ا’është ALKOOLI?!

ا’është ALKOOLI?!
Shkruar nga Labinot Kunushevci

Alkooli është shkaktar që sot në botë çrregullohen familje, ndodhin aksidente, përhapen krime, mbyten njerëz, degjenerohen, dhunohen dhe armiqësohen shumë të rinj.

- Alkooli është një nga pijet shumë dëmsjellëse për mendjen, trupin dhe shpirtin e njeriut. Ekzistojnë fakte dhe argumente, të cilat dëshmojnë se pasojat e alkoolit janë të shumta; si në aspektin psikik, fizik, shpirtëror, social, si dhe në atë ekonomik.

- Alkooli arrin ta mpijë aftësinë e të menduarit të saktë. Mendjen e ke dhuratë nga Krijuesi yt, e ti e mbulon atë, e shkel me dy këmbë për një pije dehëse alkoolike, e cila nuk të ofron veçse lodhje e dëshpërim, duke “menduar” se të sjell çlodhje e gëzim! Alkooli të çorienton nga të gjykuarit dhe të menduarit e drejtë. Alkooli bën që njeriut t’i rrëshqasë vetvetja nga duart; ia dobëson kujtesën dhe ia rrënon perden e turpit.

- Alkooli nuk është shërues, kjo është gënjeshtër dhe shpifje e madhe nga ana e disa të ashtuquajturve “mjekë”, të cilët thonë se “alkooli të shëron”. Qëndrojnë palëkundur me mijëra argumente se alkooli ta shkatërron shëndetin. Ai çrregullon shumë sisteme brenda trupit të njeriut; shkakton shumë sëmundje dhe gjurmët e pasojave të tij janë të shumta. Shumë njerëz në botë vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga alkooli dhe shumë prej tyre ende vuajnë.

- Alkooli kurrë nuk ka qenë i lejuar prej Zotit, prej çastit që Ai e ka krijuar njerëzimin e ka ndaluar atë dhe çdo veprimtari rreth tij. Nëna e të këqijave, e që quhet alkool, e hidhëron Krijuesin. Konsumuesi i alkoolit nuk do ta shijojë verën e shijshme jo dehëse në Xhenet, ndërsa braktisësi i alkoolit do të shpërblehet me atë lloj lëngu.

- Alkooli është shkaktar që sot në botë çrregullohen familje, ndodhin aksidente, përhapen krime, mbyten njerëz, degjenerohen, dhunohen dhe armiqësohen shumë të rinj.

- Alkooli gjithashtu shkatërron ekonominë e vendeve dhe të shoqërive, i mbyt konsumuesit e tij në borxhe, kamata, vjedhje, konflikte dhe vrasje. Alkooli është traditë e mëkatarëve dhe injorantëve. Arsyeja e shëndoshë e kundërshton atë.
 
Titulli: ا’është ALKOOLI?!

Alkoholi esht pije,,ka te ndryshme nga kto,,disa kan efekte te demshme per shendetin,,por disa kan edhe efekte sheruse,si per shembull vera,,mua me pelqen ajo,,por nuk pi shum dy tre gota maksimumi,,prandaj smund ti them kujt mos pi alkohol !
 
Titulli: ا’është ALKOOLI?!

-Alkooli kurrë nuk ka qenë i lejuar prej Zotit,[/B] prej çastit që Ai e ka krijuar njerëzimin e ka ndaluar atë dhe çdo veprimtari rreth tij.( ps per ke po flet ti ktu?
-.

Ti kur kalon mbi kte rresht qe te kam cituar,,a e mban mendjen ?
 
Titulli: ا’është ALKOOLI?!

- Alkooli nuk është shërues, kjo është gënjeshtër dhe shpifje e madhe nga ana e disa të ashtuquajturve “mjekë”, të cilët thonë se “alkooli të shëron”. Qëndrojnë palëkundur me mijëra argumente se alkooli ta shkatërron shëndetin. Ai çrregullon shumë sisteme brenda trupit të njeriut; shkakton shumë sëmundje dhe gjurmët e pasojave të tij janë të shumta. Shumë njerëz në botë vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga alkooli dhe shumë prej tyre ende vuajnë.
Nuk ka doktor te te keshilloj te pish 2 L alkool dite per dite, se te sheron.
Keshillohet 1 got vere e kuqe ne dite, per zemren, se ben mire por jo se eshte me domosdo dite per dite ose qe nqs nuk e pi ska rruge tjeter per te ruajtur shendetin e zemres.
1 got vere nuk te semure e as te con ne humbjen e vetedijes.

