A ka marrë fund kriza morale në Shqipëri.

Kriza Morale e Shoqërisë Shqiptare ka marrë peng drejtësinë sociale të shqiptarëve. Politika dhe mediat janë pasqyrim i kësaj drejtësie të munguar.
Anita Varosi


Tё flasёsh sot pёr njё krizё morale tё shoqёrisё shqiptare sigurisht qё duhet tё argumentosh mё pёrpara qё ekziston njё krizё e tillё dhe ku shtrihet ajo. Ndërsa të flasësh sot për një drejtësi sociale mes shqiptarëve si komb duket absurde, për faktin e thjeshtë se mes tyre shqiptarët kanë humbur gjëra të tjera më të mëdha e më të rëndësishme.
Në gjykimin tim kriza morale është ajo që ka sjellë në mënyrë të drejtpërndrejtë dhe jo, mungesën e atij vëllazërimi që dikur shprehej me fjalët “ Gjaku yt mbetet i yti, dhe nëse mishin ta ha, kockën ta ruan”, të atij vëllazërimi që i ndante bashkë të mirat e të këqiat që i binin mbi krye, ky vëllazërim që fshinte ndasitë dhe ishte i drejtë në ndarjen e së drejtës.
A ёshtё kjo thjesht njё krizё e moralit dhe e vlerave, që e ka ndikuar në mungesën e drejtësisë sociale, apo ёshtё kjo krizë është shtrirё mё gjёrё edhe nё aktorёt mё tё rёndёsishё tё shoqёrisё sic janё analistёt, shoqёria civile, studiuesit, mediat dhe politika. Nё njё konsensus tё heshtur, duket se tё gjithё kemi rёnё dakort qё ka njё krizё morale dhe mungesë të drejtësisë sociale pa bёrё shumё shpjegime pёr tё. Ne kemi rёnё dakort ti pёrdorim të dyja këto si shprehi, dhe nuk ka deri mё sot njё studim se pse lindi kjo krizё dhe kjo mungesë drejtësie dhe pse shoqёria nuk pati mё shumё vlera sa tё mundte qё nё fillim shprehjen e saj.
Sot si pasojё e kёsaj krize po shohim tё lёkunden edhe vlera tё tilla tё shqiptarёve si besa, mikpritja, burrёria, toleranca, (vlera që realishtprodhonin drejtësi sociale) tё cilat mё parё i pёrmendnim me mburrje. Pse kёto vlera, nёse ishin aq tё forta sa ne pretendonim, nuk i rezistuan kohёs, trazirave tё tranzicionit, ndryshimit tё ekonomisё dhe pёr mё tepёr situatave tё rёndёsishme tё shqiptarёve tej e kёtej kufirit. Mos ndoshta pёr kёto vlera ne kishim thurur mё shumё lavde sesa meritonin realisht, apo ishim prekur tё gjithё nga egocentrizmi dhe nuk arrinim tё shihnim me realizёm vlerat tona me tё cilat donin tё evidentoheshim me patjetёr pasi historia, politika, regjimet na kishin lёnё pak gjёra tё mira e mё shumё nga ato pёr tё cilat nuk mund tё krenohesh.
Ndoshta kёto vlera duket se ishin tё vetmet qё ne mund t’i rregullonim e t’i pёrdornim sipas ёndjes tonё pasi historisё s’kishim c’ti bёnim. Nё tё gjithё historinё tonё kishim vetёm njё Hero Kombёtar, numёronim me gishta ditёt historike dhe ato jo pa rezerva ( nё ’12-ёn u shpall pavarёsia por shteti i ri i shqiptar pёrfshinte brenda territoreve tё veta vetёm njё tё tretёn e Shqipёrisё, mbreti duket se kishte qёllim ta ndёrtonte shtetin e shqiptarёve, por nё fund ai i braktisi ata kur duhej t’u dilte nё krye kur i pushtonin tё huajt, pas luftes sё dytё botёrore, vendi i mbetur nga 13 –ta hyri nё izolim dhe askush s’ia kishte zili regjimin politik), kёshtu tё vetmet qё shqiptarёt mund tё pёrdornin ngelёn vlerat morale dhe lashtёsia e tyre.
Albanologё tё ndryshёm i pёrmendёn nё veprat e tyre kёto vlera qё nga 1700-ta, prandaj duhet tё besojmё se ato ishin tё vёrteta pёrderisa ajo bindje nuk ekzistonte vetёm mes nesh, por edhe mes atyre qё na njihnin apo qё kishin ardhur pёr tё na studiuar. Ne Kanunin e Lekёs, vlerat tona marrin ngjyrat e lashtёsisё. Nё tё, besa, mikripritja e toleranca ngrejnё religjone tё fuishme qё pёrpiqen t’i bёjnё ballё vlerave tё huazuara qё pushtuesit duan t’i rrёnjosin mes nesh. Ne ishim tolerantёt, do te thotë ne bënim drejtësi sociale, edhe pse kishim njё gjakmarrje qё ishte mё e egra mes vlerave tona, sepse edhe ajo ishte shumё mё tepёr fisnike sesa dёnimet e kanuneve tё fqinjёve tanё.
