A keni gjetur mashkullin e duhur? Ja shenjat që e tregojnë

اdo femër meriton të ketë në krah një mashkull të përkryer që di të sillet, vepron me maturi dhe nuk ngurron të jetë aty për çdo nevojë. Zbuloni karakteristikat e duhura të një mashkulli xhentil dhe krahasojini ato me personin që keni në krah Nëse jeni në një lidhje me një person dhe nuk e keni ndarë ende mendjen nëse ai është i duhuri apo një kalimtar në jetën tuaj, lexoni më poshtë dhe zbuloni se çfarë vendi duhet t’i jepni.
Ai është i durueshëm
Nëse ka një karakteristikë të veçantë që e bën një mashkull një xhentëlmen, ky është durimi. Aftësia për t’ju pritur derisa të jeni gati nuk lidhet vetëm me çastin kur ju vendosni ta ktheni një lidhje në fizike, por gjatë gjithë kohës që jeni bashkë, edhe në detajet më të vogla.
Pjekuria
Nëse ai do të takojë prindërit tuaj dhe ju nuk jeni aspak e shqetësuar se për çfarë do të bisedojë ai gjatë kohës që nuk jeni të pranishme, kjo do të thotë se keni krijuar besimin se ai është i matur në fjalë e në vepra.
ثshtë fjalëpak
Një xhentëlmen nuk vepron si nëpër përralla, pra duke kërcyer e duke kënduar kudo nëpër qytet për t’ju thënë të tjerëve se sa shumë ju do. Zakonisht, meshkujt e sjellshëm nuk flasin shumë dhe u japin përparësi të tjerëve.
ثshtë i ëmbël
Të qenët fjalëpak nuk duhet ta kufizojë atë që të mos jetë i ëmbël në fjalë e vepra. Një person që bën gjëra të bukura, qofshin këto të vogla apo të mëdha, është gjithnjë i hijshëm dhe ia vlen të mbahet pranë.
E mban premtimin
Nëse ju ka dhënë fjalën për diçka dhe ju jeni e sigurt se ajo gjë do të bëhet, kjo do të thotë se jeni njohur me një person, i cili ju jep siguri dhe nuk i shton dramë çdo gjëje që duhet bërë.
Merr vendime të përgjegjshme
Nuk do të donit të ishit me dikë që nuk mban përgjegjësi për ato që bën. Një mashkull me klas, pavarësisht situatës dhe gjendjes së tij mendore dhe shpirtërore, merr përherë vendime të peshuara mirë dhe që anojnë nga pozitivja.
Mirësjellja
Thelbi i të qenët një mashkull xhentil dhe me klas, është mirësjellja. Që nga gjestet e vogla deri tek gjërat më të mahnitshme, nëse dikush ka mirësjellje ndaj jush, mos e lini t’ju ikë.
Di të argumentojë
ثshtë e thjeshtë ta ndash mendjen për një gjë, por çfarë është më e rëndësishmja, duhet të dish të argumentosh mendimin dhe të marrësh parasysh edhe mendimet e të tjerëve. Nëse personi që keni zgjedhur në krah i bën shumë mirë këto, keni përballë një person me logjikë.
Ai është higjienik
ثshtë shumë e rëndësishme që personi me të cilin do të kaloni një pjesë të mirë të kohës dhe të cilit do t’i përkushtoheni mendërisht e do t’i falni emocione, të jetë i dhënë pas pastërtisë vetjake. Ndryshe, do të përfundoni duke u kujdesur për të deri në detajet më të vogla, e kjo është diçka e bezdisshme.
Ai është edhe sportiv, edhe elegant
Nëse keni gjetur dikë që di të balancojë stilin sportiv me sofistikimin dhe një karrierë personale për të cilën është krenar, por nuk mburret, jeni në rrugën e duhur.
ثshtë i hapur
Nuk do të donit ta kalonit jetën me një person i cili nuk shpreh haptazi ndjenjat, dëshirat dhe emocionet e tij. Sigurohuni që personi që keni në krah të jetë i hapur me ju.
Ju bën të ndiheni femër
Të jesh me një mashkull është gjysma e punës, por të ndiheni femër në të gjitha aspektet kur jeni me të, kjo kërkon edhe angazhim nga ana e partnerit. Duhet të merrni një trajtim sa delikat, aq edhe të barabartë, që ta ndieni veten në gjendjen më të mirë.
ثshtë bujar
Nuk do të donit të ishit me një person kurnac, që mban çdo gjë për vete dhe që nuk e ka ndjenjën e të ndarit me të tjerët. Mungesa e bujarisë është në vetvete mungesë e xhentilesës.
noa.al
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
Titulli: A keni gjetur mashkullin e duhur? Ja shenjat që e tregojnë

Po po , ekziston...

Waitingfortheperfectman_zps4a79e93c.jpg
 

Attachments

  • Waitingfortheperfectman_zps4a79e93c.jpg
    Waitingfortheperfectman_zps4a79e93c.jpg
    86.9 KB · Shikime: 0
  • Waitingfortheperfectman_zps4a79e93c.jpg
    Waitingfortheperfectman_zps4a79e93c.jpg
    86.9 KB · Shikime: 0
  • Haha
Reactions: NGU
Titulli: A keni gjetur mashkullin e duhur? Ja shenjat që e tregojnë

:)) Sigurisht nje te tille e kam martuar,kam zgjedh t endaj jeten me te ,shumicen e pikave me siper i ka.
Vetem se i ka e te kunderten e tyre kur e nxjerr ne te keq themi ne nga anet tona aahahahah:p
Por kam takuar plot te ille gjate jetes sime miq e shoke.
Por pertej kesja mendoj qeeee,mashkullin e mire e ben nje femer e miree
rrjedhimishte pra me pak fines e aspak egoizemmmm,kuptohet jam vete e mire hahahahahahahaha :p:p
 
Titulli: A keni gjetur mashkullin e duhur? Ja shenjat që e tregojnë

Ou ? :p

Epo e paskam gjetur pra :p
 
Titulli: A keni gjetur mashkullin e duhur? Ja shenjat që e tregojnë

Te duhur...per mua...? Po! :)
 
Titulli: A keni gjetur mashkullin e duhur? Ja shenjat që e tregojnë

hahaha sa monoton ky...
 
Titulli: A keni gjetur mashkullin e duhur? Ja shenjat që e tregojnë

ku gjen mo till meshkuj lol
 
Titulli: A keni gjetur mashkullin e duhur? Ja shenjat që e tregojnë

Une plotesoj edhe me shume se keto pikA . Keto nuk jane asgje sipas mendimit tim ...:plazh:
 
Titulli: A keni gjetur mashkullin e duhur? Ja shenjat që e tregojnë

PO!
... pa i lexuar fare pikat.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: A keni gjetur mashkullin e duhur? Ja shenjat që e tregojnë

Pyetja e sakt eshte: a ka gjet ai femren e duhur lol
Se ai e di qe jam e rrezikshme dhe sfal njeri
por e kam shpirt.. dhe natyrisht qe jam e bindur qe eshte personi i duhur... dhe ska te bojn fare keto pika mesiper sepse kur ndihesh mir shpirterisht me dike, ska nevoj per konfirmime te tjera :)
 
Titulli: A keni gjetur mashkullin e duhur? Ja shenjat që e tregojnë

une e gjeta, por tuj shku rruges per ne poste me humbi
erdhi nje shoqe prapa meje dhe sma dha mo...e mori per vete :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top