A na do Allahu neve?

ExPerti

Antar Aktiv
A na do Allahu neve?



Pasi Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ndërroi jetë, Ebu Idriz el-Haulani (viti 80 hixhri) në Damask, shkoi tek xhamia el-Kebir. Në xhami ai pa një grup njerëzish duke ndenjur rreth një personi. Ai e përshkroi personin si një person që buzëqeshte shumë dhe njerëzit ishin ulur rreth tij dhe bënin pyetje. Kështu Ebu Idriz el-Haulani e pyeti:

“Kush është ky njeri?”

dhe ata ju përgjigjën atij duke thënë: “Ai është Muadh Ibën Xhebel, radijallahu anhu, sahabi i Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem”.

Kështu Ebu Idriz el-Haulani erdhi ditën tjetër herët në mëngjes, përpara namazit të sabahut dhe ai mendoi se ai ishte i pari që kishte hyrë në xhami por aty ai gjeti, Muadh Ibën Xhebelin, radijallahu anhu, duke u falur në xhami përpara namazit (të mëngjesit). Kështu Ebu Idrizi erdhi tek Muadhi dhe u ul prapa tij dhe priti që ai të mbaronte namazin e tij. Pasi Muadhi e mbaroi namazin, Ebu Idrizi shkoi tek ai dhe i tha:

“O Muadh! Unë të dua ty për hir të Allahut, subhanehu ve teala!”

Muadh Ibën Xhebeli radijallahu anhu, e tërhoqi Ebu Idrizin më afër dhe e pyeti: Uallahi, a më do mua vetëm për hir të Allahut, subhanehu ve teala?”

Ebu Idrizi ka thënë: “Po!”

Muadh Ibn Xhebel radiallahu anhu buzëqeshi dhe e tërhoqi atë afër tij dhe i tha: “Më lër të të përgëzoi me lajme të mira sepse me të vërtetë unë kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, të thotë: “Allahu subhane ua teala ka thënë: “Dashuria ime është obligim, për ata që duhen për hir Timin” (Ky transmetim është i njëjtë me atë që gjendet tek Muvata e Imam Malik (51/51.5.15) përveçse ai në Muvata thotë salatul dhuhr në vend të salatul fexhr)

Vëllezër dhe motra, përmes historisë njerëzit kanë pretenduar që ata e duan Allahun, subhanehu ve teala, dhe Allahu i do ata. Të krishterët thonë që Allahu, subhanehu ve teala, i do ata por Allahu subhane ua teala i quan ata: “..të humbur...”. [Fatiha: 7]

Dhe çifutët thonë që ata e duan Allahun, subhanehu ve teala, por Allahu thotë për ata:

“...ata që tërhoqën hidhërimin e Allahut”. [Fatiha: 7]
 
Titulli: A na do Allahu neve?

Po kështu edhe muslimanët thonë që ata e duan Allahun, subhanehu ve teala. Por puna është se a na do ne Allahu, subhanehu ve teala, kjo është pyetja e vërtetë. A na do Allahu, subhanehu ve teala, neve?

Në sahih Buharin, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Kur Allahu e do dikënd ai e thërret Xhibrilin dhe Allahu atëherë i thotë:

“O Xhibril! Unë e dua filanin, kështu që duaje edhe ti!” dhe Allahu e përmend me emër atë person dhe pastaj Xhibrili e do atë person. Pastaj Xhibrili i thërret të gjithë melekët e qiejeve dhe u thotë:

“Allahu e do filanin, kështu duajeni atë!”, kështu të gjithë melekët e duan atë. Dhe pastaj Allahu vendos kënaqësinë në zemrat e njerëzve drejt atij personi!”

Pejgamberi ka thënë në një tjetër transmetim të këtij hadithi:

“Robi do të vazhdojë të përpiqet të fitojë kënaqësinë e Allahut, ai do të përpiqet të fitojë dashurinë e Allahut derisa Allahu e thërret Xhibrilin dhe i thotë: “O Xhibril! Robi im filani është duke u përpjekur të më kënaq mua, me të vërtetë dashuria Ime e ka mbuluar atë!”

