A po bëhet feja e shqiptarit bakllava turke e hurma arabe?

LeVoyageur

Once upon a time...
auto_Gani_Mehmetaj1496379151.jpg

“Myslimanët në Shqipni janë ma të mirët në botë, pak me i gërvisht dalin të gjithë katolik”, At Zef Pllumi.

Gani MEHMETAJ
Shpesh kur duan ta barazojnë fenë myslimane me fenë katolike, disa nga mosdija, të tjerët nga djallëzia, thonë se edhe krishterimin e morëm me dhunë. Por historia e krishterimit dhe historia e islamizimit të shqiptarët ishte ndryshe. Krishterimi u përhap paqësisht në Gadishullin Ilirik, u shtri më parë se sa në Romë, sepse rruga nga Jerusalemi përmes Ilirisë kalonte. Krishterimi ishte kundërvënie perandorisë, përkatësisht kundërvënie skllavërisë. Flori e Lauri, dy martirë ilirë të krishterimit, varret e të cilëve hamendësohet se janë në Ulpianë (Dardani), i ndoqën dhe i vranë sepse e përhapnin krishterimin.
Përhapja e islamit në Gadishullin Arabik dhe në Afrikën veriore u bë më gjak e me gjenocid. Islamit e gllabëroi qindra vjet Spanjën. Edhe në Gadishullin Ilirik osmanët e imponuan me dhunë e masakre të papara myslimanizmin. Shqiptarët pësuan më së shumti. Prandaj është krejtësisht e pamundur të barazohen këto dy fe më mënyrën e përhapjes.
Pasaktësia e dytë është lutja. Nga mosdija a nga djallëzia disa përpiqen të mashtrojnë besimtarët, kinse edhe katolikët shqiptarë luten në gjuhë të huaj, në gjuhën latine. E kam besuar edhe vet në fëmijëri këtë gënjeshtër derisa nuk e dëgjova meshën në kishën katolike të qytetit tim: prifti e besimtarët luteshin shqip. Të myslimanët lutjet fetare nuk bëhen shqip as sot, sepse sipas hoxhallarëve Zoti kupton vetëm arabisht!
Megjithatë iluministi i përndritur e martiri, At Zef Pllumi, nuk e thotë me kot se: “Myslimanët në Shqipni janë ma të mirët në botë, pak me i gërvisht dalin të gjithë katolik”.
Shqiptarët 1700 vjet ishin të krishterë, 250-300 vjet myslimanë, 50 vjet ateist. Në Dardani e Maqedoni myslimanizmi e ateizmi u zëvendësua me ideologjinë e Pashko Vasës: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Shqiptaria bëri gjëra të mrekullueshme, mobilizoi kundër pushtuesit serb, i neutralizoi hoxhallarët që ende e bënin punën e djallit, nxiti arsimimin e përgjithshëm, ndriçoi të luhatshmit e mendje mykurit, rilindësit u bënë pishtarë të së ardhmes, u zëvendësuan emrat myslimanë e katolik me emra shqiptarë. Kështu, Haziri, nuk e ripërtëriu emrin mysliman të babait të i biri, por e pagëzoi trashëgimtarin Ilir. Pali, braktisi traditën 1700 vjeçare dhe e pagëzoi të bijën me emrin Besa. Kjo frymë mobilizoi shqiptarët në rezistencë e në luftë të armatosur, na orientoi nga Perëndimi.

Por më vonë gjërat sikur nisën të ngatërrohen. U përmbys sistemi ateist në Shqipëri që e kishte plagosur rëndë shqiptarësinë. Në Dardani iu zu fryma shqiptarësisë nga grupet kriminale. ثndrrat ua vranë, idealin ua bënë copë e grimë, pasurinë kombëtare ua zhvatën.
Kështu nga dëshpërimi, nga varëfria e nga propaganda me para e trushpërlarje, feja e shqiptarit po bëhet bakllava turke e hurma arabe, ndërsa flamuri kombëtar shumë shpejt, nëse nuk i del kush para kësaj murtaje, do të zëvendësohet me flamurin e pilafit e të kofshës së pulës, që po i hanë të babëzitur shqiptarët e uritur për iftar ndër çadrat selgjuke.
Ky brez që fenë e shqiptarit e ndërruan me fenë e bakllavave, të pilafit e të kofshës së pulës, nuk kanë Zot, nuk kanë komb, Fe, as Atdhe. Ata janë shtresa më fatkeqe e njëkohësisht më e rrezikshme e kombit.

Tetova Sot
 
Last edited by a moderator:
Hahaha, zotëri Pllumi,
edhe ty me të gërvishë del pagan e përtej ateisti ndoshta.
Po ti zotërote një nuk e ditke: të gjithë janë të lirë të kthehen
nga kanë dalë! Sërbët e bënë këtë: dogjën dhe shkatëruan pothuajse
të gjitha xhamitë, ndërsa ne vazhduam. "Ti" po ta doje, nuk
do të ndërroje fe! :)
Nejse, përveç bakllavave, shqipëtarët hanë poashtu spageta,
pizza, makeroni; pijnë makiato e capucciono, vishen edhe me jeans-a
e veshje moderne perëndimore.

Dhe në fund ke harxhuarë kot kohë me një artikull koti! Nuk është koha më
të merremi me këso gjëra. Nuk është më kohë lufte por paqeje.
Njerezit pranojnë sot fenë vullnetarisht.
 
Ku ka si bakllavaja iher. Mbreti i embelsirave eshte! :D
 
Back
Top