Se njerzit nuk dine te vene limit ne alkool, e thon qe nqs tha doktori per nje got, sben dem e 2 e 3, e 15, eshte hesap tjeter.
 
Titulli: ا’është ALKOOLI?!

Keshillohet 1 got vere e kuqe ne dite, per zemren, se ben mire

Zoti ne Kur'an na thote se prej veres ka dem dhe dobi, por demi tek Allahu, eshte me i madh se dobia. Ndaj, ne nuk diskutojme fare se sa vere perdorim, qofte pak apo shume, urdheri eshte thyer, s'eshte respektuar.

Alkooli eshte nena e te gjitha te keqjave.
 
Titulli: ا’është ALKOOLI?!

Swwetzzinna studimet e fundit thone qe edhe sasia me e vogel e alkoolit demton shendetin !

Një studim konstaton se sasia e vogël e alkoolit e dëmton njeriun

Allahu i Lartësuar thotë: "O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni! Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju shmangë nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit. Prandaj, a po hiqni dorë?" (Maide, 90-91)

I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka vendosur rregull të artë për sa i përket alkoolit, i cili përfundimisht e ka ndaluar konsumimin e tij. Ai thotë: "Ajo lëndë që të deh kur është shumë, edhe pak prej saj është e ndaluar." Allahu e ka mallkuar atë që konsumon alkoolin, qoftë edhe në sasi të vogël. Këtë e vërtetojnë ajetet dhe hadithet para më shumë se një mijë e katërqind vitesh përmes gjuhës së të Dërguarit të Allahut. Mirëpo disa mjekë pretendojnë se sasia e vogël e alkoolit mund të konsiderohet si ilaç dhe shërim, ndërsa disa të tjerë pretendojnë se sasia e vogël e alkoolit e freskon zemrën. اfarë thonë studimet e fundit rreth tematikës së alkoolit?

Bazuar në një studim të cilin e ka bërë dr. Sarah Lewis nga sektori i mjekësisë shoqërore nga Universiteti Bristol, është vërejtur lidhja e fortë ndërmjet konsumimit të alkoolit dhe presionit të gjakut. Ajo thotë se konsumimi i alkoolit ndikon në presionin e gjakut shumë më tepër sesa kemi konsideruar më parë.

Një grup hulumtuesish kanë konstatuar se nëse njeriu konsumon një sasi të vogël alkooli, kjo do të ndikojë negativisht në shëndetin e tij dhe gradualisht çon në ngritjen e presionit të gjakut dhe si rrjedhojë mund të pësojë vdekje të papritur nëse nuk largohet nga konsumimi i alkoolit përfundimisht.
Dr. Sarah vazhdon duke thënë se ky studim ka rezultuar se konsumimi i alkoolit e rrit presionin e gjakut më tepër se ç’e kemi menduar në të kaluarën, madje qoftë edhe nëse konsumohet në sasi të vogla.

Hulumtuesit konstatojnë se kur njeriu konsumon alkool, qoftë edhe pak, e pastaj e le atë, në trupin e tij mbetet një sasi alkooli, e cila largohet vetëm pas dhjetë ditësh. Hulumtuesit nuk kanë precizuar saktësisht sa kohë qëndron alkooli në qelizat e njeriut pas konsumimit të tij dhe lidhur me këtë nuk ekzistojnë studime të hollësishme, mirëpo i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, na ka lajmëruar se konsumuesit të alkoolit nuk i pranohet namazi dyzet ditë! I Lartësuar qoftë Allahu! Sikur i Dërguari i Allahut dëshiron prej nesh që çdo qelizë prej qelizave në trupin tonë të jetë e pastër, e çiltër, në mënyrë që t'i drejtohemi Allahut me namaz dhe të na pranohen lutjet tona.

