Violetta
>> KS- AL. etnike <<
100 aderime të reja në AAK për 100 vjetorin e Pavarësisë
Në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të ngritjes së flamurit Kombëtar, Aleanca e të Rinjve të Kosovës (ARK), ka organizuar një aktivitet në qytetin verior të Kosovës, Mitrovicë, më ç’rast 100 të rinj të kësaj pjesë u pajisën me kartela anëtarësie.
Për të ndjekur këtë aktivitet, në Mitrovicë qëndruan edhe krerët e partisë. Daut Haradinaj duke u uruar sukses anëtarëve të rinj të Aleancës, tha se nuk do të ketë asnjëherë ndarje të Mitrovicës. Ndërsa kryetari i Aleancës së të rinjve të AAK-së, Gent Begolli, tha se, kjo festë e nëntorit është festë e bilancit pozitiv për shqiptarët. Por, ky nëntor, kjo festë kardinale e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, sipas tij, i gjënë shqiptarët me ëndrra të mëdha, të ndrydhura, të shtypura e të pa realizuara.
Ai tha se, kur kujtojmë 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, kujtojmë Ismajl Qemajlin e Isa Boletinin dhe burrat e mëdhenj të kombit. Kurse sot, presim nëntorin e Kosovës, flamurin e Kosovës, dinjitetin e Kosovës, dhe të ardhmen e Kosovës – e krejt kjo pritje e ka emrin dhe Ramush Haradinaj.“Ardhja e Ramushit në Kosovë dhe 100 vjetori i shpalljes së pavarësisë së shqiptarëve e ka një të përbashkët – rritjen e dinjitetit të shqiptarëve kudo që janë, përmes vlerave të demokracisë, lirisë dhe dinjitetit për të gjithë”, ka thënë kryetari i të rinjve të AAK-së, Gent Begolli.
Në këtë aktivitet, ndër të tjera u tha se, Kosova ende nuk e ka përfunduar shtetësinë e saj. Ligjshmëria ende nuk është bërë normë. Investimet e jashtme dhe zhvillimi ekonomik kanë nevojë për garantues demokratik dhe lider energjik, që është në gjendje ta tejkaloj këtë vendnumërim të Kosovës.
Rinia aleanciste, 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit Kombëtar do ta shënojë në forma të ndryshme në të gjitha qytetet e Kosovës. /BS/