Administrata e Korçës detyrohet të shkojë me biletë në takimin me Ramën

Malsi

Anëtar i Nderuar
foto-per-njeshin-kroce-e1455881711196.jpg

Sot në orën 17:00, në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” në qytetin e Korçës, kryeministri Edi Rama, pritet te zhvillojë një takim me socialistët, i cili në fakt nuk duket se do të jetë i tillë. Kreu i qeverisë, do të ketë në sallë administratën publike të Korçës ndaj të cilës po bëhet presion për të shkuar në rresht një orë përpara takimit për të qenë prezent në sallë.

Dje, në qytetin e Korçës ka shkuar edhe zv/kryeminsitri, Niko Peleshi, i cili ka mbledhur drejtorët e administratës për të konfirmuar masat dhe për të siguruar pjesëmarrjen e administratës publike në takimin me Edi Ramën.

Presioni ndaj punonjësve të administratës publike ka filluar disa ditë më parë në një mbledhje nga prefekti Korcës, Ardit Konomi, i cili ka mbledhur të gjithë drejtorët e administratës dhe i ka kërkuar që punonjësit të jetë në rresht në orën 16:00, një orë përpara takimit që do të zhvillohet sot.

Për më tepër, disa drejtues kanë theksuar se punonjësit e administratës që do të shkojnë në takim, do të marrin një biletë për të hyrë në sallë. Ajo do të merret në momentin që punonjësit do të futen në sallë dhe për të vërtetuar pjesëmarrjen do të dorëzohet të hënën tek drejtori ose shefi i personelit. Personat që nuk do të dorëzojnë biletën do të largohen nga detyra.

Citynews ka verifikuar këtë informacione në të paktën 30 persona që punojnë në administratë. Nga dje, operacioni i presionit për pjesëmarrje drejtohet nga Niko Peleshi dhe deputeti i qarkut Elbasan-Korçë, Taulant Balla

“Dje kemi zhvilluar mbledhje me drejtorin dhe na është kërkuar të vijmë me detyrim në takimin me Edi Ramën. Duhet të dëgjosh kryeministrin që të mban në punë dhe të jep bukën”, ky është qëndrimi që drejtuesit e administratës shtetërore kanë mbajtur me një prej vartësve.

Citynews disponon emrat e drejtuesve dhe porositë e dhëna nga prefekti i qarkut, Ardit Konomi, zv/kryeministrit Niko Peleshi dhe deputetit Taulant Balla mbi presionin që po i bëhet administratës për të qenë në takimin e sotëm. Për të mos dëmtuar punonjësitcitynews nuk do t’i bëjë publike ato, por në rast se do të na kërkohen, jemi të disponueshëm për ti bërë publike, edhe nëse do kërkohen nga organet e prokurorisë.

Për herë të parë në histori administrata do të hyjë në takim me biletë për të siguruar vendin e punës.

city
 
Back
Top