Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

اantat e rënda “deformojnë” fëmijët

اantat e rënda “deformojnë” fëmijët
Një numër gjithnjë e më i madh i fëmijëve janë duke zhvilluar deformime të pakthyeshme të shpinës për shkak të peshës së çantave që i bartin në shkollë, paralajmërojnë ekspertët, përcjell Daily Mail.




Gjysma e fëmijëve vuajnë nga dhimbjet në shpinë deri në moshën 14-vjeçare dhe mjekët janë duke raportuar një rritje të rasteve të anomalive kurrizore tek nxënësit, duke përfshirë lakime të deformuara të njohura si scoliosis (shkollioza).

اantat e stërngarkuara të shkollës që janë gati dyfish më të rënda se çantat që i kanë bartur para dhjetë vjetësh janë duke i kontribuar kësaj dukurie.

Nxënësit në mënyrë rutinore bartin çantat e mbushura me libra të mëdhenj, laptopë, rrobat e sportit dhe drekat e paketuara, çka mund të peshojë edhe deri 10 kilogramë.

Ekspertët e shëndetit thonë që fëmijët rrezikojnë dëmtim afatgjatë dhe të përhershëm nëse ata rregullisht bartin më shumë se 15 për qind të peshës së tyre trupore mbi supet e tyre.

Shoqata e bamirësisë BackCare pohon që shumë të rinj janë duke bartur gati 20 për qind të peshës së tyre prej shtëpisë në shkollë dhe disa madje edhe 25 për qind të peshës.

Specialistët për dhimbje të shpinës apelojnë për një inspektim të peshës që fëmijët e vegjël kërkohen të bartin çdo ditë në shpinën e tyre.

Sean McDougall, nga BackCare, thotë që problemi është një “bombë me sahat e shëndetit” që është duke i paraprirë një jete të mjerueshme në jetën e mëvonshme.

“Nëse fëmijët kanë dhimbje derisa janë aq të rinj, ka shumë mundësi që do ta kenë për 70-80 viteve të ardhshme, çka çon deri te një çmim i madh fizik dhe emocional,” tha ai.

Skeletet e fëmijëve janë ende duke u zhvilluar kështu që bartja e çantave të rënda mund të shkaktojë dëme afatgjate.

“Shumë i mbajnë çantat e tyre në një krah, apo në pjesën e bërrylit dhe kështu i shkaktojnë ngarkesë shpinës.

“Shumë nga çantat që përdoren janë çanta të mëdha sportive që janë dy herë më të mëdha se çantat që janë përdorur para një dekade.

Nëse fëmijët kanë çanta më të mëdha, atëherë ata do t’i mbushin ato. Pajisjet sportive, instrumentet muzikore dhe rrobat e rënda për mot me shi dhe fëmijët janë tërësisht të mbingarkuar.

“Ne shohim fëmijët që bartin derisa çereku i peshës së tyre trupore çka nuk do të lejohej kurrë po të ishin të rritur.”

“Prindërit duhet po ashtu të insistojnë që fëmijët e tyre t’i mbushin çantat vetëm me gjërat për të cilat kanë nevojë për ditën e ardhshme dhe të sigurohen që i vendosin në të dy supet,” përfundoi McDougall. /koha/
 
Re: اantat e rënda “deformojnë” fëmijët

do me shtremohet shtylla kurrizore ndonje dite :(
 
Pe: Re: اantat e rënda “deformojnë” fëmijët

do me shtremohet shtylla kurrizore ndonje dite :(

Mos ki merak...me rritjen e moshes bie efekti i cantes.
Ne moshen tende efekti me negativ qe mund te jete per shyllen kurrizore eshte qendrimi shtrember ne bankat e shkolles ose ne karrige per ne, me te medhenjte :P
 
Titulli: اantat e rënda “deformojnë” fëmijët

Gjynah ,shoh nipat e mi me gjith ato libra ne Canta mezi ecin ne shkolle amon jan aqe te vegjel per ti bartur ter at peshe.
 
Re: اantat e rënda “deformojnë” fëmijët

Mos ki merak...me rritjen e moshes bie efekti i cantes.
Ne moshen tende efekti me negativ qe mund te jete per shyllen kurrizore eshte qendrimi shtrember ne bankat e shkolles ose ne karrige per ne, me te medhenjte :P
uhhh shyqyr me hoqe merakun se atehere vetem kur te merja nje valixhe me te terhequr ne shkolle :P ne banke rri normal kshu qe spo vuaj :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back