A është i dashuruar me ju?

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0505105043122_m.gif


Nëse doni që ta dini një gjë të tillë; duhet të kërkoni disa shenja, të cilat është shumë lehtë të shihen.
Sillet si zotëri
Kur jeni vetëm ju diku jashtë në një takim, a sillet me ju sikur të ishit e dashura e tij? Nëse ai largon karrigen që ju të uleni, ofron të paguajë për ju dhe insiston t'ju ndihmojë kur keni nevojë,do të thotë se keni rëndësi të madhe për të.

Flirton
Nëse ju keni rëndësi për të më shumë se një mike, ai nuk mund të durohet e të mos flirtojë. Ai mundohet që t'ju bëjë pyetje personale në një mënyrë qesharake, jo vetëm kur jeni me miq të tjerë, por edhe kur jeni vetëm ju të dy.

Nuk flet për vajza të tjera
Kur një mashkull e pëlqen një femër dhe nuk ia ka shprehur pëlqimin apo dashurinë, ai do të mundohej ta bënte këtë sa më të qartë që është e mundur pa e zbuluar direkt të vërtetën. Ai do të mundohet të shmangë bisedat për femrat e tjera, duke u munduar ta transmetojë mesazhin se nuk i bën për të tjerat, por vetëm për ju.

Dëshiron të kaloni kohë bashkë
Edhe kur jeni me miq të tjerë, a mundohet ky person që të arrijë te ju, duke tejkaluar të gjithë miqtë e tjerë? Nëse ai mundohet në mënyrë konstante të jetë afër teje, kjo do të thotë se ai është qartësisht shumë i interesuar. Kjo mund të jetë pak e koklavitur nganjëherë, sepse ka raste kur thjesht mund t'i pëlqejë biseda me ju. Por, herën tjetër kur të jeni bashkë me miq të tjerë, në mes të bisedës kërko falje dhe largohu me miket e tjera, për të parë nëse ofrohet që të vijë me ju. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top