I Lartësuar qoftë Allahu! I Dërguari e ndalon konsumimin e alkoolit edhe në sasi shumë të vogla, ndërsa hulumtuesit po përsërisin sot të njëjtat fjalë dhe me shumë bindje deklarojnë: Edhe sasia e vogël e alkoolit i sjell dëm njeriut. Ah, sikur të braktiset përfundimisht!
Kjo është shkenca, gjithnjë duke dëshmuar vërtetësinë e kësaj feje të pastër dhe se i Dërguari ynë, Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, kur ndaloi nga konsumimi i alkoolit dhe çdo pije dehëse tjetër, ka qenë në të vërtetën. Të vërtetën e ka thënë Allahu i Lartësuar kur flet për të: "Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij." (Nexhm, 2-3)

Kurse atyre që e ofendojnë këtë të Dërguar, paqja e Allahut qoftë mbi të, u themi: اfarë ju ka bërë ky i Dërguar, i cili është më i mëshirshëm ndaj jush sesa mjekët tuaj? U them vëllezërve dhe motrave të mia për hir të Allahut, ky i Dërguar i mëshirshëm për njerëzimin a nuk meriton ta nderojmë madje edhe duke e përhapur një hadith dhe mrekulli të tij, në mënyrë që të mësojë e tërë bota se kush është ky i Dërguar dhe cila është feja jonë? Prandaj, vëllezër të nderuar, kërkoj nga ju t'i përhapni mrekullitë e këtij të Dërguari Fisnik, me shpresë që ai të na shikojë Ditën e Gjykimit me syrin e dhembshurisë, me shpresën që do të jetë i kënaqur me ne. Kush respekton të Dërguarin, ai ka respektuar Allahun dhe me atë që është i kënaqur i Dërguari, edhe Allahu do të jetë i kënaqur me të.

Përshtati: Almedin Ejupi
 
Titulli: ا’është ALKOOLI?!

Nn.
Keshillohet 1 got vere e kuqe ne dite
Zina e nderuar per muslimanet Alkooli eshte i ndaluar qofte edhe nje pike e vetem qofte edhe nje pike e vetem ajo eshte alkool. e sa i perket sasise a eshte pak a eshte shume do marr thjeshte nje shembull.
e dijme fare mire kur esete i vogel urinon. sasia e urines eshte nej sasi e vogel. ndersa kur te behet burre ai perseri urinon por tani sasia eshte me e madhe. dmth pa marre parasysh sasine ajo eshte urine.
kjo eshte e njejte me alkoolin nuk ka rendesi sasia a eshte pak apo shume rendesi eshte qe eshte alkool.
pra kjo do te thote qe per ne pa marre parasysh sasine alkooli eshte e ndaluar.
 
Pe: ا’është ALKOOLI?!

Alkooli pikë së pari i bën dëm mendjes, e pas mendjes
frenave, e kur s'mund të frenosh shumë të tjera me radhë....
 
Titulli: ا’është ALKOOLI?!

seriozisht ka njerez qe s'kan provuar ndonjehere alkol (shkruhet me nje O ne gjuhen shqipe) ne gjith jeten e tyre? tipit, asnjehere asnjehere? ض.ِ
 
Titulli: ا’është ALKOOLI?!

Zoti ne Kur'an na thote se prej veres ka dem dhe dobi, por demi tek Allahu, eshte me i madh se dobia. Ndaj, ne nuk diskutojme fare se sa vere perdorim, qofte pak apo shume, urdheri eshte thyer, s'eshte respektuar.

Alkooli eshte nena e te gjitha te keqjave.
Ka dhe dobi, pikerisht per ato po flas. E ceka dhe me siper, qe cdo gje ka nje limit, nqs njerzit nuk dine ti vene limit vetes eshte tjeter problem.
Alkooli nena e problemeve? Hmmm do shtoja duhanin dhe droget, ne te njejten shkalle, mos them e me siper droget.

Swwetzzinna studimet e fundit thone qe edhe sasia me e vogel e alkoolit demton shendetin !

Një studim konstaton se sasia e vogël e alkoolit e dëmton njeriun

Allahu i Lartësuar thotë: "O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni! Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju shmangë nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit. Prandaj, a po hiqni dorë?" (Maide, 90-91)

I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka vendosur rregull të artë për sa i përket alkoolit, i cili përfundimisht e ka ndaluar konsumimin e tij. Ai thotë: "Ajo lëndë që të deh kur është shumë, edhe pak prej saj është e ndaluar." Allahu e ka mallkuar atë që konsumon alkoolin, qoftë edhe në sasi të vogël. Këtë e vërtetojnë ajetet dhe hadithet para më shumë se një mijë e katërqind vitesh përmes gjuhës së të Dërguarit të Allahut. Mirëpo disa mjekë pretendojnë se sasia e vogël e alkoolit mund të konsiderohet si ilaç dhe shërim, ndërsa disa të tjerë pretendojnë se sasia e vogël e alkoolit e freskon zemrën. اfarë thonë studimet e fundit rreth tematikës së alkoolit?

