A mund ta fusë vendin ne luftë civile Lulzim Basha?

Guest2

Antarë i Respektuar
Nga Ilir Yzeiri

Personalisht mendoj që nuk mundet, sepse nuk ka as fuqi, as karizëm, as mbështetje në popull, pra nuk ka asgjë që të mund të bindë një pjesë të popullit që të ngrihet kundër pjesës tjetër. Po çfarë zotëron ai deri tani ? E kam thënë dhe e përsëris që Lulëzim Basha vetëm reciton një tekst të shkruar më parë nga Sali Berisha. Vetëm kaq.

Kush e mbështet Lulëzim Bashën ? Në pjesën më të madhe e ndjekin fanatikët e ndershëm të PD-së, ata që janë betuar se do të vdesin me emrin e PD-së në zemër. E ndjekin një grup i madh që e urrejnë për vdekje Edi Ramën dhe e ndjekin gjithashtu një grup tjetër që duan të bëjnë karrierë në PD duke u promovuar si deputetë apo si analistë që gjejnë flori të pastër në ligjërimin e Lulit, i cili ligjërim, për hir të së vërtetës, sa i takon sistemit referencial filozofik shkon nga telenovelat turke me Ezelin deri te urtësia popullore që e barabit fatin e Edi Ramës me atë të plakave si shenjë e motit të keq që zgjat tri ditë në prill. Megjithatë secili është në të drejtën e vet që të bëjë politikë bashkë me Lulin dhe ta ndihmojë Lulin që teksti i tij të paraqitet në publik me sa më shumë variacion stilistik dhe me sa më shumë forcë bindëse.

Lulin nuk e mbështesin institucionet ndërkombëtare dhe aleatët perëndimorë të Shqipërisë. Të gjithë ata që i thonë Lulit se bota perëndimore është manipuluar nga krimineli Edi Rama, janë në të drejtën e tyre që t’i tregojnë Lulit besnikëri, dashuri dhe mbështetje derisa ai ta kthejë çadrën e lirisë nga një auditor me formën e kurseve ideologjike të Partisë në një shtab të organizmit të rezistencës së armatosur përballë klikës së Edi Ramës.

Lulëzim Basha i ka dhënë të drejtën vetes që të paraqitet si zëdhënës i popullit shqiptar që po shtypet nga klika e rekordeve kriminale të Edi Ramës. Ai është emëruar vetë si kriteri i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në këtë vend dhe e ka shpallur veten kampion të njeriut që do ta shpëtojë këtë vend nga klika kriminale e Edi Ramës. Tani ky vetemërim në krye të zemërimit popullor që Lulëzim Basha i ka bërë vetes së tij, meriton pak analizë. E para, Lulëzim Basha është kryetar i një force politike dhe përfaqëson një koalicion opozitar, pra, në rastin më të mirë përfaqëson gjysmën e popullit. Gjysmën tjetër jo. Gjysma tjetër përfaqësohet nga ai person që sot është kryeministër i vendit dhe deri në vitin 2013 ishte në krye të një kolaicioni që ka në Kuvend sot e gjithë ditën të paktën 84 deputetë.

Tjetër, nëse Edi Rama mund t’i vjedhë zgjedhjet me paratë e drogës ky është një perceptim politik i Lulit dhe i mbështetësve të tij. Por pjesa tjetër e popullit ka të drejtë të ketë një gjykim tjetër të ngritur gjithashtu mbi një perceptim tjetër. Edhe ti Lulëzim Basha je akuzuar nga opozita e atëhershme se ke vjedhur 220 milione euro nga Rruga e Kombit. Edhe ti mund t’i përdorësh këto para për të blerë zgjedhjet. Sipas perceptimit që ke ti për Edi Ramën i bie që edhe socialistët të kenë po të njëjtin perceptim për ty. Ndaj kauza jote nuk mund të jetë motiv i zemërmit mbarëpopullor, por është motiv politik për të ndezur mbështetësit e tu.

