ا’është ALKOOLI?!

Titulli: ا’është ALKOOLI?!

ا’është ALKOOLI?!
Shkruar nga Labinot Kunushevci

Alkooli është shkaktar që sot në botë çrregullohen familje, ndodhin aksidente, përhapen krime, mbyten njerëz, degjenerohen, dhunohen dhe armiqësohen shumë të rinj.

- Alkooli është një nga pijet shumë dëmsjellëse për mendjen, trupin dhe shpirtin e njeriut. Ekzistojnë fakte dhe argumente, të cilat dëshmojnë se pasojat e alkoolit janë të shumta; si në aspektin psikik, fizik, shpirtëror, social, si dhe në atë ekonomik.

- Alkooli arrin ta mpijë aftësinë e të menduarit të saktë. Mendjen e ke dhuratë nga Krijuesi yt, e ti e mbulon atë, e shkel me dy këmbë për një pije dehëse alkoolike, e cila nuk të ofron veçse lodhje e dëshpërim, duke “menduar” se të sjell çlodhje e gëzim! Alkooli të çorienton nga të gjykuarit dhe të menduarit e drejtë. Alkooli bën që njeriut t’i rrëshqasë vetvetja nga duart; ia dobëson kujtesën dhe ia rrënon perden e turpit.

- Alkooli nuk është shërues, kjo është gënjeshtër dhe shpifje e madhe nga ana e disa të ashtuquajturve “mjekë”, të cilët thonë se “alkooli të shëron”. Qëndrojnë palëkundur me mijëra argumente se alkooli ta shkatërron shëndetin. Ai çrregullon shumë sisteme brenda trupit të njeriut; shkakton shumë sëmundje dhe gjurmët e pasojave të tij janë të shumta. Shumë njerëz në botë vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga alkooli dhe shumë prej tyre ende vuajnë.

- Alkooli kurrë nuk ka qenë i lejuar prej Zotit, prej çastit që Ai e ka krijuar njerëzimin e ka ndaluar atë dhe çdo veprimtari rreth tij. Nëna e të këqijave, e që quhet alkool, e hidhëron Krijuesin. Konsumuesi i alkoolit nuk do ta shijojë verën e shijshme jo dehëse në Xhenet, ndërsa braktisësi i alkoolit do të shpërblehet me atë lloj lëngu.

- Alkooli është shkaktar që sot në botë çrregullohen familje, ndodhin aksidente, përhapen krime, mbyten njerëz, degjenerohen, dhunohen dhe armiqësohen shumë të rinj.

- Alkooli gjithashtu shkatërron ekonominë e vendeve dhe të shoqërive, i mbyt konsumuesit e tij në borxhe, kamata, vjedhje, konflikte dhe vrasje. Alkooli është traditë e mëkatarëve dhe injorantëve. Arsyeja e shëndoshë e kundërshton atë.

tH6EmRS_220-glas-wein.jpg

Gezuar Deuid se nuk u shtyka pa nje gote vere ky artikulli... Gjithcka me karar ,,nuk eshte e demshme :D:D
 
Attachments

  • tH6EmRS_220-glas-wein.jpg
    tH6EmRS_220-glas-wein.jpg
    169.2 KB · Shikime: 0
Titulli: ا’është ALKOOLI?!

Por jam kurioze te dij per ca dobi e kishe fjalen ne postimin e pare.

Thote Zoti ne Kur'an:

Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?". (Maide, 91),​

Pra, njeriu i dehur, nuk mund ta kujtoje dhe ta permend Zotin ne menyren e duhur, ashtu sic kerkohet sipas parimeve Islame. Pastaj, njeriu nuk ka mundesi te pije alkool ne dreke, dhe t'jete i gatshem t'dale para Zotit ne namazin e Ikindise (qe eshte 2-3 ore pas namazit te drekes), i kthjellur ne mendje.

Njeriu i dehur, mund ta mohoje Zotin, ashtu sic ka ndodhur ne kohen e Profetit a.s. kur nje shok i Profetit a.s. kishte dalur Imam (prijes) ne namaz, duke qene i dehur, dhe atekohe, alkooli akoma s'ishte ndaluar definitivisht, dhe kur ai (imami), ishte duke lexuar Kur'an ne namaz, filloj ta lexoje kaptinen El-Kafirune (Kaptina e Pabesimtareve), ku ne fillim te kaptines thuhet:

1. Thuaj: “O ju jobesimtarë!
2. Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni!

Imami, duke qene i dehur dhe ne namaz, e ndryshoi citatin e dyte dhe tha:

Unë adhuroj atë që ju e adhuroni!

Pra, ne kete menyre beri kufer (mohim) ndaj Zotit, gje qe eshte e ndaluar dhe veper qe te nxjerre nga Islami/feja.

Pra, ne kete menyre, ne Islam, s'mund ta krasosh demin e alkoolit me te duhanit. Sado i demshem t'jete duhani, nuk mund t'shkaktoje dem ne besimin e muslimanit, sa shkakton Alkooli.

