Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Per punen e lekve e kam thene dge une qr nuk esht absolute. Pasi lek hidhen dhe te luftohet vdekja apo plakja ama pa rezultat deri me sot.
Sa per besimin tim une besoj qe ka Zot. Bespj dhe Kuranin si liber te tij. Feja te dali e te bej konferenca libri qe kam nuk ndrysjon lurre. Ka 1400 vjet qe sndryshon.
Mgjth mgjth e zeme se asgje nga fete nuk eshte e vertete. Dhe nuk ka jete pas vdekjes. Une qe e besoj prap nuk humb gje.
SA PER ATE qe thua : une skam provuar gje po kjo eshte filozofia. Tbesosh pa e provu. Se nqs vdesim e ringjallemi normal do e besojme. Sdo kish kuptim.
Mos na jepni shprese se te jete se ka jete mbas vdekjes,vdesim vullnetarisht ne ...
Ne repliken me mua ti e solle fene. Dhe ne paralelizmin qe i bere loverboyt ishte i dobet se solle gomarin. Sillje testet per plakjen apo mosvdekjen dhe dilje tamam.
kjo ishte e gjitha. Pqstaj sa per mua une skam nevoj per keto teste. Llogjika ime dhe argumentet brenda vetes me cuan ne perfundimin se po ka zot dhe po cka thene esht e vertete. Kjo eshte bindja ime dhe nuk me ben aspak me pak humane se nje qe nuk beson. Ty mund te duket ashtu se ne shfaqim vetem rezultatin. Psh une them. Ka thene zoti dhe e besoj ama per te arrityr ne kete grade besimi une i kam kapercyer te tera peripecite dhe luften e llogjikes qe dikur besonin te kunderten. Ka ardhur gradualisht duke studiuar e hulumtuar. Ndaj ka mendjen njeriu ta vere ne pune jo te besoj cdo gje qe i jepet apo se i tha dikush.
Fly, shakate i ke te mira por shumicen ZHGL a.k.a trash category, me fal. Ndaj edhe ta bera like, se je njesh fare per shakate e tilla te dobeta pa kurrcfare sensi. Sdq, fakti qe ti akoma je ketu dhe flet rreth temes, a ka jete pas vdekjes, dhe debaton me palen e kundert qe beson se ka, eshte nje argument i vogel se ka. Perndryshe, ku eshte poenta ? Nese nuk beson, perse debaton se ekziston apo jo !? T'i bindesh se ajo qe nuk ekziston, ashtu eshte ? Argumenti me i dobet qe e kane njerezit qe nuk besojne ne jeten pas vdekjes eshte fakti qe se kane provuar, e mire tha Soul, kur te provojne, te gjithe besojne. Te mendosh me thelle, se njeriu nuk eshte sjellur kot ne kete bote pa nje mision, ketu eshte qellimi. Nese ne vetem hame, pime, shumohemi dhe vdesim, atehere s'jemi njerez, por jemi kafshe, sepse edhe kafshet e bejne kete.
Nese e marim ne ate pike atehere as kjo ndarje mund te mos jete e sakte se fundja kush ishte ai qe i ndau njerzit nga kafshet? po nese jemi thjesht gjallsa dhe teoria jote bie posht totalisht?
(ti e diskuton ate qe sbeson por nese e diskuton egziston dhe pse ti sbeson se egziston, si i bie kjo?)
Eshte Krijuesi padyshim, ai qe na dalloi nga kafshet me LOGJIKE.
Dhe duke u nisur nga kjo, cfare dallimi ka misioni i njeriut dhe i kafsheve ne kete planet ? Sikurse cdo planet qe noton rreth orbites se vet me perpikeri, ashtu edhe njeriu eshte sjellur ne kete bote me nje mision, faze kalimtare, test hesapi per boten e pertejme. Besimi ne jeten pas vdekjet nderlidhet me besimin ne Zot. Ai qe beson Zotin drejt dhe sic duhet, beson ne jeten pas vdekjes, ne te kunderten ai qe nuk beson ne Zotin sic duhet, ka problem ta kuptoje dhe besoje qellimin e tij ne kete bote dhe ne boten e pertejme.
Ja te vdes njehere dhe do kthehem ktu dhe t'ja u tregoj lol
Jehovai ka gisht ketu.
Jehovain e kam pas ne lagje...rob i bezdis, dreke per dreke me prishte gjumin lol
un nuk solla nje argument me gomarin, solla nje gajasie ironie, do me dukej akoma me budallik te argumentoja nje rresht te tille.
sa per fene... po na ben qorra tani apo jeni ber me hije? kush dhe kur e permendi?
