Aeroporti iu ofron kontrata 4 mujore 120 punëtorëve sezonal

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
f.0802150556746_m.jpg
Vendimet strategjike të menaxhmentit si puna 24 orë, shtimi i numrit të fluturimeve për 17 përqind në gjashtëmujor, rritja e numrit të udhëtarëve dhe hapja e terminalit VIP, kanë shtuar jashtëzakonisht shumë punën ne aeroport, ndërkohë që numri i punëtorëve aktualisht është i njëjtë sikurse në vitin 2006 kur janë shërbyer vetëm 880 mijë udhëtarë. Tani, stafi i ANP-së shërben 400 mijë udhëtarë më shumë apo 1 milion e 250 mijë udhëtarë në vit, thuhet në komunikatën e kompanisë.

Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës ka vendosur që të iu ofrojë kontrata katërmujore rreth 120 punëtorëve sezonal, për shkak të rritjes enorme të volumit të punës në kompani, në të gjithë sektorët, me çëllim të mbajtjes së shërbimeve ndaj udhëtarëve dhe kompanive në nivelin e duhur.

Sipas komunikates rritja e volumit të punës,- e cila erdhi për shkak të vendimeve strategjike të menaxhmentit, puna 24 orë në aeroport, rritja e numrit të fluturimeve prej 17 përqind për shkak të miratimit të programit nxitës për aviokompanitë, rritja e numrit të udhëtarëve për 5 përqind, hapja e terminalit VIP etj, vuri në pozitë kritike shërbimet ndaj klientëve të kompanisë sidomos gjatë muajit qershor dhe korrik.

Numri i punëtorëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për momentin është 630, i njëjtë sikurse në vitin 2006, kur janë shërbyer 880 mijë udhëtarë, ndërsa tani numri i udhëtarëve ka kaluar shifrën prej 1 milion e 250 mijë udhëtarë.

“ Janë rreth 400 mijë udhëtarë më shumë se në vitin 2006 të cilët shërbehen nga stafi i kompanisë, ndërkohë që numri i punëtorëve ka mbetur i njëjtë. ثshtë i pamundur vazhdimi i punës në aeroport me numër të njëjtë të punëtorëve. Shërbimet ndaj udhëtarëve dhe kompanive gjatë këtyre muajve, sidomos në qershor dhe korrik u vunë në pozita kritike, çka detyroi menaxhmentin të marrë një vendim të tillë për punësimin e punëtorëve sezonal” tha Koordinatori për Marëdhënie me Jashtë i ANP-së, Altin Ahmeti.

Sipas tij, që nga fillimi i punës edhe në ndërrimin e tretë, apo 24 orë punë, vendim që ka rezultuar shumë i suksesshëm për shkak se tani rregullisht në këtë orar fluturojnë 3 kompani ndërsa gjatë vikendeve ka nga 7 fluturime, lindi nevoja për punësimin e punëtorëve të rinj.

“ Prej muajit prill kur në aeroport filloi puna 24 orë, punëtorët ekzistues në operativë kanë punuar pa pushim gjatë vikendeve dhe duke tejkaluar orët zyrtare të punës, 172 orë të rregullta në muaj dhe 40 orë over-time me pagesë (orë shtesë me pagesë).

Në shumicën e rasteve shumë prej punëtorëve kanë arritur deri në 80 orë overrtime mirëpo kompania nuk ka mundur ti paguaj më shumë se 40 orë shtesë për shkak se është e ndaluar sipas ligjit. Ju jemi mirënjohës këtyre punëtorëve për punën e pakursyer dhe ndihmën e dhënë, ndërsa orët shtesë të punuara nga ata do të kompenzohen me ditë pushimi”, tha tutje koordinatori Ahmeti. Pranimi i punëtorë sezonal me kontrata katërmujore është bërë konform të gjitha rregullave dhe ligjeve të Republikës së Kosovës.

Gjatë muajit prill qe shpallur konkursi nga ana e kompanisë, konkurs në të cilin konkuruan rreth 4 mijë persona, ndërsa procesit të intervistimit i janë nënshtruar rreth 500 persona gjatë muajit Maj dhe Qershor.

120 punëtorët e pranuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës do të punojnë në të gjitha sektorët, bagazh, sigurim, restorante, mirëmbajtje, stjuardesa etj
*telegrafi*
 
Back
Top