اamët e Amerikës, peticion Sarkozisë

fcbesia

Anëtar i Respektuar
اështja çame shkon në Pallatin “Elysee”. Popullsia nga zona e اamërisë, që jetojnë e punojnë në SHBA, i kanë shkruar një peticion Presidentit të Francës, Nikolas Sarkozi, duke kërkuar dënimin e gjenocidit grek të ushtruar ndaj shqiptarëve të اamërisë.
Peticioni, i firmosur nga 25 shqiptarë të lindur shtetas grekë, në krahinën shqiptare të اamërisë, nuk ka si synim ndryshimin e kufijve, por realizimin e të drejtave të tyre, si shtetësinë, gjuhën, pronën, traditat dhe kulturën.

Nga ana e tyre, kërkohet gjithashtu edhe kompensimi i shfrytëzimit të padrejtë të shtëpive, pronave dhe pasurive të tjera nga pronarët e paligjshëm.

Motivi, pse çamët e Amerikës i shkruajnë Presidentit Sarkozi dhe jo qeverisë shqiptare, lidhet me besimin që ky komunitet ka në demokracinë evropiane për të mposhtur mentalitetin ballkanik të urrejtjes dhe mosrespektimit të njëri-tjetrit.

“Ballkani nuk duhet të quhet më ‘fuçi baruti’, por pjesë e Evropës së Bashkuar Demokratike”, citohet në letrën drejtuar Sarkozi. Diskriminimi ndaj popullsisë çame vazhdon edhe sot. Qeveria greke, nëpërmjet ambasadës së saj në Tiranë, vjet u refuzoi vizat e hyrjes 26 çamëve me banim në Shqipëri, me arsyen e mosarsyes se kanë lindur në Greqi.

Ata faktikisht kërkonin të vizitonin vatrat ku kishin lindur dhe të vendosnin një tufë me lule në vendet ku kanë qenë varrezat e të parëve të tyre. Komuniteti çam në SHBA shpreh shqetësimin se si mund të pretendohet që të respektohen të drejtat njerëzore, veçanërisht e drejta e pronës, kur nuk të jepet e drejta për të hyrë legalisht në Greqi.

Duke i bërë një përshkrim të historisë së çështjes çame, në letrën drejtuar Presidentit francez theksohet se,

Në kundërshtim me premtimet për respektimin e të drejtave të kësaj popullate shqiptare, administrata greke filloi reprezaljet, diskriminimin, ndalimin e gjuhës shqipe dhe konfiskimin e pasurive të shqiptarëve të اamërisë.

Megjithatë, mohimi i të drejtave elementare si konfiskimi i pronave, mos hapja e shkollave në gjuhën amtare, reprezaljet, burgosjet dhe diskriminimi total nuk u ndërprenë asnjëherë.

Djemve çamë kur thërriteshin në ushtri nuk u jepeshin armë, por vetëm kazma e lopata për të punuar. Për më tepër, në prag të luftës italo-greke, u internuan të gjithë meshkujt mbi 13-vjeçarë në ishujt e Egjeut.

Atje nga keqtrajtimi vdiqën disa qindra prej tyre. Ndërsa me 1944-45, mbas masakrave çnjerëzore e vrasjeve të më se 2900 njerëzve të pafajshëm, kryesisht gra, fëmije e pleq, u përzunë me dhunë për në Shqipëri mbi 30 mijë çamë, që jetonin në trojet tona etnike prej mijëra vjetësh.


TCH
 
Nje inisjative mbase jo premtuese por qe do te pasohet nga shume te tilla. Nje akull i thyer qe mund te sjelle nje te ardhme ndryshe. Se paku do ti beje te ditur botes dhe ti ngjalle interes per padrejtesite e se shkuares per ti sjellur drite mbi to.
 
Back
Top