Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Aeroportet e Shqipërisë në dispozicion për operacionet në Libi

Love

βeℓℓe â๓e
Shqipëria u ofron forcave ajrore britanike aeroportet e saj në rast emergjence për kryerjen e operacioneve në Libi.

Në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Jashtme bëhet me dije se ky konfirmin iu dha sot përfaqësueses së diplomacisë së Mbretërisë së Britanisë së Bashkuar në Tiranë, znj. Fiona McIwham gjatë një takimi që zhvilloi me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto. Shqipëria ka përshëndetur që në fillim, rreth para një muaji koalicionin ndërkombëtar për ndërhyrjen ushtarake në Libi dhe u ka ofruar vendeve pjesëmarrëse të gjitha lehtësitë e saj aero-portuale. Kreu i qeverisë së Tiranës, kryeministri Berisha, e ka vlerësuar misionin e koalicionit ndërkombëtar në Libi si “shumë të rëndësishëm për lirinë, paqen dhe stabilitetin në Mesdhe”./Deutsche Welle/
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top