A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

cent

...Lontano
Profesor Emil Lafe është një nga njerëzit që u dorëhoq nga të parët prej strukturave që merren me gjuhën. Megjithatë, si një nga punëtorët e hershëm të shqipes, nuk ka hequr dorë nga cilësia e gardianit të saj.

A i ka qëndruar standardi, sipas jush, problemeve të zhvillimit të sotëm të gjuhës shqipe?
"E them me bindje se shqipja standarde i ka qëndruar provës së kohës. Ajo është zhvilluar, pasuruar e latuar më tej, ka fituar vlera të reja. Letërsia artistike në të gjitha gjinitë, shkruhet në gjuhën e sotme letrare dhe krijuesit bëjnë përpjekje për ta pasuruar qoftë fjalorin e frazeologjinë, qoftë ndërtimin sintaksor dhe shprehësinë e saj; po ashtu kanë marrë zhvillim të madh botimet shkencore, përkthimi e publicistika. Të gjitha këto zhvillohen nën çatinë e përbashkët të standardit. Ka në këtë mes jo pak dukuri të papëlqyeshme, siç ka pasur edhe më parë. Vërej me kënaqësi se populli i thjeshtë, bartësi i gjuhës, është i vëmendshëm e i kujdesshëm për mbrojtjen e saj, i dhimbset gjuha e vet, shpreh mospajtim ndaj fjalës së huaj të panevojshme, ndaj shprehjes së papërshtatshme, ndaj përdorimit të dialektit në vend të një forme më të përbashkët të gjuhës ose ndaj përdorimit të shprehjes burokratike, kur mund të flitet më qartë e më thjesht. Zhvillimi i gjuhës nuk mund të pengohet. Gjuha zhvillohet bashkë me shoqërinë, me ekonominë e vendit, të rajonit e të botës. اështja është që gjuha të mirëmbahet, të mbarështohet, pra të jetë nën një kujdes shoqëror e shtetëror të vijueshëm. Në shoqëri të tjera ndjenja e disiplinës gjuhësore është ngulitur shekuj më parë. Shqiptarët nuk kanë bërë ende as një shekull jetë në një shtet të organizuar, megjithëse vjet festuam 100-vjetorin e pavarësisë. Sistemi arsimor në këto vite tranzicioni ka shënuar vërtet arritje cilësore, por në shumë raste serioziteti i procesit mësimor dhe niveli shkencor e metodik i mësuesve ka rënie".

Ju jeni shprehur se e gjithë ajo stuhi që bëhet është një sajesë me synime të paracaktuara, për të realizuar "orientimet" e ASHAK-ut për gjuhën standarde, që çojnë në përçarje gjuhësore. I përmbaheni ende këtij arsyetimi?
"Po, i përmbahem dhe për mua kjo po bëhet dita-ditës më e qartë. Një grup gjuhëtarësh të rinj kryesisht të Kosovës, kanë lënë mënjanë teorizimet e mjegulluara e sibiline të mësuesve të tyre dhe janë shprehur haptas kundër standardit të sotëm. Për këtë mund të bindet kushdo duke lexuar librin e tyre "Gjuha e këputun e shqipes" të botuar në Prishtinë para nja dy vjetësh. Njërin prej tyre, z. Rrahman Paçarrizi (sipas shënimeve të mia ka nisur të botojë në shtypin shkencor më 2004) ASHAK e ka caktuar anëtar të Këshillit e përgjegjës të grupit të atjeshëm për drejtshkrimin dhe me këtë funksion ai ka marrë pjesë në mbledhjen e këtyre ditëve. Të gjithë e dinë se në Kosovë njohësi më i mirë i teorisë dhe i praktikës së drejtshkrimit është prof. Isa Bajçinca, delegat i Kongresit. Por ai nuk gëzon simpatinë e zyrtarëve të ASHAK-ut, sepse nuk është nga ata që bëhen urë e vig të shkojë sipër i mirë e i lig, prandaj ia kanë caktuar vendin në grupin e sintaksës! Kështu është kur në vend të një Këshilli Kombëtar me caktim detyrash sipas përvojës e profilit, del një Këshill Ndërakademik ndërshtetëror, ku ASHAK-u ka të drejtë të bëjë ç'të dojë me pjesën e vet dhe i jep vetes të drejtë të ndërhyjë si të dojë në pjesën këtej, kurse ASHSH-ja duhet të thotë "lepe - peqe". ASHAK-u, sipas ndarjes së punës, duhej të organizonte edhe pjesëmarrjen në mbledhje të prof. Remzi Nesimit, i vetmi gjuhëtar nga Maqedonia. Dihet se ai ka probleme shëndetësore, por ASHAK-u as e ka pyetur ndonjëherë kolegun si është me shëndet, as i ka dërguar ndonjë njoftim a material. Pse? Sepse edhe prof. Nesimi i ka shprehur qartë e shqip qëndrimet e tij në mbrojtje të standardit dhe të Kongresit të Drejtshkrimit, si kongres i unitetit të kulturës kombëtare. As ai nuk bëhet urë e vig të shkojë sipër i mirë e i lig!"

