Një adoleshent amerikan i mbijetoi një shtize të ngulur përmes trurit. Mjekët thanë se kjo është një mrekulli, raporton BBC.
Yasser Lopez, 16 vjeç, po e merr veten pasi u godit aksidentalisht me një armë me shtiza nga një shok i tij gjatë një udhëtimi peshkimi në Florida.
Mjekët në Jackson Memorial Hospital në Majemi thanë se shtiza 90 centimetër i hyri në tru përmes syrit të djathtë dhe i doli nga pas kokës.
Ai tani ka nisur të flasë pas një operacioni që zgjati tre orë.
Mjekët thanë se adoleshenti nuk mban mend gjë nga aksidenti i çuditshëm.
Ndërkohë që mjekët nuk janë ende të sigurt për dëmin që i është shkaktuar kujtesës së tij, ata thonë se gjendja mund të ishte shumë më keq.
“ثshtë një mrekulli që shtiza nuk preku enët kryesore të gjakut në tru,” tha neurokirurgu Ross Bullock para gazetarëve.
Gjithashtu mjekët thanë se trajektorja e objektit pati shumë rëndësi, pasi nuk u prekën pjesët e trurit përgjegjëse për të folurën dhe funksione të tjera të rëndësishme
Burimi: realitetisot