A po e vret teknologjia nostalgjinë?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

A po e vret teknologjia nostalgjinë?​

1660318779805.png
Nga Sam Leith
Trendi më i fundit në mesin e pasardhësve të Gjeneratës Z – pra ata që kanë lindur midis viteve 1997 dhe 2012 – është postimi i “videove të vjetra” në TikTok. Është njëlloj si një gjarpër që e ha bishtin e tij. Pasi ka arritur moshën e pjekur, le të themi, 11-vjeç, ata tëGjeneratës Z nisin të gërmojë nëpër arkivat e tyre për të kritikuar atë model flokësh qesharak që kishin në të kaluarën jo shumë të largët, le të themi 18 muaj më parë.
Ose duke kujtuar së bashku me miqtë rreth “filtrave në Snapchat që ne i përdorim të gjithë”.Por kjo është sa marrëzi aq edhe e trishtueshme. Ndërsa meditojmë mbi ngjarjet historike botërore në një afat kohor 10, 20 ose 50-vjeçar – efektet afatgjata të Brexit-it; rivendosja e statuskuosë në sigurinë evropiane; kriza klimatike – është disi e lehtë të mos vësh re ndryshimet që janë potencialisht edhe më të qëndrueshme dhe themelore.
Sot një brez i tërë i epokës dixhitale, ka arritur në moshë madhore në një botë në të cilën e kaluara nuk është më e kaluara në kuptimin që ne jemi mësuar ta kuptojmë dikur. Sot asgjë nuk harrohet. Pothuajse gjithçka që keni përjetuar, çdo veprim që keni ndërmarrë, është njëkronike e pashmangshme diku në rrjet.
Kujtesa nuk mund t’ju bëjë ta modifikoni të kaluarën tuaj me disa kujtime rozë. Ju nuk mundeni ta romantizoni, të ri–shpikni apo ritregoni historinë tuaj. E shumta që mund të bën është ta ri–përzieni lëndën e parë me një ambalazh nga e tashmja.
Tani përvoja njerëzore tani është e regjistruar në diçka që duket paksa si një version jozyrtar i blockchain, ku mbështeten kriptomonedhat. Ndër efektet ndihmëse të gjithë kësaj – të rastësishme, por ndoshta jo të parëndësishme – është ajo që duket se ka ndikim në të ardhmen e politikës.
Kjo do të thotë, se njerëzit që hyjnë sot në jetën publike, ka të ngjarë të bëhen gjithnjë e më të çuditshëm. “Padija rinore” – ajo që të përball me drogën në të 20-at e hershme, zgjedhja e sikletshme e një fustani shumë estravagant, një moment i një gjesti seksual për të cilin mund të mos e vrasësh mendjen – nuk është më diçka që mund të harrohet apo të lihet në heshtjegjatë një interviste.
Kjo pasi provat do të jenë ende atje, diku, në ndonjë video të mallkuar në TikTok, apo nëndonjë arkiv në Instagram gjatë gjithë kohës. Ju mund të mendoni që ne mund ta rregullojmëdisi moralin tonë publik për të qenë më falës. Por nuk duket se është ky drejtimi në të cilin po lëviz kultura.
Përkundrazi, ne jemi më të prirur se kurrë të abuzojmë me historinë tonë kolektive dhe personale. Prandaj, ka shumë të ngjarë që të vetmit njerëz që do t’i mbijetojnë shqyrtimit të hollësishëm si kandidatë, do të jenë ata që duke qenë të vendosur të mos kenë asnjë karrierë në jetën publike që në fillimet e adoleshencës së tyre, patën një vigjilencë mbinjerëzore për t’u siguruar që të mos bëjnë asnjëherë ndonjë gjë, për të cilën më vonë mund të ndihen tëturpëruar.
