Pe: Milan
Ibra në krizë: Futbolli nuk më entuziazmon më
Sulmuesi suedez, që të hënën ka mbushur 30 vjeç, ka pranuar se nuk argëtohet më si më parë: “Gjërat kanë ndryshuar, po filloj të plakem”
Ka festuar ditëlindjen e tij numër 30-të me familjen të hënën dhe më pas është bashkuar me kombëtaren suedeze: mënyra më e mirë për të harruar humbjen e shëmtuar me Juventusin. Të martën Zllatan Ibrahimoviç ka qenë i qeshur dhe i qetë, por, si në ditët e kaluara, ka thënë gjëra të rëndësishme dhe të bujshme. “Po filloj të plakem”, ka qenë një nga këto.
Të martën, sulmuesi, është rikthyer te ky koncept, duke e përforcuar: “Nuk kam të njëjtin entuziazëm që kam pasur më parë. Argëtohesha më shumë në të kalurën, qëndroja pas stërvitjes për të luajtur”. Por, ka shtuar se argëtohet akoma. Dhe se ndihet mirë pavarësisht dy ndeshjeve të luajtura menjëherë pas dëmtimit.
Milani nuk e ka filluar mirë, pse?
Mendoj se kampionati është më i vështirë, skuadrat e tjera, edhe më të voglat, përmirësohen. Më pas kemi patur shumë dëmtime dhe kemi pasur ndeshje të vështira. Të gjitha justifikime… (qesh). Jo, ka kaluar vetëm një muaj e gjysmë, jemi në fillim. Mjafton që të rigjejmë ritmin dhe lojën tonë dhe do t’i mundim të gjithë.
Sa duhet të presim nga ju?
Shumë, është e natyrshme. Ju gazetarët dhe tifozët më kërkoni shumë dhe është e drejtë që të jetë kështu. Edhe unë kërkoj shumë nga vetja. Por nuk duhet krijuar shumë presion, kështu rrezikoj të bllokohem, duhet gjetur një ekuilibër.
Nuk jeni stërvitur me skuadrën, vazhdoni të stërviteni i veçuar?
ثshtë normale, me moshën duhet të kujdesesh më shumë. Kur isha më i ri nëse kisha probleme dhe dhimbje arrija gjithsesi të stërvitesha dhe të gjuaja nga 40 metra. Tani nuk funksionon kështu, duhet të bëj nxemjen e plotë para se të gjuaj. Po plakem…
E thoni shpesh, po bëni shaka?
Jo, nuk bëj shaka. Më vjen keq që flas kaq shpesh për këtë. Por nuk kam më të njëjtin entuziazëm që kam pasur më parë. Argëtohesha më shumë para disa vitesh, tani është më shumë një rutinë. Edhe pse argëtohem akoma. Por nuk do të më shihni me flokët e thinjur në fushë, duke luajtur derisa të shkatërrohem fizikisht. Dua ta mbyll duke qenë akoma në nivele të larta, nuk e di nëse do t’ia dal, por shpresoj që po.
Më parë futbolli ishte gjithë jeta juaj?
Po, kur isha i ri çdo sekondë e jetës sime ishte e mbushur me futboll. Nuk mendoja për gjë tjetër, ndonjëherë nuk shkoja as në shkollë për të luajtur.
Tani është ndryshe?
Tani jeta ime e përditshme është ndryshe. Më interesojnë gjëra të tjera. Sforcohem shumë edhe kur duhet të luaj me fëmijët e mi dhe ndonjëherë dal në oborr për të luajtur me ta. Por e kam të vështirë të bëj edhe një gjë të tille. Më pas, nuk besoj se Maksimilian dhe Vinsent duan të bëhen futbollistë, do të bëjnë gjëra të tjera. Ndoshta i vogli… Por është shumë agresiv, i ngjan babait të tij. (Qesh).
Ju keni ndër mend të tërhiqeni?
Jo, do të luaj edhe për pak. Nuk kam arritur akoma në fund.
Dhe pas pak ditësh do të dalë në treg edhe autobiografia juaj, mund të na zbuloni diçka?
Jo, duhet të prisni. ثshtë më mirë, kështu do të jenë të shumtë njerëzit që do të blejnë librin.
Ka qeshur përsëri Zllatan Ibrahimoviç. Të shtunën, në Milanelo, thuhet se Silvio Berluskoni i ka folur gjatë dhe duket se e ka këshilluar të presë flokët. Ku i dihet nëse Zllatani i ashpër do ta dëgjojë…
Skeda
Zllatan Ibrahimoviç
29 vjeç
sulmues
Zllatan Ibrahimoviç ka lindur në Malmoe në Suedi më 3 tetor 1981. ثshtë i gjatë 195 centimetra dhe peshon 95 kilogramë
1999 Debuton me skuadrën e qytetit të tij, Malmoen, në kategorinë e parë suedeze.
2001 Duke u zbuluar menjëherë si një talent i vjen oferta nga Ajaksi. Qëndron në Holandë 3 sezone.
2004 ثshtë viti i zbarkimit në Itali. E blen Juventusi, me të cilin luan dy sezone.
