Abortimi shkakton depresion afatgjatë

MasteR

I'm offline
depresion-300x173.jpg


Ndikimi psikologjik i humbjes së fëmijës mund të zgjasë disa vjet, ka zbuluar studimi britanik e amerikan i kryer me 13 mijë gra, i publikuar në revistën “British Journal of Psychiatry”.
Gjatë shtatzënisë së ardhshme për shkak të frikës se mund të humbë përsëri fëmijën, shumica e grave vuajnë nga depresioni apo ankthi. Në këto momente ka rëndësi roli i mamive, të cilat mund të ndihmojnë në zgjidhjen e shqetësimeve dhe që të kenë shtatzëni të suksesshme. Depresioni dhe ankthi mund të zgjasë gati tre vjet pas lindjes së bebes të shëndoshë, paralajmërojnë mjekët. Depresioni pas lindjes ndikon në çdo të shtatën grua.
Me abort përfundon çdo e pesta shtatzëni, dhe në 1 mijë foshnja të lindura mesatarisht 5 lindin të vdekur, ka treguar studimi, transmetojnë mediet britanike.gazetajone
 
Pe: Abortimi shkakton depresion afatgjatë

ثshtë e vërtetuar se abortet shoqërohen me pasoja psikologjike, sociale dhe shëndetësore.

Cilat janë reagimet psikologjike ndaj abortit?

Menjëherë pas abortit, disa gra ndjejnë lehtësim dhe u duket se kanë shpëtuar nga një barrë që sipas tyre mund të kishte pasoja në jetën familjare apo shoqërore. Pjesa tjetër e grave, paraqesin ndjenjë faji, trishtimi dhe humbje. Ky fakt, e bën të domosdoshme nevojën për konsultim me punonjësit social dhe/ose psikologun, si para abortit ashtu edhe pas tij.

Aborti

Një tjetër problem psikologjik që nuk mund të kalohet pa u marrë në konsideratë, është reagimi i partnerit mashkull ndaj abortit. Meshkujt, fillimisht mund ta trajtojnë problemin me qetësi e duke e lënë zgjedhjen në dorë gruas/partneres, ashtu siç mund të ndodhë te disa të tjerë që ta kërkojnë me insistim ndërprerjen e shtatzënisë.

Por me kalimin e kohës, ndjenjat edhe mund të ndryshojnë duke u shfaqur ndjenjat e vërteta. Meshkujt fillojnë të përjetojnë ndjenja të ngjashme me ato të grave si; faj, trishtim deri edhe inat e zemërim.

Cilat mund të jenë pasojat shëndetësore pas abortit?

Pasojat shëndetësore pas abortit në organizmin e gruas, janë më të ndjeshme në sistemin riprodhues, ndonëse varen nga metoda e kryerjes së abortit. Si metoda aborti mund të përshkruhen; aborti me thithje, aborti me dilatim dhe kyretazh dhe lindja e induktuar kur fetusi ka vdekur gjatë shtatzënisë.

Aborti me thithje, kryhet deri në javën e 8-të të shtatzënisë. Në vaginë dhe pastaj në qafën e mitrës futet një instrument, që bën hapjen e qafës së mitrës. Pastaj në mitër futet një tub i lidhur me aparat thithës. Përmbajtja e brendshme e mitrës, së bashku me embrionin dhe placentën përthithet brenda rreth 10-të minutash.

Kjo metodë është shumë efikase sepse është e sigurt për nënën, nuk paraqet rreziqe që shoqëron anestezia e përgjithshme e domosdoshme për të kryer abortin dhe është relativisht e shpejtë dhe e thjeshtë në përdorim.

Aborti me dilatim dhe kyretazh, kryhet deri në javën e 12-të të shtatzënisë. Qafa e mitrës dilatohet/hapet, njësoj si në teknikën e abortit me thithje. Në mitër futet një kyretë/instrument për gryerje, që përdoret për të gërryer fetusin dhe lidhjen e tij me muret anësor të mitrës.

