Absolute dhe relative!!

Love

βeℓℓe â๓e
Absolute dhe relative!!!

Absoluteti duket qe ka intriguar filozofet, para dhe pas teorise se relativitetit shkencor:
Balzaku:"Kerkimi i absolutes" i frymezuar nga Arson, nje bankier, i cili kerkonte sekretin e materies, pasi kishte lexuar matematicienin Wronski.

Dy perkufizimet e fjaleve : absolute dhe relative:

Relativ: 1. Që merret a që vështrohet i lidhur dhe i krahasuar me diçka tjetër, që vlerësohet a përcaktohet në marrëdhënie me diçka tjetër; që varet a kushtëzohet nga diçka tjetër; kund. absolut. Vlerë relative. Shifër relative. E vërtetë relative. filoz. Prodhim relativ. ek. Varfërimi relativ i proletariatit (i punonjësve). ek. Moshë relative. gjeol. Largësi (lartësi) relative. Lëvizja relative. fiz. Lagështi relative. Shkalla sipërore relative. gjuh. Shumica relative.

2. Që nuk është i plotë, që është i kufizuar ose jo i përsosur në një anë; që është i përkohshëm; kund. absolut. Qetësi relative. Liri relative. Bukuri relative. Epërsi relative.

3. gjuh. Që tregon cilësi a tipar në mënyrë të ndërmjetuar (për mbiemrat si i gurtë, i drunjtë etj.). Mbiemra relativë.

Absolut: 1. Që nuk varet dhe nuk kushtëzohet nga diçka tjetër; që merret a që vështrohet në vetvete, pa u lidhur e pa u krahasuar me diçka tjetër; kund. relativ. Shifër absolute. Vlerë absolute. Rritja absolute. Prodhimi absolut. ek. E vërteta absolute. filoz. Varfërimi absolut. ek. Mosha absolute. gjeol. Shkalla sipërore absolute. gjuh. Shpejtësi absolute. fiz. Lartësi absolute. gjeod. Peshë (lagështi) absolute. Ide absolute. filoz. shih tek IDE,~JA.

2. Që është i plotë e tërësor, që nuk ka asnjë përjashtim a kufizim; që është në skajin me të tejmë të shfaqjes së vet, që nuk ka tjetër përtej tij; i përsosur. Epërsi absolute. Qetësi absolute. Liri (drejtësi) absolute. Besim (nënshtrim) absolut. Mungesë (pamundësi) absolute. Kampion absolut. Sport. sportist që ka fituar mbi kundërshtarët e tjerë në ndeshjet e një lloji të caktuar sporti. Zero absolute. fiz. shih te ZERO,~JA. Temperaturë absolute. fiz. shih tek TEMPERATUR/ث, ~A.

3. Që është i prerë e i padiskutueshëm, që nuk bën asnjë lëshim; i domosdoshëm. Gjykim (ton) absolut. Nevojë absolute. Në mënyrë absolute.

4. Që nuk njeh asnjë ligj dhe asnjë kufizim në ushtrimin e pushtetit vetjak, që e mban në dorë gjithë pushtetin; tiranik, despotik. Monarki absolute. Shtet (regjim, sundim) absolut. Mbret (sundimtar) absolut. * Shumicë absolute shumicë që e kalon gjysmën e tërësisë së numëruar, shumicë dërrmuese.

"Gjithcka eshte relative" - themi shpesh here me nenkuptimin "Asgje nuk eshte absolute".
Por, nese "asgje nuk eshte absolute" atehere as kjo deklarate nuk eshte?
Dhe nese po, sa ka vlere ajo?