Neve na është treguar në Kur’an dhe Sunnet rreth shumë njerëzve që Allahu, subhanehu ve teala, i ka dashur. Në Kur’an ne gjejmë shumë histori njerëzish që Allahu i ka dashur. Midis njerëzve më të mëdhenj që Allahu i ka dashur ishte Ibrahimi, alejhis-selam. Allahu, subhanehu ve teala, ka thënë: “...dhe Allahu e mori Ibrahimin si halil (shok të dashur)”. [4: 125]

Nga njerëzit që Allahu, subhanehu ve teala, i ka dashur ishte Ejubi, alejhis-selam. Allahu ka thënë: “Ne e pamë se ishte i durueshëm”

dhe pastaj Allahu ka thënë:

“اfarë robi i mirë që ishte ai?”

Nga njerëzit që Allahu ka dashur është një njeri i cili shkoi për ta vizituar vëllain e tij për hir të Allahut, subhanehu ve teala, kjo histori tregohet tek Sahih Muslim nga Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem. Gjatë rrugës së tij Allahu dërgoi një melek dhe meleku e pyeti atë se ku po shkonte dhe ai i tha: “Unë jam duke shkuar të vizitoi vëllain për hir të Allahut, subhanehu ve teala”.

Dhe meleku e pyeti atë: “A ke ndonjë arsye tjetër që po shkon tek shtëpia e tij?”

pastaj ai i tha: “Unë po shkoi pa asnjë arsye tjetër përveç për hir të Allahut, subhanehu ve teala”.

Pastaj meleku i tha: “Me të vërtetë unë vij me lajme të mira, unë jam një melek i Allahut, subhanehu ve teala, me një mesazh nga Allahu që Ai të do ty!”

Nga njerëzit që Allahu, subhanehu ve teala, i dashti ishte Hatixhja radijallahu anha. Në Sahih el-Buhari thuhet se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte duke ndenjur me Xhibrilin duke recituar Kur’an dhe Hatixhja, radijallahu anha erdhi. Xhibrili u kthye nga Hatixhja dhe tha: “Kjo Hatixhja që po të sjell ushqimin. Jepi selamet e mija!”

Ky është Xhibrili, alejhis-selam duke i dhënë selam Hatixhes, radijallahu anha, dhe pastaj ai tha: “Përgëzoje me një shtëpi në Parajsë!”

اfarë ndodh kur Allahu, subhanehu ve teala, na do?

Allahu, subhanehu ve teala, së pari do të përmend emrin e atij personi, filani i biri i filanit dhe pastaj Allahu, subhanehu ve teala, do ta thërrasë Xhibrilin dhe do t’i thojë që Ai e do atë person. Jo vetëm , subhanehu ve teala, do ta dojë këtë person por edhe Xhibrili. Jo vetëm Xhibrili por edhe engjëjt e qiejve dhe të tokës. Pastaj Allahu, subhanehu ve teala, do ta vendosë kënaqësinë në zemrat e njerëzve drejt këtij personi.

Nëse ai person do të kërkojë ndonjë gjë, Allahu, subhanehu ve teala, do t’i japë atë që kërkon. Nëse ai kërkon strehim tek Allahu, subhanehu ve teala, nga ndonjë gjë, Allahu, subhanehu ve teala, do ta mbrojë atë. Fundi i këtij personi është, padiskutueshëm, xheneti.

Vëllezër dhe motra në të njëjtën anë të këtij hadithi ne gjithashtu duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’i frikësohemi dënimit të Allahut. Ne gjithashtu duhet të kemi kujdes ndaj njerëzve që zemërojnë , subhanehu ve teala. Në të njëtën anë të këtij hadithi, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë që një person do të vazhdojë ta zemërojë Allahun, subhanehu ve teala, dhe të mos i bindet atij derisa Allahu do ta urrejë atë person. Allahu, subhanehu ve teala, do të thërrasë Xhibrilin dhe do t’i thojë Xhibrilit: “O Xhibril! Robi im filani është duke vazhduar të më zemërojë dhe zemërimi im e ka mbuluar atë”.


