اamët: Duam një memorial për viktimat në Greqi

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Rikthehet çështja e nxehtë e varrezave greke mes diplomacisë greke dhe asaj shqiptare, çka ka shkaktuar për herë të parë reagimin në mënyrë zyrtare të PDI, Shoqatës "اamëria" dhe Institutin e Studimeve për اamërinë, të cilët i kanë dorëzuar një kërkesë zyrtare Ministrisë së Jashtme. اamët kërkojnë t‘u përgjigjen grekëve me të njëjtën monedhë, duke kërkuar nëpërmjet rrugëve diplomatike ngritjen e një varreze përkujtimore pranë Urës së lumit Kalama, në Greqi, ku prehen të rënët e pafajshëm, që mbetën të vrarë gjatë gjenocidit mbi popullatën çame. Skandali i Kosinës dhe konflikti që ajo shkaktoi, kur në maj 2006 u zhvarrosën eshtrat e banorëve të zonës, me pretekstin e gjetjes së varreve të ushtarëve grekë, nuk e kanë ndalur, siç shihet, projektin e Athinës për të krijuar varreza ushtarësh në disa lokalitete të Jugut. Për këtë arsye, komuniteti çam kërkon në mënyrë zyrtare që qeveria "Berisha" t‘i paraqes palës greke në mënyrë zyrtare dy nga pikat e kërkuara nga çamët, ku njëra është ndërtimi i një lapidari në Paramithi të Greqisë dhe ndërtimin e një varreze përkujtimore për çamët, që u vranë gjatë gjenocidit. Këtë zhvillime delikate duket se s`do të jenë aspak të lehta për diplomacinë shqiptare, e cila ka dhënë shenja që prej kohësh ndodhet nën ‘presionin‘ e qeverisë greke. Qeveria shqiptare prej kohësh mban një linjë të butë ndaj Athinës zyrtare, të drejtuar nga qeveria e djathtë e Karamanlis. Qeveria shqiptare ka rënë dakord për marrëveshjen që do të lejojë ngritjen e një varreze greke në Shqipëri, çka solli mjaft debate në opinion publik, dy vjet më parë me incidentin e Kosinës. Në incidentin e zhvarrimeve abuzive të Kosinës u përfshi edhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, ku në vend të ushtarëve grekë u zbuluan eshtra fëmijësh. Pretendimet e qeverisë greke janë që varrezat e ushtarëve grekë të ndërtohen në Këlcyrë, Ersekë, اiflik të Korçës dhe Bularat. Shoqëria "اamëria", Instituti i Studimeve për اamërinë dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim, në letrën drejtuar Ministrisë sonë të Jashtme, shprehin bindjen se popujt i lidhin urat e tyre të miqësisë, duke ndërtuar së pari ‘Faljen‘, duke respektuar ata që ranë për një kauzë të ndershme. "Ne duam të ndërtohet miqësi. Ne jemi të bindur se miqësitë ngrihen mbi faljen, para së gjithash u kërkohet falje të rënëve, nderohen ata", citohet në letrën drejtuar Ministrisë së Jashtme. Duke kërkuar një bashkëpunim mes palëve, në letër theksohet se Shoqëria "اamëria", Instituti i Studimeve për اamërinë dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim nuk janë institucione të specializuar mendim-dhënëse as për përcaktimin e numrit të varrezave, as për vendvendosjen e tyre në truallin shqiptar dhe as për sipërfaqet që pritet të zaptojnë ato. "ثshtë shteti shqiptar, ai që ka tagrin, të drejtën dhe detyrën të çmojë arsyet, qëllimet dhe pasojat për ngritjen e varrezave në kujtim të të rënëve grekë gjatë luftës italo-greke". Në fund të mesazhit të përfaqësuesve çam drejtuar instancave të larta të diplomacisë sonë, theksohet se "ne besojmë se të rënët tanë, martirë për vatrat e tyre, lypset të nderohen së paku njësoj me të rënët grekë në tokë të huaj".

Skandali i Kosinës


Qeveria greke u distancua nga ky skandal


Si nisi incidenti i zhvarrimeve në Përmet?


Skandali i zhvarrimeve të Kosinës nisi me bllokimin e eshtrave të 137 skeleteve në fshatin Kosinë, të Përmetit. Dhe më pas, me 69 kutitë e eshtrave që ndodheshin në kishën e Shën Mëhillit të Kutalit. Zhvarrimet nisën të bëheshin në fshatin Piskovë dhe më pas në fshatin Kosinë, me argumentin se ka pasur varre të ushtarëve helenë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë vizitës së kreut të shtetit grek, Stefanopulos, u diskutua ideja e ngritjes së një memoriali të ushtarëve grekë, të vrarë në Luftën e Dytë Botërore kundër ushtrisë italiane. Memoriali do të ngrihej në qytezën e Këlcyrës, nën kujdestarinë e Kishës Ortodokse. Pas prezantimit të projektit, për të cilën mësohet të këtë edhe një marrëveshje, pala greke ka filluar punë për gjetjen e vendeve, ku dyshohej se ishin varrosur trupat e ushtarëve grekë. Pala greke pretendon se janë të paktën 8 mijë ushtarë grekë, që janë vrarë në Shqipëri gjatë Luftës I dhe II Botërore. Në lidhje me këtë çështje, Ministria e Jashtme greke dhe zyrat konsullore kanë deklaruar distancimin dhe faktin se nuk janë të përziera në çështjen e zhvarrimeve të bëra në kishën e Kosinës dhe asaj të Kutalit në Përmet.

