اekia mbështet perspektivën evropiane të Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm për BE në Ministrinë e Jashtme të اekisë, Libor Secka, ka deklaruar të premten në Prishtinë se vendi i tij mbështet perspektivën evropiane të Kosovës dhe se prioritet i politikës së jashtme të vendit të tij është Ballkani Perëndimor.

Këto komente ai i bëri pas takimit me kryeministrin Hashim Thaçi. Diplomati çek po sot është pritur edhe nga ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni.

“Po bisedojmë me këto shtete mënyrat më efektive se si ato të integrohen më shpejtë në BE. Kemi pasur bisedime shumë të mira me kryeministrin Thaçi për eksperiencën çeke në rrugën e saj në BE. اekia mbështet perspektivën evropiane të Kosovës”, ka thënë Secka.

Pas takimit me Seckan, kryeministri Hashim Thaçi tha se e ardhmja e Kosovës dhe e të gjitha vendeve të rajonit është në Bashkimin Evropian. “Vizioni i qeverisë është i qartë, Kosova ka të ardhme të sigurt evropiane”, theksoi Thaçi.

Kryeministri Thaçi ka komentuar edhe zërat për tërheqjen e NATO-s nga Kosova. Sipas kryeministrit kjo tregon se Kosova është vend i sigurt, ku sundon paqja dhe ligji.

Ndërsa, ministri i Jashtëm Skënder Hyseni tha se është biseduar me diplomatin çek për koordinimin e veprimeve ndërqeveritare, në përgatitjen e Kosovës për integrime evropiane, në mënyrë që Kosova të jetë e gatshme t’i përmbush të gjitha kërkesat dhe standardet e kërkuara për integrime evropiane. /RTK/Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top