A është shtëpia e Edi Ramës më e mira ndër shtëpitë e kryeministrave ballkanas?

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Pak kohë më parë është publikuar një foto nga shtëpia e Edi Ramës, një shtëpi shumë luksoze që ndodhet në Surrel të malit të Dajtit, në periferi të Tiranës.

Këtë shtëpi si kullë prej guri, që bëri bujë në media, kryeministri Rama tha se e ka falë kursimeve të bashkëshortës së tij, ndërsa vetë nuk qëndron mirë me paratë.

Të paktën Edi Rama ka bërë publike fotografinë e shtëpisë së tij, derisa shumë pushtetarë të tjerë hezitojnë të tregojnë ato.

Kështu kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa asnjëherë nuk e bëri publike shtëpinë e tij të madhe në Prapashticë e as banesën ku jeton në Prishtinë. Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe ish kryeministri Hashim Thaqi sa ka qenë në pushtet, transmeton Bota sot.

Madje as kryeministrat e tjerë ballkanas nuk bëjnë publike shtëpitë e tyre. Në internet nuk mund të gjesh footgrafi të shtëpisë së kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, as kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu, e as atij serb, Aleksander Vucic.

Ndërsa një bllok banesor i kryeministrit grek Aleksis Tspiras, është publikuar në internet./Bota sot

largea_12544207_10153776207557348_1645954001_o1452684587.jpg
 
Titulli: A është shtëpia e Edi Ramës më e mira ndër shtëpitë e kryeministrave ballkan

Kjo ska lidhje me shpine mer plak. Kjo eshte thjesht nje germadhe e shemtute qe i ngjan me shume nje bunkeri.
 
Titulli: A është shtëpia e Edi Ramës më e mira ndër shtëpitë e kryeministrave ballkan

Jasht nuk duket bukur aspak,mbase brenda po.
 
Titulli: A është shtëpia e Edi Ramës më e mira ndër shtëpitë e kryeministrave ballkan

I shkreti,akoma po paguante kredine
 
Titulli: A është shtëpia e Edi Ramës më e mira ndër shtëpitë e kryeministrave ballkan

Shtepi i thoni ksaj :P Me mir nje kotec pulash sesa nje shtepi si kjo
 
Titulli: A është shtëpia e Edi Ramës më e mira ndër shtëpitë e kryeministrave ballkan

hahahahahahahah ka shprehur pasionin e fshehur brenda ti,qe nga rrymat e Enverit.
 
Titulli: A është shtëpia e Edi Ramës më e mira ndër shtëpitë e kryeministrave ballkan

Duket si e paperfunduar. Por duke e njohur te zotin, dhe shijet e tij te cuditshme, ka edhe mundesi qe te jete e perfunduar e te duket ashtu.

Thaci nuk po nderton shtepi por shkolle.

Ndersa per Vucic, me sa e di une, banon ne nje banese me pak metra katror.
 
Titulli: A është shtëpia e Edi Ramës më e mira ndër shtëpitë e kryeministrave ballkan

Bunker edhe mund te jete madje si bunkeri i Hitlerit. Shpresoj qe Rama te kete me shume shije se ai ne arredimin e brendshem. Lol
 
Titulli: A është shtëpia e Edi Ramës më e mira ndër shtëpitë e kryeministrave ballkan

Aty nga ajo ane mundet te kaloje njeri apo eshte zone e ndaluar!?

Po e merrje nje bunker te xhaxhit aty edhe me bukur do te dukej e sdo te kushtonte kaq :P
 
Titulli: A është shtëpia e Edi Ramës më e mira ndër shtëpitë e kryeministrave ballkan

Thaçi ka ndërtuar stacion autobusi, me shpresë që në të nuk do i flen kurrë rahat fëmijët e tij dhe e fëmijët e fëmijëve të tij. Mallkuar qofshin.
 
Back
Top