Shumica e duhanxhinjve besojnë që, nëse fillojnë të pinë cigare me duhan më të butë apo cigare më të holla, zvogëlojnë shansin që të sëmuren nga kanceri. Fatkeqësisht, e kanë gabim.
Shkencëtarët me krahasimin e pasojave të pirjes së cigareve të zakonshme dhe të buta, kanë zbuluar që ekzistojnë dallime të rëndësishme në atë se cilët tipa tumoresh i shkaktojnë cigaret e caktuara në mushkëri, transmeton Telegrafi.
Më herët duhanpirësit shpesh janë sëmurë nga kanceri në bronke, i cili avancon ngadalë, por edhe zbulohet shpejt. Ata kryesisht kanë pirë cigare klasike.
Duke pasur parasysh që shumica sot pinë cigare “slim” dhe “light”, është konstatuar që ato shkaktojnë kancerin në pjesët periferike të mushkërive ku, është e vështirë të zbulohet, është e vështirë qasja operative, por vështirë është të shërohet, – thotë mjeku Oguz Kilinc.
Kilinc ka tërhequr vërejtjen edhe që duhanpirësit të cilët konsumojnë këto lloje duhani fusin më shumë tym në mushkëri, për të ndier më shumë nikotinën.
Gjithashtu, është me rëndësi të theksohet edhe që aroma dhe ngjyra e produkteve të duhanit nuk zvogëlojnë ndikimin negativ të nikotinës në shëndet.
Studimet e fundit kanë treguar se, edhe cigaret elektronike kanë shumë nanocopëza, që mund të shkaktojnë inflamacione që mund të jenë të lidhura me astmën, gjakderdhjen e brendshme, sëmundjet e zemrës dhe lloje të ndryshme diabeti.shqipmedia