A po gënjejnë më shumë njerëzit, që nga lindja e mediave sociale dhe telefonave inteligjentë?

A po gënjejnë më shumë njerëzit, që nga lindja e mediave sociale dhe telefonave inteligjentë?​

Nga David Markowitz

“Big Think”


Teknologjia u ka ofruar njerëzve më shumë mënyra për t’u lidhur me njëri-tjetrin, por a ju ka dhënë atyre gjithashtu më shumë mundësi për të gënjyer? Sot ju mund t’i dërgoni shokut tuaj përmes një mesazhi një gënjeshtër të bardhë për t’u larguar nga darka, të gënjeni mbigjatësinë tuaj fizike në një profil takimesh online për t’u dukur më tërheqëse,apo të shpikni përmes – emalit një justifikim përballë shefit tuaj për të shpëtuar fytyrën.

Psikologët socialë dhe studiuesit e komunikimit, kanë pyetur prej kohësh jo vetëm se kush gënjen më shumë, por ku priren njerëzit të gënjejnë më shumë, pra gjatë ndërveprimit personal apo përmes ndonjë mjeti tjetër komunikimi.

Një studim themelor i vitit 2004,ishte ndër të parët që hetoi lidhjen midis shkallës së mashtrimit dhe teknologjisë. Që atëherë, mënyrat se si ne komunikojmë kanë ndryshuarshumë-për shembull,më pak telefonata dhe më shumë mesazhe në mediat sociale – ndaj unë do të doja të shihja se sa kanë ndryshuar rezultatet.

Në vitin 2004, studiuesi i komunikimit Xhef Hankok dhe kolegët e tij u kërkuan 28 studentëve që të raportonin numrin e ndërveprimeve sociale që kishin nëpërmjet komunikimit ballë për ballë, telefonit, mesazheve dhe e–mailit gjatë 7 ditëve.

Studentët gjithashtu raportuan edhe mbi numrin e herëve që kishin gënjyer në çdo ndërveprim social. Rezultatet sugjeruan se njerëzit kishin thënë më së shumti gënjeshtra gjatë ndërveprimit social në telefon. Gënjeshtrat më të pakta u përçuan përmes e–mailit.

Gjetjet u përkufizuan si “modeli i bazuar tek veçoria”. Sipas tij, aspektet specifike të një teknologjie -pra nëse njerëzit mund të komunikojnë pa probleme, nëse mesazhet janë të shpejta dhe nëse komunikuesit janë të largët – parashikojnë se ku priren të gënjejnë më shumënjerëzit.

Në studimin e Hancock, gënjeshtrat në ndërveprimet sociale ndodhën nëpërmjet teknologjisë së telefonisë celulare. Më pak pati në e–maile, ku njerëzit nuk mund të komunikonin në mënyrë sinkrone apo të regjistronin mesazhet.

Kur Hankok kreu studimin e tij, vetëm disa studentë të disa universiteteve të zgjedhura mund të hapnin një llogari në Facebook. iPhone ishte në fazat e hershme të zhvillimit. Po si do të dukeshin rezultatet e tij gati 20 vjet më vonë?Në një studim të ri, unë rekrutova një grup më të madh pjesëmarrësish, dhe studiova ndërveprimet nga më shumë forma të teknologjisë. Gjithsej 250 persona regjistruan ndërveprimet e tyre sociale dhe numrin e ndërveprimeve ku ka pasur të paktën një gënjeshtër gjatë 7 ditëve, përmes komunikimit ballë për ballë, mediave sociale, telefonit, mesazheve, video–chatit dhe e–mailit.

Ashtu si në studimin e Hankok, njerëzit thanë më shumë gënjeshtra gjatën ndërveprimitsocial përmes mediave që ishin sinkrone dhe pa regjistrim, dhe kur komunikuesit ishin në distanca të largëta: përmes telefonit apo gjatë video-telefonatave. Ata thanë më pak gënjeshtra gjatë ndërveprimeve sociale përmes e–mailit.

Por është interesant fakti që dallimet në të gjitha format e komunikimit ishin të vogla. Dallimet midis pjesëmarrësve – sa ndryshonin njerëzit në prirjet e tyre për të gënjyer – ishin më shumë parashikuese për normat e mashtrimit sesa dallimet midis mediave.

Pavarësisht ndryshimeve mbi mënyrën se si njerëzit komunikojnë gjatë 2 dekadave të fundit –së bashku me mënyrat se si pandemia COVID-19 ndryshoi mënyrën se si njerëzit socializohen – njerëzit duket se gënjejnë sistematikisht dhe në përputhje me “modelin e bazuar në veçori”.