Lulëzim Basha ka shpallur se ditën që në Kavajë do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale ai do të organizoje një protestë të fuqishme në këtë qytet dhe do të mbledhe aty gjithë demokratët e Shqipërisë për ta shkatërruar procesin zgjedhor dhe për t’i bërë një atentat demokracisë duke përdhosur ditën e shenjtë kur populli thirret për të vendosur. Pra, nëse ka një ditë të vetme që pushtetin e ka realisht populli kjo është dita e votimeve dhe në atë ditë ndalohet propoganda, ndalohen manifestimet dhe të gjitha llojet e veprimtarive që do ta shkatërronin pushtetin e popullit. Qeveria e ka me ligj të drejtën që të garantojë ditën e zgjedhjeve dhe të drejtën e asaj pjese të popllsisë së Shqipërisë që është thirrur të ushtrojë pushtetin e saj. Nëse Lulëzim Basha dhe ata që e nxisin atë drejt greminës politike nuk ndalojnë, atëhere realisht vendi më 7 maj futet në luftë civile. Pra nëse Lulëzim Basha e pushton Kavajën me ndjekësit e tij ditën që aty zhvillohen zgjedhjet, ai realisht ka nisur luftën civile dhe përplasjen popullore.

Lulëzim Basha po bën provën gjenerale në Kavajë dhe mesa duket është përgatitur që më 18 qershor ta shtrijë aksionin e tij politik për shkatërrimin e sistemit demokratik në Shqipëri më 18 qershor në të gjithë vendin. Nëse në Kavajë ai do të arrijë të dhunonjë qytetin me manifestimin antiligjor, atëhere më 18 qershor ai do të dhunojë të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe do të hedhë në erë sistemin demokratik.

Po qeveria si do të sillet ? Pjesa më e madhe e popullit nuk dëshiron luftë sociale dhe përplasje civile. Qeveria dhe organet që ruajnë rendin paguhen që të garantojnë jetën e shqiptarëve. Edhe në këtë rast të gjithë ata që thyejnë rendin shoqëror duhet të përgjigjen penalisht. Edhe Edi Rama u thirr në prokurori për nxitjen dhe organizimin e 21 janarit.

Lulëzim Basha është i vendosur që ta çojë vendin në përplasje shoqërore dhe në tekstin që ai reciton tash dy muaj në çadër, ai paraqitet me profilin e udhëheqësit anarkist e antisistem. Mbetet për t’u parë sesa të përgatitur janë të gjithë ata që janë frymëzuar prej tekstit të Bashës që të shkatërrojnë zgjedhjet në Kavajë dhe të paralajmërojnë shqiptarët se më 18 qershor Lulëzim Basha nis përplasjen e madhe shoqërore.
 
Une kam disa pikepyetje per kete gjendje.

1. Me cte drejte Lulzim Basha kerkon te dali mbi vullnetin e votes se popullit?
2. Me cte drejte -#-#-# kerkon qeveri teknike vetem 2 muaj para zgjedhjeve?
3. Me cte drejte -#-#-# merr persiper te flasi ne emer te votuesve te secilit krahe?
4. Me cte drejte -#-#-# ben gjithe kete amulli per interesa te tija?
5. Me cte drejte -#-#-# con PD ne vetshkaterrim?


Edi Rama , apo qeveria e majte u zgjodh me vota dhe si rrjedhoje duhet te largohet vetem me vota!
Lulzim Basha smund te ngrej pretendimin per zgjedhje te lira , kur backgroundi qe ka eshte i perlyer (votimet per bashkine e Tiranes)
Gezon ne kurriz vrasjen e 4 demostruesve , njerez nga populli dhe qeveria e asaj kohe nuk u shemb dhe shume mire beri, perse sot ngre keto pretendime?
 
Luli sben dot aagje ama Saliu po. Madje pas lulit mendoj se eshte 100%berisha.
Sa per berishen nje fjale te thojr ai e solli veriun posht. Po e ndezi njeri shkrepsen, seshte e veshtire te ndizet flaka.

Por nga ana tjeter: a mund te kemi nje 97 prap??? Nuk e besoj.. Ne 97ten ishte djegur i gjithe populli me fajdet e piramidat ndaj u ngriten. Tani populli duket rehat. Lol

Pooor pooor nese ne si popull meritojme ndonje demin se si shume haptas eshte shfaqur Vesi (hashash/kanabis/droge etj) sillen punet ne ate menyre qe e pesojme te gjithe. Kjo e fundit mund tmos besohet nga shumekush thought.
 