Njëherë po dëgjoja një kasetë dhe një burrë apo shejh po fliste për historitë dhe hadithet që kishin lidhje me fëmijët. Një nga historitë që ai përmendte aty ishte ngjarja e Pejgamberit që po luante me fëmijët. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, po luante me Husejnin dhe pastaj e ngriti lart që njerëzit ta shihnin dhe tha:

“Allahu do t’i dojë ata që duan Husejnin!”

Kështu kjo histori më bëri të mendoi se çfarë mënyrash tjera nga Kur’ani dhe Sunneti mund të na bëjnë ne që të na dojë Allahu, subhanehu ve teala. Pra, të fitojmë kënaqësinë e Allahut. Ibën Kajjimi, rahimehullah, shkroi mënyra të ndryshme për të fituar dashurinë e Allahut. Unë do t’i përmend ato që ai ka shkruar:

Së pari, ne duhet të ngrihemi në pjesën e tretë të natës. Kështu ne duhet të ngrihemi për të falur namaz natë.

Ne duhet gjithashtu ta kujtojmë Allahun shpesh. Kurdo që jemi duke punuar ose duke qëndruar në ndonjë rradhë, kemi gjithmonë mundësinë për ta përkujtuar Allahun, subhanehu ve teala.

Allahu thotë: “Më kujto Mua dhe Unë do të kujtoi ty”.

Kush nuk do që Allahu t’i kujtoja ata???

Ne duhet ta lexojmë Kur’anin me kuptim. Leximi i asaj çfarë Allahu ka shpallur për ne, për jetët dhe vdekjen tonë. Allahu thotë:

“A nuk do të meditojnë ata Kur’anin?”

dhe Allahu thotë: Një libër u zbrit mubarik, kështu që ata të mund të meditojnë vargjet e tija”.

Ne duhet të rrimë dhe të jemi me ata të cilët vërtetë e duan Allahun, subhanehu ve teala, de të shpenzojmë kohën tonë me ata. Në suren el-Kehf, Allahu thotë:

“Ata (që bisedonin për këtë) do të thonë: “Ishin tre, i katërti ishte qeni i tyre, dhe thonë: “Ishin pesë, e qeni i tyre ishte i gjashti i tyre”, kjo ishte hamendje, po edhe thonë: “Ishin shtatë, e qeni i tyre ishte i teti!” Thuaj: “Zoti im di më së miri për numrin e tyre, përveç një pakice nuk di kush për ta, e ti (Muhammed) mos polemizo për numrin e tyre vetëm ashtu në tërësi, dhe askë mos e pyet për ta”. [el-Kehf: 22]

Allahu përmend qenin e ehlul kehf (njerëzve të shpellës). Allahu në këtë varg përmend qenin shumë herë. Dijetarët kanë thënë që shikoni pozitën e qenit në këtë jetë dhe ai nuk ka ndonjë rëndësi për tu përkujtuar. Por ky qen u përmend aq shumë herë në Kur’an, pse. Kjo ndodhi për shkak se njerëzit e shpellës e patën atë qen. Kështu nëse qeni përmendet në Kur’an aq shumë herë, si do të jetë puna me ata që e shpenzojnë kohën e tyre duke ndenjur me njerëzit që i do Allahu, subhanehu ve teala. Sa shumë do t’i rritej grada vetëm përshkak të shoqërimit që ai zgjedh. Ashtu siç Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, na ka treguar ne, që shoqëria e mirë është si një person që i vie era misk, madje edhe nëse shoku nuk ju jep fare misk ju do ta shijoni dobinë e erës dhe parfumit të miskut.

Ne duhet të duam ta takojmë Allahun, subhanehu ve teala. Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Kushdo që do ta takojë Allahun, Allahu don ta takojë atë!”

