اamërinë e njeh edhe shteti Grek

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
52889.jpg


Nga: SHPثTIM IDRIZI

TIRANE - I gjendur pa shumë hapësirë manovruese politike, me një numër votash gjithmonë e në tkurrje, u shfaq në një televizion provokatori përsëritës Vangjel Dule. Ky njeri është në panik nga mbështetja elektorale që mori kudo nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perëndim, PDIU-ja, partia jonë që përfaqëson popullin shqiptar të اamërisë dhe ka ditur ta shndërrojë çështjen çame në çështje të të gjithë shqiptarëve.
Ky njeri është provokator përsëritës, që synon të ngjallë zemërim, urrejtje, fërkime midis pjesëve të ndryshme të popullsisë shqiptare. اdo dalje e tij në ekran, si shpalosës i tezave të egra, fyese për popullin shqiptar të اamërisë dhe shqiptarët në përgjithësi, irriton.
Ky njeri nuk përfaqëson interesat e minoritetit grek, sepse përndryshe ai minoritet do ta votonte masivisht. Përkundrazi, me gjithë manovrat, shitjet e vizave me konsuj xhambazë, me shkatërrues varresh, ky njeri e ka tretur gjithnjë e më shumë partinë, që i urti Vasil Melo themeloi dikur.
Ky njeri i fryn ndarjes mes minoritetit grek dhe popullsisë tjetër shqiptare, sepse përndryshe do ta respektonin, njëlloj si ne respektojmë miqtë tanë të minoritetit grek në marrëdhënie jetësore, të çfarëdolloj natyre. Si pasojë, ky njeri nuk përfaqëson askënd në Shqipëri. Ky njeri përfaqëson interesat e qarqeve të errëta të vendit fqinj.
Këto qarqe, në vend të merren me hallet që i kanë pllakosur si pasojë e mendësisë të liliputit që kur shihej në pasqyrë i ngjante vetja si Herkul, duan të merren me të tjerët. Ky njeri nuk përfaqëson madje as Greqinë zyrtare.
Tezat që ai shpalosi në një emisionin televiziv, në lidhje me اamërinë, me refuzimin në kufi të gjyshërve tanë, që i krijojnë frikë s’dihet se kujt në Greqi, nuk i kemi dëgjuar prej ndonjë autoriteti zyrtar grek. Pra, jemi vërtet të çuditur se prej nga ku i merr ushqimet propagandistike ky njeri.
Zoti Dule do të ishte mirë të merrte disa leksione historie përpara se të fliste për të. Nëse do ta bënte, do të dinte mjaft mirë se termi Thesproti është ringjallur në Greqi as më shpejt e as më vonë sesa në vitin 1937-të. Ndërkaq, termi اamëri, që vjen nga lashtësia, nëpërmjet lumit legjendar Thiamis, ka qenë i përdorur zyrtarisht edhe nga vetë Greqia deri në atë vit. Dhe këtë nuk e themi vetëm ne, e thonë edhe shkencëtarët grekë, përfshi ministrin aktual të Arsimit në Greqi, gjuhëtarin Jorgos Babinjotis, në fjalorët e tij.
Ndaj, duke iu përgjigjur atij, ne po i përgjigjemi atyre qarqeve të errëta të politikës dhe të shtetit grek, që s’guxojnë të dalin në dritë, por vendosin para vetes shërbëtorin e tyre Dule. Ne i themi këtyre qarqeve, këtij njeriu të tyre, se اamëria ka qenë dhe mbetet një realitet historik dhe ekzistues, sot dhe në të ardhmen. Ai thotë se që nga koha e demokracisë nuk ekziston një emër اamëri.
Kjo është një çmenduri që vetëm një renegat mund ta thotë: Ai më ngjan si provokator dhe ngacmues pa shkak me 2 personazhe groteske të viteve ‘80-të në Tiranë, si Shaban Qosja dhe Gëzim Kulufi. Dulja që sheh nga Athina e i duket vetja europian le të pyesë qytetarët e vjetër të Tiranës se kush janë ata, dhe që mbeten gjithsesi më të mirë se vetë Dulja.
Emrat e krahinave, emrat gjeografikë nuk lidhen me sistemet politikë, janë të përjetshme. Vetëm Greqia dhe shtetet që bëjnë genocid kulturor i ndërrojnë emrat e toponimeve. Emri اamëri është i lidhur me një popullsi që i ka dhënë Greqisë bujarisht momente të ndritura të identitetit të vet, këngët, vallet, historinë, që mbartin ato troje mbi tokë dhe nëntokë.
Në pikëpamje të toponomastikës, اamëria është një toponim që ekziston dhe në greqisht, dhe ka studiues grekë që e shpjegojnë origjinën me toponime të tjera të lumenjve, të viseve të bukura të asaj krahine. Europa është e mbushur me raste, kur një qytet apo një krahinë thuhet në mënyra të ndryshme.
A munden policët gjermanë të përzënë në kufi një shtetas italian që i thotë qytetit të Këlnit, Kolonia, apo ne të përzëmë një minoritar grek që tani jeton në Greqi, se në dokumentin e tij është shkruar Argjirokastro dhe jo Gjirokastër?
Më në fund, اamëria është një plagë që kullon gjak akoma, si pasojë e veprimeve genocidale të paraardhësve të atyre që kanë sot për zëdhënës Vangjel Dulen.
Janë mijëra vjet histori, janë 9500 km2 tokë shqiptare që u aneksuan nga Greqia në vitin e mbrapshtë 1913-të, janë 300 mijë shqiptarë të اamërisë, janë trojet, varret, shtëpitë e grabitura, që kërkojnë drejtësi dhe nuk mund t’i zhbëjnë as qarqet shoviniste greke e as kulufi liliput Dule.
Diçka tjetër krejt për në fund: Greqia është shteti i fundit, që drejtpërdrejt apo nëpërmjet zëdhënësish të mjerë mund t’i japë leksione dikujt për pseudonacionalizmin. Nacionalizmi i saj, i ngritur mbi monumente të rrejshme, grabitur nga historia e të tjerëve, u rrënua në mënyrë tragjikomike, ndaj ne i shohim bartësit e asaj filozofie, zëdhënësit e saj si Dule, me përbuzje dhe keqardhje.
*Replika e djeshme e kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, me deklaratat e kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhënë në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”

(er.nu/GSH/BalkanWeb)
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top