Abuzimi seksual me te mitur

25 vite.....o zot si kthehet jeta mbrapsht....
jete te shkaterruara per nje pamendesi,
Jam pa fjale.......
 
Mora vesh qe babai 14 vjecarit,(i dashuri).. kishte pas qene marre me trafikim femrash..e siduket i biri ka dashur te eci ne gjurmet e babait..asgje nuk eshte e castit,e gjitha e paramenduar.25 vite i kane pak.
 
Mora vesh qe babai 14 vjecarit,(i dashuri).. kishte pas qene marre me trafikim femrash..e siduket i biri ka dashur te eci ne gjurmet e babait..asgje nuk eshte e castit,e gjitha e paramenduar.25 vite i kane pak.

Po ndiqja dje nje psikologe tek Top Channel, dhe me rrenqethi me ato qe tha. te verteta qe mendja jone si beson...dhe realisht ndodhin
Sa te pambrojtur jane femijet, ta mendosh.
Jane femije Abis , pavaresisht prinderive, bhooooo se di , ndoshta ke te drejte ..sdua ta mendoj, por kur vjen biseda tek femijet jam me sensitive sec duhet mbase....i shoh si qenie te pafajshme por sigurisht te brymosura keqazi.....
 
E mitura u kërcënua me vrasje. Tentoi vetëvrasjen pasi do e shisnin për lojëra interneti


Gjithçka nisi në ditën kur i dashuri i së miturës mbushte 14 vjeç, moshë që përkon dhe me mbajtjen e përgjegjësisë penale për të miturit. Ai i kërkoi asaj të kryenin marrëdhënie seksuale si dhuratë për ditëlindjen e tij. Komunikimet mes tyre në Instagram, prokuroria i ka në dorë si provë. Kryerja e aktit seksual në fund të tetorit të vitit të kaluar do të çelte kalvarin e abuzimeve të vazhdueshme me vajzën.

Njëri nga shokët që i ruante jashtë ish-bilardos së prindërve i kishte filmuar. Të paktën kështu pretendon i dashuri i vajzës. Dhe nën kërcënimin për publikimin e videos në internet, vajza kaloi “dorë më dorë” tek 7 të mitur të tjerë, e detyruar për të mos turpëruar veten dhe familjen.

Në çdo marrëdhënie seksuale e mitura kërkonte fshirjen e videos së turpshme nga celulari, por abuzimet vazhduan. Njëri nga të miturit abuzues, duke thënë se të afërmit e saj kishin armë, e kërcënoi dhe se do t’i vrasë dy motrat, nënën dhe babain nëse nuk do të kryente sërish marrëdhënie me të dhe të tjerët.

Ky ishte momenti ku e mitura ka menduar vetëvrasjen, megjithëse ishte shumë sociale dhe e shkathët. Djemtë kishin bërë plane që të fitonin para’ duke e prostituuar shoqen e shkollës te djem të tjerë kundrejt pagesës dhe me paratë e fituara 14-vjeçari do të blinte pajisje lojërash në internet.

Një sms në telefonin e të birit të punonjëses së pastrimit të shkollës ka zbuluar gjithçka. Nëna e vajzës është njoftuar nga mësuesja kujdestare dhe në prani të psikologes dhe drejtoreshës së shkollës, si dhe drejtoreshës së arsimit Kavajë ka dëgjuar atë që ka ndodhur me të bijën gjatë një periudhe 3-mujore. Denoncimi në polici i ka dhënë fund abuzimit, duke çuar në paraburgim 7 të mitur, mes tyre dhe i dashuri i vajzës, ndërsa në kërkim është i mituri që dyshohet se realizoi videon kërcënuese.

Siç thuhet ne dosjen e prokurorisë paraqitur në gjykatë, videoja intime e vajzës ishte në telefonin e shumë më tepër nxënësve të shkollës “Rilindja” në Kavajë. 7 nga 8 minorenët abuzues janë arrestuar dhe po mbahen në burg sepse Kodi Penal parashikon një dënim 25 vite burg për një krim të tillë.

Top Channel

E meritojne 25 vj e me shume biles per te shkatruar nje jete!
 
I meritojne,por per shkak te moshes do marrin denim te pergjysmuar..duke jetuar ne Shqiperi,edhe pergjysmimi,pergjysmohet..6-7 vjet i shkon pastaj.Per sjellje te mire,mund te lirohen parakohe.
kjo eshte drejtesia jone,ku askush nuk merr dhe nuk vuan denimin e merituar!
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top