S’ka dyshim nëse dikush dëshiron ta takojë Allahun ata do të bëjnë mirë për atë takim, ata do të përgatiten për atë takim. Ata do të dëshirojnë ta takojnë Allahun sepse ata do të përgatiten për atë takim. Ata dëshirojnë të takohen me Allahun sepse ata e kanë përgatitur veten në bindje ndaj Allahut. Një person që nuk dëshiron ta takojë Allahun është ai person që nuk është përgatitur për ta takuar Atë, ata e shpenzojnë jetën e tyre në mosbindje ndaj Allahut. Ata nuk dëshirojnë ta takojnë Allahun dhe Allahu nuk dëshiron ta takojë atë person.

Ne duhet të largojmë çdogjë që qëndron midis nesh dhe Allahut dhe të dërguarit të Tij. Kështu kur ne shkojmë në shtëpitë tona, ne bëjmë gjynahe të shumta drejt Allahut. Këto janë gjëra që qëndrojnë midis nesh dhe dashurisë së Allahut dhe duhet të shikojmë në mënyrë kritike atë çfarë bëjmë dhe t’i heqim jashtë nga jetët tona.

Ne duhet gjithashtu ta vendosim synetin e Resulullahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, përpara nesh. Ne duhet t’i vëmë dëshirat e Pejgamberit para dëshirave tona. Allahu shpalli në Kur’ani:

“Thuaj! Nëse e do Allahun, atëhere më ndjek mua. Allahu do të të dojë ty dhe do t’i falë gjynahet tuaja”.

Ne duhet ta bëjmë durimin një pjesë të karakterit tonë. Ashtu siç thonë, një person i cili vazhdon të bëjë diçka ai do të njihet për atë çfarë bën. Kur një person është i durueshëm në shtëpinë apo punën e tij, ai bëhet sabir (i durueshëm). Allahu na tregon për ata që ishin të durueshëm:

Ne duhet të mësojmë atributet e Allahut. Ne duhet t’i mësojmë Emrat e Allahut dhe karakteristikat e tij. Kështu kur ne lexojmë në Kur’an, er-Rahman, ne shpresojmë që Allahu të ketë mëshirë ndaj nesh. Dhe kur lexojmë Allahu është es-Semi dhe el-Besir, që Ai është i që i dëgjon dhe dhe i shikon të gjitha, kështu kur në bëjmë ndonjë gjynah Allahu na sheh. Kur lexojmë në Kur’an që Allahu është Shedid ul-Ikab, Ai është i ashpër në ndëshkim, kur jemi duke menduar të bëjmë ndonjë gjynah ne duhet të kujtojmë që Ai është shumë i ashpër në ndëshkim.

Ne duhet të vazhdojmë t’i kryejmë nafilet. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë që Allahu thotë në një hadith kudsi:

“Robi do të vazhdojë të më afrohet më gjera vullnetare derisa unë do ta dua atë”.

Në sherhin (komentimin) e këtij hadithi, dijetarët kanë thënë që këto veprat vullnetare janë të të gjitha llojeve. Veprat vullnetare janë ato që bëhen me gjuhë dhe më gjymtyrë.

Një poet dikur tha:

“Si mundet të mos i bindesh Allahut kur the se e do

Kjo është çudi dhe shumë behane unike.

Po është dashuria jote ndaj Allahut e vërtetë, ti do t’i ishe bindur Allahut.

Me të vërtetë person i cili do dikënd ai e ndjek atë”.
 
Titulli: A na do Allahu neve?

Po Allahu sdon veten kot presim ne ! Po te donte veten si kishte kompliku gjerat duke na krijuar ne ;) !!
Gjithsesi vazhdoni pyeteni heret a vone do ua vari :p !!
 
Titulli: A na do Allahu neve?

Ca temash kottiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
 
Titulli: A na do Allahu neve?

Nuk kuptoj perse njerezit futen tek temat qe nuk u interesojne ? Apo deshirojne ta tregojne edukaten e tyre fetare/familjare.
 