Univers-Absolu.png

Filozofi Auguste Comte duke vene ne dukje veshtiresine, beson duke thene:
"Ka vetem nje parim absolut, qe do te thote nuk ka asgje absolute"
Po kjo fraze eshte aq e drejte sa mund te themi dhe kete :
"Ekziston te pakten nje gje"dicka" qe nuk ekziston"
Ajnshtajni propozoi teorine e relativitetit te kufizuar dhe me pas te relativitetit te pergjithshem.
Kapitulli i ardhshem per te shkruar ne te gjithe kete histori te "relatives" eshte per tu studiuar shume historia e "relativitet te pergjithshem" aq shume, deri ne ate pike, sa ajo te behet dhe me absolute "Universale"
Me pak fjale, ajo behet Teoria e Universalitetit, Relativiteti qe nuk mohon me Absolutitetin, e cila thote: "Cdo gje eshte absolute dhe cdo gje eshte relative", si mund ta themi pak me thjeshte "cdo gje eshte se bashku dhe cdo gje eshte element", ose akoma me thjeshte " cdo gje eshte e madhe dhe cdo gje eshte e vogel".
Sepse:
Cfare mund te thone fjalet e Vogela pa fjalet e Medhaja?
Cfare do te thote fjale "element" vetem, pa fjalen "se bashku"?

Absolutiteti eshte thjesht dhe qarte, Ngjashmeria (E pergjithshmja), dhe Relativiteti eshte "elementi, pjesa".
Absolut-ja (ajo vete) eshte universi i pergjithshem, Pergjithshmeria e te gjithave gjerave, GJITHCKAJE.
"Cdo gje ekziston ne Absoluten" percaktim kaq i mire, dhe gjithashtu e kunderta e cdo gjeje. Sepse, "cdo gje ekziston ne Pergjithesimin e te gjithave gjerave" naturisht.. pasi eshte difinicioni i asaj vet, natyra e saj. Dhe "cdo gje eshte e vertete ne Absoluten", dhe e kunderta e cdo gjeje gjithashtu.

"GJITHCKA eshte pergjithshmeria, dhe GJITHCKA eshte nje pjese (element), GJITHCKA eshte e madhe ashtu si dhe e vogel, GJITHCKA eshte absolute ashtu si eshte relative.Absolutja eshte persosmeria, ku cdo gje duhet te krahasohet, qe duhet te sherbejne si referim per te gjitha gjerat, eshte Universi Total, Pergjithshmeria e te gjitha gjerave... GJITHCKAJE".
Ne shkence ashtu dhe filozofi, si ne gjuhen e perbashket, perdorim shpesh here fjalen "absolute" psh: kur nje fizikant flet per "zeron absolute" ose kur nje iformaticien flet per "lidhjen absolute".
E kunderta e absolutes eshte sigurisht relativ-ja, ashtu si ne teorine e relativitetit, ose si ne parimin e Relativizmit:" Gjithcka eshte relative", per te nenkuptuar sigurisht "Asgje nuk eshte absolute".
Nqs "asgje nuk eshte absolute" kjo deklarate ne vetvete nuk ka asgje absolute, atehere sa vlere ka ajo. Per te anashkaluar kete kontradite qe, Auguste Comnte de Montpellier, babai i "pozitivizmit" dhe "empirizmit" nje nga kundershtaret e metafizikes, i teorise te Absolutetit, dhe nje nga ata qe ka ndikuar thelle mendimet shkencore aktuale, ka thene: "Ka vetem nje parim absolut, se s'ka asgje absolute".
Pegatiti: Love
 
Last edited by a moderator:
Pe: Absolute dhe relative!!

Dikush kishte pasë thënë : "Shumë njerëz kanë dëgjuar për TR, por shumë
pak e kanë kuptuarë!"
- Kjo u patë thënë, për të treguar se me të vërtetë
ishte vështirë ta kuptojë çdo kush, por gjithashtu edhe një propagandë
për të bindur opinionin se teoria e relativitetit ishte e vertetë!

Për postimin më lartë do të ndalem vetëm në pika të shkurtëra.

Psh. aty ku thuhet:

"Me pak fjale, ajo behet Teoria e Universalitetit, Relativiteti qe nuk mohon
me Absolutitetin, e cila thote: "Cdo gje eshte absolute dhe cdo gje eshte relative",

Teoritikisht nuk ka mundësi që diçka të jetë edhe absolute edhe relative!
Marrim shembull kohën: ajo ose është absolute ose është relative,
por jo të dyjat!