Ne kohen e sklleverve kishte 2 lloj njerzish: te bardhe dhe te zinj, por pavarsisht ngjyres qe i ndante ata ishin njerez dhe luftonin per tu indetifkuar si qenie HUMANE.
Kur fituan lirine, te zinjte prap te zinj mbeten dhe te bardhet po te bardhe...
Tani cdo diskutim po ndahet ne te krishtere apo myslyman, un spres qe ti te me pergjigjesh ndryshe dhe kur te them lere fene menjane pasi ti beson tek ajo fe qe te percjell te njejtin mendim apo besim qe u percjell te gjitheve fetareve te tjere (njesoj si zezaku qe mbeti i zi dhe pasi sishte me skllav) por te pakten ti do flasesh si te jesh ti pa e ngjyrosur me ceshtje fetare dhe aty ku nuk duhet, e per kete mua me ka mare malli, qe te indetifikohemi si njerez dhe jo si fe.
E para, replika nisi per sport, Ironia apo gajasja apo cfaredo qe the per gomarin ishte jo e gjetur. Ketu pranoje. Po te sillje paralelen qe te thash une (vdekja/plakja) do te jepja doren,pasi dhe une si Soul mendoj se fakti qe diskutojme mbi dicka jo domosdoshmerisht do te thote qe egziston ajo qe po flasim.(madje kur lexova Loverboy-n pikerisht kjo me shkoi ne mendje,ama ajo mund te jete nje arsye shtese, pasi ky debat mbi jeten e pertejme eshte I vjeter sa vete jeta njerezore))
E dyta,
Perderisa ti thua:"un spres qe ti te me pergjigjesh ndryshe" diskutimi eshte i kote dhe ne kot qe flasim, pasi ti para se te pertypesh ate qe une po them, ke krijuar nje prototip rreth meje dhe shikon cdo gje me skepticizem. Njeriu ne cdo diskutim s'ka pse niset c'perfaqson filani perballe, apo eshte fetare kjo dhe asgje cfare thote nuk i ka nga mendja por ja thote feja. Kjo eshte e pakapshme per nje njeri te mireinrmuar, intelektual dhe me llogjike te shendoshe. Dhe nese i lexon nga fillimi komentet ishe ti qe the: Ti s'beson gje ty ta besoj feja. Ndaj thash qe te feja na nxorre ti. Dmth ti merr fjalen dhe flet sikur te ishe une.
E treta,
Ne kete teme s'ka ndarje musliman te krishtere. Asnje s'ka bere ndarje te tille, por ama ka ndarje: Ateist dhe besimtar (krishter, jahudi, musliman etj). Pra dhe ketu ti paragjykon duke u nis nga temat qe behen rendom ne forum mes Laurit dhe pjeses se muslimanve, Lol
E katerta,
Shembulli i zezakut dhe analiza qe i ke bere s'qendron sipas kendveshtrimit tim. Dhe akoma s'e kuptoj kete kerkese: Te diskutojme si human. C'do te thote Human?? Dmth te jesh fetar do te thote s'je me njerezor?!!?
Te thuash lere fene jashte ne nje teme mbi jeten e pertejme pas vdekjes, jete e cila trajtohet kryesisht nga feja dhe filozofia, i bie te flasim per planifikimin urban te Tiranes, por lije jasht faktin qe ti je arkitekte dhe je adapte per kete pune, flit vetem si humane. Pasi kur ti sjell argumentet se planifikimi urban e arkitekturor duhet te jete keshtu e keshtu, ti me thua: Ti nuk I flet keto se I beson vete, por keshtu I ke mesuar ne pune apo shkolle. Dmth futja kot!
Personalisht s’gjej dot linje te drejte debate. Me duket sikur njeri iken majtas tjetri djathtas.
p.s. E gjithe kjo mua s’me shqeteson fare, besove apo nuk besove ti apo tjetri, po kot per muhabet eshte kjo pune. Edhe pse, edhe pse, do doja sh qe njeriu te kuptoj se nese c’do gje do mbyllej me mbylljen e syve ne kete bote, atehere c’kuptim ka qe Zoti na solli?! Nese pas vdekjes s’ka asgje shuhemi sikur te mos kishim qene me pare, si do e marrin te drejten te gjithe viktimat qe ne kete bote ju be padrejtesi?!
Nqs Cdo gje s’ka kuptim, atehere c’fitoi ai qe jetoi sipas kodit moral?! Ku eshte shperblimi I atij qe beri mir? Denimi I atij qe beri keq? A nuk do permbyllej me fjaline se: Ne kete bote s’paska drejtesi?! Nese beson se ka Zot (dikush/dicka qe na solli ne jete) ama pas vdekjes s’ka asgje a nuk do e mallkoje pse Zoti na solli ne jete per te vuajtur vetem?