Këto rezultat kanë disa shpjegime të mundshme, edhe pse nevojitet më shumë punë për të kuptuar saktësisht pse media të ndryshme çojnë në shkallë të ndryshme të gënjeshtrës. Është e mundur që disa media ta bëjnë më të lehtë gënjeshtrën se të tjerat.

Disa media – telefoni, video–bisedat- mund ta bëjnë mashtrimin të ndihet më i lehtë ose më pak i kushtueshëm për një marrëdhënie shoqërore edhe nëse zbulohet. Ndërkohë, normat e mashtrimit mund të ndryshojnë në teknologji, pasi njerëzit përdorin disa forma të teknologjisë për marrëdhënie të caktuara shoqërore.

Për shembull, njerëzit mund të dërgojnë e–maile vetëm tek kolegët e tyre në punë, ndërsa video-bisedat mund të jenë më të përshtatshme për marrëdhëniet më personale. Për mua, ka dy arsye kryesore. Së pari, në përgjithësi ekzistojnë dallime të vogla në normat e gënjeshtrës përmes medias sociale. Prirja e një individi për të gënjyer ka më shumë rëndësi, sesa nëse dikush po dërgon e–mail apo po flet në telefon.

Së dyti, në tërësi ka një shkallë të ulët të gënjeshtrave. Shumica e njerëzve janë të ndershëm,një premisë që është në përputhje me teorinë e paracaktuar të së vërtetës, e cila sugjeron që shumica e njerëzve raportojnë se janë të sinqertë shumicën e kohës, dhe në një popullatë ka vetëm disa gënjeshtarë.

Që nga viti 2004, mediat sociale janë bërë një vend kryesor për të bashkëvepruar me njerëzit e tjerë. Ka një keq–perceptim të zakonshëm se komunikimi në internet ose nëpërmjet teknologjisë, në krahasim me atë personal, çon në ndërveprime sociale që janë më të ulëta në sasi dhe cilësi.

Shpeshherë njerëzit besojnë se vetëm për shkak se ne përdorim teknologjinë për të ndërvepruar, ndershmëria është më e vështirë për t’u arritur. Ky perceptim është jo vetëm i gabuar, por gjithashtu i pambështetur nga provat empirike. / Big Think – Bota.al
 
Po behen 10 vjet me teper ne net apo rrjete sociale,nuk mbaj mend kurre, asnjehere te vetme te kem thene dicka rreth vetes apo per veten genjeshter.
Nese s'kam dasht te flas,apo te flas rreth dickaje,i kam rene shkurt duke thene: s'me pelqen te flas rreth kesaj apo asaj gjeje. Por asnjehere s'kam genjyre!
Nuk do arrije kurre te kuptoj anet e errta te karaktereve njerzore,boshllekun dhe kompleksitetin qe jo jemi pas nje pc apo tastjere,genjejne,sajojne dhe ndertojne fantazi nga me te cuditshmet duke i paraqit si versione te verteta.
Ne jete duhet te jemi te vertet ,jo se i detyrohesh tjetrit,por vetvetes dhe karakterit tend!!
Sigurisht ka dhe karaktere dhe njerez te vertete,por jane me re pakte ne numer sipas meje,se sa ata qe ndertojne flluska sapuni duke mos njohur me as filtrat e tyre psikollogjike me mashtrime ne virtualitet.
 
Dikur kur dija ishte e mbylur neper libra e mendje te bukura e duhej te uleshe e te lexoje e mbaje shenime per ti perdore e mbajt mend, pak njerez dhe disa prej tyre diten ta perdorin per te miren dhe perparimin e nejrezimit.

Tani me daljen e hapsirave dixhitale, privatesia dhe ekskluziviteti i dijes dhe bashke me te i se vertetes, humbi vleren pasi cdo kush mundet te shkruaje e te modifikoje te verteten duke genjyer e shemtuar cdo gje. Nuk po flasim ketu per njerez te paraqiten me fytyren apo me emer e bashkesi informacioni te dikujt tjeter....jo.

Jo vetem kjo por dixhitalizimi i njohurive dhe i informacionit jo vetem qe u bene arme ne duart e disave por u bene edhe foleja ku shume njerez me te meta e me dalldi te ndryshme psiqike e pane ate si altarin dhe foloten ku te shperdhenin kapacitetet e tyre te semura.

Nuk i menduan keto apo u bene me qellim, kjo eshte per tu pare. Nje gje eshte e sigurte qe masat jane nen nje kontrroll por ato qe to shprehin e mundohen te rrembeje kush e kush me pare e te tregoje se cka thene e cka veshur, cka mendon e si vepron, kjo i kthen automatikisht ne kavje te nje grushti te vecante njerezish per te cilet masat jane vetem nje bashkesi numrash sociale.
 
Top