Kjo është mënyra më e përdorshme e abortit, por paraqet disa disavantazhe në krahasim me metodën e thithjes sepse kërkon hospitalizim dhe anestezi të përgjithshme, sjell mundësi më të madhe të çarjes së mureve të mitrës, hemorragji dhe infeksione.

Lindja e induktuar, është metodë aborti që realizohet me injektim të kimikateve. Teknikisht, përfshihet futja e një agopunksioni (tubi të hollë), përmes barkut dhe mitrës në sakusin/qesen amniotike.

Aty injektohet sulucioni natriklorat, që stimulon tkurrjen e mitrës dhe realizon lindjen vaginale të një fetusi të vdekur. Disavantazhi i kësaj metode është koha e gjatë e procesit prej deri në 48-të orë, duke i shkaktuar nënës stres fizik dhe emocional.

Gjithashtu është konkluduar se, është një metodë më e rrezikshme se dy metodat e para të abortit.

Cilat janë pasojat e aborteve?

Pasojat e mundshme të menjëhershme pas abortit janë; dhimbjet e forta, shpim i mitrës, gjakrrjedhje e madhe, infeksione, pjesë embrionale të mbetura në mitër, gjendje shoku, kome apo dëmtim të organeve të tjera, histerektomi/heqje të mitrës, në lindjet e induktuara vdekshmëria shkon deri në 3%.

Pas abortit, mund të ndodhë mbetje e plotë e konceptimit në mitër, gjë që mund të bëjë të nevojshme ndërhyrjen kirurgjikale.

Pasojat e mundshme të mëvonshme pas abortit janë; paaftësi për të mbetur përsëri shtatzënë, aborte spontane, lindje të fëmijëve së vdekur, shtatzëni jashtë mitre, lindje parakohe, sëmundje inflamatore pelvike.

Pasojat e mundshme emocionale pas abortit janë; ndjenja e fajit, depresion/të qara, paaftësi për të falur veten, trishtim i thellë, inat, boshllëk emocional, problem seksuale, ulje e vetëvlerësimit, ëndrra të këqija, dëshirë për të mbetur shtatzënë, anoreksi ose çrregullime të tjera të të ngrënit, abuzim me pijet alkoolike/cigaret/drogat, dëshira për vetëvrasje.

اfarë kujdesi duhet të tregohet pas kryerjes së abortit?

Medikamentet që përdoren për anestezinë kanë efektet e tyre të dëmshme dhe rekomandohet që gruaja pas abortit; të shoqërohet në shtëpi me automjet duke përjashtuar ecjen në këmbë. Për të qetësuar dhimbjet, nuk duhet të përdoren analgjezitë si dhe nuk duhet të konsumohen pije alkoolike.

Gjatë 10-të ditëve të para pas abortit, kur nuk paraqitet gjakosje e qafës së mitrës, rreziku i infeksionit është shumë i mundur.

Për t’u ruajtur nga kjo situatë, është e këshillueshme mos kryerja e raporte seksuale. Rekomandohet përdorimi i pecetave higjienike një përdorimshe për mbrojtje nga ambienti i jashtëm, si dhe rekomandohet mospërdorimi i tamponëve vaginal.Gjithashtu pas abortit duhen shmangur banjat, sidomos banjat në vaskë me ujë të nxehtë/ngrohtë.

اfarë është normale pas procesit të abortit?

Në disa raste ndodh, që të nesërmen e pas abortit të mos paraqiten gjakosje, dhimbje dhe temperatura të jetë normale. Në raste të tjera mund të paraqiten shqetësime, ku mungesa e tyre zgjat 3-4 ditë, por ditën e katërt e të pestë shfaqen gjakosje të konsiderueshme, dhimbje të mprehta të barkut dhe temperaturë rreth 38؛C.

Kjo gjendje nuk duhet të zgjasë më shumë se 24 orë, përndryshe gruaja duhet të paraqitet menjëherë tek mjeku gjinekolog.