Bazuar në një studim të cilin e ka bërë dr. Sarah Lewis nga sektori i mjekësisë shoqërore nga Universiteti Bristol, është vërejtur lidhja e fortë ndërmjet konsumimit të alkoolit dhe presionit të gjakut. Ajo thotë se konsumimi i alkoolit ndikon në presionin e gjakut shumë më tepër sesa kemi konsideruar më parë.

Një grup hulumtuesish kanë konstatuar se nëse njeriu konsumon një sasi të vogël alkooli, kjo do të ndikojë negativisht në shëndetin e tij dhe gradualisht çon në ngritjen e presionit të gjakut dhe si rrjedhojë mund të pësojë vdekje të papritur nëse nuk largohet nga konsumimi i alkoolit përfundimisht.
Dr. Sarah vazhdon duke thënë se ky studim ka rezultuar se konsumimi i alkoolit e rrit presionin e gjakut më tepër se ç’e kemi menduar në të kaluarën, madje qoftë edhe nëse konsumohet në sasi të vogla.

Hulumtuesit konstatojnë se kur njeriu konsumon alkool, qoftë edhe pak, e pastaj e le atë, në trupin e tij mbetet një sasi alkooli, e cila largohet vetëm pas dhjetë ditësh. Hulumtuesit nuk kanë precizuar saktësisht sa kohë qëndron alkooli në qelizat e njeriut pas konsumimit të tij dhe lidhur me këtë nuk ekzistojnë studime të hollësishme, mirëpo i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, na ka lajmëruar se konsumuesit të alkoolit nuk i pranohet namazi dyzet ditë! I Lartësuar qoftë Allahu! Sikur i Dërguari i Allahut dëshiron prej nesh që çdo qelizë prej qelizave në trupin tonë të jetë e pastër, e çiltër, në mënyrë që t'i drejtohemi Allahut me namaz dhe të na pranohen lutjet tona.

I Lartësuar qoftë Allahu! I Dërguari e ndalon konsumimin e alkoolit edhe në sasi shumë të vogla, ndërsa hulumtuesit po përsërisin sot të njëjtat fjalë dhe me shumë bindje deklarojnë: Edhe sasia e vogël e alkoolit i sjell dëm njeriut. Ah, sikur të braktiset përfundimisht!
Kjo është shkenca, gjithnjë duke dëshmuar vërtetësinë e kësaj feje të pastër dhe se i Dërguari ynë, Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, kur ndaloi nga konsumimi i alkoolit dhe çdo pije dehëse tjetër, ka qenë në të vërtetën. Të vërtetën e ka thënë Allahu i Lartësuar kur flet për të: "Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij." (Nexhm, 2-3)

Kurse atyre që e ofendojnë këtë të Dërguar, paqja e Allahut qoftë mbi të, u themi: اfarë ju ka bërë ky i Dërguar, i cili është më i mëshirshëm ndaj jush sesa mjekët tuaj? U them vëllezërve dhe motrave të mia për hir të Allahut, ky i Dërguar i mëshirshëm për njerëzimin a nuk meriton ta nderojmë madje edhe duke e përhapur një hadith dhe mrekulli të tij, në mënyrë që të mësojë e tërë bota se kush është ky i Dërguar dhe cila është feja jonë? Prandaj, vëllezër të nderuar, kërkoj nga ju t'i përhapni mrekullitë e këtij të Dërguari Fisnik, me shpresë që ai të na shikojë Ditën e Gjykimit me syrin e dhembshurisë, me shpresën që do të jetë i kënaqur me ne. Kush respekton të Dërguarin, ai ka respektuar Allahun dhe me atë që është i kënaqur i Dërguari, edhe Allahu do të jetë i kënaqur me të.

Përshtati: Almedin Ejupi
Studimi nuk thot ca dmthn sasia e vogel, se varet nga tipi i alkoolit dhe gradet qe ka.
Gjithsesi, smund te hidhen ne plehra tere studimet e bera mbi veren e kuqe dhe zemren.