Mandej përmendet më lartë: edhe e madhe edhe e vogël!
Nuk e dij në çfarë aspekti është thënë kjo, mirëpo, sidoqoftë
madhësia është gjë relative: edhe në krahasim me të tjerët
si dhe sipas rrethanave.
psh. të njëjtën kohë mundesh për dikend të jesh e madhe, për tjetrin
e vogël.
Kurse sipas rrethanave: materia nuk ka madhësi fikse, çka do thotë
se varësisht ku ajo gjendet dhe si gjendet ndryshon
madhësinë e saj.

Në fund: poashtu edhe hapësira sipas kësaj teorie është variabël,
çka don të thotë relativ, nga aspekti kohor gjithnjë i ndryshueshëm!

p.s. kjo temë është diskutuar ca vite më parë edhe këtu:

http://www.forumivirtual.com/filozofia/2242-ekziston-absolutizmi.html
 
Pe: Absolute dhe relative!!

.....Ky shkrim i definon mjafte qarte te dyja nocionet....po per te qene me konciz...do te thoja qe absolute eshte vetem ekzistenca ne vetvete, e cila permban brenda saj relativen, qe eshte ne ndryshim te vazhdueshem.....absolute eshte persosmeria, dicka qe nuk munde te krahasohet me dicka tjeter...ndersa relativja eshte gjithmon ne ndryshim te vazhdueshem
 
Re: Absolute dhe relative!!

Une do thoja me pak fjale:Absolute desherojem te jemi.

Relative jemi....
 
Pe: Absolute dhe relative!!

.....Ky shkrim i definon mjafte qarte te dyja nocionet....po per te qene me konciz...do te thoja qe absolute eshte vetem ekzistenca ne vetvete, e cila permban brenda saj relativen, qe eshte ne ndryshim te vazhdueshem.....absolute eshte persosmeria, dicka qe nuk munde te krahasohet me dicka tjeter...ndersa relativja eshte gjithmon ne ndryshim te vazhdueshem

Ke mundësi ta paraqesësh ndonjë shmebull?
 
Pe: Absolute dhe relative!!

Ke mundësi ta paraqesësh ndonjë shmebull?
shkrimi siper ishte shume i zgjeruar dhe shume i qarte, por meqenese kerkon nje shembull nga mua, ...po e provoj
...them se materia eshte absolute, dhe duke qene ne ndryshim te vazhdueshem , permban relativen ne vetvete shume e thjeshte per tu kuptuar....
 
Ajo çka ty të duket tjeshtë për tu kuptuar është kontradiktë.

Absolutja duhet të jetë më e përcaktuar, përndryshe nuk merr kuptim
vetvetiu.
Thjesht duhet të thuhet nga cili aspekt është absolute
dhe nga cili aspekt relative.

Sa për ekzistencën, edhe ajo mund të jetë relative, nga se mund të
mos ekzistojmë përgjithmonë. Sidoqoftë, kjo nuk dihet andaj
smund edhe të konkludojmë se është absolute apo relative.

Sa për teksin më lart, deri te numri 4 janë në rregull,
por në ate më poshtë dyshoj se ka diçka....
 
Pe: Absolute dhe relative!!

Ke mundësi ta paraqesësh ndonjë shmebull?

Absolutja:
Psh: Koncepti i Zotit, ashtu si eshte paraqitur si nje koncept i nje qenie te persosur... eshte koncepti i nje qenie absolute ne kete aspekt (per shume njerez)...

Relativja:
Psh: Shkaku dhe efekti jane dy terma qe lidhen me njeri-tjetrin...
Nje tjeter shembull eshte: njohuria njerezore= eshte relative....
 
....me falni se sinqerisht ju respektoj per cfare kam pare te shkruani ne forum.....por me duket debat i kote, dhe lojra fjalesh , sepse e dime shume mire qe te dy kuptimin e ketyre termave....