اfarë nuk është normale pas procesit të abortit?

Gjakosja e madhe pa koagula dhe që zgjat shumë, dhimbja e vazhdueshme e barkut që nuk ngjan me dhimbjet e menstruacioneve dhe temperatura mbi 37.8؛C që zgjat deri në 48-të orë. Gjithashtu nuk është normale, edhe paraqitja e vetëm njërës prej shenjave të mësipërme të shoqëruara me gjendje të fikti.

اfarë duhet të bëhet nëse gruaja është e shqetësuar?

Kur pas abortit gruaja është e shqetësuar, duhet të telefonojë menjëherë klinikën ku ka kryer abortin, ose duhet të paraqitet menjëherë tek mjeku që e ka kryer atë.

Kontracepsioni dhe aborti

Pas abortit, mundësia për të mbetur shtatzënë është shumë e madhe. Prandaj është e rëndësishme, që të vendoset menjëherë përdorimi i një metode kontraceptive që është më e përshtatshme.

Asnjëherë gruaja/çifti nuk duhet të vendosë dhe të përdorë metodën e kontracepsionit, pa u këshilluar më parë më mjekun gjinekolog. Pas disa analizave dhe ekzaminimeve, mjeku do të këshillojë për metodën më të përshtatshme kontraceptive./bebaime/
 
Pe: Abortimi shkakton depresion afatgjatë

Eshte gjynah ne rastet qe ka femra qe abortojne njehere ( motive te ndryshme, se sjane te pergatitura ate moment per bebe, skane suport nga partneri, skane deshire te behen prinder, motive shendetsore, etj), dhe si pasoj te vepres tyre arrine mos kene me asnjehere mundesi te behen mama edhe nqs e kane deshiren me tej.
 
Aborti, pasojat shëndetësore dhe emocionale



Menjëherë pas abortit, disa gra ndjejnë lehtësim dhe u duket se kanë shpëtuar nga një barrë që sipas tyre mund të kishte pasoja në jetën familjare apo shoqërore.

Pjesa tjetër e grave, paraqesin ndjenjë faji, trishtimi dhe humbje. Ky fakt, e bën të domosdoshme nevojën për konsultim me punonjësit social dhe/ose psikologun, si para abortit ashtu edhe pas tij. Një tjetër problem psikologjik që nuk mund të kalohet pa u marrë në konsideratë, është reagimi i partnerit mashkull ndaj abortit.

Meshkujt, fillimisht mund ta trajtojnë problemin me qetësi e duke e lënë zgjedhjen në dorë gruas/partneres, ashtu siç mund të ndodhë te disa të tjerë që ta kërkojnë me insistim ndërprerjen e shtatzënisë. Por me kalimin e kohës, ndjenjat edhe mund të ndryshojnë duke u shfaqur ndjenjat e vërteta. Meshkujt fillojnë të përjetojnë ndjenja të ngjashme me ato të grave si faj, trishtim deri edhe inat e zëmërim.

Pasojat e mundshme të menjëhershme pas abortit janë dhëmbjet e forta, shpim i mitrës, gjakrrjedhje e madhe, infeksione, pjesë embrionale të mbetura në mitër, gjendje shoku, kome apo dëmtim të organeve të tjera, histerektomi/heqje të mitrës, në lindjet e induktuara vdeshmëria shkon deri në 3%.

Pas abortit, mund të ndodhë mbetje e plotë e konceptimit në mitër, gjë që mund të bëjë të nevojshme ndërhyrjen kirurgjikale. Pasojat e mundshme të mëvonshme pas abortit janë paaftësi për të mbetur përsëri shtatzënë, aborte spontane, lindje të fëmijëve së vdekur, shtatzëni jashtë mitre, lindje parakohe, sëmundje inflamatore pelvike.

