A mundet "rritja" e Greqisë, të jetë "zvoglim" i Shqipërisë?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
A mundet "rritja" e Greqisë, të jetë "zvoglim" i Shqipërisë?

Menjëherë pas kryeministri grek bëri lajmërimin në Parlamentin e shtetit fqinj se Greqia do ta çojë hapësirën e vet ujore në 12 milje, te ne nisën debatet shpesh të hidhura, por edhe në formën e frazave goditëse të ndërsjella midis politikanëve nga të cilat qytetari qendron i hutuar, i habitur, dhe nuk kupton asgjë!

Ka edhe nga ata zemërgjerë, hyjnorë, ëngjëllorë që nuk mungojnë të shkruajnë në media duke u tallur me shqetësimin qytetar, për ta quajtur këtë thjesht një alarm i kotë, me qëllime politike ose për t'u evidentuar. Megjithatë problemi mbetet në rend të ditës dhe shumë serioz.

Pikëpyetjet shumë të mëdha, kurioziteti po ashtu, shqetësimi atdhetar dhe pragmatik është për t'u përgëzuar. Sigurisht unë nuk jam asapk specialist i gjeopolitikës as i hartave dhe as edhe i teknologjive GPS, për të hyrë në detajet e çështjes apo në klauzolat e konventave ndërkombëtare. Megjithëse si cdo qenie racionale, homo sapiens, jam në gjendje t'i kuptoj edhe shpjegimet e specialistëve për konventat edhe hartat e paraqitura. Mirëpo, para se të jetë një çështje teknike, kemi një çështje politike mes dy vendeve, një çështje diplomatike dhe një çështje komunikimi ndërkombëtar.

Imagjinoj në ëndërr sikur nga pesëdhjetë a gjashtëdhjetë deputetë nga ata të listave që janë në Kuvendin e Shqipërisë, të ngriheshin në këmbë dhe të duartorkisnin një fjalim patetik rreth sloganit : Shqipëria po rritet! Do t'u kisha hequr kapelen dhe do të kisha lënë lotë të më rridhnin në faqe. Dhe nëse Kosova, Maqedonia e Veriut, Italia, Greqia, do të dridheshin nga frika nga ato çaste solemne, ndonjeri nga deputetët do të sqaronte: Mos kini frikë fqinjë të dashur sepse Shqipëria do të rritet vertikalisht, pa u cënuar juve asnjë centimetër të territorit. Do të çpojë më thellë galeritë e minierave nëntokë si edhe do të lëshojë një sondë në galaktikat e ariut të murmë, për të vendosur në yjet e atjeshëm sonda observimi të hapësirës!

Pasi u zgjova nga kjo ëndërr, mendova me një lloj simpatie për fjalimin e z. Kryeministër të vendit fqinj kur e pashë dhe dëgjova te shprehej solmenisht nën duartrokitjet e deputetëve të krahut të tij, se Greqia po rritet, dhe se kjo është realizimi i projekteve sikurse e kuptova të një lloj të kaluare që m'u duk sikur simbolizonte traditën! Një shtet dhe një komb që kërkon të rritet dhe të zmadhohet horizontalisht apo vertikalisht dëshmon që ka nevojë për këtë, një lloj lebensbraum, si edhe ka energji dhe forca për ta realizuar. Kombe të tilla nga energjia që kanë janë për t'u marrë shembull. Se çfarë lidhje ka kjo gjë pastaj me konfliktin Greqi - Turqi për platformat e naftës në det, me dobësimin e kontrollit të BE ndaj politikës të jashtme të vendeve të veçanta, me një lloj gjeopolitike ballkanike ku një sërë vendesh, si ne, kemi status inferior me Greqinë përsa i përket integrimit europian, me politikat e sotme amerikane, me krizën në Biellorusi dhe ndërmjetësimin e OSBE atje, apo me nuk e di se çfarë tjetër, duke vazhduar ta zemë me krizat e familjes mbretërore britanike, etj., kjo është tjetër gjë.

