A është shqipëria turqi?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
A ثSHTث SHQIPثRIA TURQI?

Fadil-Lepaja.jpg

Nga kush u pavarësua Shqipëria më 28 nëntor 1912? Kështu, pyetet një gazetar i famshëm nga Kosova në profilin e tij në “Facebook”. Kjo ndodh pikërisht ditën e festës së flamurit. Përgjigjen në fakt, e di çdo fëmijë i klasës së parë të shkollës fillore, në Kosovë dhe në Shqipëri. Ashtu si edhe çdo fëmijë nga Kosova, e di se nga kush u pavarësua Kosova, me 17 shkurt të vitit 2008. Deri këtu është gjithçka e qartë, dhe pyetja e gazetarit edhe mund të duket e pa vend, por si çdo gjë tjetër lidhur me marrëdhëniet me ish pushtuesit, edhe kjo pyetje e ka bishtin e vet.

Në fakt, të gjithë e dimë se asokohe, pra më 1912, u shpall shteti i pavarur shqiptar, vetëm në një pjesë të territorit të banuar nga shqiptarët në Ballkan, të cilat për pesë shekuj ndodheshin nën sundimin e perandorisë osmane e cila po rrënohej. Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk u përfshi në këtë shtet i cili për vete zgjodhi emrin Shqipëri.

Vetëm një vit më vonë, nga kthetrat e ish perandorisë, u “çlirua” edhe pjesa e tjetër e tokave shqiptare, nga ana e ushtrisë serbe, e cila këtë territor, më të madh se Shqipëria e pavarur, e futi në përbërje të shtetit të quajtur Serbi, pasi në këtë vrull “çlirimtar” kishte vrarë dhe shpërngulur me dhjetëra e mijëra shqiptarë, nga Kosova, dhe nga Maqedonia e sotme. Gjatë shekullit të XX, pavarësisht se shtetet do të ndërroheshin, ideologët dhe udhëheqësit serb vazhduan me këtë politikë shfarosjeje ndaj shqiptarëve, deri më 1999, kur Kosova u çlirua me të vërtetë, falë përpjekjeve të sajë, falë NATO-s, dhe në mes tjerash falë edhe ndihmës së madhe të Ushtrisë Turke në kuadër të forcave të NATO-s. Shteti, i cili kishte trashëguar ish perandorinë, tashmë si shtet i aleancës më të fuqishme ushtarake të globit, kishte marrë rolin e çlirimtarit të shqiptarëve, dhe kishte njohur ndër të parët edhe shtetin e Kosovës kur e shpalli pavarësinë më 2008. I njëjti shtet kishte luajtur një rol parësorë në ruajtjen e kufijve të Shqipërisë edhe në krizën e madhe të vitit 1997, kur shqiptarët politik po punonin më me zell se të gjithë armiqtë e tyre kundër Shqipërisë, duke e shkatërruar shtetin e vet. Madje, krejt vonë, kryeministri, e tash kryetari i këtij shteti, i mahnitur me pritjen, në kryeqytetin e “Lidhjes Shqiptare”, në Prizren, klithi se “Kosova është Turqi”, nën duartrokitjet e entuziaste të vet kryeministrit shqiptarë të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, si dhe disa mijëra qytetarëve të Prizrenit.

Pyetja se nga kush u pavarësua Shqipëria, pra, nuk duket aq e thjeshtë sa e trajtojnë disa ithtarë të përgjigjeve të shpejta dhe si rrjedhojë edhe gjysmake. Pyetja duhet të shtrohet, për mendjen time, ndryshe. Nga kush u pavarësuan shqiptarët? A janë pavarësuar ende të gjithë shqiptarët?

Emri Shqipëri fatkeqësisht nuk nënkupton shtetin e shqiptarëve, por vetëm shtetin e një pjese të shqiptarëve. Po aq sa Shqipëria mund të quhet Shqipëri, po aq mund të quhet edhe Kosova, dhe pjesët shqiptare në Maqedoni, por nuk quhen. Duket se pyetja këtë bisht kishte, në fakt edhe pse autori i saj mund të ketë pasur edhe motive personale.

