اdo minutë, në botë, një grua vdes nga lindja

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
اdo ditë, pothuajse 29 mijë fëmijë, nuk arrijnë të kalojnë moshën 5-vjeçare, nga shkaqe që mund të parandalohen
اdo minutë, në botë, vdes një grua nga komplikacionet që lidhen me shtatzëninë dhe lindjen e një fëmije. اdo ditë, rreth 29 mijë fëmijë vdesin para se të mbushin 5 vjeç, për shkaqe të cilat mund të parandalohen lehtë. اdo vit, tuberkulozi, Hiv/AIDS dhe malaria vrasin mbi 5 milionë persona, kostoja e të cilave është 1 milionë dollar për ekonomitë e vendeve të varfra. Ky është një bilanc i tmerrshëm vdekjesh i fotografuar nga “IV Raporti 2010, numërimi për së prapthi për objektivat e zhvillimit të mijëvjeçarit për shëndetin”, 5 vjet nga përfundimi i afatit të fiksuar për realizimin e qëllimeve të vëna në vitin 2000 nga liderët botërorë. Raporti i hartuar për shëndetin global, rrjetin europian të OJQ-ve dhe mbrojtjen e të drejtave njerëzore, është ilustruar në Romë, në një konferencë të organizuar nga “Aidos” dhe “Cestas”, prej ku i është kërkuar qeverive të vendeve europiane të “respektojnë premtimet e bëra” dhe t’i kushtojnë 0,1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto vendas përmirësimit të kushteve shëndetësore në vendet në zhvillim. “Vetëm me një përqindje të tillë financimi do të jetë e mundur të fillojmë të ngushtojmë hendekun financiar që qëndron për arritjen e qëllimeve shëndetësore të mijëvjeçarit”, theksojnë specialistët.

Europa është dhuruesi më i madh në botë për sa i përket shpenzimeve të përgjithshme, për të ndihmuar vendet në zhvillim, por është ende prapa në përqindjen dedikuar shëndetit. Asnjë dhurues europian nuk e ka arritur objektivin minimal të fiksuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, madje as që i janë afruar fare. Në listën e vendeve dhuruese është edhe Britania e Madhe, e cila duket se i është afruar fare pak qëllimit, me 0,058% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Pesë arsye përse Europa duhet të reagojë

Tre nga tetë objektivat i kushtohen në veçanti shëndetit: reduktimi me dy të tretat i vdekshmërisë foshnjore nën moshën 5 vjeç brenda vitit 2015; reduktimi i vdekshmërisë së nënave deri në tre të katërtat dhe sigurimi i shërbimeve shëndetësore për shëndetin riprodhues, si dhe ndalimi i përhapjes së Hiv/AIDS, malaries, tuberkulozit dhe sëmundjeve të tjera të rënda. Megjithatë situata nuk është përmirësuar shumë në krahasim me dhjetë vite më parë, e ndërsa qeveritë e vendeve të pasura vazhdojnë të kenë prioritet luftën kundër varfërisë, faktet “denoncojnë” dhunën më të madhe të të drejtave njerëzore në kohën tonë, ajo që vazhdon të mbizotërojë në Afrikën e Jugut, ku pjesa më e madhe e banorëve jeton me më pak se dy dollarë në ditë, e ku një vizitë mjekësore kushton sa një rrogë mujore, nga mungesa e mjekëve dhe punëtorëve sanitarë. Por si mund të arrihen objektivat për shëndetin gjatë pesë viteve të ardhshme? Raporti jep tri pika nga të cilat mund të fillohet: promovimi për ndihmë mjekësore falas për të varfrit; fuqizimi i burimeve njerëzore në fushën e shëndetësisë në vendet në zhvillim; garantimi i përfshirjes së komuniteteve lokale në proceset vendimtare dhe të gjitha çështjet politike, programet e projektet për shëndetin. Gjithashtu në raport janë shkruar edhe pesë pika për të cilat Bashkimi Europian duhet të përballet me krizën shëndetësore globale:

1) “E drejta për të arritur nivelin më të lartë të mundshëm të shëndetit mendor dhe fizik njihet si e drejtë universale në shëndetësi”. اdo vend në botë ka ratifikuar të paktën një traktat ndërkombëtar relative për të drejtat e njeriut, ku mund t’i njihet kjo lloj e drejte.

2)
“Të varfrit janë më të prekurit e krizës financiare globale”. Në Afrikën Jugore, reduktimi i rritjes ekonomike të shkaktuar nga kriza do të kushtojë 18 miliardë dollarë dhe si pasojë kjo gjë do të sjellë për 400 milionë persona që jetojnë në kushte të mjerueshme varfërie, ulje me 20 për qind të të ardhurave të çdo individi. Të investosh në objektivat e mijëvjeçarit nuk është luks, por një mënyrë për t’i dhënë një shtysë të fuqishme ngritjes së ekonomisë globale.

3) “Bashkimi Europian është angazhuar shumë herë për të reaguar ndaj kësaj çështjeje”.

4) “ثshtë mirë të ndërhysh”. Planifikimi familjar është një punë me shumë vlerë: metodat mbrojtëse moderne për 818 milionë gratë e vendeve në zhvillim për të shmangur shtatzëninë do të kushtonin mesatarisht 1,20 dollarë për kokë për një vit. اdo vit kjo do të ndihmonte në parandalimin e humbjes së 38 milionë jetë grash, fryt i komplikacioneve që lidhen me shtatzëninë. Aktualisht po diskutohen një sërë masash, falë të cilave mund të mblidhen lehtësisht fondet e nevojshme për arritjen e objektivave, si për shembull taksa për transaksionin e monedhës dhe financimeve, e njohur ndryshe si “Robin Hood Tax”.

5) Në shtator do të mbahet në Nju Jork një samit verifikues mbi objektivat e mijëvjeçarit. Viti 2010 është mundësia e fundit e mbetur për të bërë një rezyme situatës, ku tentohet që të kalohen ato barriera që vështirësojnë arritjen e qëllimit, të planifikohet një plan veprimi i guximshëm dhe të jepet shtysa e fundit për t’i dhënë jetë këtyre objektivave, sepse janë në lojë miliarda jetë.

B:botimeshqiptare
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top