A i lejohet femrës që të falë namaz nëse ka të veshur pantallona !!!

sec_l

NJERI I THJESHT
A i lejohet femrës që të falë namaz nëse ka të veshur pantallona të gjera me të cilat nuk vërehen vijat e trupit, apo duhet të ketë të veshur diçka tjetër mbi to (d.m.th. në pjesën e epërme e cila duhet të jetë e gjatë)


Në Islam nuk janë shumë me rëndësi detajet e veshjes sa parimet e saj. Nuk është pra me rëndësi dizajni i veshjes, ngjyra, modeli e të tjera imtësi, sepse këto i janë lënë shijes personale të muslimanit dhe muslimanes si dhe kulturës së popullit dhe vendit përkatës ku jetojnë ata muslimanë. Kryesore është të ruhen parimet e veshjes, e ato, sa i përket veshjes së femrës, janë:

1. Petku ta kaplojë tërë trupin e saj, përveç duarve dhe fytyrës
2. Petku të mos jetë i tejdukshëm sa të duket lëkura (mishi) e trupit të saj
3. Petku të mos jetë shumë i ngushtë sa t'i tregojë të gjitha vijat e trupit të saj
4. Petku të mos i ngjajë një petku fetar të ndonjë femre të ndonjë feje tjetër, p.sh. të mos i përngjajë 100 % petkut të "motrave kishtare" etj.

Me këtë rast, këto parime të veshjes, femra muslimane duhet t'i ruajë edhe gjatë faljes së namazit. Në rastin e pyetjes suaj, gjithsesi se është e mundur dhe nuk ka pengesë që një femër muslimane të falë namazin e saj me pantollona të gjera të cilat nuk ia tregojnë vijat e trupit, dhe të cilat gjithashtu nuk janë të tejdukshme sa do t'ia tregonin lëkurën e këmbëve apo pjesëve të tjera të trupit dhe të cilat pantallona e mbulojnë atë deri te nyjat (zogjet) e këmbëve. Natyrisht, edhe pse këtu flitet vetëm për pantollonat, të njëjtin kujdes duhet patur edhe për pjesët e tjera të veshjes së sipërme, të shamisë etj.
 
Une cdohere vesh dicka persiper pantalloneve kur falem........sikur ndihem me komod.......
 
Dhe une jam dakort por nje mikja ime eshte e huaj spaٌolle qe ka 2 vjet qe ka hyr ne fen islame , beri nje pytje dhe une ja perktheva ne shpip, dhe e hodha ne sit ku flitet vetem per islamin , dhe kjo siper qe lexove ishte pergjigjia se dhe ajo u falte me pantallona por te gjera siç ja dhan pergjigjen problemi qe mos te jen te ngushta . Te gjitha temat qe hapa jan pergjigje te pyetjeve formuluar nga shum njerez qe kan hyr ne islam dhe une i hodha ketu se mu duken interesante ;)
 
Allahu te shperblefte ! Teme e bukur dhe me vlere :)
 
Nuk jam falur kurr me pantalona..gjethmon me fund..kur me dukej pak transaprent veshja dicka ner...sa per veshje ne pergjithsi unè kam qejf ti kombinoj ngjyrat dhe te vishem bukur...kur para njerzve(ne perditshmeri) kerkojm te vishemi sa me bukur pse vall te mos dukemi bukur dhe kur dalim(falemi) para krijuesit ton..n'fakt kur falem perdori(vesh) rrobat me te bukura qe kam,dihet ato qe pranohen
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top