A po tejkalohet masa e kërkesave për ndryshim, nga kjo strukturë?
"Në drejtshkrim është tejkaluar së tepërmi! Tani priten edhe kërkesat për ndryshime gramatikore! Kur ia parashtrova me një relacion shpjegues kryesisë së ASHSH kërkesat e ASHAK-ut dhe paralajmërimin në formë shantazhi se mosmarrja parasysh e tyre "krijon mundësinë që kërkesat për përmbysjen e plotë të normës standarde të shtohen", vetë kryetari Ylli Popa, u habit shumë dhe u shpreh: "Ne kemi thënë që të rregullojmë së bashku çështjet e pazgjidhura dhe çështjet e reja që dalin, jo të ndryshohen ato që janë vendosur tashmë!" Disa herë propozimet për ndryshime janë të tilla, sa të krijohet përshtypja se ky drejtshkrim i ri po përgatitet si për kurset kundër analfabetizmit, ku pjesëmarrësit fitojnë vetëm aftësimin e përdorimit të shkronjave për tingujt e të folurit të tyre të përditshëm dhe nuk marrin elemente të kulturës gjuhësore, siç i jep shkolla. Kërkohet me këmbëngulje ndryshim, ndryshim, ndryshim, për ta futur procesit në hullinë e krijimit të një standardi të dytë 'me konsensus'".

Profesor, pse duan që ta prekin standardin, sipas jush?
"Kjo ka të bëjë me qëndrimet e disa personave të veshur me pushtet në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Ka një shembull domethënës për këtë: qëndrimi zyrtar i ASHAK-ut ndaj Konsultës Gjuhësore të Prishtinës dhe ndaj Kongresit të Drejtshkrimit. Me këto ngjarje Kosova dhe gjithë shqiptarët në Jugosllavinë e atëhershme u bashkuan kulturalisht në një gjuhë letrare të vetme me shtetin shqiptar, tek i cili kishin parë gjithmonë shpresën e shpëtimit. Por dikujt kjo nuk i ka ardhur mirë dhe është bashkuar me pikëpamjen se adoptimi nga ana e kosovarëve i gjuhës zyrtare të Tiranës ishte rezultat i propagandës nga Shqipëria përmes studentëve, disa prej të cilëve ishin me siguri agjentë. Kjo është një fyerje e rëndë akademike për ndjenjat atdhetare dhe emancipimin intelektual të rinisë kosovare të vitit 1968, që e detyroi regjimin jugosllav ta pranonte bashkimin gjuhësor. I mbërthyer rreth kësaj pikëpamjeje ASHAK-u as ka thënë ndonjë fjalë të mirë për ato dy ngjarje madhore të gjuhësisë e të kulturës shqiptare, pa le më të organizonte ndonjë veprimtari. Edhe kur kanë organizuar të tjerët, përfaqësuesit e ASHAK-ut sa kanë thënë ndonjë fjalë përshëndetëse dhe kanë dalë nga salla, sikur t'u zihej fryma nga ato që do të dëgjonin. Në veprimtaritë e organizuara në Tiranë për këto ngjarje, ata ose nuk kanë ardhur, ose kanë qenë thjesht vëzhgues. Dihet se Konsulta e Prishtinës e realizoi bashkimin gjuhësor me moton "Një komb - një gjuhë letrare kombëtare". Në "Orientimet" e mirënjohura të ASHAK-ut gjejmë këtë shndërrim të qëllimshëm e domethënës: "Rrethanat shoqërore e politike të Kosovës më 1968 mundësuan që Konsulta Gjuhësore e Prishtinës të dilte me moton "Një popull - një gjuhë"! Fjalët komb dhe kombëtar janë të ndaluara në ASHAK. Ky orientim i ASHAK në çështjen kombëtare është tepër brengosës dhe duhet marrë seriozisht edhe këtu ndër ne".
/BalkanWeb
 
Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

Po jam shume dakort dhe eshte e vertete prb goxha Shqetesues, po na kthehen ne Arabe, me prsh dhe fjale Arabe ....
 
Pe: Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

Po jam shume dakort dhe eshte e vertete prb goxha Shqetesues, po na kthehen ne Arabe, me prsh dhe fjale Arabe ....

Pa shihe ti, krejt eksperta të gjuhës na dolët?!?!?
 
Titulli: Pe: Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

Pa shihe ti, krejt eksperta të gjuhës na dolët?!?!?

Tani Edhe Shqipen letrare doni ta mohoni , :D

Gjithsesi s'jam ne dijeni sa e njihni Shqipen letrare, ju te Kosoves ????:D
ore ricky k'to jane fakte jo inate personale,
 
Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

ahahahhaah gjuhen letrare qe beri xhaxhi enver ne 1972 apo gjuhen shqipe qe ishte 70% gegnisht.
 
Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

C'fare eshte ky budallik Xhaxhi Enveri na paska themeluar gjuhen letrare, na mbyten analfabetet :D
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

Tani Edhe Shqipen letrare doni ta mohoni , :D

Gjithsesi s'jam ne dijeni sa e njihni Shqipen letrare, ju te Kosoves ????:D
ore ricky k'to jane fakte jo inate personale,


Jam shumë kurreshtar të dij se si dole në përfundim
se po kthehen në arab. Me siguri bëre analizë të fortë!
Ke mundesi të sjellësh fakte konkrete me shembuj
se ku apo cila anë po përdor fjalë arabe?
Apo i nxorre nga fundi i barkut? Me siguri tie e din shumë
mirë çfarë qëndron në fund të barkut?

Nëse bëjmë të folmes së juaj në Shqipëri një analizë të mirëfilltë,
çdo e dyta-treta fjalë do t'iu del italisht apo anglisht,
e ndonjëherë edhe frengjisht.


Sidoqoftë, je ka flet përmendësh dhe besoj se s'ke aspak
përvojë kush është legjitim të flas dhe të biej vendime
pë gjuhën, e më së paku një individ që me thënjet e tija
sajon hiç më pak se armiqësi regjionale.


Një nuk duhet harruar se në anglishte janë disa standarde
të aprovuara dhe të gjitha përdoren paralelisht pa
u ndier njëra e rrezikuar nga tjetra. Njësoj ka edhe gjermanishtja!
Pse të mos ketë edhe shqipja?
 
Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

C'fare eshte ky budallik Xhaxhi Enveri na paska themeluar gjuhen letrare, na mbyten analfabetet :D
o te keqen lalka ty hilli nje sy gjuhes shqipe hilli
 
Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

a mundet ndonjeri prej kosovareve ktu, te na tregoje si eshte abetarja ne Kosove, ose ose gjuha shqipe dhe letersia ?
po pyes per librat e shkolles :)
 
Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

Po jam shume dakort dhe eshte e vertete prb goxha Shqetesues, po na kthehen ne Arabe, me prsh dhe fjale Arabe ....

sa fjal greqisht , italisht i ke ne gjuhen tende tperditshme qe fol ?
 
Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

Une mendoj qe ne Kosove flitet me pastert gjuha shqipe, perderisa ne Shqiperi ka me shume barbarizma, edhe pse edhe ne Kosove kane filluar si shume t'futen barbarizmat kohen e fundit
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

[/B]
Jam shumë kurreshtar të dij se si dole në përfundim
se po kthehen në arab. Me siguri bëre analizë të fortë!
Ke mundesi të sjellësh fakte konkrete me shembuj
se ku apo cila anë po përdor fjalë arabe?
Apo i nxorre nga fundi i barkut? Me siguri tie e din shumë
mirë çfarë qëndron në fund të barkut?

Nëse bëjmë të folmes së juaj në Shqipëri një analizë të mirëfilltë,
çdo e dyta-treta fjalë do t'iu del italisht apo anglisht,
e ndonjëherë edhe frengjisht.


Sidoqoftë, je ka flet përmendësh dhe besoj se s'ke aspak
përvojë kush është legjitim të flas dhe të biej vendime
pë gjuhën, e më së paku një individ që me thënjet e tija
sajon hiç më pak se armiqësi regjionale.


Një nuk duhet harruar se në anglishte janë disa standarde
të aprovuara dhe të gjitha përdoren paralelisht pa
u ndier njëra e rrezikuar nga tjetra. Njësoj ka edhe gjermanishtja!
Pse të mos ketë edhe shqipja?


Artikulli shqetesohet per ju te Kosoves, lexoje, rilexoje dhe jep pergjigjen ne baze te artikullit, :D
 
Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

o te keqen lalka ty hilli nje sy gjuhes shqipe hilli

Une nuk ja hudh syte thjeshte kshu nga jashte, e kam mesuar/studjuar me themel historine dhe letersine e gjuhes Shqipe, :D

Ti sic duket po e ngaterron me dialektet :D
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

Artikulli shqetesohet per ju te Kosoves, lexoje, rilexoje dhe jep pergjigjen ne baze te artikullit, :D

Une fola shumë shkurt e kjartë, por ti si
duket ke vështirësi të kuptosh.
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej K

Une fola shumë shkurt e kjartë, por ti si
duket ke vështirësi të kuptosh.

Permbaju artikullit dhe fol ne baze te atij, me Shqip s'ka ku te veje, apo se kupton :D
 
Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

Une nuk ja hudh syte thjeshte kshu nga jashte, e kam mesuar/studjuar me themel historine dhe letersine e gjuhes Shqipe, :D

Ti sic duket po e ngaterron me dialektet :D
po me t'keqen po, i ngatrroj une
 
Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

a mundet ndonjeri prej kosovareve ktu, te na tregoje si eshte abetarja ne Kosove, ose ose gjuha shqipe dhe letersia ?
po pyes per librat e shkolles :)

Abetarja eshte e njejt si e shqiperis !
 
Pe: Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

Po jam shume dakort dhe eshte e vertete prb goxha Shqetesues, po na kthehen ne Arabe, me prsh dhe fjale Arabe ....

Po ti këta arab bazë të artikullit i gjete?

Si po e shoh ti e paske kuptuar mirë artikullin!
Hajd paç Zoti, hiçu nga kjo temë
se ti as vetë fjalët e tua spo i mbajke në
mend e lere më artikullin.
Mos hyr të bisedosh në tema të rënda për ty!
 
Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

po me t'keqen po, i ngatrroj une

Meqe nuk po i ngaterron , c'lidhje ka Xhaxhi Enveri me themelimin e gjuhes Shqipe :D
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej K

Permbaju artikullit dhe fol ne baze te atij, me Shqip s'ka ku te veje, apo se kupton :D

Po jam shume dakort dhe eshte e vertete prb goxha Shqetesues, po na kthehen ne Arabe, me prsh dhe fjale Arabe ....

ku shkruan ne artikull ndonje gje per arabt !! :D
 
Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

Meqe nuk po i ngaterron , c'lidhje ka Xhaxhi Enveri me themelimin e gjuhes Shqipe :D
ka lidhje ka se dikur burrat flisnin si burra jo si tani qe duken burrat si femrat me gjuhen qe nderroj xhaxhi yt :p
 
Titulli: Pe: Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

Po ti këta arab bazë të artikullit i gjete?