Unë mendoj që politika jonë nuk ka asnjë arsye as se përse zemërohet me shtetin tonë të dashur fqinj të Jugut, por as edhe nuk ka përse deklaron se kjo "rritje" nuk prek Shqipërinë, interesat e saj, prandaj nuk ka përse të shqetësohemi. Sigurisht ka të drejtë të shqetësohet opinioni publik, shyqyr thuaj, ka të drejtë të shqetësohet opozita, ka të drejtë të shqetësohet Presidenti i republikës, madje edhe Gjykata Kushtetuese t'i ngrejë veshët përpjetë. Pa paragjykime, pa stereotipime, por me analiza, informacione dhe shqyrtime të hollësishme dhe shumë të matura.

Ne nuk mund të themi, hajde flemë gjumë sepse interesat e Shqipërisë nuk preken!!! Nëse nuk ka një marrëveshje, nuk ka një sqarim të hollësishëm diplomatik sepse pritet të vijë ministri i jashtëm grek të sqarojë shtetin tonë, ku e dimë ne se ka apo nuk ka probleme për Shqipërinë? Edhe nuk dimë gjë, por edhe e dimë që nuk ka asnjë problem!!! Kjo është një kontradiktë e rëndësishme në arsyetimin llogjik.

Greqia dhe Shqipëria janë dy shtete që nuk kanë asnjë arësye që të mos i zgjidhin në interes të përbashkët çështjet e tyre. Unë nuk dua të mendoj që ndryshimi drastik i ambasadores dhe i stafit të ambasadës të Shqipërisë në Athinë, si edhe kriza e emigrantëve në kufi, të kenë asnjë lidhje me "rritjen" e Greqisë. Por, gjithçka bën vaki në këto kohë të turbullta dhe të pista me Covid19 në botën që jetojmë!

Kryeministri grek i kërkoi ministrit të vet të jashtëm që për vendimin e marrë për "rritjen" e Greqisë, të njoftojë shtetet fqinje si Italinë dhe Shqipërinë! Vendimmarrje krejt zeusiane! E fortë, e vendosur!!! Por, duhet të jemi të qartë dhe mos fshehim hënën pas gishtit! Nuk u konsultua njëherë me Italinë dhe Shqipërinë, por fillimisht deklaroi solemnisht "rritjen" e shtetit të vet, dhe pastaj me një lloj vendosmërie neglizhuese kërkoi të njoftoheshin fqinjët për vendimin e marrë!

Pra, ai e di shumë mirë se çdo rritje, edhe nëse është në det dhe nuk prek territore të tjera, është një ndryshim raporti forcash midis një shteti dhe fqinjëve të tij. I madhi i gjeopolitikës në filozofi Rajmond Aron theksonte se pushteti nuk është një vlerë absolute, por një vlerë relative, pra ka kuptim sesa më i fuqishëm bëhesh ti me një veprim ose mosveprim në krahasim dhe mbi të tjerët me të cilët je në marrëdhënie.

Nisur këtej edhe sikur fare të mos cënohen interesat detare të Shqipërisë, fakti që vendi fqinj mik, Greqia e bukur, shteti i një kombi mik dhe mikpritës i shqiptarëve "rritet", Shqipëria ka nevojë të reflektojë, të arsyetojë, të masë, të shqetësohet për mirë a keq, dhe jo të thotë "nuk ka problem". "Rritja" e komshiut sigurisht është dobësimi yt, por pastaj tjetër është sesi krijohen aleancat dhe energjitë më pas.

Unë nuk e di nëse politikanët tanë dhe sidomos qeveritarët e dinë teorinë e shkollës realiste të gjeopolitikës, të themeluar nga Lakostë. Nëse u duhet edhe teoritë e Aronit, Lakostës, etj., mund t'i qëmtojmë me kujdes! Por shkolla realiste e gjeopolitikës ka argumentuar se gjeografia është një një shkencë për të bërë luftë! Nuk ka nevojë të alarmohemi.
Greqia dhe Shqipëria nuk kanë asnjë arsësye për t'u acaruar sepse janë shtete të dy popujve miq që jetojnë pranë e pranë prej shekujsh të tërë. Por, nëse Greqia do të "rritet", sigurisht nuk është sepse Uliksi do të bëjë shëtitje me varkë nëpër detin Jon duke mos gjetur dot rrugën e kthimit në Itakë!

