اdo njeri vdes, por jo të gjithë njerëzit e jetojnë jetën!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Po e filloj temen, me nje titull te inspiruar ( te vjedhur me mire thene :p) nga firma e anetarit Kitra 123
" اdo njeri, vdes por jo të gjithë njerëzit e jetojnë jetën!"

Kur mendon qe media e jetes eshte diku tek 70 -75 vj, per nje njeri i cili nuk peson ndonje aksident ose nuk abuzon me alkool, gjellra..e te tj... do thuash uuu sa shume 75 vj...gjithe ajo kohe...
Por nqs e mer shtruar, e te mendosh qe gjate ketyre 70 vj kalon ne per faza te ndryshme te jetes...se di a do duken me aq shume...
Feminija kalon shume shpejt..sepse je i zene te lozesh..te besh miq te ri, te zbulosh sa me shume gjera te reja...
Adoleshenca kalon me problemet tipike, e njerut qe po pergatitet per te hyre ne boten e te "medhenjeve'
Te rinjte mbasi qe kan kryer nje edukate shkollore fillojne kerkimet per nje pune qe ti ofroj sa me shume konfort material...
Te medhenjte mendojne per te krijuar nje familje, per ta mirmbajtur ate, dhe per te patur gjithe konfortin ...
Pleqt...eh pleqt rine e mendojne se si iku jeta pa kuptuar...
Por nqs gjate te gjithave ketyre fazave, nuk harrone te vlersosh kohen, te dalesh me miqt, te vesh me pushime, te blesh dicka qe te pelqen, te besh sport, te vesh ne koncerte, teater, apo ne cdo vend tjeter qe te ben ty kenaqsi...koha nuk eshte e humbur...por eshte e investuar mire...
Po ashtu njerzit te cilit nuk vendosin ta ndajne jeten me dike...jan njerez me nje jete te pajetuar...sepse vetmija eshte armiku me i madh i nje njeriu...
Njerzit qe tere jeten kerkojne menyra si te pasurohen, nuk prishin asnje leke me teper se duhet te zmadhohet konti ne banke, njerzit qe zihen me vllezrit per toka....skan nje jete te jetuar...e sic thot dhe shpreja....nje dite te gjithe do vdesim, e ci duam leket? Nqs nuk ditem te jetojme, dhe te shfrytzojme te gjitha opcionet qe na ofroj jeta...
Pra njerez, mos harroni te jetoni, mos u zhytni ne pune dhe mendoni te beni dicka per shpirtin tuaj, dicka qe tju sjelli kenaqsi...JETONI JETEN... E CARPE DIEM!
 
Ate themi gjithmone,e pastaj harrojme ta veme ne veprim...mgjth rendesi ka mos ti humbasesh shpresat e sa te jemi gjalle ti themi vetes: Jeta vazhdon!
 
Personalisht mendoj se secili jeton ne menyren e tij , por per te jetuar jetojm te gjithe.
Ndoshta pikerisht ai qe ne pamje duket nuk jeton , eshte ai qe shpirterisht ka jetuar shume mire.
 
E vertet kjo qe thua.
Shm njerez humbin ne vorbullen e perditshme pa reflektuar.
Un jam duke ber pak nga te gjitha :p
 
Eshte e vertet ,njerzit harrojne ta jetojne te tashmen ..harrojne te mendojne se vetem 1 here kemi te drejte te jetojme .
 
besoj qe ne kete moment te jetes time nuk mund te them nese po e jetoj jeten plotesisht , kete verifikim do e bej ndoshta me vone , rendesi ka qe po mundohemi pastaj ka me teper gjera..... normalisht qe ka por shohim pak nga pak te arrijme gjysmen ne menyre qe te mund ti themi vetes " ja diku kam arritur"[/COLOR
 
Cdo njeri vdes. Me e keqja eshte kur atyre qe jane akoma gjalle, u vdes zemra, u vdesin ndjenjat njerezore, behen rober te epsheve te tyre, nuk dine se cfare kerkojne nga kjo jete, thjeshte bien ne kategorine e kafsheve qe vetem hane, pine & bejne gjume. Te tillet per mua, nuk e kane jetuar jeten me plotkuptimin e fjales "jete njerezore" por jete shtazarake.
 
Jeta eshte si fryma, e nxjer dhe nuk te kthehet me, andaj jetojeni dhe servirini jetes gjera te bukura. Jetojeni jeten me dashuri, me hare, me optimizem, me endrra dhe vizione e rrini sa me larg zilise, xhelozise dhe etjes se madhe per para.
 
