اelja e negociatave, Luksemburgu: Në 2018-ën, por zbatoni reformat

اelja e negociatave, Luksemburgu: Në 2018-ën, por zbatoni reformat

bushati-1.jpg

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, ka deklaruar se në vitin 2018 mund të çelen negociatat për Shqipërinë me Bashkimin Evropian.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, diplomati evropian, paralajmëroi se gjithçka varet vetëm nga Shqipëria dhe jo nga Brukseli.

“Luksemburgu do ta promovojë këtë, por s’varet vetëm nga Brukseli. Varet edhe nga politika e brendshme. Kemi shpenzuar më tepër se 7.6 milionë për ndihmë teknike për qytetarët shqiptarë, mendoj që diçka e tillë është goxha ndihmë, është respektuar ndihma nga vendi juaj, duhet të jetë e mundur që të nënshkruajmë edhe marrëveshjen për shmangien e taksimit të dyfishtë”, tha Jean Asselborn.

Ai shtoi se zbatimi i reformave dhe i prioriteteve, do të ishte një hap i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

“Ndoshta 2018-ta do të jetë një vit i mirë për Shqipërinë. ثshtë një vendim që ju përket dhe juve, e përsëris. Keni bërë përpjekje të vazhdueshme për reformën në drejtësi, është e rëndësishme, por reforma të tjera që duhen përmbushur janë, reforma për administratën publike, lufta kundër korrupsionit, këto janë si bibla për hyrjen në BE. Luksembugu si vend anëtar nuk ka kompetenca në BE për të ndërhyrë. Nëse doni të shkoni në BE, keni nevojë për reformën në drejtësi”.

Po ashtu Asselbron nënvizoi se fluksi i kërkesave për azil nga vende të Ballkanit Perëndimor është një problem jetik. “Nuk promovohen kërkesat për azil të pabazuara. E di që Shqipëria ka bërë shumë për të ndaluar azilkërkuesit dhe kjo është një gjë e mirë”.

(gazeta-Shqip.com)
 
Une personalisht se deshiroj futjen e Shqiperise ne BE pasi te gjithe e dime sesi ndryshoi jetesa ne disa nga shtetet qe u futen. (Greqi, Itali, Spanje, Portugali...) Une kam jetuar vete ne Itali dhe e kam pare sesi u katandis mbasi u fut ne BE. Merret me mend se sa probleme mund te hasin shqiptaret ne nje realitet te tille.
Sidoqofte mbetet ceshtje opinioni personal por thelbi eshte: Fajin pse nuk futemi e kemi vete.

Darius
 
Në atë gjendje të mjerueshme që i kanë lënë shqiptarët, e vetmja mundësi që shohin është të largohen nga vendi i tyre e të treten nëpër vende të huaja, prandaj e duan BE-në.

Italia, Greqia, Spanja, Portugalia etj. kishin ekonomi dhe nivel të mirë jetese para se të hynin në BE.
 
Redaktimi i fundit:
Per fat te keq nuk ka rruge tjeter ....te pakten ndertohet shteti e ju hapen rruget popullit.

Populli ka ngelur si peshku ne te thate,skandal (gjendje e mjeruar)... nderkohe qe shteti bredh me milliona/billiona.
 
Redaktimi i fundit:
Une personalisht se deshiroj futjen e Shqiperise ne BE pasi te gjithe e dime sesi ndryshoi jetesa ne disa nga shtetet qe u futen. (Greqi, Itali, Spanje, Portugali...) Une kam jetuar vete ne Itali dhe e kam pare sesi u katandis mbasi u fut ne BE. Merret me mend se sa probleme mund te hasin shqiptaret ne nje realitet te tille.
Sidoqofte mbetet ceshtje opinioni personal por thelbi eshte: Fajin pse nuk futemi e kemi vete.

Darius

Italia dhe Greqia u katandisen per arsye te korrupsionit.... po per te njenten arsye nuk po hyn dot as Albania.

Ne krahasim me k'to shtete.. Albania e ka te nevojshme dhe I bien qe te rindertohet jo te shkaterrohet, sic po rregullohet edhe ...Rumania,Ukraina,Bullgaria etj etj
 
Askush nuk e ka te qarte se cilat jane anet pozitive dhe negative te mareveshjes se integrimit. Ne kendveshtrimin tim, prioriteti shqiptar nuk duhet te jete "pranimi me cdo kusht ne BE", por kthimi i vendit ne rrugen e legjitimit dhe reformave demokratike. Vetem kur ta kemi barkun plot, mund te kerkojme edhe embelsiren ne fund.

Darius
 
..... Albania e ka te nevojshme dhe I bien qe te rindertohet jo te shkaterrohet, sic po rregullohet edhe ...Rumania,Ukraina,Bullgaria etj etj
Rumania, Ukraina dhe Bullgaria kane qene gjithnjë më mire se Shqiperia, megjithate sot keto vende kane korrupsion te larte, pothuajse si Shqiperia.