Titulli: A na do Allahu neve?

kush eshte allahu dhe na tregoni ndonje raste konkret qe ai shpeton ose ndonje foto te tije a ku ta di une ?
Kush beson ke titulli i temes le ta vere njehere ne prove veten
 
Titulli: A na do Allahu neve?

kush eshte allahu dhe na tregoni ndonje raste konkret qe ai shpeton ose ndonje foto te tije a ku ta di une ?
Kush beson ke titulli i temes le ta vere njehere ne prove veten

Allahu eshte Zoti i nderuar. Krijuesi eshte jashte kompetencave te mendjes se njeriut. Nuk mund ta perthekon mendja e krijeses Krijuesin.

p.s. Une kisha pasur deshira ta shoh shpirtin tend. Ke ndonje foto? Kam deshire te njoftohem me te, ta shoh si duket.
 
Titulli: A na do Allahu neve?

Po si nuk na don ore, madje ndaj te devotshmeve :eek:le:ka nje dashuri perfekte e konstante :lekund:A nuk shihni se si ua ka zgjidhur te gjitha hallet? :dhurate:
 
Titulli: A na do Allahu neve?

Besoj se nuk na do se po te na deshte nuk do kisha rrastin te shikoja nje dokumanter mbi vrasjet e Serbve ne Kosove dhe hedhjen e trupave me maune neper lumenj diga dhe liqene dhe kur dilnin ne siperfaqe i groposnin ne vareza masive......
 
Titulli: A na do Allahu neve?

A i do te gjithe, a i do vetem ato qe jane mysliman... kush eshte vertete "neve" ne kete rast?
 
Titulli: A na do Allahu neve?

Po si nuk na don ore, madje ndaj te devotshmeve :eek:le:ka nje dashuri perfekte e konstante :lekund:A nuk shihni se si ua ka zgjidhur te gjitha hallet? :dhurate:

Po ti kujtove se hallet zgjedhen vetvetiu apo pret nga qielli ndonje "zgjedhje" ? Njeriu ne kete bote ballafaqohet me sfida te ndryshme. Mendove se do jesh gjithmone i shendoshe, i gezuar etj etj etj ?

Besoj se nuk na do se po te na deshte nuk do kisha rrastin te shikoja nje dokumanter mbi vrasjet e Serbve ne Kosove dhe hedhjen e trupave me maune neper lumenj diga dhe liqene dhe kur dilnin ne siperfaqe i groposnin ne vareza masive......

Ky eshte pra edhe argument se Zoti eshte i Drejte. Njeriu ka alternative zgjedhjeje ne kete bote. Eshte plotesisht i lire ne kryerjen e veprave te ndryshme. Ne te kunderten, nuk do te quhej Zoti i Drejte, ne rast se i ndalon te gjitha vrasjet, te gjitha padrejtesite, te gjitha problemet etj etj. Ne kete bote njeriu gjykon me apo pa te drejte. Per kete ekziston Dita e Gjykimit, ku do t'dalim t'gjithe para "Gjykatesit Suprem", i cili do t'na gjykoje te gjitheve ne menyre te drejte.

A i do te gjithe, a i do vetem ato qe jane mysliman... kush eshte vertete "neve" ne kete rast?

Te gjithe jemi te Zotit. Por dallimi eshte tek menyra se si e adhurojme ne Zotin. A i pershkruajme Atij shoq/partner, apo e besojme Njeshmerine e Tij pa problem.
 
Titulli: A na do Allahu neve?

Ja si thua ti me qe je dhe EXPERT ?



P.S
Nuk shkruhet neve po shkruhet ne ....:kokes:
 
Titulli: A na do Allahu neve?

Ju don ju don dhe shume bile
 
Titulli: A na do Allahu neve?

Te gjithe jemi te Zotit. Por dallimi eshte tek menyra se si e adhurojme ne Zotin. A i pershkruajme Atij shoq/partner, apo e besojme Njeshmerine e Tij pa problem.

Ju sugjeroj qe te mos ja thoni shume vetave kete, pasi nje pjese do te dale qe s'ka te njejtin zot me juve, nje tjeter do te thote qe nuk beson se zoti egziston, nje tjeter do te thote qe kush eshte ai, nje tjeter do te thote qe nuk e kam pare kurre ate dhe jane te pakte ato qe e besojne dicka te tille "pa problem" sikurse po e quani ju.