Po e filloj temen, me nje titull te inspiruar ( te vjedhur me mire thene :p) nga firma e anetarit Kitra 123

Sa per sqarim, kirrten mund ta quash pirate qe vjedh shkrimet e mia :p, dhe kjo shprehje " every man dies but not every man lives " vjen nga filmi i famshem Bravoheart qe luhet nga aktori edhe me i famshem Mel Gibson.
Me sa e kam analizuar un ket shprehje ( kuptohet pa ndihmen e askujt se sme vyne), kom ardh ne perfundim se kjo dmth qe dikush jeton veq si hije duke prit qe ti vij vdekja sepse edhe ashtu ska pse i duhet jeta, dikush tjeter jeton e sakrifikon me gjith shpirt per te len diqka mbrapa, qofte nje kontribut per atdheun, nje te ardhme per familjen apo edhe nje rrespekt te larte ndaj atyre qe e rrethojne.
Misterin e jetes nuk e zgjidh fenomeni i vdekjes, edhepse kjo e fundit eshte nje realitet, por shumica parapelqejne ta quajn "fenomen" sepse nuk e kuptojne pse njerzit duhen te vdesin.
Jeta ka nje mision, por jo me te vetmin vizion siq mendojne disa : lind, jeto dhe vdis.
Kur njeriu jeton, dhe per gjath gjithe jetes nuk e kupton pse jeton, ai per mua eshte vetem nje qenie e gjalle qe sorollatet neper toke me ide te vdekura. Sepse kur mungojne idete apo arsyet, bie vullneti. Kur bie vullneti te humbet besimi, dhe gezimi. E kur mungon gezimi nje filozof qe sme kujtohet emri, thot : Kush e ka humbur gezimin ne jete, ai per mua nuk eshte i gjalle. Ate une e quaj kufom te pergjumur.
 
ke kjo tema jam rejat 24 ore spat pun shpi raki shoqni gerrnet qef skam ca em shtu mo e kam gezuar dhe vazhdoj te gezoj jeten time me mir 50 vjec dhe jet qefi se sa 75 e te jesh shpi pune
 
Une pak a shume si ky ylli me siper , kam shkuar disa here afer vdekjes me motorr po prap kur hipi lart behem nje me motorrin edhe smendoj asgje edhe e kam thene shume her e eshte me mire se sex keshtu qe se vras mendjen ....Une qe i vogel instoja edhe pak a shume i kam bere ato qe doja edhe ato bej akoma .


:djalle:
 
Titulli: اdo njeri vdes, por jo të gjithë njerëzit e jetojnë jetën!



Pra njerez, mos harroni te jetoni, mos u zhytni ne pune dhe mendoni te beni dicka per shpirtin tuaj, dicka qe tju sjelli kenaqsi...JETONI JETEN... E CARPE DIEM!

Cfare ne te vertet eshte kenaqesia? Si kuptohet kenaqesia nga njerzit ? Cila eshte kenaqesia e vertete ? Keto jane pyetja te cilat e dhene pergjigjen me se miri se , kush jane ata te cilet e jetojn jeten e me se miri !
Pastaj a jane ata qe posdojn para qe e shijojn kenaqesin ? Apo ata te varferit qe para ne gjep nuk kane ?! Pastaj kenaqesia eshte ne shpirtin e atyre njerzeve qe vrapojN dite e nate mbas kurveris , apo tek ata qe e ruajn nderin e tyre gjathe gjithe jetes , dhe e ruajn familjen e tyre dhe i edukojne femijet e tyre .
Shumica e njerezeve kenaqesin e shohin ne syt e tyre ne posedimin e paras , berjes kurveri me gjinin e kundert sa do here te ju vjen mundesia ,pastaj pirjen e pijeve te ndryshme narkotike e alkoolike etj . Po ne te vertet a jane keto kenaqesi te verteta ???
Nese shijohen keto qe i ceka me larte , ndoshta ne ato momenete ne shijimin e tyre do te ndjen kenaqesi ! Por keto vepra - kenaqesi do te behen shkaktar qe njeriu per keto kenaqesi te vogla ti humbas kenaqesit e medha qe ja sjell kjo jete dhe jeta tjeter .
Ne nese ndalim i shikojm njerezit te cilet jane dhen pijeve alkoolike dhe narkotike . Mund te vijm ne perfundim se a jane ata qe e kane shijuar me se miri jeten ?! E njejta eshte edhe per ata te cilet jane dhene epsheve te kuvresis , pasuris , etj.
Ata te cilet me se miri e jetojn jeten jane - ata njerez te cilet e kuptojn qellimin e jetes ! Dhe cdo sfid te jetes e kalojn me durim dhe me zgjurasi e me lehtesi din te menagjojn dhe dalin lehte prej sprovave te jetes : si ne pasuri , si ne varferi , si ne gezim , si ne hidherim , si ne veshtersi , si ne kenaqesi ej Keta jane qe ndjejen kenaqesi dhe jetojn jeten me se miri. E keta jane me te urtit e njerzeve , e nese njerzit e tille te urte nuk dijn te jetojn jeten ! Pse ne te mendojm se ata te cilet kane para , ata te cilet kane oferta per kurveri , posdojn bukuri te ndryshme etj jane te cilet e jeteojn jeten me se miri ?!
E njeriu i menqure eshte ai , qe jeten e tij e kordinon ne te dy boterat kenaqet me ate qe posedon ne kete bote , por me veprat e tij mundohet te jete perfitues i kenaqesive te perjetsheme te botes tjeter .
Kenaqesia e vertete eshte kjo , mes kesaj bote dhe botes tjeter .
 
Titulli: اdo njeri vdes, por jo të gjithë njerëzit e jetojnë jetën!

Edhe monotonia ndikon qe mos tkuptojm sesa shpejt iken koha,ikin vitet e ne mbetim po te njejtet.Ndonjeher jetojm te mbushur me urrejtje e mllef per tkaluaren saqe harrojm te shijojm jeten natyrshem ashtu sic na vjen natyrshem pa ber shum plane.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top