Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

AAK-ja shumë shpejt do ta përjashtojë nga partia Dugollin

Janë në përfundim e sipër procedurat për divorcin në mes të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njërit ndër themeluesit të saj Bujar Dugollit. Kohavision ka mësuar se shumë shpejt AAK do të dalë publikisht me një qëndrim zyrtar, në bazë të të cilit do ta përjashtojë Dugollin nga çdo strukturë të partisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së nuk e ka mohuar largimin e shpejtë të Dugollit, duke thënë se ai nuk po e gjen veten në parti.

Shkas për përjashtimin e Dugollit nga partia është bërë kthimi i tij i pritshëm si deputet në Kuvendin e Kosovës. AAK pritet të kandidojë në zgjedhjet komunale dy deputetë të saj, Ahmet Isufin në Gjilan dhe Rasim Selmanajn në Deçan. Rrjedhimisht, në Kuvend vendin e tyre pritet ta zënë Bujar Dugolli dhe Jonuz Salihaj, të radhitur me më shumë vota në listën e AAK-së.

AAK-ja nuk dëshiron që Dugolli të jetë pjesë e grupit të saj parlamentar, dhe ai pritet të kthehet në Kuvend si i pavarur. Vetë Dugolli i kontaktuar nga Kohavision nuk ka pranuar të flasë për çështjen, duke thënë se do të bëjë publik qëndrimin e tij pasi të përjashtohet zyrtarisht nga partia.

Që prej përfundimit të mandatit qeverisës të AAK-së në vitin 2007, Dugolli është larguar nga jeta publike. Historiani që ka shërbyer si ministër i Tregtisë dhe Industrisë, ka qenë në fokus të kritikave të opozitës së atëhershme për keqpërdorime.

Ai nuk është parë asnjëherë afër kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, që prej kthimit të tij nga Haga. Ky i fundit ka folur shpesh për distancim nga e kaluara, duke iu referuar periudhës sa Dugolli ishte ministër. Injorimin e tij nga partia, Dugolli e kishte vlerësuar si veprim me tendenca të ndarjes rajonale, për shkak të faktit se ai është nga Drenica. /Kohavision/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back