Diplomacia


Zanafilla e varrezave greke nisi në 2005-ën


Krisja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Greqi


Krisja e marrëdhënieve diplomatike mes Greqisë dhe Shqipërisë nisi fill në nëntor të vitit 2005-së, ku ministri i Mbrojtjes në atë kohë, Fatmir Mediu, dhe homologu i tij grek, Spilios Spiliotopoulos, ranë dakord parimisht për marrëveshjen e kërkimeve të varreve greke në Shqipëri. Pas largimit të Spiliotopoulos nga qeveria greke, vendin e tij e zuri Evangelos Meimarakis në maj të vitit 2006-të. Ky i fundit i lëshoi ultimatumin qeverisë shqiptare për të miratuar në mbledhjen e qeverisë marrëveshjen, për të cilën kishte biseduar Mediu me Spiliotopoulos për varret greke në Shqipëri. Kryeministri Berisha nuk ra dakord me urdhrin e qeverisë greke, duke krijuar në këtë mënyrë një krisje, që zgjati afro tre muaj mes Shqipërisë dhe Greqisë. Rezultati i kësaj krisjeje ishte edhe anulimi i një sërë vizitash të zyrtarëve grekë në vendin tonë. Skandali i Kosinës ishte çështja e radhës që solli turbullirën e situatës për hapjen e varreve greke, ku në vend të ushtarëve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore u gjetën në varret e hapura eshtra grash dhe fëmijësh. Ky skandal solli edhe reagimin publik të Kryeministrit Berisha, i cili u shpreh se "zhvarrosja është e paautorizuar dhe përbën një vepër penale, për të cilën nga të gjitha njohuritë e mia po zhvillohet një hetim nga ana e policisë gjyqësore dhe autoriteteve antikriminale".
 
KثRKESث​


Drejtuar:Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë;



Për Dijeni: Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë


Kërkues:

1. Shoqëria "اAMثRIA"

2. Instituti i Studimeve për اamërinë

3. Partia për Drejtësi dhe Integrim



Shoqëria "اAMثRIA", Instituti i Studimeve për اamërinë dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim nëpërmjet kësaj kërkese ripërsërisin bashkërisht një kërkesë drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë edhe më 6 tetor 2007.

Nëpërmjet kësaj kërkese risjellim në vëmendje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë se i qëndrojmë kërkesës së bërë tek Ju nga Shoqëria "اAMثRIA".

Ne kërkojmë që MPJ e Shqipërisë t‘i paraqesë palës respektive të Republikës së Greqisë kërkesën tonë për:

1. Ndërtimi në Paramithi, Greqi, të një obelisku në përkujtim të masakrës së Paramithisë;

2. Ndërtimi i një varreze përkujtimore pranë Urës së lumit Kalama, në Greqi aty ku prehen të rënët e pafajshëm, që mbetën të vrarë dhe nuk mundën të kalonin këtë urë, gjatë gjenocidit mbi popullatën çame.

Shoqëria "اAMثRIA", Instituti i Studimeve për اamërinë, Partia për Drejtësi dhe Integrim shprehin bindjen se popujt i lidhin urat e tyre të miqësisë, duke ndërtuar së pari ‘Faljen‘, duke respektuar ata që ranë për një kauzë të ndershme.

Ne jemi të bindur se të rënët çamë, rreth 2800 të tillë, u masakruan në kauzën e tyre të shenjtë për të lindur fëmijët e tyre në tokë të baballarëve.

Ne jemi të bindur se të masakruarit, rreth 400 të tillë, vetëm gjatë një dite në Paramithi, ranë në tokë të tyre, pa u gjykuar, u vranë. Ne duam të ndërtohet miqësi. Ne jemi të bindur se miqësitë ngrihen mbi faljen, para së gjithash u kërkohet falje të rënëve, nderohen ata.

Shoqëria "اAMثRIA", Instituti i Studimeve për اamërinë, Partia për Drejtësi dhe Integrim ndjekin me vëmendje përkushtimin disavjeçar të zyrtarëve të shtetit fqinj, Greqisë; në aplikim të dëshirës së tyre për ngritjen e varrezave memoriale në kujtim të të rënëve grekë gjatë luftës italo-greke.

Shoqëria "اAMثRIA", Instituti i Studimeve për اamërinë, Partia për Drejtësi dhe Integrim nuk janë institucione të specializuar mendim-dhënëse as për përcaktimin e numrit të varrezave, as për vendvendosjen e tyre në truallin shqiptar dhe as për sipërfaqet që pritet të zaptojnë ato.

ثshtë shteti shqiptar, ai që ka tagrin, të drejtën dhe detyrën të çmojë arsyet, qëllimet dhe pasojat.

Ne kërkojmë që në zbatim të parimit të mirënjohur të reciprocitetit midis shteteve miq, të ngrihet prej Jush dhe të shqyrtohet kjo kërkesë e jona gjatë bisedimeve me përfaqësues të shtetit grek. Ne besojmë në drejtësinë e kërkesës sonë, ne besojmë se respekti që shfaqet për të rënët nuk do të jetë i ndryshëm, pavarësisht kombësisë së ndryshme të të rënëve.

Ne besojmë se të rënët tanë, martirë për vatrat e tyre, lypset të nderohen së paku njësoj me të rënët grekë në tokë të huaj.



1. Shoqëria "اAMثRIA"

Kryetari

Ardian TANA



2. Instituti i Studimeve për اamërinë

Drejtori Ekzekutiv

Ahmet MEHMETI


3. Partia për Drejtësi dhe Integrim

Kryetari

Tahir MUHEDINI


SHQIP
 
From Tivar all the way to Preveze
The sun sends down its light and rays;
It’s our land, the land of our ancestors,
To the death we’ll defend it from predators
Better to die for it like the men of old,
Than to live in shame before the Lord!
 
Back
Top