Bullgaria dhe Rumania, si anetare te BE, kane te drejte pune dhe mireqenia eshte rritur pak, por gjithashtu keto dy vende e kane mbushur Evropen me lypsare. Krahas punes, marrin edhe ca fonde nga BE, po kjo eshte ne kurriz te vendeve me te pasura dhe eshte perkohshme, sepse ekonomia e vendeve te quajtura te pasura po bie. Kur te behen te gjitha njesoj, s'do do te kene ku te shkojne më, e do të rrezohen te gjitha bashke...

AJo qe po shohim sot ne vendet e pasura te BE, eshte rritja e papunesise, renia ekonomike dhe e mireqenies, e ketyre po u shtohet edhe pasiguria dhe rritja e kriminalitetit, aq sa njerezit kane frike te dalin edhe neper qendra e rruge.

Sikur Shqiperia te hynte sot ne BE, do te kishte nje vershim masiv neper Evrope. Shqiperia pothuajse do te boshatisej. Mirepo edhe ne Evrope nuk do ta gjenin lule. Edhe sikur te gjenin pune, do të punonin vetëm për të paguar qiranë e shtëpisë dhe për te ngrënë. Kjo në shkëmbim të shkrirjes së vendit, se ata që ikin, nuk kthehen më. Kështu do të shkriheshin te gjithe ne BE, e cila po shkrihet edhe në vetvete

Nuk eshte zgjidhja e duhur per njerezit te ikin nga vendet e tyre, por te punojne e t'i ndertojne. E kur nuk ua krijojne kete mundesi, eshte keq per te gjithe.
 
Shqiptaret e thjeshte presin nga BE "cekun e bardhe" qe paguan per zgjidhjen e gjithe problemeve te tyre. Kurse intelektualet shqiptare, e shohin anetaresimin e Shqiperise ne BE si nje droge te negojshme qe ti beje te ndihen mire ne raport me fqinjet e boten.

Shqiptaret e thjeshte do te ngelen me gisht ne goje e do te sulmojne e percmojne klasen politike, mediat dhe inteligjencen e atij vendi, qe e anetaresuan Shqiperine ne BE dhe krijuan mirazhin e BE ne syte e shqiptareve, pa debat e analizuar pasojat e nje vendimi te tille.
Mjafton ti hedhim nje sy Greqise e Italise, dy fqinjeve tane, si jane katandisur ne BE.

Une nuk kam qene e nuk do te jem ndonjehere dakord me kedo, qe e shikon anetaresimin ne BE si nje "arritje historike" apo "fundin e historise se ketij populli". Ne syte e mi, ideja e BE eshte vetem impotenca e politikes shqiptare per te ndertuar nje shoqeri demokratike dhe nje shtet te se drejtes.

Edhe pas hyrjes ne BE, shqiptaret do te kene te njejten klase politike, te njejtat probleme, ajo qe do te ndryshoje eshte qe shteti shqiptar do te kete me pak liri veprimi per tu dhene zgjidhje ketyre probleme. Per cdo gje, do ngrene telefonin ti marrin leje Brukselit.

Darius
 
Shqiptaret e thjeshte Kane nevoje qe te ju hapen dyert e lira/hapura....qofte kjo per pune qofte per studime.

Shqiperine e vizitoj rregullisht e c'do vit me ngjan me katastrofe e varfer ....realiteti flet vete. Shqiptaret e thjeshte/populli...ka ngelur as ne toke e as ne qiell, sepse Jua Kane mbyllur dyert e te tera mundesite... nderkohe qe shteti eshte pasuruar per xhepin e tij ( kjo vlen per te Tera partite)

Duke marre parasysh qe Shqiperia nuk ka refugjate e rraca te perziera/huaja... e ka krimin edhe varferine shume te larte.

Shtetit te korruptuar nuk ka c'fare ti beje populli I shkrete/thjeshte.... nuk ka rruge tjeter vetem Europa ju vjen hakut k'tyre gomereve qe e shkaterruan vendin & popullin, per k'te arsye nuk ka rruge tjeter pervecse te hyje ne Europe.

Ps... do isha zgjatur me thelle e gjere,por jam me tel .
 
Rumania, Ukraina dhe Bullgaria kane qene gjithnjë më mire se Shqiperia, megjithate sot keto vende kane korrupsion te larte, pothuajse si Shqiperia.

Bullgaria dhe Rumania, si anetare te BE, kane te drejte pune dhe mireqenia eshte rritur pak, por gjithashtu keto dy vende e kane mbushur Evropen me lypsare. Krahas punes, marrin edhe ca fonde nga BE, po kjo eshte ne kurriz te vendeve me te pasura dhe eshte perkohshme, sepse ekonomia e vendeve te quajtura te pasura po bie. Kur te behen te gjitha njesoj, s'do do te kene ku te shkojne më, e do të rrezohen te gjitha bashke...

AJo qe po shohim sot ne vendet e pasura te BE, eshte rritja e papunesise, renia ekonomike dhe e mireqenies, e ketyre po u shtohet edhe pasiguria dhe rritja e kriminalitetit, aq sa njerezit kane frike te dalin edhe neper qendra e rruge.