Sigurisht që shteti fqinj ka interesa ekonomike, financiare, ushtarake, turistike, etj. Nga kjo pikëpamje ne e kemi për detyrë si shtet i Natos si vetë Greqia të dimë çfarë raporti i ri vendoset mes nesh dhe Greqisë në planin e strategjisë të mbrojtjes dhe të sigurimit të rrugëve të kalimit në detin Jon, me rëndësi mesdhetare dhe botërore. Kjo sigurisht nuk është vetëm çështja jonë sepse interesat e vendeve të Aleancës të Atlantikut të Veriut janë gjithashtu aktive dhe në lojë.

Në fjalën e zotit kryeministër grek në Parlament pati edhe nota nostalgjie sepse deklarimi i tij sigurisht bën pjesë në një ëndërr kombëtare. Të gjithë popujt e Ballkanit, mirë a keq, me delir, a me realizëm, me miqësi, a me dhunë, ushqejnë të njejtën ëndërr të "rriten". Por, nuk ka zbuluar kot psikanaliza që kalimi në realitet nis me censurimin e ëndërrave kur ato sidomos krijojnë neuroza të ndryshme. Edhe ne si popull në të kaluarën kemi ëndërrime të rritjes, ndofta jo në dete, por në tokë patjetër. Sepse ne e kemi harruar detin dhe nuk kemi qenë aq lundërtarë që nga Teuta e këtej. Por, ëndërr rritjeje kemi pasur dhe kemi.

Imagjinoj një grup deputetësh nga këta tanët të komisionit të edukimit dhe medias që në këmbë ngrihen në Komision dhe njeri prej tyre deklaron: Njoftoni Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi se ne do të "rritemi"! Sigurisht komshinjtë tanë grekë, italianë, kombe të zgjuar dhe me humor, do të mbanin barkun me dorë nga të qeshurat!
Prandaj ajo "ëndërra e rritjes" e detyron politikën shqiptare të jetë e kujdeshme dhe ta analizojë mirë semantikën e retorikës politike, duke hequr dorë nga një lloj sigurie e shtirur sikur i ka të gjitha krizat e botës në dorë! Mos harrojmë se jemi një komb e shtet i vogël, mikroskopik në popullsi dhe territor, sado i lavdishëm dhe heroik në tradita! Mos na rrejë mendja shumë!
Ka vend që politika qeveritare të dijë edhe të vërtetat e mëdha që ka përpunuar Fridrih Ratzel i shkollës romantike gjermane të gjeopolitikës. Sado i përdorur keq që teoritë e tij kanë qenë. E them këtë sepse brenda konceptit të tij mbi shtetin si një sistem organicist, shteti i ngjan një peme që për t'u rritur lart i duhet që rrënjët të hapen sa më shumë horizontalisht.
Pra nuk ka kuptim që sikurse është bërë këto ditë, çështja e "rritjes" të Greqisë mike të shihet në mënyrë abstrakte, numerikisht, jo 6 po 8, jo 8 po 12 milje!!! Ratzel thekson se çështja kufitare është një çështje që nuk lidhet thjesht me hapësirën sikur të kemi në hartë figura gjeometrike trekëndësha apo elipsoidë. Një majë mali shpesh vlen sa mijra metra në tokë fushë, një grykë vlen sa mijra kilometra, kujto Torviollin Termopilen, etj., në imagjinatën e popujve tanë, një ngushticë vlen sa mijra dallgë me shkumë deti, një minierë vlen sa pesë krahina. Pra, relievi dhe territori janë realitete konkrete dhe aspak thjesht figura gjeometrike.
Prandaj, mbi gjithçka nuk duhet thënë "s'ka problem", janë norma konventash ndërkombëtare sepse nuk janë gjeometri, janë gjeopolitikë. Nëse politika qeveritare nuk e kupton këtë do të bënte gabim!
E në fund, sa keq më vjen që ne nuk shpallim dot programe rritjeje në det!!! Sepse suprina e detit te ne është bosh! Peshkimi, turizmi detar në anije, kërkimi i naftës, flota detare, transporti detar, janë braktisur ose asnjëherë menduar si projekte madhështore. Ne po rritemi në Lanë!!! Sepse ne nuk ja dimë vlerat territorit! Por kjo është një çështje që kërkon shqyrtime të tjera dhe që unë personalisht modestisht i kam paraqitur në botimin tim, nga Papirus, "Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë në Shqipërinë pastotalitare" ku argumentoj që ne jo vetëm jemi shtyrë nga fqinjët dhe nga perandoritë në breg të deteve, gati sa nuk na kanë hedhur në det, në kënetë, por edhe atë rryp toke që na ka mbetur, ne e braktisim duke e lënë bosh, e mbledhur si minjtë rreth Lane. Por edhe kjo do biseda të gjate në netë dimri ku brenda ka zjarr në vatër dhe jashtë Covid.