Pasojat e mundshme emocionale pas abortit janë ndjenja e fajit, depresion/të qara, paaftësi për të falur veten, trishtim i thellë, inat, boshllëk emocional, problem seksuale, ulje e vetëvlerësimit, ëndra të këqija, dëshirë për të mbetur shtatzënë, anoreksi ose çrregullime të tjera të të ngrënit, abuzim me pijet alkoolike/cigaret/drogat, dëshira për vetëvrasje. //keshilla
 
Pe: Aborti, pasojat shëndetësore dhe emocionale

Nese do ishte nje abort spontan,dmth pa dashje edhe mundet femra te ndjeje keta gjera,pasi i duket sikur fajeson veten per cfare ndodhi...Por dikush qe do abortin dmth e ben me deshire te plote sma merr mendja se e vret mendjen me vone...Kur pati guxim te merrte ate hap pa e vrare trurin fare,do kete dhe guxim per te mos e vrare ''ndergjegja''...
Ndersa nga ana mjekesore,mesa kam lexuar,degjuar,pare zakonisht shtatezanite e para eshte e rrezikshme,ne kuptimin qe rasti per abort spontan pa dashje ka perqindje te madhe dhe mesa di kjo ndodh me shume ne 3 mujorin e pare te shtatezanise...Thuhet qe edhe per femrat qe abortojne ka nje perqindje mundesie qe te mos munden te mbesin me shtatezene...
 
Titulli: Aborti, pasojat shëndetësore dhe emocionale

Por dikush qe do abortin dmth e ben me deshire te plote sma merr mendja se e vret mendjen me vone...Kur pati guxim te merrte ate hap pa e vrare trurin fare,do kete dhe guxim per te mos e vrare ''ndergjegja''...

Ku ta dime...Ndoshta pendohet per nje gje te tille, ndaj edhe vuan pasojat shendetesore dhe emocionale. Ndoshta ne fillim s'ka pasur ndergjegje te paster por...me vone i kane ardhe mendt ne koke lol.
 
Pe: Titulli: Aborti, pasojat shëndetësore dhe emocionale

Ku ta dime...Ndoshta pendohet per nje gje te tille, ndaj edhe vuan pasojat shendetesore dhe emocionale. Ndoshta ne fillim s'ka pasur ndergjegje te paster por...me vone i kane ardhe mendt ne koke lol.


Kur te vine mendt me vone,njesoj sikur ske fare eshte,prap se prap...Po thuaj ti mendje mendje kjo dynja...
 
Titulli: Pe: Aborti, pasojat shëndetësore dhe emocionale

Nese do ishte nje abort spontan,dmth pa dashje edhe mundet femra te ndjeje keta gjera,pasi i duket sikur fajeson veten per cfare ndodhi...Por dikush qe do abortin dmth e ben me deshire te plote sma merr mendja se e vret mendjen me vone...Kur pati guxim te merrte ate hap pa e vrare trurin fare,do kete dhe guxim per te mos e vrare ''ndergjegja''...
Ndersa nga ana mjekesore,mesa kam lexuar,degjuar,pare zakonisht shtatezanite e para eshte e rrezikshme,ne kuptimin qe rasti per abort spontan pa dashje ka perqindje te madhe dhe mesa di kjo ndodh me shume ne 3 mujorin e pare te shtatezanise...Thuhet qe edhe per femrat qe abortojne ka nje perqindje mundesie qe te mos munden te mbesin me shtatezene...