Edhe studimi thot vete qe nuk ka te dhena shume te sakta. Tani duhet te besojme vetem cfare na pelqen?!
Ps: alkooli nuk metabolizohet ne dite

Te jap nje shembull, person 80 kg metabolizon 0.15 gram alkool/L per 1 h.
Keto korespondojne per 300 mL birre ( 5% alkool), 150 mL vere ( 10% alkool), 50 mL likor/ pije te fort ( 30% alkool).

Zina e nderuar per muslimanet Alkooli eshte i ndaluar qofte edhe nje pike e vetem qofte edhe nje pike e vetem ajo eshte alkool. e sa i perket sasise a eshte pak a eshte shume do marr thjeshte nje shembull.
e dijme fare mire kur esete i vogel urinon. sasia e urines eshte nej sasi e vogel. ndersa kur te behet burre ai perseri urinon por tani sasia eshte me e madhe. dmth pa marre parasysh sasine ajo eshte urine.
kjo eshte e njejte me alkoolin nuk ka rendesi sasia a eshte pak apo shume rendesi eshte qe eshte alkool.
pra kjo do te thote qe per ne pa marre parasysh sasine alkooli eshte e ndaluar.

Une nuk keshillova aske prej jush te konsumoni alkool.
Ju pergjigja artikullit qe thot
ashtuquajturve “mjekë”
keshillojne alkool, dhe e shpjegova qysh dhe tek keshillohet.

Gjithsesi, edhe Lover e tha qe ka dobi alkooli, edhe pse demi eshte me i madhe.

Sa per sasine dhe pikat e alkoolit, kam pyetur njeher per kuriozitet, si i behet psh nqs ka cokollata te ndryshme me qershi ne leng alkool, ose cokollata me konjak, apo psh mish i pjekur ne alkool ( alkooli evaporohet ne temp te larta, ngel aroma), ose dardha ne vere te kuqe ( po ashtu iken alkooli mbetet aroma).
 
Titulli: ا’është ALKOOLI?!

E ceka dhe me siper, qe cdo gje ka nje limit, nqs njerzit nuk dine ti vene limit vetes eshte tjeter problem.

Eh pra, problemin e ka zgjedhur I GJITHEDIJSHMI, pra e ka ndaluar, ja problemi. Ben edhe pa te, perderisa 99.9 % te pijeve tjera i ke te lejuara, behu rob falenderues, jo perbuzes, t'kerkosh me shume se sa qe te eshte lejuar. E perseri kjo ka t'beje me ate se sa dhe si e njeh robi Krijuesin. Ti si e krishtere, une si musliman, ai tjetri si cifut, nqfs ka bindjen e forte dhe te paluhatshme se Zoti si Krijues eshte ai qe e din me se mire se cfare i ben dem e cfare dobi krijeses, atehere nuk diskuton fare, por vetem thua: Ndegjova, u binda !

Alkooli nena e problemeve? Hmmm do shtoja duhanin dhe droget, ne te njejten shkalle, mos them e me siper droget.

Ka dallim kur thuhet nena e problemeve, me "nenen e te gjitha te keqijave". Ke parasysh !!!!

Pastaj, duhani nuk ekzisonte ne ate kohe. Nuk mund te krahasosh demin e duhanit me te alkoolit, ndersa drogen po. Per droge ekzsiton thenja tjeter e Profetit Muhammed a.s. qe ka thene se cdo gje qe deh, qofte edhe ne nje mase tejet te vogel, eshte Haram ( e ndaluar).

Sa i perket qokolladave me alkool, aty eshte tjeter muhabet. Humb efekti i dehjes gjate prodhimit te qokollades.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: ا’është ALKOOLI?!

Zoti ne Kur'an na thote se prej veres ka dem dhe dobi, por demi tek Allahu, eshte me i madh se dobia.

Besoj se kjo fjali ska me nevoj per komente per kete teme :)
Sdq doja te shtoja se ne USA, shkaku kryesor i cirrozes (demtimit kronik te melcise) eshte Hepatiti C edhe alkoli. :p
 
Titulli: ا’është ALKOOLI?!