Shkas i këtyre bisedave të sotme rreth pavarësisë, dhe marrëdhënieve të shqiptarëve me ish pushtuesit ishte një incident gjithsesi kriminal, pavarësisht motiveve, që ndodhi në konsullatën Turke në Prizren, si dhe vendimi i komunës së Prizrenit që për ditën e pavarësisë në qytet të valojnë bashkë flamuri shqiptar dhe ai turk.

Edhe pse e filluam me një pyetje të thjeshtë, përgjigjen e se cilës e di çdo fëmijë i klasës së parë fillore, megjithatë historia e marrëdhënieve të shqiptarëve me Turqinë, të cilat kur i ngatërrojmë kohët dhe faktorët, rrufeshëm marrin formën e një “nyje gordiane”. Por të ndjekim radhën…!

Dikush duke e parë si krejtësisht të pavend, aktin e kryetarit të Prizrenit për ngritjen bashkë të flamujve të Shqipërisë dhe Turqisë, pikërisht më 28 nëntor, në Prizren, gazetari prishtinas u shpreh se kjo do të ishte njëjtë sikur me 17 shkurt, krahas flamurit të Kosovës të valonte edhe ai i Serbisë. Me këtë rast ai shau politikën lokale, për këtë. Shau edhe kryetarin e komunës, i cili edhe pse i dënuar për korrupsion dhe i urryer nga një pjesë e madhe e qytetarëve megjithatë vazhdon të jetë aty, falë fuqisë së pakontrolluar të klaneve joformale. Pra, ngjarje dhe personalitete nga kohë të ndryshme u ndërlidhen në mënyrë artificiale. Duke u nxjerrë arsye të gabuara, mjegullohen edhe gabime dhe krime tjera të sotme, shumë më të rënda se kjo valëvitje flamujsh, gjithsesi e pafajshme në kuptimin e efekteve që mund të prodhojë ajo.

اfarë do të ndodhte nëse në Tiranë, apo në Kukës, me 17 shkurt, do të Valonte flamuri i Kosovës, bashkë me atë të Serbisë, në qytetin i cili ende mbetet simbol i eksodit të kosovarëve , të përzënë nga toka e tyre? Padyshim se kjo do të ngjallte zemërim te një pjesë e madhe e qytetarëve të cilët kishin ikur me këmbë, me dhjetëra kilometra, duke bërë sllallom nëpër postblloqet e shumta të policisë serbe, ku ishin dhunuar dhe plaçkitur, pasi kishin lënë shtëpitë e djegura.

Pra nga kush është pavarësuar Shqipëria, ishte pyetja fillestare?! Cila Shqipëri? Kur? Pa këto pyetje plotësuese vështirë se mund të japim përgjigje të plotë dhe të qëndrueshme. Pjesa më e madhe e Shqipërisë, ende nuk ishte çliruar më 1912! Me çfarë të drejte disa intelektualë shqiptarë në Tiranë përvetësojnë emrin Shqipëri për një vend të krijuar artificialisht, duke lënë pjesën më të madhe të kombit jashtë dhe me çfarë të drejte ata mbajnë leksione për patriotizmin e pjesës tjetër, më të madhe, e cila përkundër luftës dhe sakrificave të mëdha nuk u përfshi në këtë shtet me këtë emër.

Pra çfarë do të ndodhte sikur në Prishtinë, përkrah flamurit të Kosovës të valonte edhe ai i Serbisë, me 17 shkurt 2017?

Asgjë besoj, nëse ndërkohë Serbia e njeh Kosovën, çka është e vështirë të paramendohet. Vështirë është të paramendohet se në Prishtinë pra, me 17 shkurt mund të valojë flamuri serb, bashkë me atë të Kosovës, por gati është po aq e sigurt se edhe në pjesë të Kosovës do të valojë flamuri i Serbisë, pa atë të Kosovës, sepse serbët lokal, ende nuk e njohin shtetin e Kosovës si shtetin e tyre. Ata pohojnë se Kosova është Serbi!

Gjithashtu, me 17 shkurt në institucionet zyrtare të Kosovës do të valojë flamuri i Kosovës, i BE , dhe SHBA, dhe ndoshta i të gjitha vendeve të botës, me përjashtim të atij të Republikës së Shqipërisë, përpos ndoshta në Prishtinë ku qeverisë një parti e cila ende mendon se Kosova është Shqipëri. ثshtë?