Të gjithë kemi takuar disa njerëz me këtë mendësi, dhe ata nuk janë njerëzit që unë do të zgjidhja për të na qeverisur. Të mbi–përfaqësuar në këtë fushë janë egomaniakët dhe të çmendurit. Por shqetësimi im i vërtetë është ndikimi psikologjik, kulturor dhe ai social mbi popullatën e gjerë
Nostalgjia varet në një masë të madhe nga aftësia për të kujtuar gjërat e të shkuarës nëmënyrë të gabuar. Forma kanonike e nostalgjisë, kërkon një lumturi të kaluar që mund të jetë tërësisht e shpikur. Nga ana tjetër kujtesa totale është një mallkim. Ose për të mos qenë kaq ivrazhdë, është një fakt i ri psikologjik dhe social i paprecedentë në përvojën njerëzore.
Mund të ankohemi dhe të themi se është faji i këtyre të rinjve budallenj që bëjnë parada në mediat e tyre idiote sociale. Dhe ndoshta në një aspekt kjo është e drejtë. Por ju nuk zhdukeni nga rekordi dixhital duke refuzuar të postoni selfi (po ashtu nuk është e arsyeshme të pritet që të rinjtë ta shmangin plotësisht kulturën e brezit të tyre).
Ka një milion mënyra të ndryshme, jo të gjitha të lindura nga narcisizmi, në të cilat jetët tona vendosen në një regjistër të përhershëm në kohë reale, dhe në të cilat nuk duhet të mësohet nga gabimet tona, por këto të fundit duhet të shtohen në fletën e akuzës.
Shumica prej nesh, sidomos nga ata që u rritën përpara se shfaqjes së rrjeteve sociale, e ndërtuam ndjenjën tonë të historisë sonë rreth një morie kujtimesh jo të besueshme, objektesh kuptimplota dhe ngjarjesh pjesërisht të trilluara.
Fotografitë mund të na tregojnë kohën kur ishim të rinj, dokumente dhe libra të vjetër shkollorë, copa bizhuterish të njollosura. Këto objekte nuk janë gjithmonë me ne. Ne nuk kemi shumë interes për to në një periudhë afatshkurtër ose edhe afatmesme. Ato dergjen në sirtarë dhe papafingo.
Ne i ruajmë si vera. Dhe pastaj më vonë, e gjejmë veten duke i parë me nostalgji. Martin Amis e ka përmbledhur në mënyrë të shkëlqyer këtë proces: “Rinia juaj avullon në të dyzetat e hershme kur e shihni veten në pasqyrë. Dhe pastaj ju bëhet një obsesion pretendimi se nuk do të vdisni. Por më pas e pranoni se një ditë do të vdisni.
Pastaj në të 50-tat tuaja, rezistenca ndaj të pashmangshmes është shumë më e dobët. Dhe pastaj papritmas keni këtë territor të ri të madh brenda jush, që është e kaluara, e cila nuk ishte aty më parë. E kaluara nuk u grumbullua rreth nesh. Ajo ishte në atë papafingo, në atë sirtar, duke ndenjur në mënyrë komode”.
Por tani cikli midis përvojës dhe soditjes së përvojës – midis jetës dhe ekzaminimit të jetës – po mbyllet dhe është tejet i shpejtë. Dagllas Kuplend i dha romanit të tij “Gjenerata X”përdori nëntitullin “Tregime për një kulturë që ecën me ritme të përshpejtuara”. Si ndodh shpesh me Kuplend, ai ishte një brez përpara kohës së tij.
Në fakt kultura është përshpejtuar tani. Dhe unë dyshoj se një nga problemet më të thella për një brez që shqyrton kujtimet që krijoi vetëm disa vjet më parë, dhe mediat “e vjetra” që i krijonin ato, do të jetë se si të negociohet me atë lloj kujtese të përshpejtuar, me atë llojnostalgjie të menjëhershme, gjatë një jete të gjatë. / “The Spectator” – Bota.al
 
