A është feja e shqiptarit, Shqiptaria?!

Arfenilla

Themelues i Forumit
Shqiptaria nuk është feja ime dhe shqiptaria nuk mund të jetë një fe. Fjala fe ka të bëjë ndoshta etimologjikisht me fjalën fides nga latinishtja apo edhe italishte fede. Tregon një marrëdhënie me një realitet të përtejmë, me hyjnoren, pra me një realitet absolut. Ngritja e patriotizmit në fe e kthen këtë të fundit në ideologji madje në idhujtari. Prandaj unë për veten time them se jam shqiptar, atdheu im është Shqipëria, por besimi (feja) im është krishtërimi. Të dyja nuk përjashtojnë njëra-tjetrën madje e integrojnë mirë dhe nuk ngatërrohen.

Duke u kthyer edhe një herë te vargu pashkovasjan mendoj se duhet të shikojmë tekstin dhe kontekstin e këtij vargu. Ishim një popull pa atdhe, pa identitet, pa gjuhë e pa bari. Një thirrje e tillë reflekton nevojën e kohës. Ka brenda pathos emocional dhe poetik, por asesi nuk është një thirrje e tipi: mos shkoni në kisha e xhamia, por një thirrje që besimi im fetar mos të bëhet shkak përjashtues i tjetrit për një jetesë të përbashkët dhe harmonike. Kur besimi fetar bëhet pengesë për takimin me tjetrin i cili është përballë e pranë meje, atëherë kemi të bëjmë me fondamentalizëm, një barrierë arkitektonike e shpirtit që nuk i bën nder njeriut e as besimit të tij e kundërshton frymën hyjnore që gjendet brenda çdo njeriu si i krijuar nga i njëjti Hyj. E rimarrë në kohë maksima pashkovasjane është përdorur nga komunizmi sigurisht, por edhe nga një lloj iluminizmi patriotik i cili në emër gjoja të

patriotizmit dëshiron të largojë Hyjin nga sferat publike të jetës. Në Shqipëri kjo ndodh aty-këtu në emër të nacionalizmit, kurse në Europë ndodh edhe në emër p.sh. të të drejtave të njeriut, të cilat jo rrallëherë kthehen në një alternativë ndaj hyjnores duke dashur të krijojnë një themel që themel nuk mund të jetë.

Në realitetin aktual unë e shikoj disi të tejkaluar tezën sipas së cilës shqiptarizma është një vlerë për të cilën duhet të luftohet me mish e me thonj. Sot ne kemi kufij ndërkombëtarisht të njohur, kemi marrëdhënie të mira me fqinjët tanë dhe me vendet e tjera pavarësisht keqkuptimeve dhe tensioneve që nganjëherë lulëzojnë aty këtu. Por përveç kësaj shqiptarët duket se kanë zgjedhur Europën dhe integrimin në familjen europiane. Ky është një element më shumë për ta shikuar atdheun në një perspektivë dhe këndvështrim tjetër, më të gjerë dhe më mendjehapur se sa ai i kufijve nacionalë. Me shkrirjen e kufijve në një të ardhme europiane gjithë përpjekja jonë duhet të jetë te ruajtja e identitetit kulturor dhe tradicional. Unë mendoj se sot atdhedashuri do të thotë punë për të mirën e përbashkët, për integrimin e vendit, për promovimin kulturor të tij e mbi të gjitha sot atdhedashuri do

të thotë dashuri për familjen. Ne shpesh harrojmë se dy fjalët me të cilat cilësojmë atdheun, sikurse kanë saktësuar edhe ipeshkvijtë katolikë në letrën e tyre me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë Fides et Patria, janë atdhe dhe mëmëdhe, dheu i atit dhe dheu i nanës. Një dashuri për atdheun që nuk kalon nga dashuria për familjen dhe të afërmit nuk është atdhedashuri, por thjesht një propagandë boshe e cila fsheh interesa elektorale ose ekonomike.

Konteksti historik aktual na kërkon dhe na imponon rizgjimin dhe forcimin e disa vlerave sikurse janë familja, jeta, mikpritja, besa të cilat mund dhe duhet t’i importojmë në familjen e madhe europiane ku duam të integrohemi.

Dua ta përmbyll me një citim nga një dokument shumë i lashtë i krishtërimit që quhet Letra e Diognetit. Ndër të tjera aty shpjegohet edhe marrëdhënia që të krishterët kanë me atdheun e tyre: të krishterët “…jetojnë në atdheun e tyre, por si të huaj; marrin pjesë në gjithçka si qytetarë, por janë të shkëputur nga gjithçka si të ishin të huaj. اdo atdhe i huaj është atdheu i tyre dhe çdo atdhe është i huaj për ta…Banojnë në tokë, por janë qytetas të qiemapo.al/2012/08/04/a-eshte-feja-e-shqiptarit-shqiptaria por janë qytetas të qiellit”.

Autor: Dom Gjergj Meta
 
Titulli: A është feja e shqiptarit, Shqiptaria?!