Po sot, a e njohim më tolerancen?!.
….Nё shtyp lexon se vёllai vret me armё vëllanë e vet pёr kufirin e tokёs…..
Dikur pёr shqiptarёt shkruheshin e vlerёsoheshin lart shumё tipare të tyre. Njё nga vlerat mё kryesore e qё i bёnte ata mё krenarё ishte nderi. Pёr rёndёsinё e nderit tek shqiptarёt shprehet Konica: “Njё tipar i karakterit tё shqiptarёve, qё ёshtё vёnё shpesh nё dukje nga vёzhguesit ёshtё ndershmёria e tyre e rreptё. Standarti etik i shqiptarёve ёshtё besa, pra fjala e dhёnё. Panvarёsisht nga rrethanat, kur njё shqiptar jep fjalёn, ajo nuk mund tё shkelet dhe nuk ka nevojё pёr asnjё lloj marrёveshje, tё shkruar. Si pasojё, kuptimi i fjalёs “i pabesё” ёshtё shkelja e fjalёs sё dhёnё dhe pabesia.” (F.Konica, Vepra 2, fq 239).
Po ёshtu pёr tё shprehet edhe Edit Durham: “Cfarё vlere ka jeta pёr njeriun nё qoftё se i njolloset nderi. Pёr tё ruajtur tё pastёr nderin asnjё cmim nuk ёshtё i madh” (E.Durham, Brenga e Ballkanit, fq1210)
Sot fjalёn “besё” e takon rrallё nё fjalorin e shqiptarёve tё Shqipёrisё dhe dicka mё tepёr e takon atё nё fjalorin shqiptarёve tё Kosovёs.
A kanё me shqiptarët “besё”?! Duket se kjo vlerё e tyre, nё mos ka humbur tё paktёn ёshtё cёnuar rёndё…. Nё shtyp lexon se njё shqiptar shet pёr prostitutё gruan, dorёn e sё cilёs ia ka kёrkuar babës, është martuar me dasёm e me krushq dhe e ka lёnё pёr dy vjet t’iu shёrbejё prindërve tё tij…. Nё shtyp lexon se se një, dy, njëzet shiptarë u vranë për gjakmarrje, e të vrasësh për gjakmarrje do te thote të besh drejtësi sipas pritshmërisë tënde.
Shqiptarёt janё pragmatistё . Ka njё shprehje tё bukur zonja Durham pёr kёtё: “Por shqiptari, edhe kur duket se po i nёnshtrohet rrethanave, e bёn kёtё pёr ti detyruar rrethenat ti nёnshtrohen atij….
….Shqiptarёt ndryshojnё shumё nga tё gjithё popujt e tjerё. Me personalitetin e tij tё pashtruar, ai del gjithnjё mbi tё tjerёt.” (E. Durham, Brenga e Ballkanit, Fq 45-46)
Nё cdo situatё ata dinё tё shohin rrugёn mё praktike e qё iu intereson atyre. Domethenёs ёshtё fakti qё shqiptarёt, mbas ’90, nga njerёs tё padalё kurrё nё njё botё ndryshe nga e tyrja, u shpёrndanё nё tё katёr anёt e botёs, dhe u pёrshtatёn aq shpejt me gjuhёn e ambjentin dhe u integruan me punёn e tyre.
Duket se pak gjёra kanё ndёrruar nё kёtё tipar tё shqiptarёve por nё dallim me kohёn pёr tё cilën shkruan Durham, sot shqiptarёt i manipulojnё rrethanat nё interes tё tyre. Fakti i kёtij korrupsioni kaq tё pёrhapur sa vёshtirё tё besosh se ka mbetur edhe ai qytetari mё i thjeshtё pa korruptuar dikё (i detyruar nga rrethanat dhe masiviteti i fenomenit) ёshtё shembulli mё i mirё i kёtij pragmatizmi, është padyshim shprehja më e hidhur e mungesës së drejtësisë sociale.
Sot dёgjon tё thuhet se shqiptarёt janё njerёz tё pa fe, shqiptarёt janё njerёz mashtrues, hajdutё, kriminelё tё lidhur me mafien, pa moral ( numri i prostitutave shqiptare qё gjenden nё rrugёt e Evropёs), se shqiptarёt shesin edhe nderin pёr pesё para, i mbajnё shokёt pёr sa kohё me ta i lidhin interesat, etj.
