Van Basten: Milani ka një të ardhme të madhe
Ish-ylli holandez i kuqezinjve analizon skuadrën e Alegrit: Ibra? ثshtë i lodhur psikologjikisht
Edhe Marko van Basten, duartroket punën që po bën Masimiliano Alegri në drejtimin e Milanit. “Mjelma e Utrehtit” ka patur mundësi të flasë dhe e njeh tërësisht trajnerin livornez: “ثshtë një njeri shumë i qetë, i sinqertë dhe ka ide të qarta.
E kam njohur në Amsterdam, më pas jemi ritakuar në Dubai. ثshtë një kënaqësi të bisedosh me të. ثshtë një trajner i mirë, Milani ka bërë zgjedhjen e duhur,” ka thënë Van Basten. “Berluskoni mund të më zgjidhte mua në vend të tij, vitin e kaluar?
E kam lexuar. Por unë nuk kam qenë mirë në ato ditë, sapo kisha dalë nga operacioni i fundit në kavilje. Nuk kam qenë i gatshëm për të marrë drejtimin e ndonjë pankine.” 3 herë fituesi i “Topit të Artë” beson se Milani mund të rikthehet kompetitiv shumë shpejt edhe në Europë, madje edhe me ndihmën e Zlatan Ibrahimoviçit:
“Skuadra nuk është ende në nivelin e 3 finalisteve tëChampionsit, por po ndërtohet një ekip i vërtetë dhe shumë shpejt do të kthehet si i barabartë me të mëdhatë,” ka shtuar Van Basten. “Ibra? Ka fituar shumë kampionate me skuadra të ndryshme, skuadra të mëdha europiane.
Kështu që është një lojtar i madh i Europës. Nuk besoj se është i lodhur fizikisht, por mendërisht. Ai pëlqen lojën e mirë dhe zbavitjen, tashmë është i zemëruar për hiçgjë. Tek Milani mund të gjejë rrugën e duhur siç më ndodhi mua, kjo skuadër ka teknikë dhe sinkronizim dhe do të bëjë gjithmonë mirë.”
Dëmtimet
Nesta drejt riaftësimit, Gatuzo në dyshim
Nesta po, ndërsa Pato ndoshta. Inzagi po mundohet në maksimum. Një tjetër ditë stërvitje në Milanelo, për 3 lojtarë kuqezinj, të cilët kundër Bolonjës dëshirojnë të jenë me çdo kusht.
Nesta është drejt rikuperimit nga pezmatimi në gjurin e djathtë dhe falë rastësisë do të jetë i gatshëm të dielën për të marrë vendin e tij në mbrojtje, përkrah Tiago Silvës (edhe pse Jepes e ka zëvendësuar më së miri). Pato ka punuar më shumë në palestër dhe po kërkon të shkurtojë kohën, por kushtet e tij do të vlerësohen ditë pas dite. Me shumë mundësi do të jetë i gatshëm, të paktën për në pankinë.
Inzagi ka vazhduar dje me stërvitje atletike, por situata e tij është më delikate, sepse është ndalur prej 5 muajsh dhe nuk është stërvitur ende me skuadrën. Në Milanelo ishte edhe Jankulovski, për të cilin sezoni ka përfunduar pas dëmtimit të rëndë në gjurin e djathtë dhe për këtë ka bërë vetëm terapi.
Portieri
Abiati “feston”: Jemi pranë obektivit
Kristian Abiati është zëri i entuziasmit që pushton Milanelon dhe tentativat e tij si “zjarrfikës” nuk mjaftojnë për të fshehur klimën festive, që po mbizotëron: “Nuk e di nëse është sezoni më i mirë i karrierës time, sepse në 2008-ën kam zhvilluar një sezon të mirë, por më pas u dëmtova.
ثshtë një sezon i rëndësishëm, sepse skuadra po luan mirë, pothuajse është drejt kompletimit të objektivit përfundimtar dhe rezultatet më kanë ndihmuar edhe mua, sikurse të gjithë ekipin. Megjithatë nuk ka mbaruar ende: të dielën do të jetë e rëndësishme të fitojmë,” kanë qenë fjalët e portierit.
“ثshtë një rastësi, fakti që skuadra ka fituar vetëm 1 herë kur ka luajtur Amelia. Marko është një portier i mirë, ka luajtur gjithmonë në nivele të larta dhe është normale që, kur një lojtar luan më pak, ka vështirësi për të gjetur ritmin. Për natyrën time, më duhet të them se këtë sezon kam bërë vetëm detyrën time, atë që duhet të bëja dhe që ma kërkojnë trajneri dhe klubi.”