Pyetja se “a është Shqipëria Turqi” duket krejtësisht me vend, duke marrë parasysh duartrokitjet entuziaste të kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës, të cilat pasuan deklaratën e famshme të kryeministrit të atëhershëm të Turqisë se “Kosova është Turqi”! Kjo deklaratë ishte bërë në kryeqytetin historik të Shqipërisë!

Mbetet e paqartë se çfarë deshi të thotë, me flamujt shqiptarë dhe turq, që valëviteshin vëllazërisht rrugëve të Prizrenit, pikërisht më 28 nëntor 2016?! اfarë deshi të thotë kryetari i dënuar për korrupsion, i kryeqytetit të “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”? Prizreni është Shqipëri apo Prizreni është Turqi?

Ju duket e komplikuar? Nuk keni faj! ثshtë! E komplikuar!
g.shqip
 
Titulli: A është shqipëria turqi?

Sikurse e kam thene edhe kohe me pare, kur Erdogani deklaroi me ze dhe figuren ne krah te Thacit dhe Rames, se Kosova eshte Turqi, nuk ishte as me shume as me pak se tradheti kombetare. Kosova per Erdoganin eshte Turqi.

Per Sulltanin Erdogan, Kosova nuk eshte shtet i pavarur, eshte vetem nje province e Turqise ne Evrope. Dhe jo vetem Kosova por edhe Shqiperia. Shqiptaret sot ndodhen ne nje udhekryq te rrezikshem: nga nje krah i terheq Turqia me qellim qe ti mbaje larg Evropes, dhe ne krahun tjeter terhiqen nga BE dhe SHBA, qe duan ti shohin te integruar ne Evrope.

Gjithsesi, nese cmendet akoma me shume kryeministri majmun "i yne", ka burra ne Shqiperi, te cilin e terheqin zvarre pergjate lumit te Lanes, sikurse ju be edhe "te atit shpirteror". Pyetja, shtrohet me te drejte, frikshem, se c'qendrim do te mbaje Kosova?! Frikshem, sepse duke shikuar postimet e shqiptareve te Kosoves ne FV, ato tashme e quajne veten Turq. Por, zgjedhja qe keta do te bejne sot, do tiu kushtoje jo vetem atyre, por edhe brezave te femijeve e niperve atyre neser.

Darius
 
Titulli: A është shqipëria turqi?

Forumi eshte mbushur me turq, sllav dhe grek. Te gjithe jasht !!!!! :v
 
Titulli: A është shqipëria turqi?

C'eshte kjo pyetje kshu.... paskeni lajthitur. :mad:
 
Titulli: A është shqipëria turqi?

Sikurse e kam thene edhe kohe me pare, kur Erdogani deklaroi me ze dhe figuren ne krah te Thacit dhe Rames, se Kosova eshte Turqi, nuk ishte as me shume as me pak se tradheti kombetare. Kosova per Erdoganin eshte Turqi.

Per Sulltanin Erdogan, Kosova nuk eshte shtet i pavarur, eshte vetem nje province e Turqise ne Evrope. Dhe jo vetem Kosova por edhe Shqiperia. Shqiptaret sot ndodhen ne nje udhekryq te rrezikshem: nga nje krah i terheq Turqia me qellim qe ti mbaje larg Evropes, dhe ne krahun tjeter terhiqen nga BE dhe SHBA, qe duan ti shohin te integruar ne Evrope.

Gjithsesi, nese cmendet akoma me shume kryeministri majmun "i yne", ka burra ne Shqiperi, te cilin e terheqin zvarre pergjate lumit te Lanes, sikurse ju be edhe "te atit shpirteror". Pyetja, shtrohet me te drejte, frikshem, se c'qendrim do te mbaje Kosova?! Frikshem, sepse duke shikuar postimet e shqiptareve te Kosoves ne FV, ato tashme e quajne veten Turq. Por, zgjedhja qe keta do te bejne sot, do tiu kushtoje jo vetem atyre, por edhe brezave te femijeve e niperve atyre neser.