Pastaj edhe ju vete nuk e besoni se te qenurit jo mysliman do te thote se je besimtare apo se beson ne zot te vertete. Kontradita te larta, mendim shume human, por i pavertete.
 
Titulli: A na do Allahu neve?

Zoti na don te gjitheve,pa perjashtim,sepse ne fund te fundit jemi krijesat e tij.
 
Titulli: A na do Allahu neve?

Zoti na don te gjitheve,pa perjashtim,sepse ne fund te fundit jemi krijesat e tij.

- Sikur po beson ne absolutizmin e kesaj, shume te tjere do te jene ne favor te teorise e evolucionit, qe perkon edhe me 200 vjetorin e lindjes se babait te kesaj teorie. Do ju sugjeroja qe te mos i pergjithesoni gjerat ne ate menyre, jo per gje por nuk ju lejon te shikoni realitetin.
 
Titulli: A na do Allahu neve?

Po si nuk na don ore, madje ndaj te devotshmeve :eek:le:ka nje dashuri perfekte e konstante :lekund:A nuk shihni se si ua ka zgjidhur te gjitha hallet? :dhurate:




a ja ki zgjedh hallin ti vetes njeher ?


kur ti vet priton te ja zgjedhesh hallin vetes pse mendon se te zgjedh dikush hallet ty ?


si mendon ti qe ne vetem te rrim komen mi kom edhe Zoti tna i bjen te gjitha te jemi me te gjithat ne qe se qojm bothen lart asnjeher ?


Zoti thot Mundohu ti pak un tndihmoj edhe ma shum ;) kshto qe ne te gjith vetem presim tna i kryj detyrat te tjeret eh jo ti kryjm detyrat tona vet ;)
 
Titulli: A na do Allahu neve?

- Sikur po beson ne absolutizmin e kesaj, shume te tjere do te jene ne favor te teorise e evolucionit, qe perkon edhe me 200 vjetorin e lindjes se babait te kesaj teorie. Do ju sugjeroja qe te mos i pergjithesoni gjerat ne ate menyre, jo per gje por nuk ju lejon te shikoni realitetin.

Alfonc,eshte hera e pare qe une futem ne kesoj lloj bisedash,sepse nuk jam edhe shume i perkushtuar mbas kesaj fushe.Puna eshte se une shpreha nje mendim,ashtu sikurse kam lexuar e degjuar.Kete gje e riprodhova ketu me nje fjali te vetme.Kjo nuk ndikon ne realitetin tim!
 
Titulli: A na do Allahu neve?

Ju sugjeroj qe te mos ja thoni shume vetave kete, pasi nje pjese do te dale qe s'ka te njejtin zot me juve, nje tjeter do te thote qe nuk beson se zoti egziston, nje tjeter do te thote qe kush eshte ai, nje tjeter do te thote qe nuk e kam pare kurre ate dhe jane te pakte ato qe e besojne dicka te tille "pa problem" sikurse po e quani ju.

Pastaj edhe ju vete nuk e besoni se te qenurit jo mysliman do te thote se je besimtare apo se beson ne zot te vertete. Kontradita te larta, mendim shume human, por i pavertete.

E di qe je shume "Sygjerues". Por ne te shumten e rasteve sygjeron personat jo-adekuat. Nisu nga vetvetja njehere, pastaj shko tek te tjeret.

Une besoj qe ka vetem NJE ZOT. Dhe Ai eshte i Vetem per te gjithe njerezit. Ka vetem NJE KRIJUES. Dhe Ai Krijues eshte i Vetem per te gjithe. Si e beson ti, si e adhuron, cfare eshte per ty ? Eshte thjeshte problem i yti personal.

T'pershendes
 
Titulli: A na do Allahu neve?

Allahu i don te gjithe e i ndihmoft gjithashtu ..
Tema mbyllet ...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top