Sigurisht qё nuk mund tё bёhen pёrgjithёsime pёr njё popull tё tёrё por pёr popuj tё tjerё (pa pёrfshirë klasёn politike tё tyre qё sigurisht ёshtё diplomatike) ёshtё vёshtirё tё propagandosh me tё njёjtёn forcё cilёsitё e mira tё shqiptarёve, sepse e keqja ka shije mё tё fortё dhe ёshtё mё e vёshtirё tё harrohet. Nё kёtё pozicion duket se as media nuk shёrben pёr mirё. Nё faqet e shtypit shqiptar mё parё gjen tё shkruara me gёrma tё mёdha krime tё kryera nga njё ordiner sesa miratimin e nje ligji qё synon t’i pakёsojё ato.
Njё model tё keq pёr shoqёrinё shqiptare e gjen tё shprehur jo vetёm nё shoqёrinё jo publike tё shqiptarёve por cdo ditё e shikon nё seancat e Kuvendit nё Shqipёri,nё gjuhёn e shumё parlamentarёve, nё luftёn “e ndershme” pёr pushtet tё partive politike, nё kronikat e zeza tё lajmeve nё media, nё prononcimin e “paanshёm” tё analistёve.
A tregojnё tё gjitha kёto njё krizё morale tё kёsaj shoqёrie.
Sot nё regjistrin e njё shkolle ёshtё e vёshtirё tё dallosh se c’kombёsi kanё fёmijёt e listuar aty nёse nuk e di kёtё. Emrat janё pothuaj tё gjithё amerikane, italiane, grekё e c’tё duash ti, vetёm shqiptarё jo. Po pse shqiptarёt nuk i duan emrat e tyre?!
Sot nuk takon më njerёz tё vendosur qё nuk duan tё largohen nga vendi i tyre. Dhe jo vetёm ata qё largohen pёr arsye tё mungesёs sё punёs, kushteve familjare, etj, por edhe ata qё kёtu kanё pasur mundёsi tё mira pёr tё punuar e jetuar. Pse tё gjithё duan tё ikin nga sytё kёmbёt po t’u jepet mundёsia?! Pse tё gjithё qё ikin pёrtypen kur i pyesin se nga janё?! A është kjo mungesa e shpresës se mund të ndërtohet drejtësi sociale për shqiptarët?
Lord Bajroni shkruante: “ Mё shfaqen nga larg, nё agim, shkёmbinjtё e frikshёm shqiptarё, shkrepat e zinj e tё thepisur tё Sulit dhe mes mjegullave nё horizontin e largёt, majat e Pindit tё mbuluara me dёborё, tё cilat dielli i ngjyen me repflekse tё purpurta dhe opali. Befas dalin nga mjegulla kasollet ngjyrё rozё tё barinjve, midis skёrkave ulёrin ujku dhe shqiponja vjen rrotull; aty mblidhen njerёzit mё krenarё nё botё, sic mblidhen retё e grumbullohen stuhitё pёr tё sulmuar Adriatikun”.
Mos ndoshta, atё krenari na e mori modernizmi, me pallate e televizione, me reklama e politike?! Apo sepse edhe vetё politika e ka humbur krenarinё, nё dreka e darka pompoze pёr kёdo politikan, i rёndёsihёm apo jo, qё vjen nga perёndimi, nё heshtje e diplomaci tё sheqerosura pёr cdo veprim arbitrar qё iu bёhet shtetasve tё saj nё vendet ku jetojnё e punojnё, nё njё politikё kompromiste nё plotёsimine kёrkesave tё fqinjёve pёr varre tё rёnёsh nё iks luftё, e heshtje pёr troje tё tёra tё mbetura jashtё vendit nga ypsilon konferencё?!
Sot ka filluar njё epidemi e Universiteteve Par Time, ku takon njerёz nga 18 deri nё 60 vjec, duke rendur pёr tё marrё njё diplomё qё as vetё nuk dinё ku do ta vёnё nё punё. Gjithё ky shkollim pёr tё gjithё, pse nuk na ka bёrё sot mё tё qytetёruar, pse nuk na ka bёrё mё tё zotё nё ekonomi e zhvillim, pse nuk na ka shtuar mё shumё namin e mirё, apo, ёshtё edhe vetё pikёrisht shprehje e kёsaj krize qё nё radhё tё parё pёrfshiu individin e mbetur nё udhëkryq, me njё ideologji krejt tjetёr tё mёsuar nё tё gjitha shkollat, rrёnjosur pёr 5 dekada me radhё, tё cilёn nuk dinte mё ku ta conte?!
A janё tё gjitha shprehje e një mungese shoqërore vlerash, a janë te gjitha shprehja e mungesës së drejtësisë sociale?!
Dikur nuk ishte kёshtu. Atёherё kur shumё pak tё huaj na njihnin, kur rrallё mund tё qёllonte qё Shqipёria tё dilte nё faqet e gazetave tё huaja, kur na njihnin, mbeteshin tё mrekulluar nga karakteri ynё, nga krenaria jonё, nga bujaria jone.