Artan Fuga.
 
hic hic abili vdiq, kshu e ky mhb

trasparence i here , pastaj ti gjemojme tupanet
 
Per aq kohe sa fryma e besimit nuk ekziston nga asnjera pale rreziku per zvogelimin e shqiperise do jete gjithmone prezent sepse greqia eshte nje shtet shume here me i fuqishem se Shqiperia ne cdo aspekt.

Shto ktu dhe faktin qe nese Greqia nuk arrin te gjeje marreveshje me turqine sigurisht qe syte do i hedhe nga peshku vogel qe eshte Shqiperia.

I shtojme dhe pak miell ne fund me antishqiptaret qe kane kapur politiken shqiptare sot e 30 vjet, dhe probabiliteti per zvogelimin e Shqiperise behet akoma me i lehte.

Greku kalin e trojes e ka fut me kohe ne Shqiperi, e ka fut ne media, e ka fut ne banka, e ka fut ne ekonomi, e ka fut ne fe (me Janullen ne krye te kishes autoqefale shqiptare) dhe e ka fut ne politike. Jemi te kapur ne cdo aspekt.
 
Greku do na rruj bicikleten edhe ket here. Gjithmone provokon gjithmone krijon zhurme mediatike por ska Faqa per asgje. Problemin kryesor e ka me Erdoganin krijon kot tymnaja me Shqiperine.

E vetmja gje qe kercenon shqiperine eshte kthimi i emigrateve shqiptare atje. Po fundja le ti ktheje e mos na caje menderen si shume. Nese kane marre letra mund te punojne ne cdo shtet europian tashme kurse ata qe jane skllever te tyre le te vdesin skllever.

Ja kshu se na çan tra-pin me keto tema gjithandej.
 
Nje artikull shume interesant qe ja vlen te lexohet...


Nga Shaban Murati


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me siguri nuk e ka lexuar librin tim “Çështja e paqenë e detit: Një intrigë greke apo shqiptare?”, i vetmi libër që trajton bisedimet diplomatike detare 2008-2018 midis dy vendeve.

Shtëpia botuese “Alsar” ia dërgoi atij posaçërisht rekomande në prag të ngjarjes së madhe politiko-fetare të njoftuar nga autoritetet shqiptare se në ditën e Pashkëve ortodokse në Korçë në 9 prill 2018 katër çiftet ortodokse të qeverisë shqiptare dhe greke do të mbyllnin marrëveshjen e re të detit midis dy qeverive.

Nuk e ka lexuar as librin, por nuk ka shfletuar as dosjen e MPJ për bisedimet e detit, ku do të gjente edhe një memo nja pesë faqe timen të vitit 2015 lidhur me sugjerimin grek për ta dërguar çështjen e detit në Gjykatën Ndërkombëtare.