Luli sben dot aagje ama Saliu po. Madje pas lulit mendoj se eshte 100%berisha.
Sa per berishen nje fjale te thojr ai e solli veriun posht. Po e ndezi njeri shkrepsen, seshte e veshtire te ndizet flaka.

Por nga ana tjeter: a mund te kemi nje 97 prap??? Nuk e besoj.. Ne 97ten ishte djegur i gjithe populli me fajdet e piramidat ndaj u ngriten. Tani populli duket rehat. Lol

Pooor pooor nese ne si popull meritojme ndonje demin se si shume haptas eshte shfaqur Vesi (hashash/kanabis/droge etj) sillen punet ne ate menyre qe e pesojme te gjithe. Kjo e fundit mund tmos besohet nga shumekush thought.

97 nuk perseritet pasi populli i ka vene ca mend ne koke, dhe nuk ngrihet asesi per Faqen e Lulit apo Sales.
Ne 97 u vrane te pafajshem , e u veshen nena me te zeza , sepse Saliu donte keshtu....zogjte e tij saliu e te tjere i siguruan e dashur.
Te kesh bindjen se nese Lulka do kish nr e njerezve qe e ndjekin, do ishte futur ne zgjedhje dhe asgje sdo e ndalte!
Por sepse ska asnje garanci nga elektorati i tij , ben lojra te tilla qe mos deshtoj hapur dhe mbi te gjitha e gjithe davaja eshte dhe behet per ate te shkrete "Vetting". Kete ska buf qe se ka kuptuar.
Dhe nese do kthehemi pas ne kohe , pra te bejme nje resume PS asnjehere ska vjedhur votat....votat jane vjedhur vetem nga e djathta!



Zgjedhjet në 23 vite në Shqipëri

1. Zgjedhjet e 22 marsit, 1992

Në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992, Partia Demokratike mori 62.09 për qind të votave, kurse Partia Socialiste, pasardhëse e PPSH-së mori vetëm 25.73 për qind të votave dhe në vend të tretë u rendit Partia Social-Demokrate me 4.38 për qind të votave. Vetëm një vit më parë, PPSH-ja mori në atë kohë 67.6 për qind të votave, kurse e dyta u rendit Partia Demokratike me 38.71 të votave.

2. Zgjedhjet lokale të tetorit, 1992

Kur kishin kaluar vetëm tre muaj nga fitorja e PD në zgjedhjet parlamentare të 22 marsit të vitit 1992, Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e para lokale të zhvilluara në sistemin politik shumëpartiak. Megjithatë PD në atë kohë fitoi bashkitë kryesore, ku mund të përmendim Tiranën, por si koalicion, partitë e majta morën më shumë vota se PD. Rezultatet e votimit sipas partive politike nxjerrin fituese Partinë Socialiste, e cila mori 340.266 vota ose 45.43%. PD-ja siguroi 278.101 vota ose 37.13%, PSD-ja 40.065 vota ose 5.35%, ndjekur nga PR-ja me 33.726 vota ose 4.50% dhe PBDNJ-ja 33.223 vota ose 4.44% të votave. Siç shihet, koalicioni qeveritar fitoi 46.98% të votave ndaj 49.87% të koalicionit të majtë opozitar. Por edhe këto zgjedhje nuk e kaluan testin e ndërkombëtareve. Fitoret më të bujshme të PS-së u shënuan në Gjirokastër, Fier, Lezhë, Kukës, Peshkopi etj. Zgjedhjet për bashkinë e Tiranës patën një domethënie të veçantë. Demokratët fituan bashkitë e mëdha të Tiranës, Vlorës, Shkodrës, Durrësit, Elbasanit, Beratit, Lushnjës, qytete të fituara prej tyre edhe në dy zgjedhjet parlamentare.