Si po e shoh ti e paske kuptuar mirë artikullin!
Hajd paç Zoti, hiçu nga kjo temë
se ti as vetë fjalët e tua spo i mbajke në
mend e lere më artikullin.
Mos hyr të bisedosh në tema të rënda për ty!

Boh, me dhemb koka me ty, do thuash dicka ne lidhje me artikullin .........dhe mos e kap personalisht,

Sa per Arabishten u bazova me realitetin kur isha ne Kosove, dhe c'te keqe ka per ju Kosovaret qe permenda Arabine, ju dhashe + :p
 
Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

ka lidhje ka se dikur burrat flisnin si burra jo si tani qe duken burrat si femrat me gjuhen qe nderroj xhaxhi yt :p

Gjuha Shqipe standarte apo letrare , eshte dhe njihet 1 pa pervetesime gjinie, s'ka gjuhe te vecante per burrat e te vecante per femrat, c'fare flet ti ore :D
 
Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

a mundet ndonjeri prej kosovareve ktu, te na tregoje si eshte abetarja ne Kosove, ose ose gjuha shqipe dhe letersia ?
po pyes per librat e shkolles :)
Po e njejte me ate te shkollave ne Shqiperi. Sepse eshte NJE gjuhe! Nuk jane 2. Ka plot variacione ne dialekte por mbetet po NJE gjuhe.
Tekstet jane te njejta edhe ne shkolle te mesme e universitet - madje ka raste kur jane te njejtet profesore qe japin mesim ne Tirane, Prishtine edhe Presheve. Ama, nuk kane faj qe revoltohen verioret sepse standardi i tanishem (qe eshte i 72shit, standardi i Hoxhes pra) nuk perfaqeson denjesisht te dyja palet (geg e tosk) edhe duhet. Nuk mund te kesh nje standard qe perfaqeson palen A 60% dhe palen B 40%.

Gjuha Shqipe standarte apo letrare , eshte dhe njihet 1 pa pervetesime gjinie, s'ka gjuhe te vecante per burrat e te vecante per femrat, c'fare flet ti ore :D
Ndryshon gjuha standarde nga gjuha letrare, por s'ke faj sepse emertimi 'gjuhe letrare' po perdoret gjithnje e me rralle. Gjuha standarde eshte modeli i perdorimit te nje gjuhe dhe e detyrueshme per ç'do institucion shteteror apo ambjent zyrtar. Standardi duhet te njehsoje gjuhen letrare kombetare. Siç kam permendur edhe me siper, nuk e perfaqeson denjesisht!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

Ndryshon gjuha standarde nga gjuha letrare, por s'ke faj sepse emertimi 'gjuhe letrare' po perdoret gjithnje e me rralle. Gjuha standarde eshte modeli i perdorimit te nje gjuhe dhe e detyrueshme per ç'do institucion shteteror apo ambjent zyrtar. Standardi duhet te njehsoje gjuhen letrare kombetare. Siç kam permendur edhe me siper, nuk e perfaqeson denjesisht!


E di se c'fare ndryshimi kane, s'kam dyshime, :) po ja beja te qarte anetarit tjeter :)

Dikur thuhej gjuha letrare tani thohet gjuha standarte :)
dhe Gjuha standarte eshte 1 variant i Gjuhes shqipe qe nuk perputhet as me toskerishten letrare as me gegerishten letrare, gjithsesi prejardhjen e ka nga toskerishtja letrare eshte e bazuar ne ate variant letrar dhe ka sistemin dhe strukturen e saj, dhe po, sot perdoret neper adminstrata, letersi artistike, shkolla, teater , media etj etj
Krijimi i saj ka te bej me 150 vjet me pare , eh c'fare historie te bukur qe kemi, Respekt per ato fillestaret e denje :)
 
Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

Standardi ne letersi artistike? :eek:
 
Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

po qe perdoret ne perkthime.....
 
Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

Shqipja jonë i përket më shumë dialektit tosk kjo është e qartë.Nëse duhen bërë ndërhyrje,them se duhen bërë.Por në asnjë mënyrë të preket gjuha e sotme standarte,thjesht të pasurohet.Një mundësi kuptimi më tepër për njerëz (si puna ime që flas vetëm toskërisht) që në shkolla nuk kanë pasur mundësi të mësojnë dialektet.Do të ishte e vështirë të ribësh një gjuhë duke baraz-vlerësuar në përqindje dy dialektet,pasi gjithë ajo pjesë që flet dialektin tosk do të ishte komplet jashtë brëndësisë dhe kuptimit të gjuhës.Nuk është diçka e lehtë të mund të ndryshosh këto standarte me një të rënë lapsi.Standarte të cilat mund të ndryshohen dhe duhet të imponohen janë barbarizmat e gjuhës Shqipe.Media në përgjithësi në ç'do përdorim të barbarizmave duhet të gjobitet nga autoritetet,dhe kështu të gjithë ata që kanë lidhje direkte me gjuhën e folur dhe të shkruar.ثshtë skandaloze të shohësh tv,se nganjëherë të duket vetja shkencëtar kur lexon apo dëgjon disa njerëz të cilët kanë bërë dhe shkollën për të ''mbrojtur'' këtë gjuhë.Në fillim duhet nisur me mbrojtjen e asaj ç'ka kemi, më pas mund të shkojmë me pasurimin e saj edhe me ato që nuk përfshihen,dialektet e ndryshme dhe fjalët e tyre.
 
Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

Tani nuk besoje se dikush qe mendon me logjiken e shendosh eshte qe te kthehemi ne piken zero me 1972. As prej Kosove e as prej Shqiperie.

Kam pershtypjen se jemi popull qe rezistojme kryeneq ndaj cdo ndryshimi. Ne gjendjen qe kemi mbetur kam pershtypjen se do ishte pozitive te leviznim para. Kur e them kete e them ne kuptim qe ta pasurojme gjuhen me fjale te reja apo te heqim ndonje qe ka mbetur. Une mendoje se gjuha duhet te evuloje qe te pasurohet e te rritet e te behet me e madhe.
 
Titulli: A po na vjen përçarja e gjuhës prej Kosovës?!

Percarja nuk vjen nga Kosova por pak nga te gjitha shtetet qe rrethojn Shqiperin. Me shume ndikim ka Greqia dhe Italia.
Fajin nuk e ka Kosova qe thjesht djalektet e saja ka sic dhe Shqiperia. Por fajin e kane te gjithe ata persona qe fusin
fjale te huaja ne gjuhen e perditeshme dhe flas per ata qe rrin ne Shqiperi dhe jo shqiptaret qe shkojn per pushime.

Ka dal si mode tani shkon ne Shqiperi dhe kur te pershendesin te thone"Hi ose Ciao" eshte gjynah qe keto percarje vin
nga personat qe rrin ne atdhe dhe jo nga ata qe rrin jasht atdheut. Do ta kuptoja me shume po te vinin nga keta (si puna ime,
me ndodh kur shkoj andej te mos kujtoj ndonje fjale dhe e them italisht por kjo gje vin vetvetiu. Eshte mese normale kur flet cdo
sekond nje gjuhe te huaj do fillosh te mendosh ne ate gjuhe..nuk them qe duhet te jet ky nje justifikim perderisa une mundohem
qe kur flas shqip mos te fus ne mes fjale te huaja.)

Kur degjoj dhe disa prezantues te programeve te fusin keto fjalet them "Mjere gjuha jone ku do perfundoj".
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top