Nuk i ka lexuar, sepse ndryshe nuk do të dilte në 16 shtator 2020, pas darkës së ngushtë me kryeministrin grek, me pretendimin e madh se “Unë kam një ide shumë të thjeshtë, ne mund ta zgjidhim çështjen më mirë nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare”. Nuk do të dilte me apoteozën tipike ballkaniko-bizantine “unë kam idenë”; në librin për çështjen e detit botuar në mars 2018 trajtohet alternativa e gjykatës ndërkombëtare, e propozuar diplomacisë shqiptare nga diplomacia greke si zgjidhje.

Mirë librin dhe dosjen zyrtare të bisedimeve nuk i ka lexuar, sepse koha e penelit e mbyt kohën e librave, por pse shtiret sikur shqiptarët dhe grekët nuk e kanë lexuar dhe as dëgjuar se në 16 shtator përpara kryeministrit shqiptar në tryezën e rrumbullakët të organizuar në Athinë nga revista britanike “The Economist” ish-ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis duke folur për marrëveshjen e detit deklaroi “t’i drejtohemi gjykatës ndërkombëtare për këtë çështje”.

Bakojanis, që është firmëtarja e marrëveshjes së zezë të detit të vitit 2009 midis dy vendeve, nuk tha që është “idea ime”, sepse ajo e din që është ide e vjetër diplomatike greke.

Shihni djallëzinë greke: I thotë Shqipërisë për ta çuar në gjykatë ndërkombëtare, por vetë Bakojanis si ministre e jashtme dhe gjithë qeveritë greke që nga 2009 e deri tani nuk e kanë dërguar në gjykatë ndërkombëtare marrëveshjen e detit të anuluar me të drejtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Nuk e dërgon Athina, sepse nuk ka çështje për t’u dërguar. Greqia nuk ka dërguar në gjykatë ndërkombëtare çështjen e caktimit të zonave ekonomike detare me Italinë, ku bisedimet zgjatën 43 vjet. Nuk ka dërguar çështjen e kufijve detarë dhe të zonave ekonomike ekskluzive me Turqinë, që ka nisur bisedimet që në 1973, pra 47 vjet më parë.

Dhe me dinakërinë diplomatike greke ia hodhën kurthin e gjykatës ndërkombëtare qeverisë shqiptare. Athina po e nxit diplomacinë dhe qeverinë shqiptare të bëjnë autogolin e madhe të gjykatës ndërkombëtare, autogol që tani e shpall me krenari se ta gjuajë personalisht vetë kryeministri i Shqipërisë.

Nuk janë të qarta arsyet dhe rrethanat, që e detyruan kryeministrin shqiptar të dalë në 16 shtator 2020 me një ide të vjetër greke dhe t’ia servirë opinionit shqiptar si ide të tij diplomatike.

1-13-212x300.jpg
Faqja e parë DITA, 18 shtator 2020
Përse nuk duhet Shqipëria t’i drejtohet një gjykate ndërkombëtare për të ashtuquajturën çështje e detit me Greqinë, për të cilën unë argumentoj në librin tim se është një çështje e paqenë:

Së pari, Shqipëria nuk ka konflikt me Greqinë për detin, sepse t’i drejtohesh Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë don të thotë që ekziston një konflikt për kufijtë territorialë detarë. Kufijtë detarë të Shqipërisë janë të përcaktuar dhe të njohur ndërkombëtarisht dhe nuk japin asnjë shkas për rihapjen e çeshtjes në një gjykatë ndërkombëtare.