Sot na njohin mё shumё e dalim mё shpesh nё gazeta por aq shumё sa, mё mirё do na binte tё pёrmendeshim mё rrallё se duket se rrallё na gjen tё pёrmendur pёr mirё e mё tepёr na gjen tё shoqёruar me fjalёt, drogё, korrupsion, lidhje mafioze, vrasje, trafik lëndësh narkotike, etj, e pёr tё gjitha kёto tё gjithё shqiptarёt e shpёrndarё nёpёr botё, kanё Turp.
Faik Konica do tё citonte kёshtu studiuesin gjerman Dr Herbert Luis: “Tek cdo shqiptar ka njё njeri me vetёbesim. Cdo individ, qoftё i zgjuar ose budalla, ka njё aftёsi tё habitshme pёr tё vendosur vetё dhe e vё nё kartё pasurinё dhe gjakun e tij nё njё mёnyrё prej biznesmeni. Nё njё situatё tё paqartё, kushdo pa asnjё kufizim, qoftё i madh ose i vogёl gjykimi i tij, merr pjesё nё mёnyrё tё ndjeshme e ndёrkaq secili ёshtё gati tё marrё njё nismё tё fuqishme” (F.Konica, Vepra 2, fq 231)
Pse sot nuk e kemi më atё vetёbesim por na takon shpesh pesimisistё e pa inisiativё pёr tё zgjidhur problemet e mёdha qё na ka sjellё ndryshimi, pse sot akoma nuk e gjejmё ekulibrin nё njё shoqёri qё tallavitet nё tranzicion pa fund?!
Pse sot jemi mё tё dobёt, mё tё paqartё, mё tё pasigurtё pёr tё ardhmen e fёmijёve?! Dhe kur e gjithё kjo nuk na pёlqen me, pse nuk luftojmё pёr ta ndryshuar, por vetёm pёrsiatemi tё gjejmё vetveten nё telenovela politike qё asnjehere nuk na tregojnё tё vёrtetёn?! Pse sot, kur cdo këngë e re gjen kohë nëtrasmetimet televizive të promovohet nuk gjendet kohë te flitet nëpër studiot e televizioneve për drejtësinë sociale që aq shumë ju mungon shqiptarëve
Nё cdo vend ka nje klasё elite tё pёrbёrё nga akademikё, intelektualё tё pavarur qё pёrmblidhen me apelitivin “shoqёri civile” e cila ka rolin e “mendjes sё ndritur” pёr shoqёrinё, rol tё cilin duhet ta pёrmbushё sё paku nёpёrmjet medias. A ka sot nё shoqёrinё shqiptare njё klasё tё tillё?!
Para dy vjetёsh dy figurat mё tё rёndёsishme tё letrave shqipe Qose – Kadare u futёn nё njё debat, nё tё cilin dhanё tepёr tё bindur gjykime, qё nё fakt, edhe sipas gjykimit tё profesor Frashёrit, nuk ishin tё bazuara nё fakte historike dhe pёr mё tepёr i pёrdoren kёto gjykime pёr tё dalё mё pas nё akuza personale. A ёshtё ky roli qё duhet tё luajnё sot figura tё tilla pёr njё komb?!
Duke lexuar prenoncimet e tё dy shkrimtarёve tё duket se secilit prej tyre ju intereson errёsimi i figurёs sё tjetrit. Nёse kjo ёshtё bёrё pёr tё pёrmirёsuar imazhin e vetes apo thjesht nga njё xhelozi e heshtur mes tyre, nuk mund tё thuhet me siguri, por qё e gjithё kjo “betejё” la njё shije tё keqe, kёtё e dinё tё gjithё shqiptarёt qё nё fund nuk ditёn me kё tё ishin, me Qosen apo Kadarenё.
Drejtësinë sociale që sot kaq shumë ju mungon shqiptarëve, më parë duhet ta shohim si ulje këmbëkryq të krizës morale të shoqërisë tonë, të krizës së humbjes së vlerave që dikur na shquanin, të shpresës se do të ishim të zotë ta bënim këtë kombin të denjë për ta pritur ballëlart në organizatat dhe simpoziumet ndërkombëtare.
Shqiptarёt qё dikur pёrmendeshin si “burra tё egёr”, sot duket se e kanё humbur toruan nё njё rropullime mllefi e inati me tё gjithё botёn e me veten, nё njё garё informacioni politik dhe jo politik me tё cilin shtyjnё mbrёmjen e mёngjesin.
Mbi tё gjithё dirigjon njё okestёr pyetjesh: kush jam?, me kё parti jam?, cfarё duhet tё bёj?, si mendojnё tё tjerёt pёr mua?, me kё ёshtё filani?, kush ёshtё me kёtё?, me cfarё merren ata?,….por askush nuk merr pёrsipёr tё pёrgjigjet nje pyetje që është më e madhe se gjithë të tjerat: Cfarё modeli po krijojmё pёr fёmijёt tanё???
 
