Adami dhe Eva: Cili është kuptimi pas dashurisë së parë të historisë?

Nga Esmeralda Bircaj


KUSH NUK E KA DËGJUAR HISTORINË E KRIJESAVE TË PARA. NJË HERË E NJË KOHË, KRIJUESI VENDOSI TË BËNTE/NDËRTONTE NJERIUN DHE E QUAJTI ADAM. MEQENËSE ISHTE VETËM DHE PO ENDEJ PA SYNIM NË KOPSHTIN E EDENIT, KRIJUESI U MËSHIRUA PËR TË DHE VENDOSI T’I BËNTE ATIJ NJË SHOK/PARTNER TË CILIN E QUAJTI EVA.


Kur Adami e pa Evën bërtiti: “Ah, unë i lë mamanë dhe babanë vetëm për një ekzistencë të tillë”. Ata ishin të hapur, të ndershëm, të zhveshur dhe nuk e turpëronin njeri-tjetrin. Asnjë arsye për polemikë, mërzitje dhe konkurrencë. Derisa u fut molla midis tyre dhe gjithçka u rrëzua.
Ata u dëbuan nga kopshtet e bukura dhe hynë në realitetin e ashpër të quajtur – jeta. Një histori e çuditshme që disa nga ne e perceptojnë si një histori udhëzimesh morale dhe të tjerët si një përrallë… “ata jetuan mirë dhe ne jetuam më mirë”.
Por a mund ta shohim edhe si një udhëtim i një marrëdhënie monogame ku pas disa kohësh çifti largohet nga kopshti i Edenit, që është faza e parë e pasionit dhe dashurisë, dhe shkon në jetën reale, ku ai duhet të përballet me situata që prishin zemrat dhe shkaktojnë dhimbje?

Ka shumë që kanë një pikëpamje subjektive të dashurisë. Besojnë se dashuria është ajo që ne ndiejmë në fillim të një marrëdhënie, domethënë i gjithë ai koktej kimik i hormoneve dhe adrenalinës që e bën fazën e parë të mbushur plot pasion, eksitim dhe entuziazëm. Fatkeqësisht, nëse e përcaktojmë dashurinë në këtë mënyrë, atëherë shpejt do të zhgënjehemi pasi kjo fazë e parë në mënyrë të pashmangshme do të dobësohet në një moment.
Dashuria nuk është një moment në kohë. Është një praktikë e vazhdueshme që kërkon teknika të qëndrueshmërisë, efikasitetit dhe rinovimit. Dashuria është një veprim i përditshëm që krijon emocione prodhuese në mënyrë që historia e saj të shkruhet çdo ditë me bojë të re të pashlyeshme të freskët. Të mos humbasë, të mos zbehet edhe nëse ‘një mollë në ditë e çon mjekun përtej’.
Me pak fjalë, dashuria nuk është diçka që ne thjeshtë ndiejmë. Është diçka që bëjmë. Sigurisht, të gjitha veprimet tona vijnë nga mendimet tona. Mendimet tona për veten, mendimet tona për partnerin ose mendimet dhe besimet tona në lidhje me marrëdhëniet në përgjithësi.
Këto janë të gjitha gjërat që krijojnë ata sy, përmes të cilëve do të shikojmë partnerin tonë dhe përmes të cilëve do të krijojmë skenarin për mënyrën se si secili prej nesh luan në punën e dashurisë.
“Pasioni është zhdukur. U mërzitëm nga njëri-tjetri. Ne kemi “prishur” nervat e njëri-tjetrit ”, ky është skenari që ne krijojmë zakonisht për njëri-tjetrin.
Dhe ne e shohim këtë film përsëri dhe çdo ditë. Ne bëhemi marrës pasiv të dashurisë dhe jo bashkë-krijues të një historie të bukur që do të sjellë ndryshim. Marrëdhënia është si një shfaqje teatrale. Të gjithë japin notën e tyre, i japin formë dhe ngjyrosin veprën me rolin e vet.
Edhe nëse të gjithë kanë praktikuar vetveten në gjithçka që thonë, në gjithçka që do të tregojnë (e kaluara dhe bindja/besimi i tyre), së bashku ata bëjnë skenën. Ata i japin jetë dhe frymë punës.
Kopshti i Edenit (faza e parë e marrëdhënies) nuk është dashuri e vërtetë. Është vetëm një pikë fillestare. Në ‘përndjekje/persekutim’ fillon krijimi i vërtetë, bashkëkrijimi. Duke marrë së bashku ngjyrat dhe ajrin e parajsës së vogël nga ku filluan të gjitha, duhet t’i mbajmë gjallë dhe t’i vendosim ato në një tokë që që do ta krijojmë ngadalë në një park të madh.
Një zonë e bukur që çdo kopsht do të duket i vogël dhe i parëndësishëm përpara tij. Asgjë nuk mbaron me ‘persekutimin’. Përkundrazi, këtu fillon rrugëtimi i vërtetë.
 
Qe ke dash me thene dicka ketu ke dash po se ca pfffff qfffff , duhet me e lexu.. :p
 
Pse kam pershtypjen se adami ka qen i dashuruar me lilith??
Por egoja e tij mashkullore deshironte nje grua te nenshtruar,e gjithmon supozohet se ai ka dashur even.
Sic ndodh edhe ne ditet e sotshme dicka e tille:):).

Cfare endrre paske pa :p ? Ca ke pi lol
 
Pse kam pershtypjen se adami ka qen i dashuruar me lilith??
Por egoja e tij mashkullore deshironte nje grua te nenshtruar,e gjithmon supozohet se ai ka dashur even.
Sic ndodh edhe ne ditet e sotshme dicka e tille:):).
Un ja kam van emrin 'komplekse inferioriteti', deshire per te qene pushtues sepse perndryshe ndihen te humbur.

Bota eshte plot Eva por dhe me Lilith qe maskohen si Eva per dashuri... mbajn deri sa mbajn dhe pastaj ulerasin aq fort deri sa shemben muret e shtepise. Muret e familjes.
 
Adami nuk e kryente mire detyren e tij bashkeshortore dhe Eva shkoi me gjarprin.
Per me shume ndiqni :
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


???
 
Sa fillova te lexoj qe Krijuesi "ndertoi" njeriun me iku gjithe deshira ta lexoj me poshte... Dobet.!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top