Abuzimet me taksën e tokës, denoncohet kryekomunari

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
56200.jpg

BERAT- Banorë të Komunës së Terpanit në Berat kanë denoncuar në prokurori kryekomunarin Engjell Veliu për një sërë shkeljesh që ai ka kryer gjatë ushtrimit të detyrës së tij. Ndërsa organi hetimor ka nisur hetimet ndaj Veliut, banorët shprehen se kanë dokumente që vërtetojnë abuzimet e bëra nga ana e kreut të komunës. Burime nga Prokuroria e Beratit deklarojnë se është e vërtetë që banorët e kësaj komune kanë denoncuar kryekomunarin. “Engjëll Veliu është nën hetim. Nëse abuzimet apo vjedhjet vërtetohen, ai do të dalë para ligjit”, - shprehen burimet nga organi i akuzës.

DENONCIMI
Mësohet se disa ditë më parë, një grup banorësh, me dokumente në dorë (librezën e pagesës së taksës së tokës) kanë ndalur hapin në prokurori. Ata kanë deklaruar se kanë paguar taksën e tokës, ndërkohë që në librezë nuk është shënuar numri i faturës, por është hedhur vetëm firma. Banorët shprehen se “për çdo pagesë duhet të shënohet shuma e lekëve, numri i faturës, firma dhe vula. Në librezë është vetëm firma dhe shuma e lekëve të paguara, të tjerat mungojnë. Kjo është një shkelje ligjore, pasi lekët mund të kenë përfunduar në xhepat e mbledhësit të taksës së tokës apo mund të jenë ndarë me kryekomunarin”. Z.B., njëri nga banorët e Terpanit tregon fotokopjen e librezës, pasi libreza e tij ndodhet në organin e akuzës. Ai thotë se “lekët e taksës së tokës i kam paguar që nga viti 2000 deri në 2009-ën. Në librezë, firma dhe numri i faturës është vetëm për vitin 2009; për vitet e tjera numri i faturës nuk është. Ku kanë shkuar lekët e paguara për 8 vitet e tjera? ثshtë njësoj si libreza e dritave, ujit apo telefonit. Nuk mund të paguash muajt maj e qershor të këtij viti, kur nuk ke paguar nga janari e deri në prill. Kjo gjë ka ndodhur edhe me banorë të tjerë të komunës sonë”:
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 
Back
Top