Kush ndihet Shqiptar padyshim qe Feja e Shqiptarit eshte SHQIPTARIA!!!! :)
 
Titulli: A është feja e shqiptarit, Shqiptaria?!

Jam krenare qe jam shqipetare me kombesi, dhe muslimane me fe....elhamdulilah....shqipetaria eshte vecse nje term tjeter qe ngaterron njerezit me shume... se kombi edhe feja jane te barabarta, nuk mund ta zavendesojn njera tjetren ne asnje menyre.... po zakonisht e perkrahin shqiptaria ato qe si perkasin asnje feje....ose sdin ta definojn mire....sdi edhe une
 
Titulli: A është feja e shqiptarit, Shqiptaria?!

Kush ndihet Shqiptar padyshim qe Feja e Shqiptarit eshte SHQIPTARIA!!!! :)

zakonisht ata tradhtart kryesor kan than feja shqiptarit eshte shqiptaria si komunizmi ! apo kthiz shplutat si ti ! sepse tradhti edhe anti moral dhe anti kombetare eshte edhe kthiz shpluta sikur ti :D
 
Pe: Titulli: A është feja e shqiptarit, Shqiptaria?!

Kush ndihet Shqiptar padyshim qe Feja e Shqiptarit eshte SHQIPTARIA!!!! :)

Zana,

kjo thënje nuk ka të bëjë me fe, por është me tepër
thirrje për bashkim, mos përçarje në bazë të fesë,
respekt per fejën e tjetrit, e jo thirrje për tu larguar
nga feja, të bëhesh ateist, apo të shohësh fejën si diçka
të dëmshme.
Një atdhetar i vërtetë mban të dyja me dinjitet.
Mirëpo, disa si duket e përdorin me të vërtetë si propagandë
e thirrje antifetare...
 
Titulli: A është feja e shqiptarit, Shqiptaria?!

Nje dite do dalin me thanë: Feja ime eshte farefisi im, apo familja ime!

Pastaj vijnë tjeret e pyesin habitshëm: si mund të jetë keshtu kjo ? :)
 
Titulli: A është feja e shqiptarit, Shqiptaria?!

Jo pa qellim e theksova kush ndihet Shqiptar, ndryshon puna per ato qe ndihen Arab apo dicka tjeter:)

Kshuqe edhe 1 here, padyshim qe feja e Shqiptarit eshte SHQIPTARIA!!!! :)

Ps....ricky jo s'ka te beje me fene qe formuloni ju jam mese e qarte ne k'te ceshtje, e ka fjalen per kombesine ne radhe te pare duhet te jemi te bashkuar si komb pastaj feja si gjithmone eshte dicka personale, dikush beson ne te dikush nuk beson ..... por kur nderron zakonet veshjet traditat, ndan shoqerine etj etj etj merr forme tjeter :)
 
Injoranca flet vet se nuk e dita se une jam arabe vec qe jam muslimane....nejse prej sot arabisht do flas me ty
 
Titulli: A është feja e shqiptarit, Shqiptaria?!

Injoranca flet vet se nuk e dita se une jam arabe vec qe jam muslimane....nejse prej sot arabisht do flas me ty

Une nuk permenda emer, ti je edhe mesuese s'te falen gabime te tilla, ne fakt e ke me ligj ta trajtosh te tille k'te teme ne shkolle :)

ignoranca ben te sajen ne k'te rast :)
 
Titulli: A është feja e shqiptarit, Shqiptaria?!

Feja e shqipes shqiptaria – n´koft ashtu diqka te pys,
N´koft ashtu pse pe man kryqin – e spe man shqiponjen ne gjyks?
 
Titulli: A është feja e shqiptarit, Shqiptaria?!

Feja e shqipes shqiptaria – n´koft ashtu diqka te pys,
N´koft ashtu pse pe man kryqin – e spe man shqiponjen ne gjyks?

po ngaterron thelbin .....

ndryshimi i sjelljes/veshjes dhe tradites hudh poshte k'te fjali.... nuk eshte prb as kryqi as gjysem hena, feja eshte forme tjeter

pra pshm nqs une besoj ne fene Hindu s'ka te keqe... por nqs filloj te sillem si Hindu te vishem si ato, te ndjek kulturen e tyre te ndahem nga shoqeria perkatese atehere kjo te ndryshon komplet si individ me rrenje, s'ke si te ndihesh Shqiptar/e nqs nuk percjell traditat dhe zakonet Shqiptare qofshin ato ne veshje qofshin ne kulture :)
Ndiqe fene ne brendesine tende s'ke pse te ndryshosh komplet rrenjet e tua......

Gjithsesi se kush me deshire nqs nuk ndihesh Shqiptar s'te detyron njeri sot, ku te gjesh vetveten aty ndalo, s'ka pse ta marri asnje personalisht k'te fraze, Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria :)
 
Titulli: A është feja e shqiptarit, Shqiptaria?!