3. Zgjedhjet e 26 Marsit, 1996


Këto zgjedhje janë damka e përjetshme e Sali Berishës. Këto zgjedhje merren si pikë reference për çdo palë zgjedhje të manipuluara dhe të përmbysura. Zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996, janë cilësuar si më të këqijat që janë zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri pas viteve ’90. Në këto zgjedhje PD-ja mori 55.53 për qind të votave, kurse PS-ja vetëm 20.37 për qind. Këto zgjedhje, veç kontestimit të ashpër nga opozita, morën edhe notën supernegative nga ndërkombëtarët, e cila ishte, “Zgjedhje të manipuluara nga partia në pushtet”. Në atë kohë, në misionin e vëzhgimit ishte edhe zonja Glover e cila kryesoi misionin e ODIHR-it edhe në zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996 u manipuluan me forcë nga bandat e Berishës. Ushtria dhe SHIK mbushi kutitë dhe rrahu komisionerët e PS. Kjo e fundit tërhoqi komisionerët dhe këto zgjedhje u kthyen në minë me sahat në duart e Berishës.

4. Zgjedhjet lokale të 20 tetorit të vitit 1996

Në mbrëmjen e datës 20 tetor, PD-ja shpalli fitoren në zgjedhje dhe nisi deklarimin e rezultatit të zgjedhjeve. Sipas të dhënave të saj, PD-ja fitoi në raundin e parë 61% të bashkive dhe 58% të komunave, kurse socialistët vetëm 6% të tyre. Të dhënat zyrtare të dala ditë më vonë raportuan se PD-ja fitoi 37 bashki, PS-ja në 4, një bashki u fitua nga kandidati i pavarur dhe 22 kaluan në balotazh. Në 310 komuna demokratët fituan 193, socialistët 12, partitë e vogla 7 dhe pjesa tjetër prej 98 komunave kaloi në balotazh. Në votimin proporcional për këshilltarët në 36 rrethe PD-ja fitoi 52.5%, PS-ja 31.2%, PR-ja 3.5% dhe partitë e tjera pjesën e mbetur. IRI raportoi se KQZ-ja asnjëherë nuk bëri publike rezultatet finale të zgjedhjeve.

5. Zgjedhjet e vitit 1997

Në këto zgjedhje, Partia Socialiste mori një fitore mjaft të thellë, duke fituar 65 për qind të votave, kurse PD-ja 20.37 për qind. Kurse vlerësimi i ndërkombëtarëve ishte, “Zgjedhje të pranueshme”. Në këto zgjedhje, Sali Berisha pësoi disfatën më të thellë në historinë e tij politike, pasi futi popullin në luftë civile, me piramidat dhe me vjedhjen e zgjedhjeve të 1996.

6. Zgjedhjet lokale të 1 tetorit 2000

Zgjedhjet lokale të 1 tetorit 2000 ishin të tretat në Shqipërinë pluraliste dhe të parat pas ardhjes së socialistëve në pushtet më 1997. Partia Socialiste mori drejtimin e bashkive kryesore, të drejtuara që nga 1992 nga PD. Në përfundim të raundit të parë të zgjedhjeve u konstatua se PS-ja fitoi 28 bashki dhe 110 komuna, PD-ja 9 bashki dhe 58 komuna, PBDNJ-ja 5 komuna dhe PLL-ja 1 komunë. Në raundin e dytë të zgjedhjeve ishin në garë 28 bashki, 128 komuna dhe 10 nga 11 minibashkitë e Tiranës. Siç pritej PD-ja fitoi në vetëm 21 njësi ndaj 114 të ftuara nga PS-ja. Në proporcional PS-ja fitoi 42.91% ndaj 33.79% të PD-së. Parti e tretë, në fakt edhe më e suksesshme e zgjedhjeve u rendit PSD-ja me 7.11% të votave. Pas saj me diferencë të thellë u rendit PAD-ja me 3.14%, PR-ja me 2.68%, PBDNJ-ja me 2.24%, PDK-ja 2.3%, DBSH-ja 2.09% dhe PA-ja 1.53%.

Zgjedhjet lokale 2003

Pesë muaj pas zhvillimit të zgjedhjeve, KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare. Në zgjedhje morën pjesë 1,180,414 zgjedhës, të cilët votuan për 6,126 të zgjedhur vendorë. Nga këto vota totale, Partia Socialiste fitoi rreth 410 mijë vota ose 34%, kurse Partia Demokratike 382 mijë vota dhe 32%. Asnjëherë më parë dy partitë kryesore politike nuk kishin pasur distancë më të afërt sesa në lokalet e vitit 2003. Në vend të tretë u rendit PSD-ja me rreth 7% të votave. Pesë parti politike, PR-ja, PAA-ja, PBDNJ-ja, PDS-ja dhe PAD-ja morën rreth 3% të votave. PLL-ja dhe PDR-ja kaluan kufirin e 2%, kurse PDK-ja, PBK-ja dhe PK-ja morën më shumë se 1% të votave.