Dobi nga alkooli mund t'kete njeriu nga shitja e tij, apo nga sherbimi, apo nga rrushi qe mbjellet me qellim qe t'prodhohet alkooli. Dobi ka edhe kur pin per qejf, ben qejf, kenaqet aty per aty, dehet, s'ka probleme, futet ne iluzione etj etj etj...Pra, Zoti kur ka thene se ka dem dhe dobi, dobite jane shume te pakta ne krahasim me demet qe mund t'sjelle alkooli.

Per duhan, nje pjese bukur e madhe e dijetareve musliman jane te mendimit se edhe duhani futet ne kategorine e harameve (te ndaluarave), pasiqe shkakton dem ne trupin e njeriut e te ngjajshme, e cdo gje qe shkakton dem ne trupin e njeriut, ne rrethin qe e rrethon, familjen e tij etj...eshte e ndaluar rreptesisht ne Islam. Per droge nuk diskutohet, pasiqe futet ne kategorine e alkoolit, sic e ceka me heret "cdo gje qe te deh, eshte e ndaluar". Madje ne Arabi Saudite, denimi per droge eshte shume i rende.
 
Ok te them qe e kuptova dhe pse si krahesoni demet duhan alkool.
Por nga postimi ne postim, del pyetje tjeter: a ka te drejte nje myslyman te shesi alkool apo te prodhoj alkool, edhe nqs nuk e konsumon?
 
Titulli: ا’është ALKOOLI?!

Por nga postimi ne postim, del pyetje tjeter: a ka te drejte nje myslyman te shesi alkool apo te prodhoj alkool, edhe nqs nuk e konsumon?

Jo s'ka te drejte. Argument per kete, ne Islam kemi thenjen e Profetit Muhammed a.s. qe ka thene:

"All-llahu xh.sh. ka mallkuar alkoolin, atë që e pi (konsumon), atë që e shërben, atë që e shet, atë që e blenë, atë që e kullon (shtrydh rrushin, distilon), atë që e ruan, atë që e bartë, atë që i dërgohet, atë që e hanë fitimin nga ai".
 
Titulli: ا’është ALKOOLI?!

Deud perseri edhe ketu ne kete tem del tek nje pike ajo e krahesimit te fes muslymane me te krishter. Me teper se te japesh nje keshille nga ana e besimit muslyman (meqe jemi ne ate qoshe te forumit) per mospirjen e alkoolot po e kthen ne nje tip beteje me shume fesh dhe besimesh.
Si eshte e mundur ??? :D je vertet i mrekullueshem sesi arrin te konvertosh nje shkembim mendimesh ne nje predikim per te treguar sesa perfekte eshte nje besim nga nje tjeter ....vertet mbreslenese nga ana jote :mbret

Asnje kishe apo xhami nuk te thote pi alkool e asnje liber i shenjte nuk te keshillon ik ne klub e behu tap e aq me shume edhe vete njeriu e ka nje tru sado te vogel :) ku dallon te keqen nga e mira aq sa arrin ta konceptoj.

Nga ana fetare alkooli eshte nje ves, nje mekat. Por duke qen se ne jemi njerez te thjeshte e ndonjehere nje doze e vogel alkooli na ben mire, si nje gote vere e kuqe apo e bardhe apo nje gote birre :) e konsumojm pa kaluar caqet e nje degjenerimi............Sigurisht qe feja me duket si nje psikolog mua, qe percakton "rregulla" per te mbajtur njerin nen kontroll sic e mban psikolgu me ilace :p

p.s Ne kete pike feja me duket paksa krudele qe do te thote: kush eshte akoolist ne boten njerezore e ka nje sherim, nje falje dhe madje edhe rekuperim.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: ا’është ALKOOLI?!

Cdo gje ne jete qe eshte e tepruar, eshte e demshme, njesoj sikur per alkoolin vlen edhe per ushqimin, se.ksin, pijen, vrapimin rtj, etj....pra gjithacka duhet bere ne masen e duar dje ndalesat fetarem kane per qellim qe ti parandalojne veprimet negative qe nje person i dejur mund ti bej.
 
Titulli: ا’është ALKOOLI?!

Bella une me Endrren kesh duke diskutuar rrethe alkoolit ! Ajo me tha gezuar Deuid , me ngacmoi si fillim ne bised , pastaj une ne vazhdim te bisedes i dhash arsyet pse nuk e pije alkool dhe biseda nuk kaloi ashtu si mendon ti . Por ajo tha feja ime ma lejon alkoolin une i thash feja ime me ndalon dhe me beri kureshtje ky fakt , se dy fe te Zotit te cilat jane ne kundershtim me njera tjeren ne rregulla per besimtaret e tyre . Dhe dhash mendimin tim ajo Fe e Cila eshte e Zotit duhet te kete rregulla qe jane ne perputhje me shkencen , e pastaj ato rregulla duhet te ruajn besimtarin dhe shendetin e tij e jo e kunderta .

Bella , Feja ne te cilen jame une , eshte sistem rregullash apo program jete, qe ne vete permban te gjitha ato rregulla qe per besimtareve te e vete qe ti ofroj jete te lumtur dhe te qete . E mund ta quajm kete fe shkenc te psikologjis , shkence te mjekesis , te ekonomis , shkence te se drejtes . Me nje fjale kete Fe - Kuranin mund ta kuptoj si Kushtetut per njerzit e kesaj Bote .
 
Back
Top