Eh pra, problemin e ka zgjedhur I GJITHEDIJSHMI, pra e ka ndaluar, ja problemi. Ben edhe pa te, perderisa 99.9 % te pijeve tjera i ke te lejuara, behu rob falenderues, jo perbuzes, t'kerkosh me shume se sa qe te eshte lejuar. E perseri kjo ka t'beje me ate se sa dhe si e njeh robi Krijuesin. Ti si e krishtere, une si musliman, ai tjetri si cifut, nqfs ka bindjen e forte dhe te paluhatshme se Zoti si Krijues eshte ai qe e din me se mire se cfare i ben dem e cfare dobi krijeses, atehere nuk diskuton fare, por vetem thua: Ndegjova, u binda !

Ka dallim kur thuhet nena e problemeve, me "nenen e te gjitha te keqijave". Ke parasysh !!!!

Pastaj, duhani nuk ekzisonte ne ate kohe. Nuk mund te krahasosh demin e duhanit me te alkoolit, ndersa drogen po. Per droge ekzsiton thenja tjeter e Profetit Muhammed a.s. qe ka thene se cdo gje qe deh, qofte edhe ne nje mase tejet te vogel, eshte Haram ( e ndaluar).

Rob perbuzes? Me ngatron Lover.
E the vet qe ka dhe dobi? Kaq.
Une spo them lart e poshte, pini sa alkool te doni se do ndiheni suuper!! Ose qe alkooli sben dem.

Edhe mbase, as do kisha mare mundimin te pergjigjesha tek kjo teme, por menyra si ishte shprehur qe "te ashuquajturit mjek" keshillojne alkoolin, gje qe behet vetem ne rastin e veres, ne baze te studimeve qe kane kohe qe jane vertetuar.

Nqs njeri ska mundesi ti veri frena vetes, ka nje problem.
Ne flasim per alkoolin tani se ndikon me vetedije, e si pasoj sjell probleme jo vetem shendetit personit por dhe njerezeve te aferm, fale agresivitetit ose aksidenteve.
Por kur ha pa mase? E kjo i ben dem vetes, e si pasoj njerzit mbipesh e obeza.

Sa per duhanin, qe nuk ekzistonte ne ate kohe, hmmm kur eshte shpikur duhani?

Demi duhanit eshte i madhe, pse mos e cekesh? A nuk shkakton kancer plus semundje te tjera?? A nuk demton dhe njerzit qe ke afer se te teket ty te tymosesh cigaren??? S'jane deme keto?
Edhe nqs nuk eshte i cekur ne Liber, aq kohe sa ben dem, duhet ndaluar bashke me alkoolin dhe droget. Jane "nje fis" per deme!
 
Titulli: ا’është ALKOOLI?!

E the vet qe ka dhe dobi? Kaq.

Se kam thene une, por Krijuesi yt, i imi dhe i te gjitheve. Kush tjeter perpos Krijuesit e din me mire se kur robi mund ta teproje e kur jo ?

Nqs njeri ska mundesi ti veri frena vetes, ka nje problem.

Po pra, Zoti ka marre masat parandaluese, e ka ndaluar te terin, mu per kete shkak, sepse njeriu ndodhe qe jo gjithmone t'i vendose vetit frena.

Demi duhanit eshte i madhe, pse mos e cekesh? A nuk shkakton kancer plus semundje te tjera?? A nuk demton dhe njerzit qe ke afer se te teket ty te tymosesh cigaren??? S'jane deme keto?
Edhe nqs nuk eshte i cekur ne Liber, aq kohe sa ben dem, duhet ndaluar bashke me alkoolin dhe droget. Jane "nje fis" per deme!

Tema eshte per alkoolin, flasim cdo gje rreth alkoolit. Kur t'hapet tema per demet e droges apo te duhanit, edhe aty sjelli argumente nga Kur'ani dhe Sunneti. Keto gjera i ka sqaruar shume bukur Zoti, por qejfi i njeriut, ne kete rast i yti bie fjala, eshte qe t'perdoresh pak, edhe pse ka dem.
 
Titulli: ا’është ALKOOLI?!

sasia mjaft e paket ne dite asnjeher ste ben dem mesa kam lexuar dhe mesa kam degjuar nga gjysherit tane qe kan jetuar mbi 80 vjet.dhe sa per info un njof myslimaner qe falen,shkojn ne xhami perdit apo jan tamam besimtar qe e ndjekin,dhe rreth moshes mbi 40 vjec dhe pin vetem 1 Gllenk raki pasi i ben mire per zemren
 
Titulli: ا’është ALKOOLI?!