.....tani po ta shpjegoj edhe njehere...ekzistenca e materies eshte nje fakt absolut....dhe fakti qe materia eshte ne ndryshim te vazhdueshem...permban relativen ne vetvete...pra absolutishte ekziston materia dhe ndryshimi i saj eshte relativ....une mora nje shembull shume te thjeshte....por keto dy terma kane nje perdorim te gjere....
...me pelqeu shembulli qe ka sjell love....njohuria njerezore = eshte relative
 
Nuk po kuptoj çfarë ju duke tentuar të më shpjegosh!?

---------- Post added at 18:41 ---------- Previous post was at 18:26 ----------

Ok, pak më thjeshtë:

pse është absolute ekzistenca e materies?
 
...Tani me duket se po vihemi ne rolin e mesuesit qe pyet dhe nxenesit qe pergjigjet...sinqerishte nukndihem ne kete rol ,sepse provimin ne kete materje e kam dhene me kohe...
...por megjithate...them se ekzistenca e mateies eshte absolute per vete faktin qe eshte gjithcka qe ne perceptojme me anen e shqisave...pra ekzistenca e saj eshte absolute sepse ne e perceptojme....nuk di se si tju pergjigjem ndryshe....
 
Thjesht jemi duke biseduar.
Nëse përton të bisedosh, lirisht mos u përgjigj,
nuk të detyron askush. Gjithashtu nuk ke arësye të ndihesh
i fyer, nga se nuk e kam atë qëllim. Por një duhet ta dijsh
se "çka të duket ty thjesht për tu kuptuar, tjetrit nuk i duket".

Ne gjithëçka perceptojmë me anë të shqisave: edhe realitetin tonë,
si dhe në atë mënyrë konkludojmë se a është diçka relative apo absolute.
Pra nuk mund të jetë diçka absolute, vetëm e vetëm pse e perceptojmë,
porse si e perceptojmë!
 
Pe: Absolute dhe relative!!

Absolutja:
Psh: Koncepti i Zotit, ashtu si eshte paraqitur si nje koncept i nje qenie te persosur... eshte koncepti i nje qenie absolute ne kete aspekt (per shume njerez)...

Relativja:
Psh: Shkaku dhe efekti jane dy terma qe lidhen me njeri-tjetrin...
Nje tjeter shembull eshte: njohuria njerezore= eshte relative....

Prita mos po jep një përgjigje, por ja po e jap unë.

Me vetë faktin se thua se "Zoti paraqitet si qenie e përsosur për shumë njerëz "
ti pranon se Ai nuk është i përsosur për të gjithë.
Pse? Sepse të gjitha konkluzionet që njerëzit sjellin, bazohen
mu në ato mendime (njohuri relative) që tï ke përmendur në fund të
postimit tënd!
Si mund të jetë diçka e pësosur, ku për disa njërz Ai nuk ekziston,
kurse te disa kultura është edhe Lopë etj. etj. etj.

Sidoqoftë, nga vie konkluzioni atëherë se Zoti është i përsosur,
kur përsosshmëria nuk ka skaj?
E din dikush kur mund të jetë diçka e përsosur?
Unë për vete nuk e dij, nga se ajo është e pafund
andaj edhe virtytet që i mvishen dikujt janë pjellë
e fantazisë sonë!
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.
Pe: Absolute dhe relative!!

Disa video mbi absoluten dhe relativen:

[video=youtube;-3NAYAjD-XU]http://www.youtube.com/watch?v=-3NAYAjD-XU&feature=related[/video]

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

[video=youtube;VaGNRP6Q-6Q]http://www.youtube.com/watch?v=VaGNRP6Q-6Q&feature=related[/video]

Përdoret edhe te programi i Excellit, referenca absolute dhe realtive e qelisë:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.
Pe: Absolute dhe relative!!

Ja edhe disa video se si shpjegohet relativiteti:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top