Vetë kryeministri Edi Rama, në padinë e Partisë Socialiste të firmosur prej tij dhe dërguar Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në datën 6 dhjetor 2009 kundër marrëveshjes për detin të qeverive shqiptare dhe greke të 27 prillit 2009, konfirmon me forcë:

Është thënë vazhdimisht nga anëtarët e delegacionit (shqiptar në bisedimet me Greqinë), por edhe nga politikanë të ndryshëm se nuk ka pasur kufij të përcaktuar midis Shqipërisë dhe Greqisë në zonën detare. Kjo nuk është e vërtetë, përkundrazi është një mashtrim. Kufiri ka ekzistuar. Pra kufiri detar shqiptaro-grek ishte i njohur, i përcaktuar edhe me koordinata, dhe i respektuar nga të dyja palët. Asnjëherë Greqia nuk e ka kundërshtuar këtë vijë të kufirit detar, përkundrazi e ka respektuar”.

Së dyti, Greqia nuk ka shpallur ndonjë konflikt për kufijtë detarë me Shqipërinë. Nëse Athina do të kishte pasur baza juridike për pretendimet e saj ndaj kufijve detarë nuk do të kishte pritur 80 vjet, por do t’u ishte drejtuar me kohë gjykatave ndërkombëtare.

Greqia i ka duart e lidhura nga aktet ndërkombëtare për kufijtë e Shqipërisë me të. Këtë e pranoi edhe ministri i jashtëm grek Kocias në vitin 2018, kur u kujtoi kolegëve të tij të qeverisë se ka një akt ndërkombëtar të delimitimit përfundimtar të kufijve grekë me Shqipërinë të fuqive të mëdha në Paris në vitit 1926.

Së treti, çfarë mendon qeveria e sotme shqiptare se duhet të çojë në gjykatën ndërkombëtare, që ta ndërmarrë këtë hap juridik: Marrëveshjen e anuluar të detit, çështjen e kufijve detarë kufijve, që janë të padiskutueshëm dhe nuk mund të bëhen objekt tratativash, apo çështjen e zonave ekonomike ekskluzive për të cilat nuk ka konflikt?

Nuk dihet pse ka një ngutje nga qeveria shqiptare për ta dërguar çështjen e detit në një gjykatë ndërkombëtare. Është një ngutje që të kujton nxitimin me të cilin qeveritë shqiptare në 2008 dhe në 2018 negociuan marrëveshjen e detit me Greqinë. Çdo hap i mundshëm i duhet lënë palës greke dhe ajo, nëse ka rivendikime për kufijtë detarë, le ta dërgojë në gjykatën ndërkombëtare.

Propozimi për adresimin e çështjes së detit midis Shqipërisë dhe Greqisë në gjykatën ndërkombëtare i është ofruar diplomacisë shqiptare nga pala greke në vjeshtën e vitit 2014 si rrugë e zgjidhjes së një çështje problematike në marrëdhëniet dypalëshe.

Propozimi grek adresonte në mënyrë të gabuar lëndën e paraqitjes së tij kur e përcakton si çështje e kufirit detar me palën greke. Nuk ka çështje të kufirit detar me palën greke. Edhe nëse ka për qeverinë greke, nuk ka për Shqipërinë.

Së pari, kufijtë detarë dhe tokësorë të Shqipërisë me Greqinë janë përcaktuar me kohë me një Traktat Ndërkombëtar me emrin Protokolli i Firences në 1925 dhe vulosur nga fuqitë e mëdha me “Aktin përfundimtar të delimitimit të kufijve të Shqipërisë” të 30 korrikut 1926 në Paris, të pranuar dhe të firmosur edhe nga qeveritë e Greqisë, Jugosllavisë dhe Shqipërisë.

Së dyti, ligjshmëria dhe vlefshmëria e kufirit detar të Shqipërisë me Greqinë sanksionohet edhe me vendimin historik të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila përjashton diskutimin e kufirit detar nga objekti i bisedimeve me Greqinë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të drejtë e quan të mbyllur dhe të pavlefshme çdo përpjekje diskutimi për kufirin detar.

Që kufiri detar ka qenë dhe është i përcaktuar e ka pasur të qartë edhe Athina, dhe kryeministri grek, Kostandin Micotaqis, gjatë vizitës së tij në Shqipëri në janar 1991 në bisedimet zyrtare midis dy qeverive deklaroi: “Në marrëdhëniet greko-shqiptare nuk ka asnjë mosmarrëveshje kufitare”.

