Admirali West: Tre hapa për të zhdukur Shtetin Islamik

legjenda

Tetova
Admirali Lord West i Britanisë së Madhe ka bërë një analizë se si duhet të veprojë koalicioni ndërkombëtar dhe Rusia për të zhdukur Shtetin Islamik.

West ka thënë se koalicioni veç sulmeve ajrore duhet të organizojë edhe operacione tokësorë për të shmangur vrasjen e civilëve të pafajshëm.

Ai ka analizuar në tre pika atë se çfarë duhet të bëjnë fuqitë e mëdha për eleminimin e rrezikut ISIS.


Sulmet ajrore. Admirali thotë se duhet të shtohen sulmet ajrore në Irak, kryesisht në Mossul. Aty është një bazë e madhe e ISIS por më e dobët se ajo e Raqqas në Siri. Veç sulmeve ajrore duhet të kryhen edhe sulme tokësore. Në Irak nuk ka më shumë se 10 mijë xhihadistë dhe nëse bie fortesa e Mossulit, koalicioni mund të përqendrojë betejën e tij në Raqqa. Duke patur vetëm një zonë sulmi edhe organizimi do të jetë më efikas.


Sulmet ajrore në Raqqa. Admirali ka kërkuar që Britania e Madhe të shtojë sulmet dhe koalicioni perëndimor të koordinohet. Nga sulmet e ditëve të fundit janë shkaktuar shumë dëme në radhët e ISIS. Admirali këshillon shkatërrimin e pikave që furnizojnë ISIS me karburant, karvaneve me ushqime etj. Gjithashtu ai ka këshilluar që të goditen fort rrugët që lidhin Raqqan me qytete të tjera. Nëse ndërpritet furnizimi i ISIS me ushqime, armatime dhe karburant, do të jetë më e lehtë. ISIS do të jetë si një mi i zënë në çark.


Bombardime të shumta. Rusia dhe Franca kanë shkaktuar dëme të mëdha në sulmet e javës së fundit. Admirali West thotë se të gjtiha shtetet pjesëmarrëse duhet të bëhen bashkë duke goditur me breshëri objektivat. “Duhet të godasim të gjithë njëkohësisht. Rusia dhe Franca shkaktuan shumë dëme. Nëse Britania e Madhe dhe SHBA do t’u bashkohet këtyre sulmeve jetëgjatësia e ISIS do të jetë shumë e shkurtër”, thotë ai.
largea_2eadc2dc00000578-0-image-a-22_14481499490681448191290.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top