Titulli: A ka marrë fund kriza morale në Shqipëri.

Shkrim i trisht..!
Tani ne,a kemi kriz sociale?!
Kjo as qe diskutohet,gjithesesi kriza sociale eshte tashme nje e vertet njerzore e gjithe globit pasi eshte vete zhvillimi njerzor,teknolloxhik etj etj,,
Pra vrazhdesia dhe intensiteti qe sjellin keta element dhe hapa kolosal drejt nje zhvillimi pa kushte bashkebisedimi partneriteti social.
sjellin dhe te miren e te keqen bashke.
POr Shqiperia ka qene ne fakt e prekur rend e thelle pothuajse gjithmone nga luftrat sociale ,te dhunshme te egra ,mendime diametralisht te kunderta qe veprojne dhe luftojn dhunshem njera tjetren etj etj..
Tani Ne shqiperi fatkeqsisht kriza ka qe nga qarqet e larta pra qe vetembahen per elite INTELEKTUALE,jo se s"ka intelektual e njerez te zotet shoqeria Shqiptare,por derdimentet e pjeses se tjeter te Shoqeris se korruptuar te paformuar,pjesa e krizes se dijes dhe skajshmeria e varferis ekonomike e kan bere te flej ,te heshte mjerisht kete pjese,qe mund te ngrej zerin te hedhe baza dhe te beje qe nje shoqeri sociale te REAGOJ.
Tani te pluhrosurit i gjen nga Qeveria qe bashkpunojne qe nga segmentet e prostitucionit (jo rralle here) e deri tek tregtimi i pluhrit te bardhe,e tenderat e mashtripmet e puqet ekonomike administrative deri ne segmentet e vogla .
Pra eshte nje llave e tere infektoze qe buron vepron dhe helmon ne tersin e saj shoqerin sociale Shqiptare.
C"fare mund te behet?!
Pike se pari duhet ndergjegjsohet bashkesia.
Kjo do pune vullnet,njerez me parime te hekurta ,te drejta dhe qe nuk korruptohen.
Urojme qe kur ti shkojme ne funde kesaj krize sociale t"ia nxjerrim te zezen,pastaj do kthehemi nga e drejta sepse s"ngeli gje e zeze pa provuar.
 