Sikur Shqiperia te hynte sot ne BE, do te kishte nje vershim masiv neper Evrope. Shqiperia pothuajse do te boshatisej. Mirepo edhe ne Evrope nuk do ta gjenin lule. Edhe sikur te gjenin pune, do të punonin vetëm për të paguar qiranë e shtëpisë dhe për te ngrënë. Kjo në shkëmbim të shkrirjes së vendit, se ata që ikin, nuk kthehen më. Kështu do të shkriheshin te gjithe ne BE, e cila po shkrihet edhe në vetvete

Nuk eshte zgjidhja e duhur per njerezit te ikin nga vendet e tyre, por te punojne e t'i ndertojne. E kur nuk ua krijojne kete mundesi, eshte keq per te gjithe.

Po mire mo te ikin k'to e te kthehen ato qe Kane ikur me kohe... looool

Do te ktheheshe ti ?apo ke zene rehat aty ku je ? Loool

Eshte kollaj te flasesh me fjale Artin, por realiteti nga afer Eshte I hidhur... e ti thuan le ti mbajne mbyllur si Dulla ne nje kohe( te pakten Dulla I Vinte ne pune ) por sot po ngordhin per buke ( gjene minimale) .
 
Zana, hyrja ne BE nuk i zgjidh problemet e shqiptareve, perkundrazi i demton ato, qe nga ceshtja kombetare, qe nga ekonomia e vendit e deri tek statusi gjeo-strategjik i Shqiperise ne Ballkan. Hyrja e Shqiperise ne BE e zbeh partneritetin e Shqiperise me USA.

I vetmi zhvillim pozitiv qe une mund te mendoj nga ky lajm eshte fakti se klasa politike shqiptare do te jete nen monitorimin e ngushte te Perendimit, pra nuk do te kene mundesi ta dredhin shume bishtin sic kane bere deri me sot. Le te shpresojme qe ky hap te pakten te emancipoje klasen politike shqiptare, megjithe une perseri kam rezervat e mia edhe ne kete pike.

Darius
 
Mund te demtoje interesat e shtetit por une me k'te gjendje qe kam para syve po mendoj per interesat e popullit.

Ti jeton edhe ne Albania ...nuk te Ben pershtypje gjendja e mjeruar e popullit??? Nuk ka rruge tjeter Shqiperia sepse korrupsioni mbizoteron ne mase.

Popullit te thjeshte ti hapen dyert e mundesite e te rehatohen per interesat e tyre... per interesat kombetare pastaj le te merakosen e ta mbajne ky grupi si puna e jote loool

Fundja fundit shtepia Eshte aty ku te jepet mundesia e ndihesh rehat...jo aty ku te shtypin koken e te dhemb barku per buke.

C'pune kemi me USA ne ,kur kemi Europen ne dere ? ( merr shembull nga gabimi qe beri Anglezi me Brexit)
 
Zana1 said:
Po mire mo te ikin k'to e te kthehen ato qe Kane ikur me kohe... looool

Do te ktheheshe ti ?apo ke zene rehat aty ku je ? Loool

Eshte kollaj te flasesh me fjale Artin, por realiteti nga afer Eshte I hidhur... e ti thuan le ti mbajne mbyllur si Dulla ne nje kohe( te pakten Dulla I Vinte ne pune ) por sot po ngordhin per buke ( gjene minimale)

Ne ate gjendje qe eshte Shqiperia, nuk kthehet askush. Por edhe ikja nuk e permireson gjendjen. Shqiperia eshte vendi me emigrimin me te madh ne bote, per numrin e banoreve. Nuk eshte zgjidhja te ikin te gjithe.
Kane 27 vjet qe ikin dhe kur nuk u rregullua per 27 vjet, nuk do te rregullohet as per 270 vjet.

Thashe qe edhe Evropa po bie dhe gjerat sa vijne e keqesohen, keshtu qe ikjet e reja nuk do te rregullojne gje.

Mos e personalizo temën dhe ruaj edukatën në diskutim.
Ti dhe unë jemi larguar nga nevoja, jemi detyruar.. por une do kthehesha nese Shqiperia do të hynte ne shinat e zhvillimit.
Qe ti dhe une kemi ikur, eshte keq edhe per Shqiperine, edhe per vendet e tjera. E mira është që secili te jetoje ne vendin e tij.
 
Redaktimi i fundit:
Po pikerisht te tere po shikojne interesat e tyre personale duke me perfshire edhe mua e ty qe kemi ikur e kemi zene rehat.

E njenta gje duhet te behet edhe me k'to brenda kufinjve , te ju hapen dyert edhe e gjejne vete rehatine/zgjedhjen pastaj .... nuk Punon as anglezi tek ne ...por te tere Shqiptaret qe Kane ardhur me nje mije halle duke rrezikuar jeten e duke sakrifikuar jetojne Edhe ne te zeze ,ama te tere Jane ne pune edhe pse ne te zeze.

Ndersa ti thuan ti mbajne mbyllur si puna e qenit se kshu te leverdiska ty ceshtja kombetare nderkohe qe vete je rehatur, pastaj na flet edhe per Edukaten e na Ben moral. Loool
 
Redaktimi i fundit:
Shyqyr do zoti behet kjo qe njerezit te ndihen te lire per te jetuar kudo.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top