A është gjynah që s’e agjëroj Ramazanin pasi punoj 12 orë në ditë?

puntor-2-750x430.jpg

Типкава заработува 20 илјади долари месечно!
Ripple



Pyetje:
Unë jam murator, po gjatë muajit të Ramazanit punoj prej orës 7 në mëngjes
deri në orën 7 në mbrëmje. Kam dëshirë që ta agjëroj Ramazanin, por nuk
mundem. A është gjynah?
Përgjigje:
Pa dyshim se agjërimi është obligim për muslimanin e rritur, të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht, dhe nuk lejohet që të mos agjërojë, përveç i sëmuri dhe ai që është në udhëtim. Njeriu që punon punë të rëndë, lirohet nga agjërimi vetëm kur sëmuret në punë dhe e merr tretmanin e të sëmurit, e assesi të ushqehet për t’u forcuar për punë. Puna e vështirë nuk e arsyeton mos-agjërimin. Muslimanët që punojnë punë të rënda kanë disa mundësi që të shpëtojnë nga mos-agjërimi paraprakisht. Ata ose duhet që të punojnë natën ose t’i zgjedhin periudhat gjatë ditës kur ju vjen më lehtë të punojnë dhe të agjërojnë. Pastaj mund ta marrin pushimin vjetor gjatë Ramazanit dhe të agjërojnë. Nëse nuk kanë mundësi ta marrin pushimin vjetor, atëherë le të marrin pushim pa pagesë. E nëse nuk munden edhe këtë, atëherë le të hulumtojnë punë tjetër më të lehtë, e jo të shikojnë mundësi që t’i ikin agjërimit. Allahu thotë: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i jap risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Allahu e përmbush me siguri vendimin e Tij dhe për çdo gjë Ai ka caktuar masë.” (Et-Talak, 2 dhe 3)Puna ku punoni ka të bëjë me nevojat e kësaj bote, kurse agjërimi i Ramazanit ka të bëjë me Dynjanë dhe Ahiretin dhe nuk logjikohet të braktiset puna e Ahiretit për interesa të Dynjasë. Allahu thotë: “Kush mërgon për çështjen e Allahut, ai gjen shumë vendbanime dhe begati në tokë. Kush lë shtëpinë e vet, duke u shpërngulur për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe ndodh që t’i vijë vdekja, Allahu me siguri do ta shpërblejë. Se Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” (En-Nisa’, 100) Allahu po ashtu thotë:“Thuaj: “O robër besimtarë (të Allahut), frikësojuni Zotit tuaj! Ata që bëjnë mirë në këtë jetë, do të kenë të mira. Toka e Allahut është e gjerë. Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë”. (Ez-Zumer, 10) Sa e sa njerëz, sapo janë kthyer nga “pushimet” ku i shpenzuan pasuritë dhe ditët e tyre të lira në gjëra që ta humbin edhe Dynjanë e mos të flasim për Ahiretin, dhe tash mundohen të gjejnë arsyetime për të mos e agjëruar Ramazanin kinse puna është e vështirë. Tash thonë se nuk jetohet pa punuar dhe nuk punohet duke agjëruar. Nëse kjo qëndron ashtu, atëherë ka qenë dashtë që të hollat që u shpenzuan për gjëra të kota të ruhen për këtë muaj dhe të marrin pushimin pa pagesë. Ramazani nuk erdhi befasi, e as vështirësia e punës nuk u njoh tani. Besimtari i drejtë ka mundur që t’i koordinojë gjërat qysh më herët dhe të akomodohet në Ramazan. Andaj kujdes, vëllezër muslimanë, nga intrigat e shejtanit dhe dijeni se Allahu nuk mashtrohet.Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku
 

Attachments

  • puntor-2-750x430.jpg
    puntor-2-750x430.jpg
    81.1 KB · Shikime: 0
  • puntor-2-750x430.jpg
    puntor-2-750x430.jpg
    81.1 KB · Shikime: 0
Akoma skam kuptuar pse keto argjerimet si merrni me shume si bamiresi, sakrifica?
Pra sipas mendimit tim modest te rrish pa ngrene 12 ore ne dite, apo 40 jave duke hequr gjerat kryesore dmth...sikur ska nje gje praktike
Pervec bindjes shpirterore
Nese ushqehemi normal, ama do benim bamiresi e sakrifica duke dhuruar dicka nga e jona a sdo ishte me bukur ?
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top