2006 Nga Juvja te Interi, ku konfirmohet si një kampion i vëtetë.
2009 Një sezon te Barcelona, në fund të të cilit e blen Milani.
Palmares Në karrierë mes veprimtarive kombëtare dhe ndërkombëtare, ka fituar 18 trofe.
Merkato
Jepes ose Bonera për Amaurin
“Amauri mendonte se mund të gjente hapësira, por nuk është kështu. Sigurisht do të largohet nga Juventusi, mendoj se situata do të bëhet më e qartë brenda një muaji e gjysmë. Nëse do të vinte një ofertë nga një klub francez? Sigurisht, do ta merrnim në konsideratë”. Këto kanë qenë fjalët e menaxherit të Amaurit, Xhiampiero Poçeta, që ka pranuar se përparësia e sulmuesit italo-brazilian nuk është më qëndrimi në Itali, por një nga ekipet që interesohet për të është Milani.
Dhe drejtuesit kuqezinj janë të bindur se kanë gjetur kundërofertat e duhura teknike që i pëlqejnë bardhezinjve, që po kërkojnë përforcime në mbrojtje. Bëhet fjalë për Daniele Bonerën, i cili mund të luajë në qendër dhe në krah, si dhe për Mario Jepes, kolumbiani ekspert që mund të jetë zëvendësuesi i Bonuçit, Barzaljit ose Kielinit.
Van der Vart përfundon në shënjestrën e Milanit
Problemet e shumta me dëmtimet kanë bërë që drejtuesit kuqezinj të vihen në lëvizje që tani për merkaton e janarit. Pëlqehet edhe Negredo i Seviljes
Fillimi i kampionatit ka qenë pothuajse katastrofik për Milanin. Një nga arsyet për këtë kanë qenë edhe dëmtimet e shumta që kanë kushtëzuar ndjeshëm punën e Alegrit. Tekniku kuqezi nuk ka pasur kurrë në dispozicion skuadrën e plotë dhe mbi të gjitha në sulm i është dashur të përballet me mungesa të rëndësishme.
Kuqezinjve në veçanti, duket se u mungon një qendërsulmues i aftë të zëvendësojë Ibrahimoviçin, një lojtar që në rast se mungon kampioni suedez të mund të udhëheqë repartin ofensiv.Dhe duket se drejtuesit e Milanit janë vënë në kërkim që tani.
Një nga emrat më interesantë mund të jetë ai i sulmuesit të Seviljes, Negredo, por alternativat nuk mungojnë. Pak kilometra larg Milanos, është një sulmues që mund të jetë ai i duhuri për Alegrin, është pjesë e skuderisë së Raiolas dhe është vëzhguar nga afër nga vetë Alegri.
Tekniku kuqezi, ka qenë në Breshia për të parë Xhonatan, sulmues që po paraqitet shumë mirë në Serinë B. Qendërsulmuesi shtatlartë është në sezonin e tij të dytë në Itali dhe në të kaluarën ka luajtur në Holandë. ثshtë vetëm 22 vjeç dhe mund të jetë njeriu i duhur për sa i takon karakteristikave dhe çmimit. Milani është në kërkim edhe të përforcimeve në mesfushë, një repart që ka pasur gjithashtu shumë probleme me dëmtimet dhe me moshën.
Gjithmonë në Breshia është një element shumë interesant si Salamon që, pas një sezoni në Foxhia nën drejtimin e Zeman, duket se ka arritur pjekurinë, por emrat që bëjnë të ëndërrojnë tifozët janë të tjerë. Një nga këta është ai i Van der Vart, një lojtar që duket se i është vetëofruar kuqezinjve për shkak të marrëdhënieve jo të mira me drejtuesit e Totenhemit, më pas mbetet gjallë edhe hipoteza e Montolivos.
Mesfushori i Fiorentinës është drejt skadencës së kontratës dhe mund të vishet kuqezi që në janar kundrejt një shumë jo shumë të madhe parash. Nga Spanja, kanë ardhur zëra që flasin për një interesim të mundshëm të Milanit për Khedirën, mesfushori gjerman i Realit të Madridit që duket se nuk bën më pjesë në planet e Mourinjos.
Mesfushori
Gatuzo do të rikthehet pas një muaji
Xhenaro Gatuzo do të kthehet në fushë pas rreth një muaji. Mesfushori kuqezi i ka përfunduar të gjitha kontrollet e domosdoshme dhe problemi që ka lidhje me nervin optik dhe që e ka mbajtur larg fushave për një muaj duket se nuk është aq i rëndë sa ishte menduar. Shkaqet e këtij shqetësimi nuk janë gjetur, por situata po përmirësoshet dhe Rino shpejt do të kthehet të punojë me skuadrën, ndërsa në periudhën e fundit mundësitë e tij për t’u stërvitur kanë qenë shumë të limituara.