Darius

Prsh Darius . :)

K'to qe lexon lart e poshte ... jane thjeshte propaganda, virtuale ...... Shqiptaret e dijne shume mire se kush jane e kujt i perkasin, k'te e tregon edhe vete historia.

Shqiperia nuk eshte fare ne rrezik, perkundrazi .... po ecen ne drejtimin e duhur.

Ndersa ne lidhje me Kosovaret, nuk duhet te shqetesohemi.... perderisa nuk na perkasin ne .

Ndersa persa i perket tokes, ajo ngelet po toke Shqiptare, nuk ka turk e as Kosovar, qe e mohon dot k'te - fakt. :)
 
Titulli: A është shqipëria turqi?

O Fadil ceshtje e rand per ty eshte Turqia ! Shko pyeti ne Drenice per kanalizime dhe shtrirje te ujesjellsit . Edhe 2 dite i kane zgjedhjet . Edhe per keta nuk je kategori e tyre te miresh .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: A është shqipëria turqi?

Kurse këta nuk dërgohen në Turqi......., por është 1912!

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: A është shqipëria turqi?

Mê çudit fakti si mundet njê mysliman Shqiptar ta quajê veten turk kur gjithê prejarrdhjen e ka nga Alb ?

Edhe pse jemi pakiç Katolike nê shqiperi s'do ta lejojmê KURRت qé shqiperia tê bêhet turqi.
I kemi parê pasojat e turqis :(
 
Eshte e pamundur , nje shtet mund te te mbaje nen pushtim , por jo te c'farosi dot rrenjet .

Lere qe kosovaret e dijne sh mire k'te pune ...Eshte vertetuar . PO ashtu edhe Shqiptaret:)

Ps... c'fare perrallis ti Ricky ?
 
Titulli: A është shqipëria turqi?

Une jam muslimane, dhe nuk ndjehem fare Turke... as Arabe, po jam Muslimane... Muslimane shqipetare, ose mundem ta quajm Shqipetare Muslimane..
Edhe gjithe shqipetaret keshtu ndjehen, kujdo feje ti perkasin.. kombi eshte nje, por politika eshte e felliqet.. dhe sigurisht ne mundohemi ti japim kahje ne drejtimin qe na konvenon neve... Turqia 5 shekujn nuk ka beri turq, do na bej tash... pa lidhje.. cfare ju bie njerezve nder mend...Kosova mund me shume te quhet e Amerikes se Kosoves, po jo se Amerika e cliroj, e tash e rrjep.....
 
Titulli: A është shqipëria turqi?

Keshtu nga tradita,mentaliteti skane ndonje ndryshim,me keqardhje po e them
 
Titulli: A është shqipëria turqi?

Eshte e pamundur , nje shtet mund te te mbaje nen pushtim , por jo te c'farosi dot rrenjet .

Lere qe kosovaret e dijne sh mire k'te pune ...Eshte vertetuar . PO ashtu edhe Shqiptaret:)

Ps... c'fare perrallis ti Ricky ?

Po hajde më trego ti me mençurinë tënde çfarë po përralloj?
 
Titulli: A është shqipëria turqi?

Tani te jemi te sinqert me veten duhet konsideruar fakti qe per 500 vjet turku na ka ... te gjithve keshtuqe icik turk jemi , po a jemi ne turqi?
jo jan me te zgjuar se ne ato
 
Titulli: A është shqipëria turqi?

Une jam muslimane, dhe nuk ndjehem fare Turke... as Arabe, po jam Muslimane... Muslimane shqipetare, ose mundem ta quajm Shqipetare Muslimane..
Edhe gjithe shqipetaret keshtu ndjehen, kujdo feje ti perkasin.. kombi eshte nje, por politika eshte e felliqet.. dhe sigurisht ne mundohemi ti japim kahje ne drejtimin qe na konvenon neve... Turqia 5 shekujn nuk ka beri turq, do na bej tash... pa lidhje.. cfare ju bie njerezve nder mend...Kosova mund me shume te quhet e Amerikes se Kosoves, po jo se Amerika e cliroj, e tash e rrjep.....

hahahahaha Liza ne Boten e çudirave......
 
Back
Top