Veshi dimijat zana,veshi teshat e katundit e mos me fol *per veshje se shumica e veshjeve tona jan perendimore ske veshje shqiptare sot po mos bo demagogji...Me dal me plis nekrye ti e para thua qy fshatari po le se argumente te lodhta jan ato
 
k'te veshje qe kemi pas brez pas brezi, :)

Ps... mos i ngaterro gjerat :)
 
Titulli: A është feja e shqiptarit, Shqiptaria?!

Ti zana :

Aq din aq flet :

Vaso pash shkodrani me ate fraze ju ka drejtu shqiptareve per bashhkim se jan do injoranta sdin me dallu fene prej nacionaliteti...
 
Titulli: A është feja e shqiptarit, Shqiptaria?!

k'te veshje qe kemi pas brez pas brezi, :)

Ps... mos i ngaterro gjerat :)

Cilat veshje ti veshesh armani ,versaci guccii e ato asnjona sjan shqiptare e me flet per veshje pse spo veshen shqiptarte me plisa mo po qonu prej gjumni me argumenta koti,.
Sot met pa me vesh te fshatit te vjetra ilire tallin Koken me ty ,as guci as versace kurre shqiptar sjan kon.
 
Titulli: A është feja e shqiptarit, Shqiptaria?!

Saher qe e lshoj naj fjal – tsoset ymri si duhani.
Kallxom dostit pse Kosoven – spe pranon shtet Vatikani?
 
Titulli: A është feja e shqiptarit, Shqiptaria?!

Ti zana :

Aq din aq flet :

Vaso pash shkodrani me ate fraze ju ka drejtu shqiptareve per bashhkim se jan do injoranta sdin me dallu fene prej nacionaliteti...

Gjithsekush duhet te flasi aq sa din, per me teper shemtohet, po pikerisht s'dine te bejne dallimet kthehen me gjithe tradita dhe kulture ne dicka tjeter, duke ndjekur fene nga pas nderkohe qe ne c'fare beson tani pas ca vitesh mund te besosh ne dicka tjeter, kshu i bie te mos dish se kush je dhe c'fare je :)
 
Titulli: A është feja e shqiptarit, Shqiptaria?!

Cilat nona me shamija-meritojn mi ofendu
Dosti ty nuk o gjynah-trut per toke me ti shtru
Kur sheh motra me shamija-kjo shum osht tu ju pengu
A shamija e Terezese-kjo duhet mu respektu
 
Titulli: A është feja e shqiptarit, Shqiptaria?!

xhebro je ti ?
 
Titulli: A është feja e shqiptarit, Shqiptaria?!

Ti flet per veshje:
veshesh armani gucii e marka tjera keto kokan normale apo donme kon shqiptare tamam masi koka feja e shqiptarit shqiptaria vish dimija edhe del puno token e mos me shko me punu ne zyra...
Kur ju komvenon jepini pergjigje katastrofale veshja hahahhaha pfffffff,kem drejt me u vesh si italian po spaskem drejt me u vesh si arab ,qka kem lidhje me shume me italianin se me arabin perkundrazi me arabin na lidh feja e me italianin send sna lidh.
 
Titulli: A është feja e shqiptarit, Shqiptaria?!

Cdo njerie thot ate se ja don zemra , Un per vete jam shum krenare se jam muslimane -shqiptare.
 
Pe: Titulli: A është feja e shqiptarit, Shqiptaria?!

Jo pa qellim e theksova kush ndihet Shqiptar, ndryshon puna per ato qe ndihen Arab apo dicka tjeter:)

Kshuqe edhe 1 here, padyshim qe feja e Shqiptarit eshte SHQIPTARIA!!!! :)

Ps....ricky jo s'ka te beje me fene qe formuloni ju jam mese e qarte ne k'te ceshtje, e ka fjalen per kombesine ne radhe te pare duhet te jemi te bashkuar si komb pastaj feja si gjithmone eshte dicka personale, dikush beson ne te dikush nuk beson ..... por kur nderron zakonet veshjet traditat, ndan shoqerine etj etj etj merr forme tjeter :)

Po disa që ndihen italian? Po nejse, ka muhabet këtu...

Për me e shoshitë këtë temë, ti duhet ta dijsh edhe në ç'rast
kjo fjali është thënë. Shkaktar ka qenë feja, sepse
njërëzit në atë kohë janë përçarë mu për shkak të fejës,
dhe ky ka dashur t'ia përkujtojë se të gjithë janë një,
edhepse kanë fe të ndryshme.

Ti, çka përmend zakonet, s'kanë të bëjnë fare me thënjen,
se përndryshe duhet pothuajse te gjithë eliminuar nga kombësia shqiptare!

Mbi të gjitha është liria! E nëse këtë ta cënon një shqiptar,
edhe atij njeriu ia hjek flamën!
 
Titulli: A është feja e shqiptarit, Shqiptaria?!

Ata te cilet e thone kete sot se feja e shqiptarit eshte shqiptaria , kane problem me besimin e tyre .
 
Back
Top