Nga KreshnikSpahiu
8 vjet më parë në zyrat “KuqeZi” mbërriti Ambasadori Amerikan Arvizu. Në takimin që u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa media, ai na inkurajoi për qëndrimin kundër shitjes së “Detit Jon” që ministri jashtëm Lulzim Basha i kishte dhuruar 12 milje detare Greqisë. Ambasadori deklaroi se: “SHBA nuk e mbështet këtë marrveshje anti-kushtetuese që qeveria Berisha po i dhuronte Athinës nga territori i kufijve shqiptar”. Pasi na dha dy ftesat si shenjë vlersimi, në pritjen që do i bëhej Hillari Klintonin në Tiranë u largua duke e konsideruar gjeneral Myslym Pashajin si hero të kombit shqiptar. Atëherë nuk bëhej fjalë as për hamendësime dhe as pë thashetheme por, për një marrveshje e cila ishte firmosur dhe vulosur nga Lulzim Basha por që u shfuqizua me vendim Gjykatës kushtetuese. Ambasada amerikane ju desh të merrte 1 muaj në Washington, 9 gjygjtarët shqiptar të gjykatës Kushtetuese për ti shmangur nga presioni i qeverisë Basha-Berisha. Gjyqtarët ishin friksuar për vdekje dhe disa më kontaktonin çdo ditë. Pas 8 vjetësh kemi një panoramë të ngjashme por në veri. Hashim Thaçi po akuzohet si tradhtar i shitjes tokave të veriut shqiptar, ndërsa në jug është harruar tradhtia e Lulzimit dhe ky po kandidon për kryeministër. Ndryshe nga Lulzimi, Hashimi as nuk ka firmos dhe as nuk ka shit asgjë por e ka pas si ide në kokën e tij. Gjithsesi unë e besoj Bolton-in ish-këshilltarin e Trump që Hashimi dhe Vuçiç kanë kërkuar ndryshimin e kufijve, por në të drejtën penale që të kuptosh dëshirën e subjektit që kryen krimin, duhet zbulosh shkakun dhe motivet pse ai e kryen. Pse Thaçi që luftoi për çlirimin e Kosovës duhet ta shiste pjesërisht pas 20 vjetësh? 1- Ta bëj për para? Jo, sepse është miloner dhe s’ka nevojë për para? 2- Ta bëj për pushtet? Jo, sepse ka 14 vjet në pushtet dhe ka arrit gjithçka. 3- Ta bëj për të hyrë në histori? Jo, sepse kjo gjë e bën tradhtar dhe aspak hero. 4- Ta bëj për mbështetje ndërkombëtare? Jo, sepse SHBA, BE dhe krejt bota janë shpreh kundër ndryshimit kufijve. Trump kundra, Bolton kundra, Grenell kundra, Marcron kundra, Merkel kundra, Me këtë logjik Hashimi paska qen kundër gjithë botës, por pro Serbisë! Atëherë, a mund të gjejmē dot një shkak pse Hashim Thaçi donte me e nda Kosovën, në trurin e tij sepse në letra dhe me firmë nuk e gjejm dot askund? Sigurisht edhe sikur të jenë të vërteta, ka një ndryshim të madh mes asaj që shiti Lulzimi dhe asaj që tentoi Hashimi. Të kryesh një krim ka dallim të madh nga tentativa. Gjithsesi, kjo nuk mund jetë justifikim për Hashimin sepse Kosovën nuk ja ka lënë babai i tij trashëgimi dhe ai nuk mund ta shes apo blej. Hashim Thaçi duhet të dal para popullit dhe të flas hapur pse e bëri këtë bisedë me Vuçiç dhe Bolton. Heshtja nuk nënkupton pafajsi, përkundrazi. Ndryshe nga Lulzim Basha që do justifikohet se e urdhëroi Berisha, Hashimi nuk mund të justifikohet sepse s’ka shef mbi krye. Ndoshta Thaçi ka menduar që ndryshimi kufijve është mundësia më e mirë për krijimin e Shqipërisë së Madhe, por këtë projekt nuk ka pse ta bisedoj me Aleksandër Vuçiç por nëpërmjet një Kuvendi Kombëtar shqiptar nga Ulqini në Kumanovë, nga Kosova në Çamëri. Shqiptarët jetojnë të ndarë në 7 shtete dhe bashkimi arrihet duke ndryshuar kufijtë por jo duke falur territore sepse nuk i kemi tepër por mangut. Ka ardhur koha që shqiptarët në unison të shprehen, nëse janë kundër ndryshimit kufijve dhe të vazhdojnë edhe 100 vjet të coptuar, apo të rihapen bisedimet për korigjim kufijsh dhe të krijojmë një shtet unik shqiptar. Gjithsesi, rruga e bashkimit shqiptarve nuk kalon nga Beogradi por nga Brukseli, Berlini, dhe Washingtoni. Nuk mundet me bashku “tokat”, pa bashkuar “kokat”. Shqiptarët kanë nxjerr mijra heroj në luftra, por qindra tradhtar në paqe. Ani, edhe pse jemi një popull që i harrojmë tradhtitë, Hashimi s’mund të pretendoj që do ndodh “HARRESA” si me Lulzimin sepse ky i fundit e ka marr qyl pushtetin. Ndërkohë që Hashimi luftonte me kallash në Drenicë, Lulzimi shpenzonte lekët e George Soros në Hollandë! Prandaj, Hashimi duhet me tregu burrni në paqe, sepse lufta tash është harru. Ndonse sa për kujtesë Bill Klinton ka thënë: “Ne bëmë luftën, Ju bëni paqen”