Titulli: A ka marrë fund kriza morale në Shqipëri.

Kriza Morale e Shoqërisë Shqiptare ka marrë peng drejtësinë sociale të shqiptarëve. Politika dhe mediat janë pasqyrim i kësaj drejtësie të munguar.
Anita Varosi

Shqiptarёt qё dikur pёrmendeshin si “burra tё egёr”, sot duket se e kanё humbur toruan nё njё rropullime mllefi e inati me tё gjithё botёn e me veten, nё njё garё informacioni politik dhe jo politik me tё cilin shtyjnё mbrёmjen e mёngjesin.
Mbi tё gjithё dirigjon njё okestёr pyetjesh: kush jam?, me kё parti jam?, cfarё duhet tё bёj?, si mendojnё tё tjerёt pёr mua?, me kё ёshtё filani?, kush ёshtё me kёtё?, me cfarё merren ata?,….por askush nuk merr pёrsipёr tё pёrgjigjet nje pyetje që është më e madhe se gjithë të tjerat: Cfarё modeli po krijojmё pёr fёmijёt tanё???

Them te drejten, ne si shoqeri, aq shume jemi kontaminuar, sa nuk do behet pune me pa nje karantine speciale. Une si mbeshtetes i ides se FAMILJA, eshte njesia elementare, themelore dhe funksionale e nje shoqerie, kam pershtypjen se kete problematike kontaminimi qe na percjell qe disa dekada duhet filluar s'pastrimin nga familja. Familja, si qelize e shoqerise, ka pesuar nje qarje te madhe.

kush jam? - une jam nje qyqar sepse fqinji im arriti qe ne punen e tij te tregohet me vigjilent dhe te vjedhe me shume se un

me kё parti jam? - jam me partine pakurrizore. Atyre qe shtrijne kurrizin per te kaluar cdo kush mbi te. Kjo dreq anetaresie kalon sa matan lumit sa ne kete ane. Te na rroje partia!

cfarё duhet tё bёj? - duhet te vjedhe sa me shume e ne mbremje te krenohem para gruas dhe femijeve se dhuratat qe solla i mora nga xhepi duke mashtruar nje te varfer

si mendojnё tё tjerёt pёr mua? - te tjeret mendojne per mua se po te ishin ne vendin tim do benin pasuri nja dy here me shume seq kam bere une

….por askush nuk merr pёrsipёr tё pёrgjigjet nje pyetje që është më e madhe se gjithë të tjerat: Cfarё modeli po krijojmё pёr fёmijёt tanё???

Them te drejten ne po corodismi femijet tane! Nuk ke se si ndryshe kur ne mbremje nuk lexojme asnjeri por strukemi qosheve kush ne telefon, kompjuter apo televizor. Arsimimi i femijeve tane eshte nje barre (20 kile canta ne shpine ne klasen e dyte) dhe kur canta eshte kaq e rende paramendoni se sa i rende eshte niveli arsimor. Cfare te thuash tjeter kur femijet tane, edhe pse te mitur, shetisin naten deri vone rrugeve ndersa ne me fqinjet jemi te zenun me percjelljen sy e vesh te serialit te radhes.

Dhune ne rruge???
Dhune ne shkolle???
Dhune ne bus???
Dhune ne familje???
Dhune ne Televizion???

dhe ne kerkojme femije te se ardhmes :mendim:
 
Titulli: A ka marrë fund kriza morale në Shqipëri.

Me duket shume e veshtire dalja nga kjo gjendje, ne afate afashtshkurtra nuk kemi shprese ndoshta afatgjate mund te behet dicka duke perdor "dhunen" forcimin e ligjit.

Prej kesaj krize vuajme pasojat e tjera krimi i larte varferia ne vend cmimi i ulet i jetes se nje shqiptari etj.
 
Titulli: A ka marrë fund kriza morale në Shqipëri.

Kriza e nromave morale me shuem se sa ka marre fund do te thoja se jemi diku ne kulmin e zhvillimit te saj ( ndoshta ka dhe me keq kte nuk munem ta them ) njeri nga anetaret dha " FAMILJA, eshte njesia elementare, themelore dhe funksionale e nje shoqerie " edhe une e mbeshtes kete ide por sdi cpo nodh kur degjon femijet sa njera dore qe kane nje fjalor " te pasur me terma " nga me te ndryshimit
ku nisi kjo krize vlerash ?????
- nga sjelljet e te me te emdhenjeve ne familje
- ng sjelljet e mesuesve ( qe tashem smudn ti quajme prind i dyte )
- nga sjelljet e policit qe ke frike ta pyesesh per dicka
- nga psikologu qe nuk ruan konfidencialitetin
- nga gjyqtari qe drejtesi nuk ben
- nga parlamenti qe eshte bere si kafaz te cmendurish

bah
nuk e di nese shpreha gjithcka qe me erdhi ne mendje
por ndoshta secili duhet te nise nga vetja , kshu eshte pak a shuem nje shprehje
 
Titulli: A ka marrë fund kriza morale në Shqipëri.