Çeshtja kardinale është se çfarë mendon se do të ngrejë apo do të kërkojë qeveria shqiptare në një gjykatë ndërkombëtare?

1- Do të kërkoje arbitrazh për një marrëveshje të re të detit, apo

2- Do të kërkojë arbitrazh për kufijtë tanë detarë?

Një nga argumentet e ekspertëve shqiptarë filogrekë në Tiranë, ithtarë të gjykatës ndërkombëtare, është se duke dërguar çështjen e detit në gjykatë ndërkombëtare Shqipëria ka për të humbur më pak se çfarë ka humbur me marrëveshjen e anuluar të 2009.

Është një alibi e mjerë për të hapur rrugën e rinegociimit të së njëjtës marrëveshje dëmtuese të vitit 2009. Adresimi në një gjykatë ndërkombëtare bëhet kur janë zhvilluar bisedime midis dy palëve për një territor të diskutueshëm tokësor apo detar, për vijëzimin e të cilit nuk ka dokumente ndërkombëtare, siç ka për kufijtë tanë detarë me Greqinë.

Shqipëria nuk ka asnjë arsye dhe bazë juridike, diplomatike, politike dhe historike t’i drejtohet gjykatës ndërkombëtare. Për Shqipërinë kufijtë kanë ekzistuar dhe ekzistojnë dhe do të përbënte një akt të rëndë të shkeljes së sovranitetit dhe të integritetit territorial çdo kërkesë e qeverisë shqiptare për arbitrazh ndërkombëtar të kufijve tanë.

Dërgimi nga Shqipëria në gjykatën ndërkombëtare të marrëveshjes së vdekur të detit do të krijonte precedentin e rrezikshëm të përpjekjeve të Greqisë për rivalorizimin e marrëveshjes së rrezikshme antikombëtare, të zhveftësuar në historinë e marrëdhënieve dypalëshe, si i ashtuquajturi “Protokoll i Korfuzit” i vitit 1914, i cili nuk ratifikua kurrë as nga parlamenti i Shqipërisë dhe as nga qeveria e kryeministrit Turhan Pasha, por nuk u ratifkua kurrë as nga parlamenti i Greqisë.

Një nga fatkeqësitë më të mëdha kombëtare është sëmundja e diplomacisë shqiptare të tranzicionit që gjithmonë ka paraqitur si të sajat tezat dhe qëndrimet e interesave greke. Në këtë serial hyn edhe kurthi grek i dërgimit të çështjes së detit në një gjykatë ndërkombëtare, kurth që po na vjen me çitjane shqiptare.

Gazetadita.
 

Attachments

  • 1-13-212x300.jpg
    1-13-212x300.jpg
    20.1 KB · Shikime: 0
  • 1-13-212x300.jpg
    1-13-212x300.jpg
    20.1 KB · Shikime: 0
Gjithologu Artan Fuga eshte nje llapaqen i pashok. Nje dreq e di se si ai person arriti te behet antar i akademise se shkencave pa bere publikime shkencore. Ish-kryetari i akademise, prof. Korkuti, e ka flliqur kete klloun me 2 fjali. Di vetem te kritikoj vend a pavend. Harxhim kohe te merresh me shkrimet e tij...
 
Kur hartat flasin vetë!
Shikoni sa hapësirë detare i kanë lënë Turqisë, sa ka marrë Greqia, ku i është rrasë kjo e fundit Turqisë me ishuj dhe sa i ka hy në mexhe Shqipërisë. (E huazuar)

119796418_337034794212433_5401337507185476564_o.jpg
 
@Barnaba une them kape njerin, meshoj tjetrit. Ne hon e don ua kemi pa sherrin tonve (po shprehna kosovarqe tamam)
 
Kriteri i 12 miljeve eshte shume strikt dhe shume i mirepercaktuar nga konventat nderkombetare.

