A ia vlen te harxhosh kohen neper forume???

Varet Soul. Per ata qe jetojne jashte atdheut, forumi u ka ndihmuar shume ne aspektin e komunikimit e te ngjajshme... Per ata qe kane perdorur cdohere identitet fake, apo shume accounta te fshehte = humbje kohe.
Nese i kthehem prej dites se pare deri me tani ketij forumi nese ne cdo gje ia kam pa sherrin ta zeme, hajrin me te madh ia kam pare qe kam takuar miq me tcilet sot jemi si vellezer. E mos harro, te kesh sot nje mik tvertet, lypsen vite te tera ndoshta. Une falenderoj Zotin qe forumi ishte shkaktar qe sot i kam ata vellezer, me mikpritjen e tyre qe ma kane bere cdohere,edhe pse rralle kontaktojme, vlejne sa 100 te tjera qe i shoh cdo dite kendej pari.

Varet cfare kerkon njeriu xhanem. Ama une e mas me peshoren time. Miq dhe une kam fitu disa (nja 2-3) por prap. dhe une kam hy ktu ne kohen kur me merrte sh malli per shqiperine e isha larg.
Nderkohe une mendoj kete: sa harxhoj 10-15 min ne pergjigje apo krejt minutat ne total (qe shkon ora) ne fv kisha nxjerre ne drite ndonje artikull :)
 
Kuptohet Soul. Psh une qe kam shume pune vazhdimisht me PC, dhe s'kam orar t'caktuar te punes pasiqe vet udheheq biznesin, kam kohe te jem aktiv ne kohe te ndryshme. N'momentin qe kam pune me te mencur, padyshim qe forumi mbetet jashte prioriteteve te mia.
 
Varet tek qellimi qe secili ka.
Dikur e perdorja si arkiv materjalesh, tashi i rilexoj per ti rifreskuar. Rileximi eshte nena e kujteses.
Me riaktivizimin e fundit vetem argetim, relax me njerez. Relax eshte fjale e madhe :unsure: po he, ti marrim anen pozitive ;)
 
pjesa me e madhe qe rrine neper forume jane persona te punesuar ne kontakt me kompjuterin/internetin me shume se 8 ore. Ne fillim nis si englendizje me shty kohen kur ske shefin verdall qe te can koken me pas t hy nqejf noj ngacmim tek tuk verdall ndonje pjeshke a pjeshkallate e kshu.

Humbje kohe eshte cdo gje e padobishme. E dobishmja eshte relative per cdokend nga ne.
 
E mira e Forumit: Ka aq shume gjera qe mund te lexosh e mesosh, sa mund te shpenzosh vite duke lexuar e mesuar ne te.
E keqja e Forumit: Ne kohen qe jetojme, njerezit nuk duan te lexojne e mesojne, duan vetem te flasin per veten e tyre.
 
@Darius, pse ke gjithmone te drejte ti, ee?
 
Poqese rrim non stop,sigurisht do jete humbje kohe..dhe jo vetem ne forum..
Ama tani jemi bere si te varur nga interneti..
Si njerzt e droges?
 
Mendoj se kjo varet nga objektiva qe i ke vene vetes kur ke hyre ne to. Une u futa thjeshte per te mesuar gjera te reja, por edhe per te shprehe opinionet e mia te pandrydhura mbi fenomene te ndryshme. A ja ka vlejtur? Per mua po!
 
E keqja eshte se ne hyrje te bazes tende tek dera shkruhet "Ndalohet hyrja me celular brenda". Kshuqe ska foto prape. lol
Daisy Zona 51, nuk hyet aq lehet
 
Back
Top