! - !
Once upon a time...
Mbushen 30-vjet nga rrëzimi i bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha.
Më 20 shkurt të vitit 1991 mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, për t’i hapur rrugë pluralizmin politik.
Rrëzimi i shtatores së Hoxhës u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij.
20 Shkurti është caktuar si Dita e Kujtesës kombëtare për Martirët dhe Viktimat e regjimit komunist.
Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.
Pamjet e atyre ngjarjeve, në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.
Momenti kur statuja e Enver Hoxhës u rrëzua atë ditë të ftohtë shkurti me dhunë, por edhe që u tërhoq zvarrë njihet si akti simbolik i rrëzimit të diktaturës.
Megjithatë, 30 vjet pas rënies së komunizmit, shumë shqiptarë besojnë se fryma e regjimit të kaluar u trashëgua nga partitë që u krijuan gjatë viteve të demokracisë.
/a.m/NOA.al