Se kam thene une, por Krijuesi yt, i imi dhe i te gjitheve. Kush tjeter perpos Krijuesit e din me mire se kur robi mund ta teproje e kur jo ?
se kam thene une ,por kriuesi yt,,?

po krijuesi i asaj i ka the asaj edhe qe Muhameti duhet te jet idhulli dhe shembulli i burrit te saj..

krijuesi i asaj i ka folur asaj nga nje krijes tjeter,,,dhe nga zemra e saj flet ai qe ka krijuar krijesa fallso,,

nderkoh qe ju flisni per dicka te gjithpushtetshme,,,e theksoj,,te plotfuqishme dhe te gjithpushtetshme,,qe e ka ndaluar rreptesisht veprimtarine dhe daljen jasht asaj qe quhet vullnet i tij,,por qe ne sot po diskutojm mbi kto probleme,,
keto jan te gjitha disa gjera qe ju bejn juve,,cop cope dhe pa asnje shpres per tu mar serjozisht nga njerez krenar.
 
Titulli: ا’është ALKOOLI?!

ilirjam me duket ke problem ti me trurin!
 
Pe: ا’është ALKOOLI?!

Sinqerisht po e them, pamarrëparasysh çfarë thonë mjekët,
me gjithëçka që mund të të bëjë të varur duhet pasur kujdes,
sidomos personat që nuk mund të kontrollojnë (frenojnë) veten.
Lojë me zjarr nuk ka. Ndoshta ka dobi, por dëmi mund të jetë tejet
i madh që të eksperimentohet. Ata që kanë hyrë në këtë valle vështirë
kanë dalë!
 
Titulli: Pe: ا’është ALKOOLI?!

Mbeshtetem me mendimin tend esht mese i drejt kur behet fjale per dicka TE VARUR esht mese e demshme per shendetin,sidomos kur arrin shfrenimin e vetvetes.
 
Titulli: ا’është ALKOOLI?!

uaaaaaaaa nuk dini ca eshte alkooli??????????
 
Titulli: ا’është ALKOOLI?!

Studimi nuk thot ca dmthn sasia e vogel, se varet nga tipi i alkoolit dhe gradet qe ka.
Gjithsesi, smund te hidhen ne plehra tere studimet e bera mbi veren e kuqe dhe zemren.

Edhe studimi thot vete qe nuk ka te dhena shume te sakta. Tani duhet te besojme vetem cfare na pelqen
Swee , studimi eshte i fundit i bere dhe thote :edhe sasia me e vogel te ben dem kjo si fillim . Po ne anen tjeter e kemi Librin Qiellor Kuranin qe na ndalon alkoolin .
Eshte shume lehte per ta kuptuar ket qeshtje sepse kemi : 1. Kuranin i cili na e ndalon alkoolin dhe tregon qellimin e ndalimit dhe 2 .kemi studimin e fundit te ber i cili konstaton se edhe sasia me e vogel e alkoolit ben dem .

Pastaj , Dr Lewis thote:''se konsumimi i alkoolit ndikon ne presionin e gjakut shume me teper sesa kemi konsideruar më pare ''. Kjo fjali e Dr Lewis cdo mendim me te hershem per alkoolin e hedhe posht me kete thenjie te saj . E ato studimet e bera me heret hedhi ne plehera lirisht ! Sepse i ke dy argumente provuse qe po e provojn kete qeshtje rrethe alkoolit . Siq e thash eshte Kurani dhe studimi i fundit .
Ketu nuk ka folozofi te madhe per ta kuptuar urtesin e ndalimit te alkoolit nga Kurani i Madherishem .
 
Titulli: ا’është ALKOOLI?!

Njerzit qe nuk friksohen,,nuk trimerohen ne gjendje te dehur,,,por sepse frikacaket skan guxim per te llogjikuar,, dhe qellimisht i ngaterrojne faktet.
religion - ascent to GOD.jpg
 
Pe: ا’është ALKOOLI?!

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: ا’është ALKOOLI?!

Se kane demin e njejte? Ke te drejte, nje doze droge ne dite sben dem.... te ben HIGH! e duhani...eshte natyral, pse mos e konsumojme ! Thuaj Jo alkoolit, e po te tjerave???? Do me pelqente te kishit te njejten kembngulje dhe kundra duhanit dhe drogeve!

