اantat që do të mbizotërojnë këtë sezon

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
اantat, janë ndër aksesorët kryesorë për femrat dhe për këtë arsye, ato u kushtojnë shumë vëmendje çantave. Ka nga ato që pëlqejnë të vogla dhe shik, sport dhe të mëdha.
Ne ju propozojmë format dhe ngjyrat e reja të këtij sezoni të dizenjuara nga stilistët më të njohur botërorë.​
اantat, janë ndër aksesorët kryesorë për femrat dhe për këtë arsye, ato u kushtojnë shumë vëmendje çantave. Ka nga ato që pëlqejnë të vogla dhe shik, sport dhe të mëdha.
canta2.jpg
Ne ju propozojmë format dhe ngjyrat e reja të këtij sezoni të dizenjuara nga stilistët më të njohur botërorë. Tendenca e çantave Stilistët më të njohur në botë duhen respektuar jo thjesht se sjellin të renë në treg, por sepse i paraqesin publikut imazhin e tyre të veshjes më moderne, komode dhe tërheqëse.
Kanë forma nga më të ndryshmet, të shoqëruara gjithashtu me ngjyra shumëllojshme. Shumica preferojnë çantat e krahut. اantat janë shumëfunksionale. Në të njëjtën kohë mund të mbajnë shumë gjëra. Në të njëjtën kohë ajo mund të mbajë gjithçka dhe asgjë. Nëse një ditë vendosin që të pinë një kafe me një mik apo mikeshë, nuk mund t’u prezantohen atyre në çdo lloj forme. Prezantimi duhet të jetë sa më dinjitoz dhe duhet të përcjellë tek miqtë mesazhin e dëshiruar. Në këtë pikë hyn në punë çanta.
اanta sa më në modë, funksionale dhe tejet e përshtatshme për çdo moshë. اanta është rrugëzgjidhja për mbajtjen e shumë gjërave në të. Ajo është pika e duhur ku as nuk bihet shumë në sy për “hilet” dhe as nuk dyshohet për funksionin e saj sublim, mbajtjen tejet dinjitoz. Por përveç funksionit të saj fisnik, çanta mund edhe të përçojë modë dhe tendencë. Me forma sa më të mëdha dhe me ngjyra sa më të bukura, femrat dita-ditës po mënjanojnë çantat demode, për të futur në përdorim çantat shik, në modë, të mëdha dhe me shumëllojshmëri ngjyrash.Sekrete bukurie
 
Titulli: اantat që do të mbizotërojnë këtë sezon

ajo e para qenka e bukur..ato te tjerat ngjane per nje moshe disi te madhe
 
Titulli: اantat që do të mbizotërojnë këtë sezon

اanta të parezistueshme për stilin tuaj të pranverës​
Gratë që moti e kanë vërejtur që për stilin e saj të modës edhe zgjedhja e një çante është vendimtare. Duke menaxhuar me situatën dhe dëshirat e të tjerëve, disenjatorët hedhin në treg modele të reja të çantave, të cilave është shumë vështirë për t’u rezistuar.

canta02P1.jpg

Ndryshimi në proporcione, në ngjyrë dhe në material ishte i dalluar tek disenjatorët e çantave për koleksionin pranverë/verë të vitit 2010. Pa marrë parasysh a i vendosni ato në krah apo i mbani në duar, një gjë është e sigurt-një çantë e mirë mund ta vulosë stilin tuaj ditor.

Zgjedhja e çantës

Gratë që moti e kanë vërejtur që për stilin e saj të modës edhe zgjedhja e një çante është vendimtare. Duke menaxhuar me situatën dhe dëshirat e të tjerëve, disenjatorët hedhin në treg modele të reja të çantave, të cilave është shumë vështirë për t’u rezistuar. Gjatë zezonës pranverë/verë të vitit 2010 në treg do të jenë të pranishme madhësi të ndryshme, modele të ndryshme si dhe materiale të ndryshme të çantave.

Me kohë ju kemi prezantuar modelet më të reja të gardërobës për sezonin e ardhshëm, të dominuar nga rrudhat dhe palët. Nëse do të dëshironit që gjithmonë të jeni në shpirtin e modës, për mbrëmje me vete mbani një çantë nga një material i butë i lëkurës apo nga ndonjë material tjetër me palë esenciale. Ndoshta diç më të madhe mund ta mbani për ndonjë rast tjetër gjatë ditës.

Stili për të rënë në sy

Të gjithë kërkojnë diçka për vete, mjafton ta gjeni një çantë me përmasa të thjeshta dhe me siguri se do të bini në sy për nga stili juaj. Për shumë zonja të cilat kënaqen me këto detaje, Karl Lagerfild për „Chanel“ ka disenjuar një koleksion mjaft romantik të çantave me ndërthurje dhe endje të ndryshme, pastaj disa të punuara me grep dhe me detaje nga lulet, të cilat do të mund t’i mbanit në raste të ndryshme. Diçka të ngjashme do të mund t’i gjenit edhe në shitoret e vendit tonë.

canta1.jpg

Për sezonin e sivjetmë në trend janë ngjyrat, prandaj provoni të gjeni çantën me një kolorit të pasur.
aktualiteti
 

Attachments

  • canta02P1.jpg
    canta02P1.jpg
    12.9 KB · Shikime: 0
  • canta1.jpg
    canta1.jpg
    33.9 KB · Shikime: 0
Titulli: اantat që do të mbizotërojnë këtë sezon

Hmmm asnjera nuk me pelqeu mua...Ose te pakten nuk duken shume mire ne foto.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top