Adresat e reja, ja si do të shkruhen tani

v-endbanim-harta-adresa.jpg


Ka hyrë në fuqi modeli i ri i adresave, i cili do të duhet të zbatohet nga të gjitha institucionet publike, private, personat juridikë e fizikë në çdo format zyrtar që kërkohet.
Ministria e Brendshme, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, ka përcaktuar edhe mënyrën sesi do të vendosen elementet përbërëse të saj.
Ligji parashikon edhe sanksione të forta për institucionet vendore që nuk do të zbatojnë këtë detyrim: Gjoba tashmë është dyfishuar për kryetarin e bashkisë (100,000 lekë) dhe Zyrën e Urbanistikës (50,000 lekë).

Elementet e adresës do të shkruhen sipas kësaj radhe:
– emri i bulevardit/ rrugës/ rrugicës/ sheshit ose parkut;
– numri i ndërtesës “Nd”, numri i hyrjes “H”, numri i apartamentit “Ap”;- emri i qytetit/fshatit, emri i njësisë administrative, kodi postar;

– emri i bashkisë. Në çdo rast emri i rrugës, si dhe emrat e bashkisë dhe njësive administrative, shkruhen me germa të mëdha. Nëse ka shkurtime pas tyre vendoset “ . ”.

Elementet për ndërtesën, hyrjen dhe apartamentin do të shkruhen në një rresht dhe do të ndahen ndërmjet tyre me shenjën “ , ” ose “ ; ”. Në rastet kur mungon numri i hyrjes së ndërtesës dhe numri i apartamentit do të thotë se ndërtesa ka përkatësisht një hyrje dhe hyrja ka vetëm një apartament. Në këtë rast do të shkruhet vetëm numri i ndërtesës. Në rastet kur mungon numri i apartamentit do të thotë se ndërtesa ka përkatësisht një hyrje dhe hyrja ka vetëm një apartament. Në këtë rast do të shkruhet numri i ndërtesës dhe numri i hyrjes.
Emrat që përcaktojnë elementet fshat qytet/njësi administrative dhe kodi postar, do të shkruhen në një rresht, të ndarë midis tyre me shenjën “ , ” dhe “ ; ”.
Emri i Bashkisë do të shkruhet në rreshtin e fundit në rastet kur kemi adresë brenda vendit dhe kur kemi adresë për jashtë vendit do të shtohet dhe emri i shtetit në të njëjtin rresht me emrin e bashkisë të ndarë midis tyre me shenjën “ , ” dhe “; ”.
SHEMBUJT
a)Në rastet kur kemi për të shkruar adresën në Bashkinë Tiranë:Rr. “MYSLYM SHYRI” Rr. “MYSLYM SHYRI”Nd.5, H.2, Ap.12 Nd.5; H.2; Ap.12Njësia Administrative Nr.10, 1001 Njësia Administrative Nr.10; 1001TIRANث TIRANث
b) Në rastet kur kemi për të shkruar adresën ku qyteti dhe njësia administrative është me emër të njëjtë me bashkinë:Rr. “JANI VRUHO” Rr. “JANI VRUHO”Nd.5, H.2, Ap.12 Nd.5; H.2; Ap.12
5003 5003

BERAT BERAT

c) Në rastet kur kemi për të shkruar adresën ku qyteti dhe njësia administrative është me emër të njëjtë, por me emër të ndryshëm me bashkinë:

Rr. “AGIM RAMADANI” Rr. “AGIM RAMADANI”

Nd.10, H.2, Ap.12 Nd.10; H.2; Ap.12

BAJRAM CURRI, 8702 BAJRAM CURRI; 8702

TROPOJث TROPOJث

d) Në rastet kur njësia administrative ka emër të ndryshëm nga bashkia:Rr. “DELIALLISI” Rr. “DELIALLISI”Nd.46, H.1, Ap.3 Nd.46; H.1; Ap.3
SUKTH, 2010 SUKTH; 2010

DURRثS DURRثS



Rr. “KOSOVA” Rr. “KOSOVA”

Nd.23, H.1, Ap.3 Nd.23; H.1; Ap.3

LAا, 4701 LAا; 4701

KURBIN KURBIN

Revista Monitor.
 
Titulli: Adresat e reja, ja si do të shkruhen tani

O sa bukur :D Me ne fund po behemi si europa ne shekullin e 15 :D
 
Titulli: Adresat e reja, ja si do të shkruhen tani

ahaahahah shtepija e filanit me porte ne fund te oborrit :posta:
 
Titulli: Adresat e reja, ja si do të shkruhen tani

Endrra e endrres te behet postiere :P
 
Titulli: Adresat e reja, ja si do të shkruhen tani

:fla: ......... :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top