Ne Durres psh kufiri yne eshte 12 milje, deri ne 90-ten ka qene 6 milje.

Ne rast se Greqia kerkon te zbatoje parimin e 12 miljeve mund ta beje kur te doje dhe nuk ka nevoje fare te na e beje te ditur neve.

Sepse me parimin e 12 miljeve as greku, as italiani e as malazezi nuk munden te na marrin as edhe nje cm det.

Pse?
Ja te mundohem ta bej muhabetin gju me gju me popullin pa ju futur shume termave teknike:
Ne rast se largesia midis dy pikave kufitare mes dy vendeve ne det eshte e barabarte ose me e madhe se 24 milje atehere parimi i 12 miljeve mund te zbatohet.

Ne rast se largesia midis dy pikave kufitare mes dy vendeve ne det eshte me e vogel se 24 milje automatikisht parimi i 12 miljeve eshte i pazbatueshem, ne kete rast kufiri ndahet ne mes te largesise mes dy pikave kufitare tokesore te dy shteteve ne fjale.


Pra, greku me parimin e 12 miljeve edhe po te doje nuk na merr dot asnje cm det.

Ndryshon muhabeti nese dy shtete bejne marreveshje bilaterale mes tyre dhe e percaktojne ata vete me vullnetin dhe deshiren e tyre kufirin detar(sic ishte e famshmja marreveshje e 2009-tes mes Lulit dhe Bakojanisit)
 
Pra, greku me parimin e 12 miljeve edhe po te doje nuk na merr dot asnje cm det.

Ndryshon muhabeti nese dy shtete bejne marreveshje bilaterale mes tyre dhe e percaktojne ata vete me vullnetin dhe deshiren e tyre kufirin detar(sic ishte e famshmja marreveshje e 2009-tes mes Lulit dhe Bakojanisit)

Shiko kur te te versulen edhe ty me akuzen se po mbron Ramen dhe po zhvendos vemendjen duke permendur Lulin... lool
 
Shiko kur te te versulen edhe ty me akuzen se po mbron Ramen dhe po zhvendos vemendjen duke permendur Lulin... lool
Nuk e besoj qe do e bejne sepse me njohin dhe e dine qe une i bie si njerit edhe tjetrit kur e meritojne(fatkeqesisht e meriton e tere klasa politike shqiptare e 30 vjeteve te fundit ti marresh me shkelma b...allit perpara).

Dhe tjetra, une me lart kam dhene mendimin tim apolitik mbi nje çeshtje teknike.
Kriterin e 12 miljeve Greqia e ka zbatuar para pak kohesh edhe me Italine , Qipron dhe Egjiptin.
Askush nuk e politizoi çeshtjen si po bejne ketu te ne sepse edhe po te duam nuk e ndalojme dot Greqine te arrije deri ne 12 milje aty ku ja njeh e drejta nderkombetare.

Me ne e deklaroi tani per nje fakt te thjeshte sipas mendimit tim modest-
Greqia te njejtin parim deshiron ta zbatoje edhe me Turqine dhe na perdori ne per ti thene turkut, behu gati se do e zbatojme edhe me ty.

Problemi eshte gjetke me Turqine.
Zyrtarisht Greqia ka te drejte me turkun por......problemi eshte qe praktikisht ka te drejte turku.

Pse?
Sepse turku llogarit brigjet e Qipros turke, shtet te cilin nderkombetarisht e njeh vetem Turqia.
Pra turku llogarit edhe kufijte e nje shteti vasal te tij i cili per Greqine dhe tere boten nuk ekziston.

Pra e tere zhurma dhe zallamahia se greku po na merr detin eshte nje flluske sapuni, eshte thjeshte nje ceshtje qe nuk eshte as ceshtje.

PS-Pa merak se nuk me thone grekofil tani jo?

Apo do me thone thua ti?
Po le te thone ç'te duan, postimet e mia antigreke jane ketu prej vitesh?
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top