Zgjedhjet e 2005

Ndërsa në zgjedhjet që u zhvilluan më 3 korrik 2005, fituese pas tetë vitesh opozitë doli PD-ja me 19.36 për qind të votave (me proporcional), kurse PS-ja mori 8.89 për qind të votave. Këto zgjedhje morën nga ndërkombëtarët notën pozitive dhe u cilësuan si “Zgjedhjet një hap më para drejt demokracisë”. Këto janë cilësuar deri tani edhe si zgjedhjet më të mira të zhvilluara në demokraci.

Zgjedhjet lokale të vitit 2007

Referuar rezultateve zyrtare të dhëna nga KQZ-ja kandidatët e zgjedhur nga PD-ja dhe aleatët e saj fituan në 36 bashki, 3 njësi bashkiake dhe 188 komuna. Në total ata morën 227 njësi vendore. Socialistët dhe kandidatët e mbështetur prej tyre fituan në 26 bashki, 10 më pak sesa PD-ja, dominuan njësitë bashkiake me 8 njësi të fituara, por morën vetëm 92 komuna, rreth 50% më pak sesa PD-ja. Në total PS-ja dhe aleatët e saj morën 126 njësi vendore ndaj 227 të PD-së. Siç shihet shifrat krahasuese japin një fitore të thellë të demokratëve. Por, duke hyrë në detajet e rezultateve, në emrat e bashkive, rezulton se kemi të bëjmë me një realitet të ndryshëm politik nga të dhënat zyrtare të KQZ. Kështu, socialistët fituan 9 nga 12 bashkitë e kategorisë së parë, si dhe 5 nga 6 qytetet më të mëdha të vendit. Pra, PS-ja fitoi qendrat urbane dhe PD-ja periferinë e tyre.


Zgjedhjet e 2009


Zgjedhjet e 2009-ës erdhën pas ndryshimeve kushtuese dhe do të mbahen mend për mazhorancën e brishtë, por edhe kalimin historik të Ilir Metës në kampin e djathtë. Koalicioni i PD mori vetëm 70 mandate dhe vetëm nuk mund të qeveriste dot. PS mori 66 mandate. Edhe pse PS rezultoi si partia më e madhe në Shqipëri, Berisha mori katër mandate më shumë për shkak të taktikave elektorale që ndoqi. Në këtë mënyrë Meta kaloi djathtas, një kalim që la gojëhapur shumë kënd. Ndërkohë, nga opozita, këto zgjedhje u kontestuan mjaft ashpër me bojkotim Parlamenti, greva nëpër qytete, etj. Këto zgjedhje u vlerësuan negativisht edhe nga ndërkombëtarët.

Zgjedhjet e 2011


Zgjedhjet lokale të 2011-ës janë shumë të freskëta për shqiptarët, po ashtu edhe beteja për to. Nga këto zgjedhje do të mbahet mend edhe përveshja e mëngëve nga ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu. Fillimisht Edi Rama u shpall fitues me dhjetë vota më shumë se rivali i tij demokrat Lulzim Basha. Por një vendim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për numërimin e votave të pavlefshme, bënë që fitorja të kalonte djathtas. PS nuk i njohu kurrë këto zgjedhje, të cilat i cilësoi si të vjedhura, dhe ata ende e quajnë ilegjitim kryebashkiakun Lulzim Basha. Edhe nga faktori ndërkombëtar, këto zgjedhje morën një notë shumë negative

Pra kur ka qene e majta ne pushtet , ka pranuar dhe certifikuar pa rezistence voten e lire, e kunderta kur ka qene kjo partia e "ndershme" ne pushtet!
 
Liderat Sumpreme :D Edushi dhe Ilirushi po bejne c'eshte e mundur ta evitojne... Ata orientojne popullin te vetekenaqet me arritjet e qivirise dhe japin leksione me detyrim me teme " si te jesh dele e mire per kopene"

perfundimi..... Bijte e kurvave nuk pine qumesh nga dy sisa por rrembejne autobotin.... muhabet hashashi mo. :p LOL
 
Back
Top