmban tregime boshe”, fjalë që përmenden në ajetin.
“Po, ka nga njerëzit që blejnë tregime boshe me qëllim që t’i lar*gojnë njerëzit prej rrugës së All-llahut pa patur kurrfarë fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet) e All-llahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur dënim i turpshëm.” (Llukmân, 6)
Ibn Hazmi thotë: “Ajeti potencon një gjë të shëmtuar, të cilën kush e punon, bëhet kafir, gjegjësish marrjen e ajeteve të Zotit si tallje. Në qoftë se ndokush e blen Kur’anin për të devijuar nga rruga e Zotit dhe për ta marrë si tallje, atëherë ai është kafir, dhe pikërisht këtë e qorton Zoti i Madhëruar e jo atë që blen tregime boshe për relaksimin dhe qetësimin e shpirtit, por jo të devijojë nga rruga e Zotit.”
Kur flet Ibn Hazmi për ata që thonë se kënga nuk i takon “të vërte*tës” por “humbjes” duke u mbështetur në ajetin kur’anor: “Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos humbje (iluzione)”, thotë: “Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Veprat gjykohen sipas qëllimeve, dhe çdo njeri do ta marrë atë që e ka për qëllim!”[5]
Pra, kush dëshiron të dëgjojë këngën me qëllim që të bëjë mëkat, ai është mëkatar (fasik), (dhe kështu në çdo gjë përveç këngës), e kush dëshiron ta relaksojë shpirtin, të përforcohet në adhurimin e Zotit dhe si stimulim për mirëbërje, ai i nënshtrohet Zotit, është bamirës dhe vepra e tij i takon të vërtetës. Kush nuk dëshiron nënshtrimin e as mëkatin, bën diçka neutrale dhe të padëmshme, si p.sh. dalja e njeriut në kopshtin e vet për shëtitje, ulja e tij para derës së shtëpisë së vet për të shikuar ose ngjyrosja e rrobave me ngjyrë të kaltër ose të gjelbër, e kështu me radhë...”
Sidoqoftë, ekzistojnë disa përkufizime që duhet të merren parasysh kur bëhet fjalë për çështjen e këndimit:
1. Tematika e këngës nuk duhet të kundërshtojë moralin islam dhe mësimet e Islamit. Këngët që glorifikojnë alkoolin ose ftojnë në konsumimin e tij, ndalohen të këndohen e të dëgjohen. Kështu ndodh edhe me gjërat tjera të ngjashme!
2. Ndoshta tematika përputhet me udhëzimin islam por mënyra e këndimit e shndërron prej hallallit në haram, p.sh. lëvizjet provo*ka*tive që nxisin epshin, fitnen (provokimin) e emocionet.
3. Islami jo vetëm që kundërshton teprimin në çdo gjë, bile edhe në adhurim, por gjithashtu nuk pranon edhe teprimin në dëfrim dhe teprimin në kohë, e koha është jetë?!
S’ka dyshim se teprimi në të lejuarat vjedh kohën e obligimeve. Në këtë kontekst thuhet: “ا’do teprim humb diçka tjetër!’
4. اdo individ është gjykatësi më i mirë i vetvetes. Në qoftë se kën*ga ka tipare që i provokojnë epshet, që shpijnë në mëkat dhe ndi*kojnë që aspekti shtazarak të dominojë mbi aspektin shpirtëror, atë*herë njeriu obligohet të largohet dhe të mbyll derën nëpër të cilën mund të depërtojë fitneja në zemër, fe e moral, dhe kështu të shpë*tojë e të pushojë.
5. Mendimi unanim është se ndalohet kënga që kombinohet me gjë*ra të ndaluara, p.sh. të këndohet në gazmendet me alkool, të ekze*kutohet me striptiz. Pikërisht për këtë lloj Pejgamberi a.s. ua tërheq vërejtjen familjes dhe dëgjuesve duke iu kërcënuar me dënim të rëndë:
“Prej ummetit tim do të pinë alkool. E quajnë me emra tjerë dhe afër kokave të tyre janë muzikantët e këngëtarët. Zoti do t’i bë*jë që t’i gëlltisë toka dhe do t’i shndërrojë në majmunë e derra!”[6]
Kjo nuk do të thotë se Ai do t’i transformojë në formë fizike por në formë psikike e shpirtërore. Në trupin e njeriut do të jetë shpirti i majmunit dhe i derrit.

Nga libri i Dr. Jusuf Kardavit "Hallalli dhe Harami' (E lejuara dhe e ndaluara në Islam)
 
Back
Top