Ka ndryshuar morali tek ne shqiptaret? Fatkeqesisht po. Une e imagjinoj moralin qe shqiptaret kane pasur dekada me pare si nje top bore, kristal i bardhe, qe qendron me krenari dhe i patundur ne maje te nje mali te larte. Por ja sa keq, nje stuhi vdekjeprurese fillon (dhe kjo ishte demokracia) dhe topi i bores tronditet, fillon e merr udhen teteposhte. Ne fillim rrotulliset me ngadale por pastaj tek e shton masen duke perpire c’te gjeje perpara (sheh fiku fikun e piqet) fiton shpejtesi dhe inertesi te madhe. E keshtu sa hap e mbyll syte, morali i kristalte u shnderrua ne nje monster me permasa kolosale. E te mbetet vec t’i shmangesh e te shpetosh veten sepse s’mund te besh gje per ata qe shkuan.

Shkaqet? Shume! Por te gjithe shkaqet jane pasoje e nje te vetmi….besimi i dobet ne Zot, mosditja e qellimit te jetes dhe mosqenia ne gjendje te dallosh te miren nga e keqja.

Komunizmi dhe Enver Hoxha e lane popullin tone ne varferi materiale dhe mendore. Jo vetem kaq, po komunizmi i rrenjosi popullit ndjenjen e urrejtjes, te konkurences se semure midis njerezve (pse te marresh ti 9 po komshija jote mori 10? Apo e kam gabim?), te hajdutllekut (te me thote dikush qe ka punuar ne komunizem qe s’ka vjedh); te genjeshtres (mos genjeje po te doje qe babai te degjon Zerin e Amerikes se te rrasnin brenda). E mbi te gjitha, komunizmi i la njerezit pa besim.
Do thote dikush, po ja pse ishin njerezit aq te mire ne komunizem? Sepse ishin nen tutele. Po te beje dicka, ta vinin vulen per gjithe jeten, dhe me 7 breza. Prandaj shume njerez nuk benin ate qe deshironin vec nga frika e opinionit; jo se mendonin se eshte gabim ky apo ai veprim.

Demokracia vec i precipitoi keto probleme te monizmit dhe tregoi se kush kishte familje te shendosha e kush jo. Shumica e shqiptareve ngaqe kishin jetuar gjithe jeten ne nje ekstrem (skamja, varferia dhe cdo urrejtje per jeten qe vjen me te), perendimi i ofroi nje luks qe eshte i rreme po te josh shume dhe kaluan ne ekstremin tjeter. Shume provuan qe te asimiloheshin ne kulturen e atyre popujve perendimore ku emigruan, duke humbur keshtu dhe traditat dhe virtytet e vyera shqiptare. E s’dua ti permend me tani se per cfare virtytesh e kam fjalen por thjesht brezi i sotshem nuk mendon ne te njejtat terma qe mendonin prinderit apo gjysherit tane. Shume gjera s’u bejne pershtypje dhe i konsiderojne si modernizim po per mua kjo eshte skllaveri e shpirtit.

Persa i perket zgjidhjes se ketij problemi, eshte e kote te flas sepse sot te bejne per budalla. Cdo njeri i mencur e di zgjidhjen e problemit vecse njerezit jane te dobet ta vene ne veprim.

Nje keshille per gjithe ata qe jane te mencur te pranojne keshilla….kini kujdes nga nje monedhe qe shendrit shume sepse mund te jete vec e lyer me varak. Dmth, ajo qe te josh me shume mund te te coje ne rruge pa dalje ;)


hajduti
 
Titulli: A ka marrë fund kriza morale në Shqipëri.

cdo dite e me shume thellohet , dhe eshte kjo kriza e moralit me shume se ajo ekonomike qe shkaterron nje komb
 
Titulli: A ka marrë fund kriza morale në Shqipëri.

Vlera nuk ka e moral te bejne , i thone kesaj!
 
Titulli: A ka marrë fund kriza morale në Shqipëri.

PS. Marla burimin te lutem.

Faleminderit, Didi.
 
Back
Top