A mendon njeri per turizmin shqiptar?!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
ë gjithë konsumatorët e bregdetit jugor shqiptar kujtojnë skenat e tri viteve më parë, kur nëpër rrugët e Vlorës dhe përgjatë gjithë këtij bregdeti përrallor, shumë turistë nga Maqedonia dhe Kosova kanë gdhirë natën, duke kërkuar qoftë edhe një krevat të vetëm për të shijuar pushimin në Shqipëri. Përkundër mobilizimit të të gjitha strukturave, si lokale, ashtu edhe shtetërore, atyre që ofrojnë shërbime turistike dhe Vlorës si qytet në tërësi, shumë turistë, ose vazhduan rrugën drejt zonës së thellë jugore, ose u pajtuan me fatin se duhet t’i rikthehen plazhit të Ulqinit. Politika dhe turizmi
Pas këtij sezoni shumë të vështirë turistik, ku kërkesa ishte jashtëzakonisht shumë e madhe se oferta, vlonjatët u mobilizuan për t’i pritur turistët në sezonin turistik 2008 shumë më mirë, duke mos llogaritur se mund të jetë politika ajo që do të minojë të gjitha angazhimet e biznesit vlonjat drejt një pike turistike tërheqëse. Në qershorin e vitit 2009 u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme për të vazhduar me skena të trishtueshme të Fierit, që për të gjithë ata që nuk e njohin Ruçin ose vendndodhjen e Ruzhdies ishte një shenjë se 1997-a edhe mund të kthehet shpejt në Shqipëri. Klientët e bregdetit shqiptar u rezervuan nga ky destinacion, ndërsa turistë shqiptarë nga Kosova, besnikë të kësaj oferte turistike, arritën që në ditët e fundit të sezonit të shijonin detin Adriatik dhe Jon. Përkundër këtij vërshimi 50-ditor, biznesi vlonjat dhe e gjithë pjesa jugore humbi shumë, ndërsa arsyetimi i investimeve të mëdha ngeli të gjente vend në sezonet e ardhshme turistike. Viti 2009 konfirmoi shifrën e humbjes së vitit 2008 dhe kostoja e marrëzive politike ishte e qartë.
Qeveria foli për investimet në fushën e turizmit dhe tunelin i cili lidhi kombin shqiptar dhe opozita e akuzoi për hapjen e parakohshme të tunelit të papërfunduar, por askush nuk u dëgjua kundër kësaj klase politike e cila si tërësi po minon investimet në turizëm dhe turizmin shqiptar në tërësi. Investitorët në turizëm që shumë vite pas ’97-s famëkeqe e kuptuan se shumë më shumë mund të fitohet nga turizmi sesa nga piramidat, edhe kësaj radhe heshtën. Ata përmirësuan nivelin e ofertës, por jo edhe marrëdhënien turizëm-politikë, duke vazhduar t’i shtrijnë dorën si qeverisë, ashtu edhe opozitës.
Biznesi në bregdetin shqiptar arriti të përmirësonte kushtet përgjatë gjithë plazhit shqiptar edhe pa vënë dorë shteti fare; pastrimi i plazheve që vetëm në muajin maj nuk shiheshin me sy, me fillimin e sezonit turistik bëhen përrallore; përkundër një të kaluare makabre të të shërbyerit me pjata të krisura dhe pirunë të hekurt, hotelierët shqiptarë arritën të krijonin ambiente që mund të ofrohen vetëm në ofertën spanjolle të turizmit; përkundër një të kaluare me “turizmat” e famshëm, në plazhet shqiptare u arrit që të krijoheshin kushtet e një shërbimi si të kafesë ashtu edhe gazetës mu pranë klientit; nëse dushet nëpër plazhe vite më parë ishin kërkesa që i drejtoheshin shtetit, ato u bënë realitet vetëm me ndihmën e investimeve private; dhe në fund fare, ofertuesit e shërbimeve turistike shqiptare arritën të kuroheshin nga fodullëku shqiptar në mënyrë që klienti që paguan të shijojë të drejtën e tij.
Por, përkundër këtij kujdesi kolosal të biznesit shqiptar, ai nuk po shkëputet dot nga e kaluara komuniste. Edhe pse filluan t’i lëvrojnë të mirat e investimeve, për çudi, ata vazhdojnë t’i mbajnë më shumë sytë nga pushteti lokal ose qendror, sesa nga trau i tyre i hotelit, nëse hapet ose jo.
Turizmi dhe politika
“Zoti u ka dhënë shqiptarëve bregdetin, si arabëve naftën!” Kështu thoshte një i moshuar nga Kosova, i cili shijonte bregdetin në vitet e para të pasluftës dhe tmerrohej nga jeta që bënin shtetasit shqiptarë përgjatë gjithë vijës bregdetare në Shqipëri. Pra, edhe arabët që kanë naftën, jetojnë në mjerim, ashtu si edhe shqiptarët që nuk dihet se për çfarë arsye bashkëjetojnë me mjerimin përkundër mënyrave përfituese që kishin nga dispozicion. Nëse në vitin 2000 kjo nuk ishte e qartë, sot kjo absolutisht është e shpjegueshme. Kur pas një vështrimi të trashë përgjatë gjithë bregdetit shqiptar konstaton hotele të panumërta luksoze, vazhdon vështrimin me gazeta dhe TV për zhvillimet aktuale, konstaton me lehtësi se këto hotele, për fat të keq, do të jenë bosh vetëm për shkak të politikës. Nga ana tjetër, në asnjë pikë turistike, përgjatë gjithë bregdetit shqiptar, nuk sheh njeri që proteston se po i cenohet biznesi i tij në prag të sezonit turistik 2010, edhe pse kjo po ndodh për të disatën herë me radhë. Pra, nuk ka kush të protestojë nga ajo që po prodhon politika, sepse pronarët e këtyre hoteleve tejet luksoze janë pikërisht politikanët. Këta të fundit me shumë lehtësi i ndërtuan dhe në mungesë të shtetit ligjor llogaria e tyre dëshmon se shumë shpejt edhe mund t’i rindërtojnë, qofshin në pushtet ose opozitë.
Mungesa e shtetit ligjor nuk u mundëson protestuesve të bllokojnë rrugët, por u mundëson politikanëve të paguajnë protestuesit për t’i bllokuar ato, sepse bizneset e mëdha që ata cenojnë, nuk kanë kundërshtar, prapa tyre qëndron politika. Mungesa e shtetit ligjor nuk u mundëson protestuesve të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, por u mundëson politikanëve të vijnë dhe ikin nga pushtetit kur ata binden se ka ardhur momenti. Dhe në fund fare, mungesa e shtetit ligjor nuk i mundëson politikës të organizojë grevë urie, kur ajo të bindet se ka ardhur momenti, por i ka mundësuar politikës ta ketë gjithë biznesin nën kontrollin financiar, sepse në të kundërtën, në Tiranë politika edhe do të mund të organizonte protesta bllokuese, por jo edhe në dëm të turizmit, sepse investitorët do të ishin këtu… G Standard
 
Titulli: A mendon njeri për turizmin shqiptar?!

ne shqiperi kur vjen maji kujtohen per turizmin bregdetare se gjithe kohen tjeter e perdorin kosh plerash bregdetin
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top