Une me duket se shqip fola. Kur t'hapet tema per demet e duhanit & droges, e them qendrimin Islam, perderisa jemi duke folur dhe tema eshte hapur per alkoolin, mund t'flasim per alkool e jo t'kapercejme tek veset tjera te keqija, pa u sqaruar mire edhe kjo, pasiqe ka edhe te atille qe kane qendrim te kundert ndoshta, apo kane mendimin se pak pak, s'eshte problem, por shume, ta kalosh limitin, nuk ben, gje qe ne Islam, edhe kjo pakkkk eshte e ndaluar, madje edhe eshte vertetuar nga ana mjekesore. Pra, nqfs deshiron t'flasesh per alkool dhe demet e tij, urdhero. Po deshe tmarresh pergjigje per droge e duhan, e nderuar, ketu s'eshte vendi.
 
Titulli: ا’është ALKOOLI?!

Zoti ne Kur'an na thote se prej veres ka dem dhe dobi, por demi tek Allahu, eshte me i madh se dobia. Ndaj, ne nuk diskutojme fare se sa vere perdorim, qofte pak apo shume, urdheri eshte thyer, s'eshte respektuar.

Alkooli eshte nena e te gjitha te keqjave.

Loverboy 17 Orë Më Parë #19680 Kurrsesi demin se kane njejte, ke parasysh ! Mos ja fut kot

Une me duket se shqip fola. Kur t'hapet tema per demet e duhanit & droges, e them qendrimin Islam, perderisa jemi duke folur dhe tema eshte hapur per alkoolin, mund t'flasim per alkool e jo t'kapercejme tek veset tjera te keqija, pa u sqaruar mire edhe kjo, pasiqe ka edhe te atille qe kane qendrim te kundert ndoshta, apo kane mendimin se pak pak, s'eshte problem, por shume, ta kalosh limitin, nuk ben, gje qe ne Islam, edhe kjo pakkkk eshte e ndaluar, madje edhe eshte vertetuar nga ana mjekesore. Pra, nqfs deshiron t'flasesh per alkool dhe demet e tij, urdhero. Po deshe tmarresh pergjigje per droge e duhan, e nderuar, ketu s'eshte vendi.

Lover mos merr flake, se ske pse.
Spo te thot njeri pij alkool, e as po inkurajoj njeri ta bej. Nuk eshte dicka e domosdoshme per jeten e dite per ditshme, mund te jetojme shume mire pa.

Por jam kurioze te dij per ca dobi e kishe fjalen ne postimin e pare.

Dhe per droget&duhanin, erdhen ne diskutim, pasi ti inkriminon vetem alkoolin per dem, por droget bejne shume me shume dem se sa alkooli, dhe duhani po ashtu ben dem. Pra pergjigja erdhi, ne ate cfare ke shkruar ti, jo se kam une qejf te flas per duhan e droge, e te heq rendesine e debatit kundra alkoolit.

Ate dhe po thoja, ne vend te mbani nje qendrim kaq radikal kundra alkoolit, duhet ta mbani kundra te 3 ( alkool, droge, duhan).
 
Titulli: ا’është ALKOOLI?!

Alkoolizmi eshte semundje....... te pish pije qe permbajn nje nivel te caktuar alkooli ndonjehere jan te nevojshme te konsumohen per shendetin dhe organizmin.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: ا’është ALKOOLI?!

Ju lutem shum mos ngatrroni Fen me alkolin,kur vera esht prodhuar nga vet myslimanet,ne Arabine Saudite.

Alkoli ka "kontribuar" ne shkatrrim te njerzimit,qe pak nga pak po ndihen pasojat...
 
Edhe kjo ca lidhje ka? Kush do te ndjeki fen, e ndjek.

A se ne Arabi, shumica e njerezeve e kane statusin "mysliman" sdo te thote qe edhe jane, ose qe e ndjekin fene.

Keshtu, qe ska sens ti fusim tere njerzit ne nje thes.
 
E kisha fjalen qe mos me ngatrru alkolin me Fen,kur nuk i dim gjerat qart.
Ne Arabi shumica e kan statusin "mysliman" dhe e ndjekin,(shumica) edhe e ke me shifra statistikore...

Mos u ndje ne at thes t'lutem,sdoja te ofendoja askend thash vetem realitetin. Po shkatrrohet njerzimi! (Alkoli esht kontribues).
 
Back
Top