Mua jo!
Jo me larg se mbreme lexova bllokun e kujtimeve qe kam nga e mesmja e deri tani. Fotot e vjetra i shoh cdo 3- 4 muaj.
Dhe lista vazhdon! 🙂
 
Nuk do bëja fjalë fare për nostalgjinë..., Do zhduket fare njeriu dhe do i lejë vendin robotëve - inteligjencës artificiale
IMG_20220911_202514.jpg
Unë po flas me kohë biblike. Në një të ardhme njeriu kush e di nga do bredhi nëpër hapësirë 🤔 ose do jetë i "padukshëm" për robotët 😎
Parë evolucionin gjithmonë në terme biblike, njeriu Adamit, ka vetëm 6-7000 vjet nga krijimi i të parit tonë Adami..🤷
IMG_20220911_202627.jpg
Po ku janë ata që e krijuan Admin? Ata që sumerët i quanin Anunnaki.
Biblistët i quajnë Elohim.
Ata që krijuan njeriun sipas ngjashmërisë dhe shëmbëlltyrës së tyre 🙃🙂 dhe u zhdukën nga syri unë dhe ne lutemi për ta 🙏🤔
Dhe na krijuan për punë...dhe adhurim(sentiment) ndaj tyre..☝️
 
Teknologjia spostoi komunikimin verbal , ne dicka me te sofistikuar ... ne ate virtual . Njerezit spostuan veten dhe ndjesite e tyre , aq sa edhe dashuruan virtualisht . Kulmi i suksesit te teknologjise do ishte , te arrinim te linim pasardhes virtual .... pas kesaj do kishim me shume kursime , por do na duhej te gjenim burime te reja energjie , qe mjetet tona te komunikimit mos te arrinin kurre ne 0% bateri .
 
Tani qe e mendoj,nostalgjia eshte rikujtim kujtimesh.
Tani rikujton realet apo virtualet!? eh ceshtje kendveshtrimi,varet me cfare ke mbushur `senduket` e memories.
 
Pa dyshim qe po! Fakte?
- Po sa te duash:
Shohim gjithnje e me shume cdo dite njerez qe kur udhetojne me tren apo autobus te linjave extraurbane (relativisht linja te gjata), qe nuk socializohen me njeri-tjetrin, nuk pyesin me se nga je dhe ku po udheton (paranteze e cdo dialogu normal dhe midis te panjohurish/udhetaresh) por qerrojne syte mbi smartphonat e tyre dhe ne vetmine qe ai iu afron!
E njejta gje ndodh me cdo grup te rinjsh apo njerzish te cilet ndodhen te mbledhur ne ndonje lokal apo ne bordura apo sheshe agregacioni (vete fjala shesh- eshte simbol i shoqerimit dhe perkatesise se jetes ne komunitet/bashkesi) te cilet nuk dialogojne askund dhe per asgje me njeri tjetrin, por jane te perqendruar ne ekranet 6.20" te smartphoneve qe mbajne ne duar.
Besoj me te madhe qe teknologjia dhe abuzimi me perdorimin e saj, nuk po vret vetem Nostalgjine por edhe vete relacionet interpersonale te individeve.
Mund te them pa frike qe Teknologjia e Sotme mundesoi komunikimin midis humaneve por asgjesoi relacionet midis njerzve!
So sad! :(
 
E kam te mbushur aq shume shpirtin, kujtimet,perditshmerine saqe,ska shanc te ma shterroj apo cenoj asgje.
Pa le teknollogjia.
Nostalgjia eshte nje fare kreativiteti me vetveten ne lidhje me perditshmerine dhe jeten tone.
Ndaj tjeret s`kane shume c`ka ne dore ne kete drejtim.
 
Hahaha po si e mendon ti. Si ndodh kjo vrasje 🙃🙂🙃
Nje argument te shkurter:- fola me dike ne tel. dhe i thash me te mbritur ne Tirane do vij patjeter tju takoj( thjesht nostalgji). Pergjigjja ( :- dakort ne cfare lokali ?( pa nje fill dinjiteti) . Une- do te vij ne shtepi jo ne lokal ! X - jo nuk kemi kohe ne shtepi!😥😥😥🤦‍♂️🤦‍♂️🤦‍♂️🤦‍♂️🤦‍♂️teknologjia i shkateroj😥
 
Nje argument te shkurter:- fola me dike ne tel. dhe i thash me te mbritur ne Tirane do vij patjeter tju takoj( thjesht nostalgji). Pergjigjja ( :- dakort ne cfare lokali ?( pa nje fill dinjiteti) . Une- do te vij ne shtepi jo ne lokal ! X - jo nuk kemi kohe ne shtepi!😥😥😥🤦‍♂️🤦‍♂️🤦‍♂️🤦‍♂️🤦‍♂️teknologjia i shkateroj😥
Opo nuk eshte per te qeshur eshte me ja nis me oooiiiii😥😥😥😥
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top