Nuk eshte se ndonje femer do te abortoj, por motivet qe arrine deri aty jane te ndryshme. O skane fuqi ekonomike, o skane moshen e duhur per te ritur nje femije, ose skane mbeshtetjen e familjes ose te partnerit. Tani si kane aritur te krijojne femijen, eshte pune tjeter, sepse e kemi kollaj te themi "sdoje femije, mos kishe mardhenje, ose nqs ste rihej te pakte te merje masat mbrojtese". Po keto vlejne per ato femrat qe vertet i kuptojne, por jane shume qe nuk e realizojne kete pune, biles as e dine se si e qysh tek ngelesh me bar.
Ku dua te dal eshte, pavarsisht arsyjeve, ne rastet me te shumta asnje femer sdo vej e lumtur te abortoj ose te ndihet e lumtur me tej, sepse do sdo eshte nje proces traumatizues i cili do rikthehet ne memorie sa here do kete mardhenje me tej ( ose nga frika e nje bare te re, ose nga pendimi i hapit bere), sa here te lindi ose te shikoj femije ne rruge.
Lajmi i bares eshte nje shok nqs nuk e pret, te besh dhe hapin tjeter ( te abortosh), i shtohet shokut, dhe femra peson nje humbje ekuilibri, sado e forte te jete ose moskokecarse.
Besoj qe jane shume shume te pakta ato femra qe i dalin nje aborti pa pesuar asnje ndjejne emocionale.
 
Titulli: Abortimi shkakton depresion afatgjatë

Sido qe te jete, deshtim apo abort, thjesht ajo qe ai nuk eshte me brenda teje, ai nuk do te marri njehere fryme... ohhh ka shume gjera. Eshte me te vertete depresuese... Shoqja ime me e ngushte (nuk abortoi ne fakt, deshtoi) ne muajin e 7te te shtatezanise, dhe traumen qe ka kaluar ajo nuk kisha pare me pare une. Nuk kishe si ta ngushelloje, nuk kishe si ta qetesoje... Ishte e pamundur. Sado ajo tani ka nje vajze tjeter, duhet te ruhesh mos t'i hapesh ndonje muhabet ose t'i tregosh ndonje foto te asaj periudhe sepse e humbet fare.
 
Pe: Titulli: Pe: Aborti, pasojat shëndetësore dhe emocionale

Nuk eshte se ndonje femer do te abortoj, por motivet qe arrine deri aty jane te ndryshme. O skane fuqi ekonomike, o skane moshen e duhur per te ritur nje femije, ose skane mbeshtetjen e familjes ose te partnerit. Tani si kane aritur te krijojne femijen, eshte pune tjeter, sepse e kemi kollaj te themi "sdoje femije, mos kishe mardhenje, ose nqs ste rihej te pakte te merje masat mbrojtese". Po keto vlejne per ato femrat qe vertet i kuptojne, por jane shume qe nuk e realizojne kete pune, biles as e dine se si e qysh tek ngelesh me bar.
Ku dua te dal eshte, pavarsisht arsyjeve, ne rastet me te shumta asnje femer sdo vej e lumtur te abortoj ose te ndihet e lumtur me tej, sepse do sdo eshte nje proces traumatizues i cili do rikthehet ne memorie sa here do kete mardhenje me tej ( ose nga frika e nje bare te re, ose nga pendimi i hapit bere), sa here te lindi ose te shikoj femije ne rruge.
Lajmi i bares eshte nje shok nqs nuk e pret, te besh dhe hapin tjeter ( te abortosh), i shtohet shokut, dhe femra peson nje humbje ekuilibri, sado e forte te jete ose moskokecarse.
Besoj qe jane shume shume te pakta ato femra qe i dalin nje aborti pa pesuar asnje ndjejne emocionale.

Zzinna nese nisemi,te gjejme motive atehere cdo gje e kemi te justifikushme...Asgje pasoje nuk zhvillohet pa nje shkak,por ama motivet une di ti ndaj ne motive te dobeta dhe motive te forta....Per motive te dobeta eshte : me prishet trupi,jam e re akoma dua te shijoj jeten,dua karriere etj etj...Per motive te forta hmmmmm cudi asnje motiv i forte sme del si arsye per te abortuar nje femije,akoma skam gjetur nje te forte...Mua me dhimbsen kur abortojne pa dashje,pa fajin e tyre ateher ei qaj hall,por keta qe shkojne me kembet e tyre ne spital sme dhimbsen hic me pas kur pendohen...Edhe pse akoma nuk besoj se pendohen,pasi kane qene te vetdijshme e te pjekura kur kane vepruar...Por thuaj ti qejfe qejfe secili si ja pret mendja....
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top