Abetarja e unifikuar

ida angel

:)
V.I.P
Nxënësit kosovarë që nga shtatori do të marrin në duar abetaren e përbashkët, e cila u prezantua të enjten në një ceremoni festive me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë nga Shqipëria dhe Kosova.

Në Kosove ky tekst i përbashkët do të jetë i vetmi që do të përdoret nga nxënësit e klasave të para për të mësuar shkrim e këndim. Mes bashkautorëve të abetares Saranda Kumnova nga Kosova dhe Mimoza Gjokutaj e Shezai Rrokaj nga Shqipëria, është edhe profesor Islam Krasniqi. Ai shpjegon se njëri ndër elementët që e bënë të dallueshme abetaren e unifikuar, me atë të mëparshme, është se tashmë synohet më shumë nxitja e mendimit kritik tek nxënësi.
5ny6KeQ3hRYAz09MTx6A8My__8oJSAZbsKocaXPtcmpZ7JUZpw.jpg
“Do të shohin mësuesit se për dallim nga abetaret e mëparshme këtu ka shumë prej këtyre teknikave e strategjive të cilat udhëzojnë nxënësin për të menduar në mënyrë kritike, për të gjykuar, për të arsyetuar, për të ardhur vetë me forcat e veta (natyrisht me ndihmën e mësuesit) deri tek gjetja e fjalëve, e teksteve, formimi i fjalive të caktuara”, tha Dr. Islam Krasniqi, Bashkëautor i abetares së unifikuar.

Krahas mësimit të shkronjave, nxënësit do të mund të mësojnë edhe porosi nga heroi kombëtar, Skënderbeu, apo edhe tekste tjera që ndikojnë në edukimin e fëmijëve.

“Në këto tekste, ose në abetare, jemi përpjekur që të prezantojmë tekste me sentenca, ose me vlera më të çmueshme educative që flasin ose ndikojnë në edukimin e fëmijëve. Dhe, porosia e kësaj është “rrini të bashkuar që të mos i’u thyejë armiku”, theksoi Dr. Islam Krasniqi, Bashkëautor i abetares së unifikuar.

Sipas profesor Krasniqit, abetarja e unifikuar është me përmbajtje më të ndërlikuar, dhe kjo është bërë pasi fëmijët që tani shkojnë në klasë janë më të përgatitur se të mëparshmit.

Në mënyrë simbolike, abetarja e përbashkët Kosovë – Shqipëri, u promovua të enjten në qytetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nga drejtues të shtetit të Shqipërisë dhe të Kosovës.topch
 
Titulli: Abetarja e unifikuar

Tani, ta mendosh kshu pa menduar mire e mire si fillim apo si arritje (me ne fund ) eshte edhe e bukur dhe ne kenaqemi me shume pak ngase te tille jemi, por kur ndalesh e analizon thelle e thelle, kam pershtypjen se ky zbulimi i abetares ne vitin 2012, ne menyre ironike, paraqet mjerimin ne te cilin eshte zhytur ky komb.

Epo te thuash se beme nje abetare unike pas nje shekulli alfabet, apo pas 12 vitesh te mijevjecarit te dyte vertete eshte shume prapambetje.

Une uroje te ecim para, por kur nalesh e mendon se kaq shume na u desht te nxjerrim nje Abetare qe eshte gjeja elementare dhe primare, atehere pyet veten ironikisht: Sa do duhet te nxjerrim nje liber historie dhe ke te fusim aty ????????????????????????? :konfuz::merzitje:
 
Back
Top