A janë të gatshëm 50 mijë veteranët t’i përgjigjen luftës kundër Serbisë? Flasin koma

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Sa i përket veteranëve të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës, nëse shteti kërkon, do rreshtohen menjëherë në mbrojtje të atdheut. Por, për çudi numri i tyre nuk do jetë 50000 por shumë më i vogël, sepse ata që e morën këtë titull duke e shfrytëzuar pushtetin, paranë dhe forma tjera të pista përsëri do fshehen pas dimive të grave dhe do i ikin përgjegjeësisë.

Koshi i Politikës / Nehat Shaqiri

Rreth 50 mijë veteranë tashmë ka Kosova. Ky numër sipas shumë luftëtarve dhe pjesëtarëve të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës thuhet se nuk është i vërtetë. Mirëpo raporti i Komisionit Qeveritar për verifikimin e kategorive të dala nga lufta e UاK-së ka treguar se Kosova ka 46.230 veteranë luftëtarë.

Mëgjithatë, nëse Kosova ka këtë numër të veteranëve, si dhe FSK-në dhe Policinë e Kosovës, atëherë kërcënimet e shtetit serb për luftë a duhet t’i marrim seriozisht?

Gazeta InfoPress, ka pyetur disa pjesëtarë të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës, se nëse ndodh ndonjë konflikt me Serbinë, atëherë a janë të gatshëm që të marrin pjesë në luftë?

Naser Vllasi, komandant i Njësisë “COBRA” në luftën e Kosharës, thotë për Gazetën InfoPress se, Kosova tashmë është shtet dhe ky është fakt i pamohueshëm.

Image result for naser vllasi cobra

“Neni 125 i Kushtetutës së Kosovës thotë: 1. Republika e Kosovës ka pushtet mbi zbatimin e ligjit, sigurinë, drejtësinë, sigurinë publike, intelegjencën, organet civile emergjente dhe mbi kontrollin e kufijve në territorin e vet. Në bazë të kësaj vijmë në përfundim se në rast të ndonjë sulmi eventual nga shtetet tjera, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës si organe kompetente do aktivizohen menjëherë në mbrojtje të shtetit”, thotë ai.

Ai shton se, sa i përket veteranëve të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës, me përgjegjësi të plotë thotë se nëse shteti kërkon, do rreshtohen menjëherë në mbrojtje të atdheut. “Por për çudi numri i tyre nuk do jetë 50000 por shumë më i vogël, sepse ata që e morën këtë titull duke e shfrytëzuar pushtetin, paranë dhe forma tjera të pista përsëri do fshehen pas dimive të grave dhe do i ikin përgjegjeësisë”, pohon komandanti.

Ai thotë se, personalisht është në shërbim të atdheut prej viteve të 80-ta dhe këtë gjë do vazhdoj ta bëj deri në vdekje. “Aty ku ka nevojë Kosova padyshim se do jem edhe unë. Nëse shteti im më angazhon në ndonjë detyrë në mes të Beogradit padyshim se me kënaqësi do e kryej, por edhë nëse miqtë ndërkombëtar kanë nevojë që të angazhohem në detyra të caktuara në mes të Moskës, pa hezitim se do i pranoj”, thekson komandanti Naser Vllasi.

Ndërsa, kryetari i Këshillit për mbrojtjen e veteranëve, Xhevdet Qeriqi thotë se, në rast se rrezikohet sovraniteti i shtetit, e kemi obligim secili qytetarë që t’i përgjigjemi çfarëdo thirrje që bëhet nga institucionet kompetente, që ti përgjigjemi në mbrojtje të vendit që sipas tij, tashmë jemi shtet, kemi institucione të cilat duhet që të nxjerrin vendime ku e obligon secilin prej nesh që të kontriboj në këtë drejtim.

Image result for xhevdet qeriqi

“Mendimi im kishte me qenë që Parlamenti dhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të duhet që secilin prej nesh të na obligojn përmes një ligji të kontribojm në një fond për Ushtrinë e Kosovës, që ky fond të mblidhej me qëllimin e blerjes të një armatimi modern për ushtrinë e republikës tonë, poashtu të nxirrej një ligj, i cili do ti lejonte secilës familje që të paisej me armë dhe me kusht që këto armë të përdoren vetëm në rast të rrezikut nga ndonjë armik i jashtëm e në këtë rast sic e kemi Serbinë”, pohon Qeriqi.

Sipas tij, aa i perket se a do t’i përgjigjeshin shtetit në rast të rrezikut për luftë 50 mijë veteran të cilët janë aktualisht në listat e veteranëve është i bindur se nuk do ti përgjigjen të gjithë, sepse nuk i janë përgjigjur as në luftën e fundit në Kosovë që një pjesë e tyre e kanë shfrytëzuar këtë për qellime të përfitimit të benificioneve pa qenë fare në luftë.

“Sa i përket meje se a do ti përgjigjesha vendit për luftë në rast se rrezikohet u them se jam i gatshem në çdo moment që do të kërkohet që t’i pergjigjem vendit, këtë do ta bëja me knaqësi, por jo vetëm unë por shumë veteran janë të gatshëm që në çdo moment që kërkohet kjo ti përgjigjen këtë e kam vrejtur gjatë këtyre ditëve të fundit në takimet që kam pasur me ta”, thotë Qeriqi për Gazetën InfoPress.

Në anën tjetër, Naim Miftari ish pjeëtari i UاK-së, pohon se, në rast lufte me forcat ushtarake policore apo mercenare serbo – ruse prap në ballë të luftës dhe në vijen e parë do të jenë qindra ish pjesëtar të UاK-së dhe FARK-ut, së bashku me Policinë e Kosovës.

Related image

“Mos të harrojmë se nga afër 14.000 veteranë shumica janë të paarmatosur dhe ata qindra pjesëtar që kanë armë, i kanë kanë armët e vjetra dhe jo për luftë si dhe kanë pak municione, por përsëri do të merrnin pjesë në luftë kundër forcave serbe dhe kundër cdo kujt që e rrezikon shtetin dhe popullin tonë”, thotë Miftari.

Ai thotë se, 50 mijë veteranët janë të politikës që shumica prej tyre i kanë ble me para certifikatat e veteranit nga komandantët e korruptuar dhe komandantët politik. “Nga këta “luftëtar”mos të preket askush se këta “trima” dhe “luana” të pas luftës nuk do të i shihni në front apo duke ndihmuar luftën por do të jenë duke ikur në Shqipëri apo Maqedoni”, thotë Miftari për Gazetën InfoPress.

Sipas tij, atdhedashuria, guximi dhe gatishmëria për të sakrifikuar edhe vetën për atdhe nuk mund të blehet me para sic i kanë blerë certifikatat e veteranëve.

“Shtetit të Kosovës i duhet urgjent Ushtria dhe armatosja moderne për luftë, në rast nevoje, se pa ushtri dhe pa polici dhe rezervista ushtarak nuk është e mundur, por politikanët tanë janë duke u pasuruar për veti dhe nuk kanë kohë me përgatit vendin në rast krizash apo luftërash me shtetet armike”, përfundon Miftari.

Published by
UCK.jpg
http://gazetainfopress.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top