Keto pyetje qe sapo solla nuk mi ka mesuar feja. Keto pyetje I ben mendja e njeriut, dhe ketyre pyetjeve vetem feja u jep pergjigje. Asnje fushe e dijes deri me sot nuk mund tu pergjigjet ketyre pyejteve me detaje sic e kane bere fete. Dhe nuk mund ti anashkalosh kaq kollaj ato libra, se ishin Plato e Aristotel e me qindar filozof qe jane marre e vazhdojne te merren me kete pune.(edhe pse prap njeriu beson ashtu sic e shikon vete).
Pra, I tere ky diskurs eshte shume here me komples se nje “fluturim gomari” **
**te cilin e pohoi dhe Didi, ndonese fusha per te cilen eshte diplomuar nuk duhet kurrsesi t’ja lejonte ta trajtonte kaq lehtshem, me nje batute, perkundrazi prita nga ajo nje trajtim filozofik. Kjo fjali eshte per Didin)
Tani patshi nje dite te bukur te gjithe, e Nqs ka jete pas vdekjes, Zoti na e lehtesofte! E u takofshim ne Parajse te gjithe, se atje s'ka zenka e budallalliqe, ka vetem lumturi
Para se te replikoja nuk u ula te meditoja se me cfar replike ne jepje doren ti dhe spara meditoj per te shkruar mendime qe pelqen ti, ste mendova... Me fal
Jo pak here e kam cekur ceshtjen jo fetare dhe ne humanitet e kam ndare disa here ne fetar dhe jo fetar, spo te flas si te jesh qenie jo humane rrobotike apo tjeter cfardo.
Pritja apo Mospritja vjen gjithmone ne kontekstin fetar, skam faj un qe je lexushme ne kete aspekt, por gjithmone ke mundesine te me surprizosh gje qe as kete here se bere, keshtu i jap te drejte vetes me mospritjen. (Ashtu si pret ti prej didit)
Me sa duket ka ndarje por me sa duket gjykimet ne vetvete apo pritshmerite e tilla ju ben te dilni ne siperfaqe dhe me ironi te pa gjetura.
Edhe puna e zezakut vlen si puna gomarit, nuk po rri te bej llogarine ne eshte e gjetur per ty, ky eshte forum publik qe lexohet me teper se ne te dy, aty ku mendon se seshte e gjetur ti... Del e gjetur per 10 te tjere.
Po ta lexosh mire brenda pritshmerive dhe jo pritshmerive (perseri) te kam thene qe spres te me japesh nje kendveshtrim tjeter nga ai fetar pasi besove me pare apo jo... Tashmr beson ate qe beson dhe per shkak te besimeve te tua.
Per ti rene shkurt e ta bejme me bold, ajo qe thash duke permendur humanizmin ishte te flasesh pa pranine e fese, pa u etiketuar dhe pa me etiketuar, pa na thene se ci kane thene profetit tend apo te dikujt tjeter, nese ti e pranon si te tille pranoje por ma thuaj ti jo islami.
Dhe per te dyfishuar boldin per here te disate spo flasim a besoj apo sbesoj, as po mohoj dhe as po pohoj.
nese do shkruaje vetem ate P.S qe ne fillim do qendroje me teper tek pjesa qe kam dashur te cek, nuk shquhem per cenim te mendimit te tjetrit dhe sbesoj se shquhem as per cenim feje por disa diskutime jane te pa nevojshme te preken nga feja.
Nese te pyes: cfar je ti soul? Cfar pergjigje me jep? Njs, mos u pergjigj fare
e nese replika jote paska qene per sport, imagjino sa serioze ka qene e imja
Njs se jam me cel. Have a nice day
**te cilin e pohoi dhe Didi, ndonese fusha per te cilen eshte diplomuar nuk duhet kurrsesi t’ja lejonte ta trajtonte kaq lehtshem, me nje batute, perkundrazi prita nga ajo nje trajtim filozofik. Kjo fjali eshte per Didin)
Well, well, well...do vertet ti futemi fushave ku jemi diplomuar? E sigurt? Se mua dhe mund te me dali hesapi ne rregull por ty jo ama e.
(Besoj se do e kapesh ku e kam fjalen ndaj them se ky muhabet ka vdekur qe ne fillim, sorry per metaforen).
Ne përdorim cookiese cila eshte thelbësore për ta bërë këtë faqe të funksionojë dhe ruaj sigurinë tua ne kete faqe, Cookies është opsionale.